Verse 1 — Surah Ta-Ha 20:1
Verse 2 — Surah Ta-Ha 20:2
Ne nuk ta shpallem Kur´anin per te munduar ty
Verse 3 — Surah Ta-Ha 20:3
Ta shpallem vetem keshille (perkujtim) per ate qe frikesohet
Verse 4 — Surah Ta-Ha 20:4
(kjo eshte) Shpallje nga Ai qe krijoi token dhe qiejt e larte
Verse 5 — Surah Ta-Ha 20:5
(E Ai eshte) Meshiruesi qe krijoi token dhe qiejt e larte
Verse 6 — Surah Ta-Ha 20:6
E Tij eshte cdo gje qe ekziston ne qiej dhe ne toke dhe cdo gje qe gjendet midis tyre, edhe c´ka nen dhe
Verse 7 — Surah Ta-Ha 20:7
Andaj, nese ben shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di te fshehten, madje edhe me shume se kjo
Verse 8 — Surah Ta-Ha 20:8
Ai eshte All-llahu, nuk ka zot pos Tij, Atij i takojne emrat me te bukur
Verse 9 — Surah Ta-Ha 20:9
A te ka ardhur ndonje njohuri per ndodhine e Musait
Verse 10 — Surah Ta-Ha 20:10
Kur ai e pa nje zjarr, e i tha familjes se vet: "Rrini ku jeni, se verejta nje zjarr, e une ndoshta do t´ju sjelle ndonje gace prej tij, ose do te gjeje te zjarri ndonje udherrefyes
Verse 11 — Surah Ta-Ha 20:11
E kur shkoi te ai (zjarri), u thirr: "O Musa
Verse 12 — Surah Ta-Ha 20:12
Vertet Une jam Zoti yt, hiq ate qe ke mbathur (opingat e nallet), se je ne luginen e shenjte Tuva
Verse 13 — Surah Ta-Ha 20:13
Une te zgjodha ty (per pejgamber), prandaj degjo mire se c´po te shpallet
Verse 14 — Surah Ta-Ha 20:14
Vertet, vetem Une jam All-llahu, nuk ka zot tjeter pos Meje, pra Mua me adhuro dhe fal namazin per te me kujtuar Mua
Verse 15 — Surah Ta-Ha 20:15
S´ka dyshim se momenti (kijameti) do te vije patjeter, Une gati e kam fshehe ate; (do te vije) per t´u shperblyer secili njeri per ate qe ka bere
Verse 16 — Surah Ta-Ha 20:16
Prandaj, te mos shmange ty nga kjo ai qe nuk i beson atij dhe qe eshte dhene pas deshirave, se atehere shkaterrohesh
Verse 17 — Surah Ta-Ha 20:17
O Musa, c´eshte ajo qe e ke ne te djathten tende
Verse 18 — Surah Ta-Ha 20:18
Ai (Musai) tha: "Ai eshte shkopi im qe te mbahem ne te, dhe me te u shkund (gjethe nga drunjte) dhenve te mia, dhe me te kryej edhe nevoja te tjera
Verse 19 — Surah Ta-Ha 20:19
Ai (All-llahu) i tha: "Hidhe ate, O Musa
Verse 20 — Surah Ta-Ha 20:20
Ai e hodhi ate, kur ja, ai nje gjarper i madh qe levizte me shpejtesi
Verse 21 — Surah Ta-Ha 20:21
(All-llahu i) Tha: "Kape ate, e mos u frikeso, se Ne do ta kthejme ate perseri ne gjendjen e meparshme
Verse 22 — Surah Ta-Ha 20:22
Dhe, fute doren tende sqetullen tende e do ta nxjerresh ate te bardhe pa asnje te mete. Kjo eshte nje mrekulli tjeter
Verse 23 — Surah Ta-Ha 20:23
(kete e beme) Ne menyre qe te mundesojme te shohesh disa nga argumentet Tona te medha
Verse 24 — Surah Ta-Ha 20:24
Shko te faraoni se ai ka ngritur koke (eshte bere arrogant)
Verse 25 — Surah Ta-Ha 20:25
Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (me ndihmo) gjoksin tim
Verse 26 — Surah Ta-Ha 20:26
Dhe me lehteso ne kete pune timen
Verse 27 — Surah Ta-Ha 20:27
Ma zgjidh nyjen e gjuhes sime
Verse 28 — Surah Ta-Ha 20:28
Qe ta kuptojne fjalen time
Verse 29 — Surah Ta-Ha 20:29
Me cakto nje ndihmetar nga familja ime
Verse 30 — Surah Ta-Ha 20:30
Harunin, vellain tim
Verse 31 — Surah Ta-Ha 20:31
Qe me te te ma forcosh fuqine time
Verse 32 — Surah Ta-Ha 20:32
Bema shok ate ne punen time
Verse 33 — Surah Ta-Ha 20:33
Ne menyre qe te madherojme Ty me shume
Verse 34 — Surah Ta-Ha 20:34
Dhe te perkujtojme Ty shpesh
Verse 35 — Surah Ta-Ha 20:35
Vertet, Ti je Ai qe na sheh dhe na i di punet
Verse 36 — Surah Ta-Ha 20:36
Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t´u dha ajo qe kerkove
Verse 37 — Surah Ta-Ha 20:37
Ne edhe nje here ta dhuruam ty miresine Tone
Verse 38 — Surah Ta-Ha 20:38
Atehere kur nenen tende e frymezuam me ate qe nuk kuptohet ndryshe pos me inspirim (me frymezim - shpallje)
Verse 39 — Surah Ta-Ha 20:39
(Ne i thame) "Vere ate (femije, Musain) ne arke, e mandej hidhe ne lume e lumi e hedhe ne breg, ate e merr armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (ne zemra te njerezve) dashuri ndaj teje, e qe te edukoheshe nen mbikeqyrjen Time
Verse 40 — Surah Ta-Ha 20:40
Kur motra jote ecte (te percillte) e thoshte: "A doni t´ju tregoj ate qe do te kujdeset per te?" E Ne te kthyem te nena jote, qe te gezohej ajo e te mos mbetej e pikelluar. Ti e pate mbytur nje njeri, e Ne te shpetuam nga merzia dhe te sprovuan me sprova
Verse 41 — Surah Ta-Ha 20:41
Dhe Une te zgjodha ty per shpalljen Time
Verse 42 — Surah Ta-Ha 20:42
Shko me argumentet e Mia, ti dhe vellai yt, e mos e hiqni prej kujdesit te permendurit ndaj Meje
Verse 43 — Surah Ta-Ha 20:43
Shkoni qe te dy te faraoni, se ai vertet e ka tepruar
Verse 44 — Surah Ta-Ha 20:44
Atij i thuani fjale te buta, ndoshta ai mendohet a frikesohet
Verse 45 — Surah Ta-Ha 20:45
Ata te dy thane: "Zoti yne, ne kemi frike se do te na ndeshkoje menjehere ose do t´i kaloje kufijte kunder nesh
Verse 46 — Surah Ta-Ha 20:46
Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikesoni, se Une (me ndihmen Time) jam me ju, degjoj (c´do t´ju thote) dhe shoh (c´do te beje me ju)
Verse 47 — Surah Ta-Ha 20:47
I shkoni e i thuani atij: "Ne jemi qe te dy te derguar te Zotit tend, leshoi beni israilet te vijne me ne, e mos i mundo! Ne te kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpetimi eshte per ate qe ndjek rrugen e drejte
Verse 48 — Surah Ta-Ha 20:48
Ne na eshte thene se denimi eshte per ate qe genjen (te derguarit) dhe ia kthen shpinen besimit
Verse 49 — Surah Ta-Ha 20:49
Ai (faraoni) tha: "E kush eshte Zoti i juve dyve, o Musa
Verse 50 — Surah Ta-Ha 20:50
(Musai) Tha: "Zoti yne eshte Ai qe cdo sendi i dha formen e vet, pastaj e udhezoi ate
Verse 51 — Surah Ta-Ha 20:51
Ai tha: "Si eshte gjendja e popujve te meparshem
Verse 52 — Surah Ta-Ha 20:52
(Musai) Tha: "Dija per ata eshte te Zoti im, e shenuar ne nje liber. Zoti im nuk gabon e as nuk harron
Verse 53 — Surah Ta-Ha 20:53
(Zoti im) I cili per ju e beri token si djep, per te miren tuaj hapi rruge neper te, leshoi shiun prej se larti, e kjo mundesoi qe te mbijne bime te llojeve te ndryshme
Verse 54 — Surah Ta-Ha 20:54
Hani ju dhe kullotni kafshet tuaja (nga ato bime). Vertet, per te gjitha keto (qe u permenden) ka argumente per ata qe kane mendje te shendoshe
Verse 55 — Surah Ta-Ha 20:55
Prej asaj (tokes) Ne u krijuam ju, e ju do t´ju kthejme perseri ne te, e prej saj do t´ju nxjerrim edhe nje here
Verse 56 — Surah Ta-Ha 20:56
Ne ia beme te mundshme atij t´i shohe te gjitha argumentet Tona, por ai i genjeu ato dhe i refuzoi
Verse 57 — Surah Ta-Ha 20:57
(Atehere faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur qe me magjine tende te na nxjerresh prej tokes sone (prej Egjiptit)
Verse 58 — Surah Ta-Ha 20:58
Edhe ne do te kundervihemi me nje aso magjie, pra cakto nje kohe dhe nje vend qe do te na pershtatet, e qe nuk do ta thyenim as ne as ti
Verse 59 — Surah Ta-Ha 20:59
(Musai) Tha: "Koha e caktuar le te jete dita e festes ne menyre qe njerezit te tubohen paradite
Verse 60 — Surah Ta-Ha 20:60
Faraoni u kthye dhe tuboi magjistaret e vet dhe doli ne kohen (dhe vendin) e caktuar
Verse 61 — Surah Ta-Ha 20:61
Atehere Musai u tha atyre (magjistareve): "Mjerimi eshte juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llahut ndonje genjeshter e t´ju shkaterroje me ndonje denim, se pa dyshim ai qe shpif ka deshtuar keq
Verse 62 — Surah Ta-Ha 20:62
Ata (magjistaret) polemizuan per ceshtjen e tyre, por biseden e bene fshehurazi (nga masa)
Verse 63 — Surah Ta-Ha 20:63
Ata pastaj (pas bisedes se fshehte) thane: "Keta te dy jane magjistare, qe me magjine e tyre duan t´ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjine) tuaj qe pa dyshim eshte me i drejti
Verse 64 — Surah Ta-Ha 20:64
Pra, (meqe jane magjistare) ju vendosni seriozisht ceshtjen tuaj dhe dilni ne shesh tok te bashkuar, e ai qe triumfon sot, ai ka arritur suksesin
Verse 65 — Surah Ta-Ha 20:65
Ata thane: "O Musa, do te hedhesh ti apo ne po hedhim te paret
Verse 66 — Surah Ta-Ha 20:66
Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litaret dhe shkopinjte leviznin (si gjarperinj)
Verse 67 — Surah Ta-Ha 20:67
E Musai ndjeu ne vete njefare frike
Verse 68 — Surah Ta-Ha 20:68
Ne i thame atij: "Mos kr frike, eshte me se e sigurt se ti do te jesh triumfues
Verse 69 — Surah Ta-Ha 20:69
Tani hidhe ate qe e ke ne doren tende te djathte (shkopin), qe t´i gelltise ato qe i bene ata, sepse ajo qe bene ata nuk eshte asgje tjeter pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do te kete sukses kudo qofte
Verse 70 — Surah Ta-Ha 20:70
Atehere (kur shkopi i Musait i gelltiti) magjistaret u hodhen ne sexhde e thane: "Ne i besuam Zotit te Harunit dhe te Musait
Verse 71 — Surah Ta-Ha 20:71
Ai (faraoni) tha: "A i besuat atij para se t´u jape une leje? Ai (Musai) eshte prijes i juaj, i cili ua mesoi magjine, une do t´ua pres duart e kembet terthorazi e do t´u var ne trungujt e hurmave, e atehere ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka denim me
Verse 72 — Surah Ta-Ha 20:72
Ata thane: "Pasha Ate qe na krijoi, nuk te japim perparesi ty ndaj argumenteve qe na erdhen, e ti beje ate qe mendon ta besh, dhe mund ta zbatosh vetem ate qe i takon jetes se kesaj bote
Verse 73 — Surah Ta-Ha 20:73
Ne i besuam Zotit tone qe Ai te na i fale gabimet dhe magjine, me te cilen ti na detyrove. All-llahu eshte me i miri (ne te shperblyerit) dhe me i perjetshmi (ne te denuar)
Verse 74 — Surah Ta-Ha 20:74
Ai qe i paraqitet Zotit te vet si kriminel, e ka xhehennemin, ne te cilin as nuk vdes as nuk jeton
Verse 75 — Surah Ta-Ha 20:75
Ndersa ai qe i paraqitet Atij besimtar e qe ka bere vepra te mira, te tillet i presin merita te larta
Verse 76 — Surah Ta-Ha 20:76
(do ta presin) Xhennete te Adnit, neper te cilet rrjedhin lumenj dhe aty do te jene perjete. Ky eshte shperblimi i atij qe eshte pastruar nga mosbesimi
Verse 77 — Surah Ta-Ha 20:77
Ne i kumtuam Musait: "Udheto naten me robte e Mi, hapju atyre rruge te terur ne det, e mos ki frike se do te zene, a do te fundosesh
Verse 78 — Surah Ta-Ha 20:78
Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrine e vet, po ata pesuan ne det ashtu si pesuan
Verse 79 — Surah Ta-Ha 20:79
Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhezoi
Verse 80 — Surah Ta-Ha 20:80
O bijt e israilit, Ne ju shpetuam prej armikut tuaj, ua percaktuam anen e djathte te Turit (per shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rreshire (si mjalti) dhe me shkurteza
Verse 81 — Surah Ta-Ha 20:81
Hani nga te mirat qe ua dhuruam, e mos u beni perbuzes se do t´ju godase hidherimi Im, e ate qe e ze hidherimi Im, ai ka mbaruar
Verse 82 — Surah Ta-Ha 20:82
Nuk ka dyshim se Une e fal ate qe eshte penduar, qe ka besuar, qe ka bere vepra te mira dhe qe perqendrohet per ne rrugen e drejte
Verse 83 — Surah Ta-Ha 20:83
Po ty o Musa: "C´te nguti para popullit tend
Verse 84 — Surah Ta-Ha 20:84
Ai u pergjigj: "Ja, ata jne prane meje, e une u nguta te ti, o Zoti im, qe te jeshe i kenaqur ndaj meje
Verse 85 — Surah Ta-Ha 20:85
Ai (All-llahu) Tha: "Ne e sprovuam popullin tend pas teje, dhe ata i hodhi ne humbje Samiriji
Verse 86 — Surah Ta-Ha 20:86
Musai u kthye te populli i vet i hidheruar e i pikelluar dhe tha: "O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim te mire, a mos u be kohe e gjate e ju e harruat premtimin, ose deshiruat t´ju godase hidherimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besen qe ma
Verse 87 — Surah Ta-Ha 20:87
Ata thane: "Ne nuk e thyem besen tende me deshiren tone, por ne ishim ngarkuar me barre te renda nga stolite e popullit e i hodhem ato (ne zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija
Verse 88 — Surah Ta-Ha 20:88
E ai (Samirija) ua mbaroi atyre nje vic me trup qe pelliste, e ata thane: "Ky eshte zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar
Verse 89 — Surah Ta-Ha 20:89
A nuk e kuptonin ata se ai (vic) as nuk u pergjigjej atyre, e as nuk kishte mundesi t´ju sillte ndonje dobi a dem
Verse 90 — Surah Ta-Ha 20:90
E Haruni atyre u pat thene me pare: "O populli im, ju vetem u sprovuat me te, pse Zoti juaj eshte i Gjithemeshirshmi, andaj ejani pas meje dhe me degjoni per kete qe po ua them
Verse 91 — Surah Ta-Ha 20:91
Ata i thane: "Ne nuk do t´i ndahemi ketij (adhurimit te vicit) deri qe te kthehet te ne Musai
Verse 92 — Surah Ta-Ha 20:92
Ai (Musai u kthye e) tha: "O Harun c´te pengoi ty kur i pe se moren rrugen e gabuar
Verse 93 — Surah Ta-Ha 20:93
E ti te mos u vazhdosh rrugen time? A mos e kundershtove edhe ti porosine time
Verse 94 — Surah Ta-Ha 20:94
Ai (Haruni) tha: "O bir i nenes sime, mos me kap as per mjekre as per floke, se une u frikesova se do te thuash: I percave beni israilet dhe nuk e ke respektuar porosine time
Verse 95 — Surah Ta-Ha 20:95
Ai (Musai) tha: "E cka ishte puna jote, o Samirij
Verse 96 — Surah Ta-Ha 20:96
Tha (Samirija): "Une pashe ate qe ata nuk e pane, e mora nje grusht nga gjurma e te derguarit (nga ferkemi i kalit te Xhibrilit) dhe ia hodha atij (vicit) dhe keshtu me mashtroi vetvetja
Verse 97 — Surah Ta-Ha 20:97
Ai (Musai) tha: "Prandaj largohu, sepse sa te jeshe gjalle ke per te thene: (kedo qe e sheh) "Mos m´u afro!" E ty te pret edhe nje moment (denim) i pathyeshem. E ti tash shikoje zotin tend qe e adhurove bindshem, e tani ate do ta djegim e do ta bejme shkr
Verse 98 — Surah Ta-Ha 20:98
I adhuruari juaj eshte vetem All-llahu, qe pervec Tij nuk ka zot tjeter, e dituria e Tij ka perfshire cdo send
Verse 99 — Surah Ta-Ha 20:99
Po keshtu, Ne te rrefejme ty per disa nga ndodhite qe kane kaluar me heret dhe nga ana jone ta dhame ty shpalljen plot perkujtime
Verse 100 — Surah Ta-Ha 20:100
Kush i kthen shpinen kesaj (shpalljes - Kur´anit), ai do ta barte ne diten e kijametit barren me te rende
Verse 101 — Surah Ta-Ha 20:101
Nen ate do te qendrojne pergjithmone. Sa barre e keqe eshte per ta ne diten e kijametit
Verse 102 — Surah Ta-Ha 20:102
Diten kur i fryhet surit (bririt), ate dite Ne i tubojme mekataret symavijosur (te verber, te shemtuar)
Verse 103 — Surah Ta-Ha 20:103
E ata peshperisin mes vete: Nuk qendruat (ne Dunja) me shume se nja dhjete dite
Verse 104 — Surah Ta-Ha 20:104
Ne me se miri e dime se cka flasin ata, e edhe ate kur me i mencuri prej tyre u tha: "Nuk qendruat me shume se nje dite
Verse 105 — Surah Ta-Ha 20:105
Ty te pyesin edhe per kodrat, thuaj: "Zoti im mund t´i beje therrmija te shperndara
Verse 106 — Surah Ta-Ha 20:106
Dhe vendin e tyre ta beje rrafsh pa fare bime e ndertese
Verse 107 — Surah Ta-Ha 20:107
E nuk do te shohesh ne te as ultesire e as lartesire
Verse 108 — Surah Ta-Ha 20:108
Ate dite ata do te shkojne pas thirresit, e nuk do t´i largohen atij, e para te Gjithemeshirshmit ulen zerat e nuk degjohet tjeter pos nje ze i ulet
Verse 109 — Surah Ta-Ha 20:109
Ate dite nuk ben dobi as ndermjetesimi, pervec atij te cilin e ka lejuar i Gjithemeshirshmi te ndermjetesoje dhe per te cilin e pelqeu ndermjetesimin
Verse 110 — Surah Ta-Ha 20:110
Ai i di ato qe ishin para tyre dhe ato qe vijne pas, po dija e tyre nuk mund ta perfshije ate
Verse 111 — Surah Ta-Ha 20:111
E fytyrat (e mekatareve) e turperuara, i perulen te Perjetshmit, te Gjithfuqishmit, sepse ka deshtuar ai qe barti padrejtesine
Verse 112 — Surah Ta-Ha 20:112
Kush eshte besimtar dhe ben vepra te mira, ai nuk i frikesohet ndonje padrejtesie e as ndonje mungese (ne shperblim)
Verse 113 — Surah Ta-Ha 20:113
Keshtu Ne e shpallem kete Kur´an arabisht dhe perseritem ne te verejtjet, ne menyre qe ata te ruhen ose ai (Kur´ani) t´u sjelle atyre pervoje mesimi
Verse 114 — Surah Ta-Ha 20:114
I larte eshte All-llahu, Sundimtar i vertete. Ti mos nxito me Kur´anin para se te perfundoje shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, me shto dituri
Verse 115 — Surah Ta-Ha 20:115
Na i patem urdheruar edhe Ademit (te mos i afrohej pemes), po ai harroi, pra te ai nuk gjetem vendosmeri
Verse 116 — Surah Ta-Ha 20:116
Perkujto kur Ne u thame engjejve: "Beni sexhde ndaj Ademit, ata i bene, pos Iblisit, i cili nuk deshi
Verse 117 — Surah Ta-Ha 20:117
E Ne i thame: "O Adem, ky eshte armik yti dhe i bashkeshortes tende, pra mos t´ju nxjerre kurrsesi nga xhenneti, e t´ju ve ne veshtiresi (per te siguruar mjetet e jeteses)
Verse 118 — Surah Ta-Ha 20:118
Ti aty (ne xhennet) nuk ke per te qene i uritur e as nuk ke per te mbetur i zhveshur
Verse 119 — Surah Ta-Ha 20:119
Aty nuk ke per te pasur etje e as nuk do te keshe vape
Verse 120 — Surah Ta-Ha 20:120
Por, ate e ngacmoi djalli duke i thene: "O Adem, a do te te tregoj per pemen e pavdekshmerise dhe te sundimit te pazhdukshem
Verse 121 — Surah Ta-Ha 20:121
Ata te dy hengren nga ajo (peme) dhe qe te dy u zhveshen, e ia nisen ta mbulojne veten e tyre me gjethe qe i mblidhnin neper xhennet, dhe keshtu Ademi theu urdhrin e Zotit te vet dhe gaboi
Verse 122 — Surah Ta-Ha 20:122
Mandej Zoti i vet e beri ate te zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri ne rrugen e drejte (te vendosur)
Verse 123 — Surah Ta-Ha 20:123
Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty qe te gjithe, do te jeni armiq te njeri-tjetrit. Nese u vjen nga Une udhezim (liber e pejgamber) kush i permbahet udhezimit Tim, ai nuk ka per te humbur (ne Dunja) e as nuk ka per te deshtuar (ne jeten tjeter)
Verse 124 — Surah Ta-Ha 20:124
E kush ia kthen shpinen udhezimit Tim, do te kete jete te veshtire dhe ne diten e kijametit do ta ringjall te verber
Verse 125 — Surah Ta-Ha 20:125
Ai (qe nuk besoi) do te thote: "Zoti im, perse me ngrite te verber, kur une isha me sy
Verse 126 — Surah Ta-Ha 20:126
Ai (All-llahu) thote: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona qe t´i ofruam, ashtu je ti i harruar sot
Verse 127 — Surah Ta-Ha 20:127
Po keshtu Ne e shperblejme edhe ate qe zhytet ne mekate dhe nuk i beson argumentet e Zotit te vet, po denimi ne boten tjeter eshte edhe me i ashper dhe i perjetshem
Verse 128 — Surah Ta-Ha 20:128
A nuk e kane te qarte ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e keta ecin neper ato vendbanime te tyre. Ne gjurmet e atyre ka fakte per ata qe kane arsye te shendoshe
Verse 129 — Surah Ta-Ha 20:129
E sikur te mos ishte vendimi dhe afati i caktuar me heret nga Zoti yt, denimi do t´i kapte ata
Verse 130 — Surah Ta-Ha 20:130
Prandaj, ti behu i durueshem ndaj asaj qe thone ata, dhe duke falenderuar Zotin tend, falu para lindjes se diellit dhe para perendimit te tij, falu edhe ne oret e nates dhe ne skajet e dites, ashtu qe te gjesh kenaqesi (me shperblim)
Verse 131 — Surah Ta-Ha 20:131
Dhe mos ia ngul syte bukurise se kesaj jete me te cilen i beme te kenaqen disa prej tyre (mosbesimtare), e per t´i sprovuar me te, sepse shperbimi i Zotit tend eshte me i mire dhe eshte i perjetshem
Verse 132 — Surah Ta-Ha 20:132
Urdhero familjen tende te fale namaz, e edhe ti vete zbatoje ate, ngase Ne nuk kerkojme prej teje ndonje furnizim (per ty as per familjen tende), Ne te furnizojme ty (dhe ata), ardhmeria e mire eshte e atij qe ruhet
Verse 133 — Surah Ta-Ha 20:133
Ata thane: "Perse nuk na solli ai ndonje argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (ne Kur´an) per ate qe ishte ne broshurat e meparshme
Verse 134 — Surah Ta-Ha 20:134
Dhe sikur t´i ndeshkonim ata me ndonje denim para tij (para se ta shpallim Kur´anin), ata do te thonin: "Zoti yne, perse nuk na cove ndonje te derguar qe t´iu permbaheshim fakteve Tua para se te poshteroheshim e te mjeroheshim
Verse 135 — Surah Ta-Ha 20:135
Thuaj: "Secili eshte duke pritur, pra pritni edhe ju, se se shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtaret e rruges se drejte dhe e gjeti te verteten