Verse 1 — Surah Luqman 31:1
Elif, Lam, Mim
Verse 2 — Surah Luqman 31:2
Ato jane ajete te librit me plot urtesi te persosur
Verse 3 — Surah Luqman 31:3
E qe jane udhezim e meshire per ata qe jane punemire
Verse 4 — Surah Luqman 31:4
Te cilet rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata jane te plotbindur per boten tjeter (Ahiretin)
Verse 5 — Surah Luqman 31:5
Te tillet jane te udhezuar ne nje rruge te qarte prej Zotit te vet dhe ata jane fatlume
Verse 6 — Surah Luqman 31:6
Po ka nga njerezit qe blene tregime boshe e me qellim qe t´i largojne njerezit prej rruges se All-llahut pa pasur kurrfare fakti dhe per t´i marre ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Per ta me siguri eshte pergatitur denim i turpshem
Verse 7 — Surah Luqman 31:7
E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelarte dhe behet sikur nuk i ka degjuar ato, behet sikur ne veshet e tij ka shurdhim te rende, pra, ti pergezoje ate me nje denim te dhembshem
Verse 8 — Surah Luqman 31:8
E ata qe besuan dhe bene vepra te mira, per ata jane xhennetet e begatshme
Verse 9 — Surah Luqman 31:9
qe ne to jane pergjithmone. Premtimi i All-llahut i prere, e Ai eshte i gjithfuqishmi, i urti
Verse 10 — Surah Luqman 31:10
Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni, e ne toke vendosi kodra te renda qe te mos luaje vendi bashke me ju, e neper te shperndau nga te gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi leshuar shi e kemi bere te mbijne ne te nga te gjitha llojet me te
Verse 11 — Surah Luqman 31:11
Kjo eshte veper e krijimit te All-llahut, e me tregoni pra mua se c´krijuan ata te tjeret pos Tij. Jo, asgje, pra, idhujtaret jane ne nje humbje te pafund
Verse 12 — Surah Luqman 31:12
Ne i patem dhene Llukmanit mencuri te persosur (e i thame): Te falenderosh All-llahun, e kush falenderon, e mira e atij falenderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka per vete), ne te vertete, All-llahu nuk ka nevoje (per falenderimin e tij) pse A
Verse 13 — Surah Luqman 31:13
(perkujtoju popullit tend) Kur Llukmani duke e keshilluar, birit te vet i tha: "O djali im, mos i pershkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria eshte padrejtesi me e madhe
Verse 14 — Surah Luqman 31:14
Ne njeriun e kemi urdheruar per (sjellje te mira ndaj) prindit te vet, sepse nena e vet ate e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositem) Te jeshe mirenjohes ndaj Meje dhe ndaj dy prinderve tu, pse vetem tek Une eshte kthimi ju
Verse 15 — Surah Luqman 31:15
E nese ata te dy tentojne qe ti te me pershkruash Mua shok, per cka ti nuk ke kurrfare fakti, atehere mos i respekto ata, po ne ceshtjet e jetes se kesaj bote te keshe mirekuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugen e atij qe eshte i kthyer kah Une, mandej kthimi
Verse 16 — Surah Luqman 31:16
O djali im, s´ka dyshim se edhe nese ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e te jete e fshehur ne rrase guri, ose ne qiej apo ne toke, All-llahu do ta sjelle ate, se All-llahu eshte i bute dhe hollesisht i informuar
Verse 17 — Surah Luqman 31:17
O djali im, fale namazin, urdhero per pune te mira, e ndalo nga te keqijat, perballo me durim cdo gje qe te godet, vertet, keto jane nga ceshtjet me te preferuara
Verse 18 — Surah Luqman 31:18
Dhe mos shtrembero fytyren tende prej njerezve, mos ec neper toke kryelarte, se All-llahu nuk e do asnje mendjemadh e qe shume lavderohet
Verse 19 — Surah Luqman 31:19
Te jesh i matur ne ecjen tende, ule zerin tend, se zeri me i eger eshte zeri i gomarit
Verse 20 — Surah Luqman 31:20
A nuk e dini ju se All-llahu nenshtroi per te miren tuaj c´ka ne qiej e c´ka ne toke dhe plotesoi ndaj jush te mirat e Tij te dukshme e te fshehta, e megjithate prej njerezve ka qe polemizojne ceshtjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qene
Verse 21 — Surah Luqman 31:21
Dhe kur atyre u thuhet: "Pasoni ate qe e shpall All-llahu" ata thone: "Jo, ne ndjekim ate qe gjetem tek prinderit tane!" E edhe sikur djalli t´i kishte thirrur ata ne denimin e zjarrte
Verse 22 — Surah Luqman 31:22
E kush ia dorezon veten All-llahut duke qene edhe punemire, ai eshte kapur per lidhjen me te sigurt dhe vetem tek All-llahu eshte perfundimi i ceshtjeve
Verse 23 — Surah Luqman 31:23
Ty mos te brengos mosbesimi i atij qe nuk beson, kthimi i tyre eshte vetem tek Ne, e per ate qe vepruan, Ne do t´u tregojme. All-llahu vertet eshte i dijshem per ate qe mbajne ne zemra
Verse 24 — Surah Luqman 31:24
Ne u japim te jetojne pak (ne kete bote), e pastaj i shtrengojme ata me nje denim te rende
Verse 25 — Surah Luqman 31:25
Nese ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e token? Me siguri do te thone: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qofte lavderimi!" Por shumica e tyre nuk dine
Verse 26 — Surah Luqman 31:26
Vetem te All-llahut jane te gjitha qe gjenden ne qiej e ne toke; All-llahu eshte Ai qe s´ka nevoje dhe eshte i lavdishem
Verse 27 — Surah Luqman 31:27
Sikur te gjithe drute ne toke te jene lapsa dhe sikur detit t´i shtohen edhe shtate dete (e te jene me ngjyre), nuk do te mbaronin fjalet e All-llahut (do te shteroheshin detet, do te soseshin lapsat, e jo mrekullite e Zotit). All-llahu eshte ngadhenjyesi
Verse 28 — Surah Luqman 31:28
Krijimi dhe ringjallja juaj nuk eshte me e rende se krijimi i nje qenieje (nje njeriu); vertet, All-llahu eshte qe i degjon e i sheh veprat e njerezve
Verse 29 — Surah Luqman 31:29
A nuk e di se All-llahu e fut (erresiren) naten ne dite dhe e fut (driten) diten ne nate, dhe Ai i nenshtroi Diellin e Henen (te lindin e te perendojne) dhe secili rrjedh (noton) deri ne nje afat te caktuar dhe se All-llahu hollesisht eshte i njohur per a
Verse 30 — Surah Luqman 31:30
Kjo (dokumenton) se All-llahu eshte Ai (Zoti) i vertete, dhe se ajo qe ata adhurojne pos Tij eshte genjeshter, e All-llahu eshte Ai i larti, i madhi
Verse 31 — Surah Luqman 31:31
A nuk e sheh se anijet lundrojne ne saje te miresise se All-llahut, e per t´ju treguar juve madherine e Tij. Vertet, edhe ne kete ka argument per secilin qe eshte shume i durueshem dhe shume mirenjohes
Verse 32 — Surah Luqman 31:32
E kur i mbulon ata ndonje vale si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetem ndaj Tij, e kur i shpeton ata e dalin ne toke, ka disa prej tyre qe i mbesin besnike besimit te drejte, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos te pabesit dhe perbuzesit
Verse 33 — Surah Luqman 31:33
O ju njerez, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frike dites kur prindi nuk mund t´i beje dobi femijes se vet, e as femija nuk mund t´i beje dobi asnje send prindit te vet. Premtimi i All-llahut (per thevab ose azab) eshte i sigurt, pra te mos ju mashroj
Verse 34 — Surah Luqman 31:34
S´ka dyshim se vetem All-llahu e di kur do te ndodhe kijameti, Ai e di kur e leshon shiun. Ai e di se c´ka ne mitra (te nenave), nuk e di kush pos Tij se cka do te ndodhe (cka do te punoje) neser, dhe askush nuk e di, pos Tij, se ne c´vend (ose kohe) do t