Back to Languages

Albanian - Chapter 29 - Al-Ankabut

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Ankabut 29:1

Verse 2 — Surah Al-Ankabut 29:2

A menduan njerezit te thone: "Ne kemi besuar, e te mos vihen ne sprove

Verse 3 — Surah Al-Ankabut 29:3

Ne i sprovuam ata qe ishin para tyre, ashtu qe All-llahu gjithqysh do t´i dalloje ata qe e thane te verteten e do t´i dalloje edhe genjeshtaret

Verse 4 — Surah Al-Ankabut 29:4

A mos menduan ata qe bejne vepra te keqija (krime) se do te na shpetojne (t´i ikin denimeve)? Sa i shemtuar eshte gjykimi i tyre

Verse 5 — Surah Al-Ankabut 29:5

E kush shpreson takimin (shperblimin) e All-llahut, s´ka dyshim se afati i All-llahut do te vije patjeter, e Ai eshte degjuesi i dijshmi

Verse 6 — Surah Al-Ankabut 29:6

E kush lufton (perpiqet per te mire), ai ben lufte per vete, se All-llahu vertet nuk ka nevoje per aske ne tere boten

Verse 7 — Surah Al-Ankabut 29:7

Po ata qe besuan dhe bene vepra te mira, Ne me siguri do t´ua shlyejme te keqijat e do t´i shperblejme me se miri per ate qe vepruan

Verse 8 — Surah Al-Ankabut 29:8

Ne e kemi obliguar njeriun me pune te mira ndaj prinderve te vet, e nese ata te dy perpiqen te shpiejne ty qe te me peshkruash Mua shok (zot tjeter) per cka ti nuk di asgje, atehere ti mos i respekto ata. Kthimi juaj eshte tek Une, e Une do t´ju njoftoj p

Verse 9 — Surah Al-Ankabut 29:9

E ata qe besuan e bene vepra te mira, ata do t´i radhisim nder me te miret

Verse 10 — Surah Al-Ankabut 29:10

Ka disa njerez qe thone: "Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonje te keqe per shkak te (rruges se) All-llahut, ai sprovimin prej njerezve e trajton si denimin e All-llahut (prej te cilit njerezit ikin prej mosbesimit ne besim), e nese vjen nd

Verse 11 — Surah Al-Ankabut 29:11

All-llahu do t´i vere ne pah ata qe besuan dhe do t´i vere ne thumb hipokritet

Verse 12 — Surah Al-Ankabut 29:12

Ata qe nuk besuan u thane atyre qe besuan: "Ejani ne rrugen (ne fene) tone, e ne po i bartim mekatet tuaja (po qe se eshte mekat rruga jone). Po ata nuk do te bartin asgje nga mekatet e tyre, ne te vertete ata jane genjeshtare

Verse 13 — Surah Al-Ankabut 29:13

Ata patjeter do te bartin barren e vet, e me ate te veten edhe barre te tjera, e ne diten e kijametit do te merren ne pergjegjesi per ate qe kane trilluar

Verse 14 — Surah Al-Ankabut 29:14

Ne e derguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi nder ata nje mije pa pesedhjete vjet, e ata meqe ishin horra i perfshiu vershimi

Verse 15 — Surah Al-Ankabut 29:15

Ndersa ate vete dhe te tjeret qe ishin ne anije, i shpetuam dhe Ne ate (ngjarje) e beme argument per tere boten

Verse 16 — Surah Al-Ankabut 29:16

Edhe Ibrahimin (e derguam) kur ai popullit te vet i tha: "Adhurojeni All-llahun dhe keni frike prej Atij, se kjo, nese e kuptoni, eshte shume me mire per ju

Verse 17 — Surah Al-Ankabut 29:17

Ju ne vend te All-llahut jeni duke adhuruar vetem idhuj qe i trilloni vete si genjeshtare. S´ka dyshim se ata qe i adhuroni ne vend te All-llahut, nuk posedojne furnizimin tuaj, pra kerkojeni furnizimin te All-llahu, adhurojeni Ate dhe shprehni falenderim

Verse 18 — Surah Al-Ankabut 29:18

Po nese ju pergenjeshtroni, edhe popuj para jush pergenjeshtruan, e te derguarit nuk i takon tjeter pos komunikimi i kuptueshem

Verse 19 — Surah Al-Ankabut 29:19

A nuk e kane verejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj ate e perserit, e kjo eshte lehte per All-llahun

Verse 20 — Surah Al-Ankabut 29:20

Thuaj: "Udhetoni neper toke e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesen tjeter (ringjalljen). Eshte e vertete se All-llahu ka mundesi per cdo send

Verse 21 — Surah Al-Ankabut 29:21

Ai ndeshkon ate qe do dhe meshiron ke te doje dhe tek Ai do te silleni

Verse 22 — Surah Al-Ankabut 29:22

Ju nuk keni mundesi ta beni te paafte (Zotin tuaj t´ju denoje) as ne toke e as ne qiell, dhe perpos All-llahut, nuk keni as mbrojtes as ndihmetar

Verse 23 — Surah Al-Ankabut 29:23

E ata qe nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Te, te tillet kane humbur shpresen nga meshira Ime dhe ata i pret denimi i hidhur

Verse 24 — Surah Al-Ankabut 29:24

Po pergjigjja e popullit te tij nuk ishte tjeter vetem te thone: "Mbyteni ate (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirepo, All-llahu e shpetoi ate prej zjarrit. Per nje popull qe beson, ketu vertet ka fakte bindese

Verse 25 — Surah Al-Ankabut 29:25

Ai (Ibrahimi) tha: "Ju perqafuat, vec All-llahut, idhuj vetem sa per bashkejetese mes jush ne jeten e kesaj bote, e ne diten e kijametit (ndryshon gjendja) ju do te refuzoni njeri-tjetrin; fundi juaj eshte zjarri, per ju nuk do te kete ndihmetare

Verse 26 — Surah Al-Ankabut 29:26

Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: "Une shperngulem atje ku me udhezoi Zoti im, Ai eshte i gjithfuqishmi, i urti

Verse 27 — Surah Al-Ankabut 29:27

Dhe Ne ia dhuruam atij Is´hakun dhe Jakubin, e ne pasardhesit e tij shpallem pejgamberllekun dhe librin e shenjte (librat e shpallur), atij i dhame shperblimin ne kete bote, kurse ne boten tjeter do te jete nder te miret e persosur

Verse 28 — Surah Al-Ankabut 29:28

(Derguam) Edhe Lutin, i cili popullit te vet i tha: "Ju beni aq pune te shemtuar sa askush para jush nga tere bota nuk e ka bere

Verse 29 — Surah Al-Ankabut 29:29

Ju jeni qe kontaktoni me meshkujt, qe sulmoni njerezit ne rruge, qe ne vendtubimet tuaja beni pune te ndyta. Pergjigjja e popullit te tij nuk ishte tjeter vetem te thone: "Nese e thua te verteten, na sill denimin nga All-llahu

Verse 30 — Surah Al-Ankabut 29:30

Ai tha: "O Zoti im, me ndihmo kunder popullit te prishur

Verse 31 — Surah Al-Ankabut 29:31

E kur te derguarit tane (engjejt) i erdhen me myzhde Ibrahimit, i thane: "Ne jemi shkaterrues te banoreve te ketij qyteti, pse banoret e tij jane mizore

Verse 32 — Surah Al-Ankabut 29:32

Ai (Ibrahimi) tha: "Aty eshte Luti!" Ata i thane: "Ne e dime edhe me mire se kush eshte aty, ate dhe familjen e tij do ta shpetojme pervec gruas se tij, ajo do te mbetet me te zhdukurit

Verse 33 — Surah Al-Ankabut 29:33

E pasi te derguarit tane i erdhen Lutit, ai per shkak te tyre u shqetesua dhe u ngushtua, po ata i thane: "Mos ke frike, as mos u pikello, ne te shpetojme ty dhe familjen tende, pervec gruas sate qe do te mbetet me te denuarit

Verse 34 — Surah Al-Ankabut 29:34

Ne mbi banoret e ketij qyteti do te leshojme nje denim nga qielli per shkak se ata bejne pune te liga

Verse 35 — Surah Al-Ankabut 29:35

E nga ai vend Ne kemi lene gjurme te qarte per nje popull qe mendon

Verse 36 — Surah Al-Ankabut 29:36

E ne Medjen (derguam) vellain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini friken diten e fundit, e mos e teproni si shkaterrues ne toke

Verse 37 — Surah Al-Ankabut 29:37

Po ata e pergenjeshtruan, andaj i perfshiu termeti dhe aguan te shtangur (te ftohur e te vdekur) ne shtepite e tyre

Verse 38 — Surah Al-Ankabut 29:38

(I shkaterruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre jane te qarta per ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e verteta, edhe pse e shihnin ate

Verse 39 — Surah Al-Ankabut 29:39

Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhesi, ndaj nuk munden t´i shptojne denimit

Verse 40 — Surah Al-Ankabut 29:40

Secilin prej tyre e kemi denuar per shkak te mekatit te vet; disa prej tyre Ne i goditem me furtune plot rere, disa i shkaterruam me krisme nga qielli, kurse disa te tjere i sharruam ne toke dhe disa i permbytem ne uje. All-llahu nuk u beri atyre ndonje t

Verse 41 — Surah Al-Ankabut 29:41

Shembulli i atyre, te cilet vec All-llahut moren mbrojtes (zota idhujsh), eshte si shembulli i merimanges qe thur shtepi, e sikur ta dinin ata, me e dobeta shtepi eshte e shtepia e merimanges

Verse 42 — Surah Al-Ankabut 29:42

All-llahu e di se c´adhurojne ata pos Tij (ose nuk adhurojne asgje), Ai eshte ngadhenjyesi, i urti

Verse 43 — Surah Al-Ankabut 29:43

Keta jane shembuj qe Ne ua sjellim njerezve, po keta nuk i kupton kush pos dijetareve

Verse 44 — Surah Al-Ankabut 29:44

All-llahu krijoi qiejt dhe token me nje seriozitet te caktuar. Ne to me te vertete ka fakte per besimtaret

Verse 45 — Surah Al-Ankabut 29:45

Ti lexo ate qe po te shpallet nga libri (Kur´ani), fal namazin, vertet namazi largon nga te shemtuarat dhe te irituarat, e permendja e All-llahut eshte me e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di c´punoni ju

Verse 46 — Surah Al-Ankabut 29:46

Ithtaret e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni ne fene tuaj) vetem ashtu si eshte me se miri, pervec atyre qe jane mizore dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj qe na u zbrit neve dhe qe u zbriti juve dhe se Zoti yne dhe Zoti juaj eshte nje, dhe se n

Verse 47 — Surah Al-Ankabut 29:47

Dhe po ashtu (sic i zbritem librat e meparshem), Ne ta zbritem ty librin. E ata, te cileve Ne u kemi dhene librin, i besojne ketij (Kur´anit), edhe nga ata (idhujtaret arabe) ka qe i besojne ketij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, perpos jobesi

Verse 48 — Surah Al-Ankabut 29:48

Ti (Muhammed) nuk ishe qe lexon ndonje liber para ketij, e as qe shkruajshe ate me doren tende te djathte, pse atehere do te dyshonin ata te prishurit

Verse 49 — Surah Al-Ankabut 29:49

Por jo, ai eshte plot argumente te qarta ne zemrat e atyre qe u eshte dhene dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos te shfrenuarve

Verse 50 — Surah Al-Ankabut 29:50

Ata thane: "Perse te mos i kete zbritur atij nje mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "Ceshtja e mrekullive eshte vetem ne duar te All-llahut, e une nuk jam tjeter pos terheqes i verejtjes dhe shpjegues

Verse 51 — Surah Al-Ankabut 29:51

Po a nuk u mjaftoi atyre qe Ne ta shpallem librin, i cili u lexohet atyre, e s´ka dyshim se kjo eshte dhurate e perkujtim per njerezit qe duan te besojne

Verse 52 — Surah Al-Ankabut 29:52

Thuaj: "Mjafton qe All-llahu eshte deshmitar ndermjet meje dhe juve, Ai e di c´ka ne qiej e ne toke, e ata qe i besuan te kotes e nuk e besuan All-llahun, ata jane te deshtuarit

Verse 53 — Surah Al-Ankabut 29:53

Ata kerkojne prej teje ngutjen e ndeshkimit, e sikur te mos ishte afati i caktuar, atyre do t´u vinte ndeshkimi, po ai patjeter do t´u vije atyre befas ashtu qe ata nuk e hetojne

Verse 54 — Surah Al-Ankabut 29:54

Po, si e kerkojne ata ngutjen e ndeshkimit? E ne te vertete xhehennemi eshte qe i ka rrethuar ne te gjitha anet jobesimtaret

Verse 55 — Surah Al-Ankabut 29:55

Diten kur ata i mbulon denimi (i zjarrit) prej se larti dhe se poshtmi nen kembet e tyre, e u thote: "Shijojeni ate qe keni vepruar

Verse 56 — Surah Al-Ankabut 29:56

O robet e Mi qe besuat, toka Ime eshte e gjere, pra vetem Mua me adhuroni

Verse 57 — Surah Al-Ankabut 29:57

Secili njeri do ta shijoje vdekjen, e pastaj do te ktheheni te Ne

Verse 58 — Surah Al-Ankabut 29:58

E ata qe besuan dhe bene vepra te mira, atyre do t´u bejme vend te larte ne xhennet ne te cilin rrjedhin lumenj, aty jane pergjithmone; sa i mire eshte shperblimi per ate qe vepruan

Verse 59 — Surah Al-Ankabut 29:59

Te cilet bene durim dhe vetem Zotit te tyre iu mbeshteten

Verse 60 — Surah Al-Ankabut 29:60

Sa e sa gjallesa jane qe nuk kane mundesi per furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai eshte degjuesi, i dijshmi

Verse 61 — Surah Al-Ankabut 29:61

Nese ti i pyet ata: "Kush krijoi qiejt e token, kush i nenshtroi (te levizin) diellin dhe henen?" Ata do te thone: "All-llahu!" E si prapesoheni, pra

Verse 62 — Surah Al-Ankabut 29:62

All-llahu i jep furnizim atij qe do nga robet e vet, e ia pakeson (shtrengon) atij qe do. Vertet, All-llahu eshte i gjithdijshem per cdo gje

Verse 63 — Surah Al-Ankabut 29:63

Dhe nese ti i pyet ata: "Kush e leshon shiun nga qielli dhe me te e ngjall token pas vdekjes se saj?" Ata thone: "All-llahu!" Thuaj: "Falenderimi i qofte All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojne

Verse 64 — Surah Al-Ankabut 29:64

Kjo jete e kesaj bote nuk eshte tjeter vetem se defrim e loje, e jete e vertete, pa dyshim eshte ajo e botes se ardhme (Ahireti), sikur ta dinim

Verse 65 — Surah Al-Ankabut 29:65

(Idhujtaret e dine per All-llahun pse) Kur hipin ata ne anije (u keputet lidhja me token dhe frikesohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpeton ata (dhe dalin) ne toke, qe, po ata te njejtit i lusin idhujt

Verse 66 — Surah Al-Ankabut 29:66

Po le t´i perbuzin ato te mira qe ua dhame dhe le te kenaqen, (e mos te besojne), se me vone do ta kuptojne

Verse 67 — Surah Al-Ankabut 29:67

A nuk e kane verejtur ata se Ne e kemi bere vendin e shenjte (Meken) te sigurt, e njerezit perreth tyre rrembehen (plackiten, mbyten). Po, a i besojne ata te kotes, e te mirat e All-llahut i perbuzin

Verse 68 — Surah Al-Ankabut 29:68

E kush eshte me mizor se ai qe shpif genjeshter ndaj All-llahut, ose pergenjeshtron te verteten pasi t´i kete ardhur ajo? Po, a nuk eshte xhehennemi vend per jobesimtaret

Verse 69 — Surah Al-Ankabut 29:69

E ata, te cilet luftuan per hir Tone, Ne me siguri do t´i orientojme rruges per te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu eshte ne krahun e bemiresve