Back to Languages

Albanian - Chapter 21 - Al-Anbiya

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Anbiya 21:1

Njerezve u eshte afruar koha e llogarise se tyre, e ata te hutuar ne pakujdesi, nuk pergatiten fare per te

Verse 2 — Surah Al-Anbiya 21:2

Atyre nuk u vjen asnje keshille e re (ne Kur´an) nga Zoti i tyre, e qe ata te mos tallen me te duke e degjuar

Verse 3 — Surah Al-Anbiya 21:3

Te shmangura nga e verteta jane zemrat e tyre. Ata qe jane zullumqare dhe duke biseduar fshehtas (thone): "A mos eshte ky (Muhammedi) dic tjeter pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t´ia pranoni magjine e tij kur ju po e dini

Verse 4 — Surah Al-Anbiya 21:4

Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im di per thenien qe thuhet ne qiell e ne toke (pra di edhe per biseden tuaj), Ai eshte me degjuesi, me i dijshmi

Verse 5 — Surah Al-Anbiya 21:5

Ata madje thane: "(per Kur´anin) Endrra te perziera, madje thane se ai (Muhammedi) vete e trilloi, ai eshte poet! Le te na sjelle nje mrekulli ashtu si u derguan te meparshmit (me mrekulli)

Verse 6 — Surah Al-Anbiya 21:6

Banoret e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullite), prandaj Ne i shkaterruam, a mos do te besojne keta

Verse 7 — Surah Al-Anbiya 21:7

Ne edhe para teje nuk derguam tjeter pos burra, te cileve u dhame shpallje, e nese nuk e dini kete, atehere pyetni njerezit e dijshem

Verse 8 — Surah Al-Anbiya 21:8

Ne nuk i beme ata (pejgamberet) trupa qe nuk hane ushqim e as nuk ishin te perjetshem (te pavdekshem)

Verse 9 — Surah Al-Anbiya 21:9

Ne u plotesuam pastaj premtimin, i shpetuam ata dhe ke deshiruam Ne, ndersa ata qe kaluan cdo kufi, i zhdukem

Verse 10 — Surah Al-Anbiya 21:10

A nuk e kuptoni se Ne ua shpallem librin ne te cilin gjendet krenaria juaj

Verse 11 — Surah Al-Anbiya 21:11

Ne shpartalluam sa vendbanime qe ishin mizore, e ne vend te tyre sollem popull tjeter

Verse 12 — Surah Al-Anbiya 21:12

E ata kur e hetonin forcen e denimit tone, iknin me shpejtesi

Verse 13 — Surah Al-Anbiya 21:13

(atehere atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni ne begatite dhe ne vendbanimet tuaja, se ndoshta do te mund te merreni vesh (e gjithe kjo ishte nje ironi kunder tyre)

Verse 14 — Surah Al-Anbiya 21:14

Ata thonin: "O shkaterrimi yne, vertet ne ishim zullumqare

Verse 15 — Surah Al-Anbiya 21:15

Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i beme te korrur e te ftohur (te vdekur)

Verse 16 — Surah Al-Anbiya 21:16

Ne nuk e krijuam qiellin, token e cdo gje cka ka mes tyre shkel e shko (pa qellim te caktuar)

Verse 17 — Surah Al-Anbiya 21:17

Sikur te kishim dashur te zbavitemi dhe sikur te donim ta benim ate, Ne do te zbaviteshim ne kompetencen Tone, por Ne nuk e beme ate

Verse 18 — Surah Al-Anbiya 21:18

Perkundrazi, Ne te paverteten e godasim me te verteten dhe ajo (e verteta) triumfon mbi te ndersa ajo (genjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtareve) u takon shkaterrimi, per ate qe i pershkruani (Zotit, si femije etj)

Verse 19 — Surah Al-Anbiya 21:19

Vetem e Tij eshte cdo gje qe eshte ne qiej e ne toke! E ata qe jane prane Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhesi ne adhurimin ndaj Tij, e as nuk u behet (ibadeti) monoton

Verse 20 — Surah Al-Anbiya 21:20

Ata lartesojne (All-llahun) nate e dite dhe nuk merziten

Verse 21 — Surah Al-Anbiya 21:21

A mos moren ata zota prej toke qe mund Te ringjallin (te vdekurit)

Verse 22 — Surah Al-Anbiya 21:22

Sikur te kishte ne to (ne qiej e ne toke) zota pos All-llahut, ato te dyja do te shkaterroheshin. Larg asaj qe i pershkruajne eshte All-llahu, Zoti i Arshit

Verse 23 — Surah Al-Anbiya 21:23

Ai nuk pyetet se cka punon, po ata, (njerezit), pyeten

Verse 24 — Surah Al-Anbiya 21:24

A pervetesuan ata zota te tjere pos Tij? Thuaj: "Silleni argumentin tuaj!" Ky (Kur´ani) eshte argument per keta qe tani jane me mua dhe per ata qe ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dine te verteten, andaj edhe nuk veshtrojne

Verse 25 — Surah Al-Anbiya 21:25

Ne nuk derguam asnje te derguar para teje e te mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjeter pervec Meje, pra me adhuroni

Verse 26 — Surah Al-Anbiya 21:26

E ata thane: "I Gjithemeshirshmi ka femije!" Larg saj qofte madheria e Tij! Ja, ata jane rober te ndershem

Verse 27 — Surah Al-Anbiya 21:27

Qe nuk flasin para Tij, ata veprojne me urdhrin e Tij

Verse 28 — Surah Al-Anbiya 21:28

Ai (All-llahu) e di cka vepruan me pare dhe cka do te veprojne, dhe ata nuk perpiqen te ndihmojne pos per ate me te cilin eshte i kenaqur Ai, e ata nga frika prej tij jane te kujdesshem

Verse 29 — Surah Al-Anbiya 21:29

Ndersa, kush thote prej tyre se une jam zot pos Tij, ndeshkimi per te eshte xhehennemi. Keshtu i ndeshkojme Ne zullumqaret

Verse 30 — Surah Al-Anbiya 21:30

A nuk e dine ata, te cilet nuk besuan se qiejt e toka ishin te ngjitura, e Ne i ndame ato te dyja dhe ujin e beme baze te jetes se cdo sendi; a nuk besojne

Verse 31 — Surah Al-Anbiya 21:31

Dhe ne te (toke) Ne kemi krijuar bjeshke te paluhatshme qe te mos i lekunde ata, dhe neper to kemi bere lugina e rruge, ne menyre qe ata te dine te orientohen

Verse 32 — Surah Al-Anbiya 21:32

Qiellin ua kemi bere kulm te sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve

Verse 33 — Surah Al-Anbiya 21:33

Ai eshte qe krijoi naten e diten, diellin e henen dhe secili prej tyre noton ne orbite

Verse 34 — Surah Al-Anbiya 21:34

Ne, asnje njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhame jete te perhershme, e nese ti vdes, a mos do te mbesin ata pergjithmone

Verse 35 — Surah Al-Anbiya 21:35

Cdo krijese do ta shijoje vdekjen, e Ne, ne shenje sprove ju sprovojme me veshtiresi e kenaqesi, dhe ju ktheheni te Ne

Verse 36 — Surah Al-Anbiya 21:36

E kur te shohin ty ata qe nuk besuan, nuk te marrin ndryshe vetem se ne tallje (duke thene): "A ky eshte ai qe pergojon zotat tuaj!" E ata permendjen e Meshiruesit (Rrahman) e mohojne

Verse 37 — Surah Al-Anbiya 21:37

Njeriu nga vete natyra e tij eshte i ngutshem, e Une do t´ua tregoj juve masen Time ndeshkuese, pra mos kerkoni t´u vije me shpejte

Verse 38 — Surah Al-Anbiya 21:38

Ata thane: "Kur do te jete ai premtim (me denim) nese e thoni te verteten

Verse 39 — Surah Al-Anbiya 21:39

Sikur ta dinin ata qe nuk besuan se atehere nuk do te mund ta largojne zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as qe do te ndihmohen (nuk do te ishin jobesimtare)

Verse 40 — Surah Al-Anbiya 21:40

Por atyre do t´u vije befas, do t´i trondite ata, e atehere as nuk mund ta largojne dhe as nuk u jepet afat

Verse 41 — Surah Al-Anbiya 21:41

Ne te vertete, jane bere perqeshje edhe me te derguarit tjere para teje, ata qe u tallen me ta, i perfshiu ajo me cka talleshin

Verse 42 — Surah Al-Anbiya 21:42

Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (denimit te) te Madheruarit naten e diten?" Por jo, ata ua kthejne shpinen keshillave te Zotit te tyre

Verse 43 — Surah Al-Anbiya 21:43

A mos kane ata pos Nesh zota te tjere qe i mbrojne? Po ata nuk mund t´i ndihmojne vetvetes (e lere me adhuruesve), Ata (mosbesimtaret) as nuk do te pranohen prej Nesh ne fqinjesi

Verse 44 — Surah Al-Anbiya 21:44

Por Ne u dhame atyre dhe prinderve te tyre jete te gjate me kenaqesi (e ata u mashtruan). A nuk e verejne ata se Ne ua pakesojme token nga anet e saj, atehere a mos ata do te jene fitues (o te humbur)

Verse 45 — Surah Al-Anbiya 21:45

Thuaj: "Une ua terheq verejtjen vetem me anen e kesaj shpalljeje, po i shurdheti nuk degjon thirrjen edhe kur i terhiqet verejtja

Verse 46 — Surah Al-Anbiya 21:46

E sikur t´i godase pak ndonje e keqe nga denimi i Zotit tend, ata do te thone: "Te mjeret ne, i beme vetes padrejtesi

Verse 47 — Surah Al-Anbiya 21:47

Ne diten e gjykimit Ne do te veme peshoja te drejta, e askujt nuk i behet e padrejte asgje, edhe nese eshte (vepra) sa pesha e nje kokrre te melit Ne do ta sjellim ate. E mjafton qe Ne jemi llogarites

Verse 48 — Surah Al-Anbiya 21:48

Ne i patem dhene Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes te vertetes e te kotes - Tevratin), qe ishte drite e keshille per te devotshmit

Verse 49 — Surah Al-Anbiya 21:49

Te cilet ia kane friken Zotit te tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata te cilet ia kane drone kijametit

Verse 50 — Surah Al-Anbiya 21:50

Edhe ky (Kur´ani) eshte keshille, eshte i bekuar qe Ne e shpallem. A, ju po e refuzoni

Verse 51 — Surah Al-Anbiya 21:51

Ne ia dhame Ibrahimit heret te mbaren, sepse Ne e kemi njohur mire ate (ia dhame te mbaren se e meritoi)

Verse 52 — Surah Al-Anbiya 21:52

Kur ai babait dhe popullit te vet u tha: "C´jane keto statuja qe i adhuroni

Verse 53 — Surah Al-Anbiya 21:53

Ata thane: "I gjetem te paret tane, qe po i adhuronin

Verse 54 — Surah Al-Anbiya 21:54

Ai u tha: "Edhe te paret tuaj e edhe ju qarte ishit te humbur

Verse 55 — Surah Al-Anbiya 21:55

Ata thane: "Me gjithe mend e ke apo mos po tallesh

Verse 56 — Surah Al-Anbiya 21:56

Atehere ai tha: "Jo, por Zoti juaj eshte Zot i qiejve e i tokes, eshte Ai qe i krijoi ato, ndersa une jam deshmues per kete

Verse 57 — Surah Al-Anbiya 21:57

Pasha All-llahun, posa te largoheni ju, une kam per t´ia bere ate qe duhet statujave tuaja

Verse 58 — Surah Al-Anbiya 21:58

Dhe i beri ato cope-cope, pervec nje me te madhes qe e kishin ata e me shprese se atij do t´i drejtohen (per ta kuptuar se kush i theu)

Verse 59 — Surah Al-Anbiya 21:59

(Kur u kthyen i pane) Ata thane: "Kush e beri kete me zotat tane? Ai na qenka kriminel

Verse 60 — Surah Al-Anbiya 21:60

(pastaj) Thane: "Kemi degjuar per nje djalosh qe i perqeshte ato, te cilit i thonin Ibrahim

Verse 61 — Surah Al-Anbiya 21:61

Ata thane: "Silleni ate ketu ne sy te njerezve qe ta shohin (e ta denojme)

Verse 62 — Surah Al-Anbiya 21:62

I thane: "A e bere ti kete me zotat tane, o Ibrahim

Verse 63 — Surah Al-Anbiya 21:63

Ai tha: "Jo, por ate e beri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nese jane qe flasin

Verse 64 — Surah Al-Anbiya 21:64

Ata u ndalen e u menduan me veten, e dikush tha: "Vertet, ju jeni mu ata te gabuarit (pse adhuronit gjera te kota)

Verse 65 — Surah Al-Anbiya 21:65

Mirepo, pastaj e shoshiten kete gje ne kokat e tyre (u kthyen nga bindja ne kokefortesi) dhe thane: "Po ti e ke ditur se keta nuk flasin

Verse 66 — Surah Al-Anbiya 21:66

Ai tha: "A po adhuroni pra ne vend te All-llahut asish qe nuk u sjellin kurrfare dobie as demi

Verse 67 — Surah Al-Anbiya 21:67

Medet per ju dhe per ata qe i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni

Verse 68 — Surah Al-Anbiya 21:68

Atehere ata thane: "Digjeni ate (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nese doni t´u ndihmoni

Verse 69 — Surah Al-Anbiya 21:69

Po Ne i thame: "O zjarr, behu i ftohte dhe shpetim per Ibrahimin

Verse 70 — Surah Al-Anbiya 21:70

Ata deshen t´i bejne atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i beme me te deshtuarit

Verse 71 — Surah Al-Anbiya 21:71

E Ne e shpetuam ate e edhe Lutin ne ate token qe e kemi bekuar per njerez

Verse 72 — Surah Al-Anbiya 21:72

Dhe ia falem atij Is´hakun, e si dhurate edhe Jakubin. Dhe qe te gjithe i beme te mire (pejgambere)

Verse 73 — Surah Al-Anbiya 21:73

Dhe ata i beme shembelltyre qe udhezonin sipas urdhrit Tone, i orientuam ne pune te mira, ne faljen e namazit, ne dhenien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tane te sinqerte

Verse 74 — Surah Al-Anbiya 21:74

Dhe Ne Lutit i dhame te jete pejgamber dhe i dijshem, andaj edhe e shpetuam prej atij fshati (vendbanimi) qe bente pune te ndyra, ata ishin popull i demshem e i prishur

Verse 75 — Surah Al-Anbiya 21:75

Ate (Lutin) e shpetuam dhe e veme nen meshiren Tone, vertet ai ishte prej me te mireve

Verse 76 — Surah Al-Anbiya 21:76

(Perkujto) Edhe Nuhun kur me pare - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e ate dhe familjen e tij e shpetuam nga ai tmerri i madh

Verse 77 — Surah Al-Anbiya 21:77

Ne e mbrojtem ate prej atij populli qe i pergenjeshtronte argumentet Tona, vertet ai ishte popull i keq, prandaj i permbytem te gjithe

Verse 78 — Surah Al-Anbiya 21:78

(Perkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqeronin per ceshtjen e bimes (mbjelljes) te cilen delet e atij populli e kishin kullotur naten, e Ne ishim percjelles te gjykimit te tyre

Verse 79 — Surah Al-Anbiya 21:79

E Sulejmanit Ne ia mesuam ate (pergjigjen e sakte), po secilit (prej tyre) u patem dhene urtesi e dije. Ne beme qe kodrat dhe shpezet te madherojne (bejne tesbih) se bashku me Davudin. Ne kemi mundesi (ta bejme kete) edhe e beme

Verse 80 — Surah Al-Anbiya 21:80

Ne i mesuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (te hekurta) per ju, qe t´ju mbrojne ne raste lufte. A jeni pra mirenjohes ju per kete

Verse 81 — Surah Al-Anbiya 21:81

Ndersa Sulejmanit (ia nenshtruam) eren e forte qe sipas deshires se tij ecte me te deri te toka te cilen e kemi bekuar Ne. Ne jemi te gjithdijshem per cdo gje

Verse 82 — Surah Al-Anbiya 21:82

Edhe disa nga djajte (ia nenshtruam) qe zhyteshin (ne thellesi te ujit) dhe benin edhe pune te tjera per te (per Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (te mos shmangeshin)

Verse 83 — Surah Al-Anbiya 21:83

(Perkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit te vet me lutje: "Me gjeti belaja, e Ti je me Meshiruesi nder Meshiruesit

Verse 84 — Surah Al-Anbiya 21:84

Ne iu pergjigjem atij nga meshira Jone, ia hoqem ato veshtiresi qe i kishte, i dhame familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e beme perkujtim per te devotshmit

Verse 85 — Surah Al-Anbiya 21:85

(Perkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkifline, qe te gjithe ishin te durueshem

Verse 86 — Surah Al-Anbiya 21:86

Ata i perfshime ne meshiren Tone, se ishin vertet prej te mireve

Verse 87 — Surah Al-Anbiya 21:87

(Perkujto) Edhe ate te peshkut (Junusin) kur doli i hidheruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t´i vije me puna ngushte, po ne erresira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i paster, nuk ke te meta. Une i bera padrejt vetes

Verse 88 — Surah Al-Anbiya 21:88

Ne iu pergjigjem atij, e shpetuam nga tmerri. Keshtu i shpetojme Ne besimtaret

Verse 89 — Surah Al-Anbiya 21:89

(Perkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos me le te vetmuar se Ti je me i miri trashegues (pas cdokujt)

Verse 90 — Surah Al-Anbiya 21:90

Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia permiresuam bashkeshorten atij. Ata perpiqeshin per pune te mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikesuar, ishin respektues ndaj Nesh

Verse 91 — Surah Al-Anbiya 21:91

(Perkujto) Edhe ate qe ruajti nderin e saj, e Ne e frymezuam ate me shpirt (barre) nga ana Jone dhe ate dhe te birin e saj; beme mrekulli per njerezit

Verse 92 — Surah Al-Anbiya 21:92

Kjo fe eshte e juaja dhe eshte e vetmja fe (e shpallur), kurse Une jam Zoti juaj, pra me adhuroni vetem Mua

Verse 93 — Surah Al-Anbiya 21:93

Po ata e ndane ceshtjen e fese dhe u percane mes vete (u ndane ne grupe: monoteiste, politeiste, jehudi, te krishtere, zjarrputiste etj.), mirepo, qe te gjithe do te vijne te Ne

Verse 94 — Surah Al-Anbiya 21:94

E kush ben ndonje veper te mire dhe eshte besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shenojme ato

Verse 95 — Surah Al-Anbiya 21:95

Ndersa eshte e pamundur per (banoret e) nje fshat te cilin e kemi shkaterruar Ne, te kthehen (ne kete jete)

Verse 96 — Surah Al-Anbiya 21:96

Derisa te hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxheve dhe ata do te zbresin nga cdo bregore me shpejtesi

Verse 97 — Surah Al-Anbiya 21:97

Dhe derisa te jete afruar premtimi i sakte (dita e kijametit) e ai eshte momenti kur mbeten te shtangur syte e atyre qe nuk besuan (ne ato caste thone): "Te mjeret ne, vertet ishim krejt te pavetedijshem per kete (moment); por jo, eshte e vertete se ishim

Verse 98 — Surah Al-Anbiya 21:98

Ju dhe ajo qe adhuruat ju pos All-llahut, do te jeni lende e xhehennemit, dhe keni per te hyre ne te

Verse 99 — Surah Al-Anbiya 21:99

Sikur te kishin qene ata zota, ata nuk do te hynin ne te, po qe te gjithe do te jene aty pergjithmone

Verse 100 — Surah Al-Anbiya 21:100

Aty ata do te kene rrenkim dhe aty ata nuk degjojne

Verse 101 — Surah Al-Anbiya 21:101

E atyre te cileve u priu e mbara nga ana Jone, do te jene larg tij (xhehennemit)

Verse 102 — Surah Al-Anbiya 21:102

Ata nuk do ta degjojne as zhurmen e tij, dhe ata do te jene pergjithmone te kenaqur me ate qe e deshirojne vete

Verse 103 — Surah Al-Anbiya 21:103

Ata nuk do t´i shqetesoje ajo frika e madhe (e fryerjes se surit), dhe do t´i presin engjejt (duke i uruar): "Kjo eshte dita juaj qe ju premtohej

Verse 104 — Surah Al-Anbiya 21:104

(Perkujto) Ate dite kur Ne e palojme qiellin sikurse palimi i fleteve ne liber. Ashtu sikunder e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejme. Ky eshte obligim Yni, e Ne e bejme kete

Verse 105 — Surah Al-Anbiya 21:105

Ne e kemi shenuar ne Zebur (ne librat e shenjte) pas shenimit (ne Lehvi Mahfudh), se me te vertete token do ta trashegojne robte e Mi te mire

Verse 106 — Surah Al-Anbiya 21:106

Ne kete (qe u permend) ka mjaft per nje popull te degjueshem

Verse 107 — Surah Al-Anbiya 21:107

E Ne te derguam ty (Muhammed) vetem si meshire per te gjitha krijesat

Verse 108 — Surah Al-Anbiya 21:108

Thuaj: "Mua me shpallet se Zoti i juaj eshte vetem nje Zot, e ju a po dorezoheni

Verse 109 — Surah Al-Anbiya 21:109

E nese ata refuzojne, ti thuaju: "Une ju njoftova juve ne menyre te barabarte, dhe se une nuk e di se eshte afer ose larg ajo qe po premtoheni

Verse 110 — Surah Al-Anbiya 21:110

Ai e di thenien e hapte, e di edhe ate qe mbani fshehte

Verse 111 — Surah Al-Anbiya 21:111

E nuk e di, mos eshte kjo sprove per ju (vonesa e denimit), apo te kenaqeni deri ne nje kohe

Verse 112 — Surah Al-Anbiya 21:112

Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre genjeshtareve) me te verteten! E Zoti yne, Meshirues eshte ai prej te cilit kerkohet ndihme kunder asaj qe ju pershkruani