Verse 1 — Surah Al-Muminun 23:1
Eshte e sigurt se kane shpetuar besimtaret
Verse 2 — Surah Al-Muminun 23:2
ata te cilet jane te perulur dhe te kujdesshem gjate faljes se namazit
Verse 3 — Surah Al-Muminun 23:3
ata te cilet i shmangen te kotes (fjale a pune)
Verse 4 — Surah Al-Muminun 23:4
dhe ata te cilet rregullisht e japin zeqatin
Verse 5 — Surah Al-Muminun 23:5
dhe ata te cilet e ruajne nderin e vet (sa i perket jetes intime)
Verse 6 — Surah Al-Muminun 23:6
me perjashtim ndaj grave te veta (me kurore) dhe ndaj atyre (robereshave) qe i kane ne pronesine e vet, per te cilat nuk jane te qortuar
Verse 7 — Surah Al-Muminun 23:7
e kush kerkon pertej tyre (defrim nga te ndaluarat), te tillet jane ata qe kane shkele normat e caktuara
Verse 8 — Surah Al-Muminun 23:8
dhe ata te cilet me kujdes i ruajne ato qe u jane besuar (sende ose fjale), e ruajne edhe premtimin e dhene
Verse 9 — Surah Al-Muminun 23:9
dhe ata te cilet i kushtojne kujdes kohes se namazit te tyre
Verse 10 — Surah Al-Muminun 23:10
Te tillet jane mu ata trashegimtaret
Verse 11 — Surah Al-Muminun 23:11
te cilet e trashegojne Firdevsin dhe aty ata jane pergjithmone
Verse 12 — Surah Al-Muminun 23:12
Per All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej nje ajke (lengu), e nje balte
Verse 13 — Surah Al-Muminun 23:13
Pastaj ate (ajke - balte) e beme (e shnderruam) pike uji (fare) ne nje vend te sigurt
Verse 14 — Surah Al-Muminun 23:14
Me pas, ate pike uji e beme cope gjaku, e ate gjak te ngurte e beme cope mishi, e ate cope mishi e shnderruam ne eshtra, edhe eshtrave ua veshem mishin, pastaj ate e beme krijese tjeter (me shpirt). I larte eshte All-llahu, me i miri Krijues
Verse 15 — Surah Al-Muminun 23:15
Mandej, pas kesaj (krijese) ju do te vdisni
Verse 16 — Surah Al-Muminun 23:16
E ne diten e kijametit ringjalleni
Verse 17 — Surah Al-Muminun 23:17
Ne krijuam mbi ju shtate pale (qiej) dhe nuk jemi te pakujdesshem ndaj asaj qe krijuam
Verse 18 — Surah Al-Muminun 23:18
Ne leshuam me mase uje nga qielli dhe ate e perqendrojme ne toke. Po Ne kemi mundesi edhe ta humbim ate (ujin)
Verse 19 — Surah Al-Muminun 23:19
Dhe me anen e tij Ne mundesuam per ju kopshte hurmash e rrushi, qe ne to keni shume peme dhe hani prej tyre
Verse 20 — Surah Al-Muminun 23:20
Dhe (krijuam) trupa drunjsh qe mbijne ne kodren Sina e qe japin vajera dhe melmesa per ngrenesit
Verse 21 — Surah Al-Muminun 23:21
Ju edhe nga kafshet keni nje mesim, ngase ju freskojme me leng prej barqeve te tyre dhe keni shume dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni
Verse 22 — Surah Al-Muminun 23:22
Dhe mbi to e mbi anije bartni (hipni)
Verse 23 — Surah Al-Muminun 23:23
Ne e patem derguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni vetem All-llahun, se nuk ka zot tjeter pos Tij; a nuk i frikesoheni (denimit)
Verse 24 — Surah Al-Muminun 23:24
E paria e atij populli qe nuk besuan thane: "Ky nuk eshte tjeter pos njeri sikurse edhe ju, po deshiron te jete me i larte se ju. Po te deshironte All-llahu do te dergonte engjej; ne nje gje te tille nuk e kemi degjuar as nga te paret tane
Verse 25 — Surah Al-Muminun 23:25
Ai nuk eshte tjeter pos nje njeri i semure mentalisht, andaj pritni (kini durim) edhe per nje kohe
Verse 26 — Surah Al-Muminun 23:26
Ai (Nuhu) tha: "Zoti im, me ndihmo per ate qe me pergenjeshtrojne
Verse 27 — Surah Al-Muminun 23:27
E Ne i shpallem: "Nderto anijen nen mbikeqyrjen Tone dhe sipas urdhrit Tone, e kur te vije urdhri Yne dhe te ashpersohet gjendja, atehere ti ngarko ne te prej secilit lloj nga nje cift (pale), e edhe familjen tende, me perjashtim te atij ndaj te cilit ka
Verse 28 — Surah Al-Muminun 23:28
E kur te vendosesh ti dhe kush eshte me ty ne anije, atehere thuaj: "Falenderuar qofte All-llahu, i cili na shpetoi prej popullit te prishur
Verse 29 — Surah Al-Muminun 23:29
Dhe thuaj: "Zoti im, me zbarko ne nje vend te bekuar, e Ti je me i miri i atyre qe bejne vendosjen
Verse 30 — Surah Al-Muminun 23:30
Nuk ka dyshim se ne keto (ngjarje te popujve) ekzistojne fakte bindese. Ne te vertete Ne i veme ne sprove
Verse 31 — Surah Al-Muminun 23:31
Mandej pas tyre Ne sollem popull tjeter
Verse 32 — Surah Al-Muminun 23:32
Edhe atyre u derguam pejgamber nga mesi i tyre (qe u tha): "Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjeter pos Tij, a nuk frikesoheni
Verse 33 — Surah Al-Muminun 23:33
Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jeten tjeter dhe te cileve Ne u patem mundesuar rehati e begati ne jeten e kesaj bote, thane: "Ky nuk eshte tjeter pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju
Verse 34 — Surah Al-Muminun 23:34
E nese i peruleni nje njeriu qe eshte si ju, vertet, atehere do te jeni te humbur e te mashtruar
Verse 35 — Surah Al-Muminun 23:35
Mos valle ai po ju premton se pasi qe te vdisni, te beheni dhe e eshtra (te kalbur), do te nxirreni te gjalle
Verse 36 — Surah Al-Muminun 23:36
Sa larg e larg eshte sendertimi i asaj qe premtoheni
Verse 37 — Surah Al-Muminun 23:37
Nuk ka tjeter, pos jetes sone te kesaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do te ngjallemi
Verse 38 — Surah Al-Muminun 23:38
E ai (Hudi) nuk eshte tjeter pos njeri qe trillon genjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojme atij
Verse 39 — Surah Al-Muminun 23:39
Ai (Hudi) tha "Zoti im, me ndihmo se ata po me pergenjeshtrojne
Verse 40 — Surah Al-Muminun 23:40
E Ai (Zoti) tha: "Se shpejti do te deshperohen ata
Verse 41 — Surah Al-Muminun 23:41
Atehere me te drejte ata i zuri ushtima (denimi) dhe ashtu i beme sikur te ishin hedhurina (mbeturina). Larg qofte prej meshires se Zotit populli zullumqare
Verse 42 — Surah Al-Muminun 23:42
Mandej pas tyre Ne sollem brezni te reja
Verse 43 — Surah Al-Muminun 23:43
Asnje nga popujt (e shkaterruar) nuk mundi ta shpejtoje e as ta vonoje afatin e vet te caktuar
Verse 44 — Surah Al-Muminun 23:44
Ne me pas i derguam pejgamberet tane nje pas nje, mirepo cdohere qe nje populli i erdhi i derguari i vet, ata e pergenjeshtruan ate, prandaj Ne i percollem ata (me denim) njerin pas tjetrit dhe i beme qe te permenden ne tregime. I shkaterruar qofte popull
Verse 45 — Surah Al-Muminun 23:45
Me pas Ne derguam Musain dhe vellain e tij Harunin me mrekulli dhe argumentet tona te qarta
Verse 46 — Surah Al-Muminun 23:46
te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelarte, sepse ishin popull mendjemadh
Verse 47 — Surah Al-Muminun 23:47
Dhe thane: "Si t´u besojme dy njerezve qe jane si ne, kur populli i tyre eshte ne sherbimin tone
Verse 48 — Surah Al-Muminun 23:48
Keshtu, ata i pergenjeshruan qe te dy, andaj me te drejte i shkaterruam
Verse 49 — Surah Al-Muminun 23:49
Ne Musait i dhame librin (pas shkaterrimit te faraonit) ne menyre qe ata (populli israilit) te gjejne rrugen e drejte
Verse 50 — Surah Al-Muminun 23:50
Edhe te birin e Merjemes dhe nenen e tij i paraqitem si argumente (mrekulli) dhe i vendosem qe te dy ne nje rrafshnalte dhe me uje rrjedhes
Verse 51 — Surah Al-Muminun 23:51
(Ne u patem thene): "O ju te derguar, hani ate qe eshte e lejuar dhe e mire dhe beni vepra te mira se Une e di ate qe ju veproni
Verse 52 — Surah Al-Muminun 23:52
Kjo feja juaj eshte e vetmja fe e Une jam Zoti juaj, ruajuni denimit Tim
Verse 53 — Surah Al-Muminun 23:53
E ata me vone u ndane ne grupe sipas ceshtjes se fese dhe secili grup krenohej me ate qe kishte pervetesuar per vete
Verse 54 — Surah Al-Muminun 23:54
Andaj, ti (Muhammed) leri ata edhe nje kohe ne ate mashtrimin e tyre
Verse 55 — Surah Al-Muminun 23:55
A mos mendojne ata se me ate qe jemi duke u dhene atyre nga pasuria dhe femijet
Verse 56 — Surah Al-Muminun 23:56
nxitojme t´ua ofrojme atyre te mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk jane kah e kuptojne
Verse 57 — Surah Al-Muminun 23:57
Vertet, ata te cilet ndaj madherise se Zotit te tyre kane frike
Verse 58 — Surah Al-Muminun 23:58
ata, te cilet u besojne argumenteve te Zotit te vet
Verse 59 — Surah Al-Muminun 23:59
dhe ata, te cilet nuk i pershkruajne shok Zotit te vet
Verse 60 — Surah Al-Muminun 23:60
dhe,ata te cilet japin (sadaka-zeqate) nga ajo qe u eshte dhene, pse dine se do te kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kane te frikesuara
Verse 61 — Surah Al-Muminun 23:61
Te tillet jane duke nxituar drejt te mirave dhe te paret do t´i arrijne ato
Verse 62 — Surah Al-Muminun 23:62
Ne nuk e obligojme asnje njeri pertej mundesive te tij dhe te Ne eshte libri (i shenimeve) qe i shenon saktesisht (veprat) dhe atyre nuk u behet padrejt
Verse 63 — Surah Al-Muminun 23:63
Por zemrat e tyre (mohuesve) jane te verberuara nga ky (liber), e pervec kesaj, ata vazhdojne te bejne vepra te keqija
Verse 64 — Surah Al-Muminun 23:64
Nderkaq, kur t´i kapim me denim ata qe kane bere jete te shfrenuar, atehere ata me britme bejne lutje (duke kerkuar ndihme)
Verse 65 — Surah Al-Muminun 23:65
Mos e ngreni zerin tash, se ju nuk keni ndihmen Tone
Verse 66 — Surah Al-Muminun 23:66
Sepse, juve u lexoheshin ajetet e Mia, e ju zbrapseshit
Verse 67 — Surah Al-Muminun 23:67
Si arrogante ndaj tij (ndaj Kur´anit, ose ndaj Qabes), e me fyerje kunder tij naten bisedoshit
Verse 68 — Surah Al-Muminun 23:68
A nuk e menduan ata thelle fjalen (Kur´anin), apo mos u erdhi atyre dicka, qe te pareve te tyre te lashte nuk u pat ardhur
Verse 69 — Surah Al-Muminun 23:69
apo mos nuk e njohin te derguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojne ate
Verse 70 — Surah Al-Muminun 23:70
Apo mos thane per te se eshte i cmendur? Jo, por ai ka ardhur me te verteten, e shumica e tyre e urrejne te verteten
Verse 71 — Surah Al-Muminun 23:71
E sikur te perputhej e verteta me deshirat e tyre, do te shkaterroheshin qiejt e toka dhe cdo gje qe gjendet ne to. E megjithate qe Ne atyre u sollem (me kete Kur´an) famen e tyre, ata u zbrapsen ndaj perkujtimit te vet
Verse 72 — Surah Al-Muminun 23:72
A mos u kerkon ti atyre ndonje shperblim? Po shperblimi i Zotit tend eshte me i miri, pse Ai eshte furnizuesi me i mire
Verse 73 — Surah Al-Muminun 23:73
C´eshte e verteta, ti i fton ata ne rruge te drejte
Verse 74 — Surah Al-Muminun 23:74
Po ata qe nuk e besojne boten tjeter, i shmangen rruges se drejte
Verse 75 — Surah Al-Muminun 23:75
Edhe sikur t´i meshironim ata (idhujtaret) dhe t´ua kishim larguar fatkeqesite, ata do te vazhdonin te zhyteshin ne zhgenjimin e tyre
Verse 76 — Surah Al-Muminun 23:76
Ne i sprovuam ata me denim, po ata nuk iu perulen Zotit te tyre e as nuk iu drejtuan me lutje
Verse 77 — Surah Al-Muminun 23:77
Derisa t´ua hapim nje dere denimin e ashper, atehere ata do te mbesin aty me shpresa te humbura
Verse 78 — Surah Al-Muminun 23:78
Ai eshte qe ua krijoi te degjuarit, te pamurit dhe te kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirenjohes
Verse 79 — Surah Al-Muminun 23:79
Dhe Ai eshte qe ju krijoi ne toke dhe vetem te Ai do te tuboheni
Verse 80 — Surah Al-Muminun 23:80
Dhe Ai eshte qe jep jete dhe vdekje dhe vetem Ai ben ndryshimin e nates e te dites; si nuk e kuptoni
Verse 81 — Surah Al-Muminun 23:81
Por ja, ata flasin, ashtu si flisnin ata para tyre
Verse 82 — Surah Al-Muminun 23:82
Ata thane: "Pasi te vdesim e te behemi dhe e eshtra te kalbur, a do te ringjallemi
Verse 83 — Surah Al-Muminun 23:83
Kjo na eshte premtuar ne edhe prinderve tane me pare, po kjo nuk eshte gje tjeter pos nje mit i lashte
Verse 84 — Surah Al-Muminun 23:84
Thuaj: "E kujt eshte toka dhe cdo gje qe ka ne te, nese jeni qe e dini
Verse 85 — Surah Al-Muminun 23:85
Ata do te thone: "E All-llahut". Atehere thuaju: "Perse pra nuk mendoni
Verse 86 — Surah Al-Muminun 23:86
Thuaj: "Kush eshte Zoti i shtate qiejve dhe Zot i Arshit te madh
Verse 87 — Surah Al-Muminun 23:87
Ata do te thone: "All-llahu!". Thuaju: "E pse nuk frikesoheni pra
Verse 88 — Surah Al-Muminun 23:88
Thuaj: "Ne doren e kujt eshte i tere pushteti i cdo sendi, dhe Ai eshte qe mbron (ke te do), e qe prej Atij nuk mund te kete te mbrojtur; nese jeni qe e dini
Verse 89 — Surah Al-Muminun 23:89
Ata do te thone: "Ne dore te All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra
Verse 90 — Surah Al-Muminun 23:90
Por jo, Ne ua sollem atyre te verteten, e megjithate, ata jetojne me genjeshtra (duke adhuruar idhuj)
Verse 91 — Surah Al-Muminun 23:91
All-llahu nuk ka marre per Vete kurrfare femije (as nga engjejt, e as nga njerezit), nuk ka me Te ndonje zot tjeter, pse (sikur te kishte zot tjeter), atehere secili zot do te vecohej me ate qe ka krijuar, dhe do te dominonin njeri mbi tjetrin! I larte, i
Verse 92 — Surah Al-Muminun 23:92
Ai e di te fshehten e te dukshmen, Ai eshte larg atyre qe ata ia shoqerojne
Verse 93 — Surah Al-Muminun 23:93
Thuaj: "Zoti im, po qe se patjeter do te me tregosh ate (denim) qe ua premtove atyre
Verse 94 — Surah Al-Muminun 23:94
Zoti im, mos me fut pra, mua tek ai popull zullumqar
Verse 95 — Surah Al-Muminun 23:95
Ne te vertete, Ne kemi fuqi te ta tregojme ty ate qe ua kemi premtuar atyre
Verse 96 — Surah Al-Muminun 23:96
Ti te keqen kthe me me te miren. Ne e dime me se miri ate qe shpifin ata
Verse 97 — Surah Al-Muminun 23:97
Dhe thuaj: "O Zot i im, une mbrohem me Ty prej cytjeve te djajve
Verse 98 — Surah Al-Muminun 23:98
Dhe mbeshtetem te Ti qe ata te mos me afrohen
Verse 99 — Surah Al-Muminun 23:99
E kur ndonjerit prej tyre i vjen vdekja, ai thote: "O Zoti im, me kthe
Verse 100 — Surah Al-Muminun 23:100
qe te bej vepra te mira e ta kompensoj ate qe leshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo eshte vetem fjale qe e thote ai, e ata kane para tyre nje perde (distance periodike) deri ne diten kur ringjallen
Verse 101 — Surah Al-Muminun 23:101
E kur i fryhet surit (heren e dyte), atehere, ne ate dite nuk do te kete lidhje familjare mes tyre e as qe do te pyese kush per njeri-tjetrin
Verse 102 — Surah Al-Muminun 23:102
E kujt i peshojne me rende peshojat (veprat e mira), ata jane te shpetuarit
Verse 103 — Surah Al-Muminun 23:103
Ndersa, atyre qe u peshojne lehte peshojat (veprat e mira), ata jane qe humben vetveten dhe jane ne xhehennem pergjithmone
Verse 104 — Surah Al-Muminun 23:104
Zjarri do t´ua djege atyre fytyrat dhe do te duken shume te shemtuar brenda tij
Verse 105 — Surah Al-Muminun 23:105
(atyre u thuhet): A nuk u jane lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato
Verse 106 — Surah Al-Muminun 23:106
Ata thone: "O Zoti yne, ne na paten mundur te keqijat (u dhame pas epsheve te Dunjase) dhe si te tille ishim popull i humbur
Verse 107 — Surah Al-Muminun 23:107
Zoti yne, na nxjerr prej tij, e nese gabojme perseri, atehere vertet jemi mizore
Verse 108 — Surah Al-Muminun 23:108
Ai thote: "Heshtni aty e mos me folni
Verse 109 — Surah Al-Muminun 23:109
Pse nje grup prej roberve te Mi thane: "O Zoti yne, ne besuam, prandaj na fale dhe na meshiro, se Ti je me i miri i meshiruesve
Verse 110 — Surah Al-Muminun 23:110
E ju i patet tallur ata, saqe ajo tallje beri qe te harronin perkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta
Verse 111 — Surah Al-Muminun 23:111
E Une sot i shperbleva ata, per ate qe ishin te durueshem ata jane fitimtaret
Verse 112 — Surah Al-Muminun 23:112
Ai thote: "E sa vjet keni kaluar ne toke
Verse 113 — Surah Al-Muminun 23:113
Ata thone: "Kemi qendruar nje dite ose nje pjese te dites, pyeti ata qe dine numerimin
Verse 114 — Surah Al-Muminun 23:114
Ai thote: "Mire e keni, sikur ta dishit, njemend pak keni qendruar
Verse 115 — Surah Al-Muminun 23:115
A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne
Verse 116 — Surah Al-Muminun 23:116
I larte eshte All-llahu, Sunduesi i vertete, nuk ka zot tjeter pos Tij, Zot i Arshit bujar
Verse 117 — Surah Al-Muminun 23:117
E kush adhuron me All-llahun edhe ndonje zot tjeter, per te cilin nuk ka kurrfare fakti, pergjegjesia e tij eshte para Zotit te vet, e mohuesit nuk do te shpetojne
Verse 118 — Surah Al-Muminun 23:118
E ti thuaj: "O Zoti im, me fal e me meshiro, se Ti je me meshiruesi i meshiruesve