Verse 1 — Surah Al-Furqan 25:1
Ai, qe ia shpalli Furkanin (Kur´anin, dallues te se vertetes nga e paverteta) robit te vet (Muhammedit) qe te behet pejgamber i botes (keshillues), eshte i madheruar
Verse 2 — Surah Al-Furqan 25:2
Ai eshte qe vetem Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokes, Ai nuk ka as femije e as nuk ka shok ne sundimin e Tij. Ai krijoi cdo gje, duke e persosur ne menyre te qarte e te matur
Verse 3 — Surah Al-Furqan 25:3
Mirepo, ata (idhujtaret) ne vend te Tij adhuruan zota te tjere, te cilet nuk krijuan asgje, sepse ata edhe vete jane te krijuar. Ata nuk posedojne per vetvete as dem as dobi, ata nuk kane ne dore as vdekje as jete, e as ringjallje
Verse 4 — Surah Al-Furqan 25:4
Dhe ata qe nuk besuan, thane: "Ky (Kur´ani) nuk eshte tjeter vetem se nje genjeshter, qe e trilloi ai (Muhammedi), te cilit i ndihmuan edhe njerez te tjere". Pra ata (idhujtaret) bene shtremberim e shpifje
Verse 5 — Surah Al-Furqan 25:5
Edhe thane: "(per Kur´anin) Jane legjenda te te pareve, qe ai (Muhammedi) kerkoi t´i shkruhen ato, e i lexohen atij mengjes e mbremje
Verse 6 — Surah Al-Furqan 25:6
Thuaj: "Ate e shpalli Ai, qe e di te fshehten ne qiej e ne toke, Ai eshte qe fale shume, eshte meshirues
Verse 7 — Surah Al-Furqan 25:7
E ata thane: "C´eshte me kete te derguar, i cili ha ushqim dhe ec neper tregje? Perse te mos i jete derguar nje engjell se bashku me te, e te jete qortues
Verse 8 — Surah Al-Furqan 25:8
Ose atij t´i jepet ndonje thesar, apo te kete ndonje kopsht nga i cili do te ushqehej? Horrat madje thone: "Ju vetem jeni duke e ndjekur nje njeri qe e ka zene magjia
Verse 9 — Surah Al-Furqan 25:9
Shih se cfare shembujsh te sjellin, andaj ata jane te humbur dhe nuk mund ta gjejne rrugen e drejte
Verse 10 — Surah Al-Furqan 25:10
Eshte i madheruar Ai, i cili po te deshiroje mund te jape ty edhe me mire se c´thone ata, kopshte ne te cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate
Verse 11 — Surah Al-Furqan 25:11
Por jo, ata pergenjeshtruan kijametin, e Ne per ata qe nuk besojne diten e gjykimit kemi pergatitur zjarr te forte
Verse 12 — Surah Al-Furqan 25:12
Qe posa te duket ai prej nje vendi te larget, ata ia degjojne atij velimin edhe kerhamzen (xhehennemit)
Verse 13 — Surah Al-Furqan 25:13
E kur te hedhen duarlidhur ne nje vend te ngushte ne te, aty do te kerkojne shkaterrimin (vetezhdukjen)
Verse 14 — Surah Al-Furqan 25:14
Tash mos kerkoni vetem njehere shkaterrimin, por ate kerkojeni shumehere
Verse 15 — Surah Al-Furqan 25:15
Thuaj: "A eshte me mire ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i perjetshem, i cili u eshte premtuar si shperblim dhe vend jetese per te devotshmit
Verse 16 — Surah Al-Furqan 25:16
E aty, ate qe e deshirojne do ta kene pergjithmone. Ky premtim i Zotit tend ka qene dashte kerkuar
Verse 17 — Surah Al-Furqan 25:17
Diten kur Zoti do t´i tuboje ata, e edhe ata qe adhuruan pos All-llahut dhe u thote (zotave te adhuruar): "A i thirret ju robte e Mi qe t´ju adhurojne, apo ata vete e humben rrugen
Verse 18 — Surah Al-Furqan 25:18
Ata (idhujt) thone: "Je i panevojshem per rival, o i Madheruar! Neve nuk na takoi qe pervec Teje te kemi ndonje mbrojtes tjeter, por Ti u ke dhene te mira atyre dhe te te pareve te tyre, qe ishin njerez te prishur saqe harruan te perkujtojne
Verse 19 — Surah Al-Furqan 25:19
Ja (All-llahu u thote idhujtareve), keta ju pergenjeshtruan per ate qe thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundesi te shpetoni as t´i ndihmoni (vetes). E cilido qe ben padrejtesi prej jush, Ne i japim atij te perjetoje nje denim te madh
Verse 20 — Surah Al-Furqan 25:20
Ne para teje derguam pejgambere te tjere, por edhe ata ishin te derguar qe kane ngrene ushqim, qe kane ecur e shetitur neper tregje. Ne beme njerin prej jush sprove per tjetrin se a do te jeni te durueshem. E Zoti yt eshte Ai qe sheh cdo gje
Verse 21 — Surah Al-Furqan 25:21
E ata qe nuk e shpresojne takimin Tone, thane: "Perse te mos na dergohen neve engjej, ose perse te mos e shohim Zotin tone?" Ata e tejcmuan larte veten dhe u sollen me arrogance
Verse 22 — Surah Al-Furqan 25:22
Per kriminelet ate dite kur i shohin engjejt nuk ka gezim, sepse ata (engjejt) u thone: "Eshte e ndaluar cdo e mire (apo xhenneti eshte haram per ju)
Verse 23 — Surah Al-Furqan 25:23
E Ne i kthehemi ndonje vepre qe e bene ata dhe e bejme ate hi e pluhur
Verse 24 — Surah Al-Furqan 25:24
Ate dite banuesit e xhennetit do te kene vend shume te mire dhe pushimore shume te kendshme
Verse 25 — Surah Al-Furqan 25:25
Dhe (perkujto) diten kur do te cahet qielli me anen e nje reje e leshohen engjejt ne nje menyre madheshtore
Verse 26 — Surah Al-Furqan 25:26
Ate dite sundimi i vertete eshte i te Gjithemeshirshmit, e ajo dite per jobesimtaret do te jete dite e veshtire
Verse 27 — Surah Al-Furqan 25:27
Ate dite zullumqari do t´i kafshoje duart e veta dhe do te thote: "I mjeri une, ta kisha marre rrugen e Pejgamberit
Verse 28 — Surah Al-Furqan 25:28
O shkaterrimi im, ah te mos e kisha bere filanin mik
Verse 29 — Surah Al-Furqan 25:29
Ne te vertete, pasi e gjeta rrugen e dreje, ai me largoi mua prej asaj, e djalli eshte ai qe njeriun e humb dhe e le te vetmuar
Verse 30 — Surah Al-Furqan 25:30
E i derguari tha: "O Zot im, vertet populli im e konsideroi kete Kur´an si (dic) te hedhur
Verse 31 — Surah Al-Furqan 25:31
Shi keshtu, Ne secilit pejgamber ia beme ndonje armik prej jobesimtareve, por majfton qe Zoti te jete udherrefyes ndihmes yti
Verse 32 — Surah Al-Furqan 25:32
E ata qe nuk besuan thane: "Perse te mos i kete zbritur atij (Muhammedit) Kur´ani pernjehere?" Ashtu (e zbritem pjese-pjese) qe me te ta forcojme zemren tende dhe Ne e sollem ate ajet pas ajeti (dalengadale)
Verse 33 — Surah Al-Furqan 25:33
Dhe ata nuk te sjellin ndonje shembull ty, e qe Ne te mos ta tregojme te verteten, duke te ofruar shpjegim te qarte e te plote
Verse 34 — Surah Al-Furqan 25:34
Ata do te tubohen, do te jene te permbysur me fytyrat e tyre ne xhehennem, te tilleve u perket vendi me i keq, ndaj ata jane me te humburit ne rrugen e tyre
Verse 35 — Surah Al-Furqan 25:35
Ne edhe Musait i patem dhene librin, e bashkuam me vellain e vet, Harunin, qe ta kete si ndihmes
Verse 36 — Surah Al-Furqan 25:36
U thame: "Shkoni ju te dy tek ai popull qe i pergenjeshtroi argumentet Tona!" E Ne pastaj i shkaterruam ata shume keq
Verse 37 — Surah Al-Furqan 25:37
Ne e permbytem edhe popullin e Nuhut meqe ata te derguarit i quajten rrenacake, e per njerezit, te cilet mendojne, le te marrin mesim nga ata. E per mizoret Ne kemi pergatitur denim te rende
Verse 38 — Surah Al-Furqan 25:38
Edhe Adin, Themudin, banoret e Res-it dhe shume gjenerata ndermjet tyre (i shkaterruam)
Verse 39 — Surah Al-Furqan 25:39
E secilit prej tyre u patem sjelle argumente, por te gjithe i rrenuam
Verse 40 — Surah Al-Furqan 25:40
Ata (kurejshitet) kaluan buze fshatit, i cili ishte gurezuar me ate shiun (gurezim prej se larti) e shemtuar, po a nuk jane ata, te cilet e pane ate? Jo, nuk e veshtruan, sepse ata ishin te tille, te cilet nuk shpresonin ne ringjallje
Verse 41 — Surah Al-Furqan 25:41
E kur te shohin ty, nuk te cmojne ndryshe, por vetem ne tallje e thone: "A ky eshte ai qe All-llahu e dergoi pejgamber
Verse 42 — Surah Al-Furqan 25:42
Sikur ne te mos ishim te qendrueshem ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tane!" E me vone, kur ta shohin qartazi denimin, do ta kuptojne se kush ishte me larg nga e verteta
Verse 43 — Surah Al-Furqan 25:43
A e ke pare ti ate, qe per zot e cmon epshin e vet, a mos do t´i behesh ti atij mbrojtes
Verse 44 — Surah Al-Furqan 25:44
A mendon ti se shumica e tyre degjojne ose kuptojne? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetem si kafshe, bile jane edhe me te humbur nga e verteta
Verse 45 — Surah Al-Furqan 25:45
A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e kendej) hijen, e sikur te kishte dashur do ta linte ne nje vend, pastaj diellin e beme rrefyes te saj
Verse 46 — Surah Al-Furqan 25:46
Pastaj Ne ate e terheqim pak nga pak
Verse 47 — Surah Al-Furqan 25:47
E ai eshte qe naten ua beri petk, gjumin pushim e diten e beri per gjallerim
Verse 48 — Surah Al-Furqan 25:48
Edhe Ai eshte, qe i leshon ererat myzhde ne prag te meshires se Tij (shiut) dhe Ne leshuam prej qiellit uje te paster
Verse 49 — Surah Al-Furqan 25:49
Qe me te t´i japim jete nje toke te vdekur dhe qe t´u japim te pijne atyre qe i krijuam, kafshe e shume njerez
Verse 50 — Surah Al-Furqan 25:50
Ne shumehere ua perkujtuam atyre keto fakte qe te mendojne, por shumica e njerezve nuk deshten tjeter pos refuzimin
Verse 51 — Surah Al-Furqan 25:51
Sikur te kishim dashur Ne, do te dergonim pejgamber ne cdo vendbanim
Verse 52 — Surah Al-Furqan 25:52
Po ti mos i degjo jobesimtaret e luftoi ata me te (me Kur´an) me nje lufte te madhe
Verse 53 — Surah Al-Furqan 25:53
Ai la te lire te bashkohen dy dete, ky (njeri) i pijshem e i shijshem, e ky (tjetri) i njelmet e i idhet, e mes tyre beri si te jete ndonje pende, prite qe te mos perzihen
Verse 54 — Surah Al-Furqan 25:54
Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e beri ate te kete fis dhe te kete miqesi. Zoti yt ka mundesi te jashtezakonshme
Verse 55 — Surah Al-Furqan 25:55
E ata ne vend te All-llahut adhurojne ate qe nuk u sjell as dobi, as dem atyre, po jobesimtari ndihmon ate qe eshte kunder Zotit te vet
Verse 56 — Surah Al-Furqan 25:56
E Ne nuk te derguam ty per tjeter qellim, por vetem si pergezues e si qortues
Verse 57 — Surah Al-Furqan 25:57
Thuaj: "Une per kete nuk kerkoj shperblim prej jush, por vetem kush te doje te marre rrugen qe e afron te Zoti i vet
Verse 58 — Surah Al-Furqan 25:58
Ti mbeshtetju Atij te perjetshmit qe nuk vdes kurre, madheroje me lavderimin qe i takon Atij, Ai mjafton per njohje ne hollesi te mekateve te robve te vet
Verse 59 — Surah Al-Furqan 25:59
Ai krijoi qiejt e token dhe gjithcka qe gjendet ndermjet tyre brenda gjashte ditesh, e pastaj mbizoteroi Arshin. Ai eshte Meshiruesi. Per kete pyete ndonje shume te dijshem
Verse 60 — Surah Al-Furqan 25:60
E kur u eshte thene atyre: Beni sexhde ndaj te Madherishmit, ata thane: "E kush eshte Rrahmani - Meshiruesi? A t´i bejme sexhde pse ti na urdheron?" E kjo e shtoi edhe me teper largimin e tyre (nga feja)
Verse 61 — Surah Al-Furqan 25:61
I madherishem eshte Ai qe krijoi yje ne qiell dhe vendosi ne te drite (diell) e hene qe ndricon
Verse 62 — Surah Al-Furqan 25:62
Ai eshte qe beri naten, e diten zevendesuese te njera-tjetres dhe per ate qe deshiron te mendoje apo te falenderoje, argument
Verse 63 — Surah Al-Furqan 25:63
E roberit e Zotit jane ata qe ecin neper toke te qete, e kur atyre me fjale u drejtohen injorantet, ata thone: "Paqe
Verse 64 — Surah Al-Furqan 25:64
Dhe qe per hir te Zotit te tyre naten e kalojne duke i bere sexhde dhe duke qendruar ne kembe (falen)
Verse 65 — Surah Al-Furqan 25:65
Edhe ata qe thone: "Zoti yne, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s´ka dyshim se vuajtja ne te eshte gjeja me e rende
Verse 66 — Surah Al-Furqan 25:66
Ai, vertet eshte vendqendrim dhe vendbanim i keq
Verse 67 — Surah Al-Furqan 25:67
Edhe ata qe kur shpenzojne nuk e teprojne e as nuk jane doreshtrenguar, por mbajne mesataren e jane te matur
Verse 68 — Surah Al-Furqan 25:68
Edhe ata qe pos All-llahut, nuk lusin zot tjeter dhe nuk mbysin njeriun qe e ka ndaluar All-llahu, por vetem kur e meriton ne baze te drejtesise, dhe qe nuk bejne kurveri, ndersa kush i punon keto, ai gjen ndeshkimin
Verse 69 — Surah Al-Furqan 25:69
Atij i dyfishohet denimi diten e kijametit dhe aty mbetet i perbuzur pergjithmone
Verse 70 — Surah Al-Furqan 25:70
Pervec atij qe eshte penduar dhe ka bere veper te mire, te tilleve All-llahu te keqijat ua shnderron ne te mira. All-llahu eshte meshirues, ndaj Ai fale shume
Verse 71 — Surah Al-Furqan 25:71
Ai qe eshte penduar dhe ka bere mire, ne te vertete, ai eshte kthyer tek All-llahu dhe eshte i pranishem
Verse 72 — Surah Al-Furqan 25:72
(Roberit e Zotit jane) Edhe ata qe nuk deshmojne rrejshem dhe kur (rastesisht) kalojne prane te keqes, kalojne duke e ruajtur karakterin e vet
Verse 73 — Surah Al-Furqan 25:73
Edhe ata qe kur keshillohen me ajetet e Kur´anit te Zotit te tyre, nuk u kthejne shpinen si te shurdhet e te verber
Verse 74 — Surah Al-Furqan 25:74
Edhe ata qe thone: "Zoti yne, na ben qe te jemi te gezuar me (punen) e grave tona dhe pasardhesve tane, e neve na ben shembull per te devotshmit
Verse 75 — Surah Al-Furqan 25:75
Per shkak se duruan, te tillet shperblehen me nje shkalle te larte (xhennet) dhe aty priten me pershendetje te selamit
Verse 76 — Surah Al-Furqan 25:76
Aty jane pergjithmone, e sa vendqendrim dhe vendbanim i mire eshte ai
Verse 77 — Surah Al-Furqan 25:77
Thuaj: "Zoti im as nuk do te kujdesej per ju, sikur te mos ishte lutja juaj (kur gjendeni ne veshtiresi, ose sikur te mos ishit te thirrur te besoni), e ju pergenjeshtruat, andaj denimi do t´ju jete i panderprere