Back to Languages

Albanian - Chapter 35 - Fatir

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Fatir 35:1

Falenderimi i qofte All-llahut, Krijuesit te qiejve e tokes, Sajuesit te engjejve me nga dy pale, tri pale e kater pale krahe, ndermjetesues (midis Tij dhe pejgambereve). Ai shton ne krijim ate qe do, vertet All-llahu ka fuqi per cdo send

Verse 2 — Surah Fatir 35:2

Ate qe All-llahu ua dhuron njerezve nga meshira e Tij, nuk ka kush qe mund ta pengoje, e ate qe Ai e ndal, nuk ka kush qe mund ta liroje pos Tij; Ai eshte ngadhenjyesi, i gjithedijshmi

Verse 3 — Surah Fatir 35:3

O ju njerez, ruani me mirenjohje te mirat qe All-llahu u dhuroi! A ka ndonje zot tjeter qe ju furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjeter pervec Tij, e si pra, e ktheni shpinen

Verse 4 — Surah Fatir 35:4

Po, nese ty te konsiderojne rrenacak, edhe te derguarit para teje kane qene te pergenjeshtruar, po vetem te All-llahu kthehen ceshtjet

Verse 5 — Surah Fatir 35:5

O ju njerez, s´ka dyshim se premtimi i All-llahut eshte i vertete, pra te mos u mashtroje juve jeta e kesaj bote dhe te mos u mashtroje juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani)

Verse 6 — Surah Fatir 35:6

Djalli eshte armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e therret ate grupin e vet, vetem per t´i bere banues te zjarrit

Verse 7 — Surah Fatir 35:7

Ata qe nuk besuan kane nje denim te ashper, e ata qe besuan dhe bene vepra te mira, ata kane falje (te mekateve) dhe shperblim te madh

Verse 8 — Surah Fatir 35:8

A atij qe vepra e vet e keqe i eshte hijeshuar dhe e sheh si te mire (a eshte i njejte me ate qe i largohet asaj)? Ne te vertete, All-llahu e largon nga e verteta ate qe do dhe Ai e udhezon ate qe do, andaj ti (Muhammed) mos shkaterro veten me deshperim p

Verse 9 — Surah Fatir 35:9

All-llahu eshte Ai qe i leshon ererat, e ato i lekundin rete dhe Ne i derdhim ato ne nje vend te thate dhe me ate ujitje e ngjallim token pas vdekjes se saj. Ja, keshtu eshte ringjallja

Verse 10 — Surah Fatir 35:10

Kush e deshiron krenarine (le ta dije), e tere krenaria i takon All-llahut (pra le te kerkoje prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mire (besimi) dhe veprimi i mire, e Ai i pranon. E ata qe pergatitin dredhira te keqija, per ata eshte nje denim i rende dhe dre

Verse 11 — Surah Fatir 35:11

All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej nje pike uji, e pastaj ju beri cift. E asnje femer nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetem se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt te jetoje gjate ose t´i shkurtohet jeta e tij, vetem se ajo eshte e shenuar ne Libe

Verse 12 — Surah Fatir 35:12

E nese jane te njejte dy dete; ky i embel shuan etjen dhe pirja e tij eshte e lehte, e ky tjetri i njelmeti djeg. E prej secilit ju hani mish te fresket, nxirrni stoli qe i mbani; e i sheh anijet se si cajne ujin per te kerkuar te mirat e Tij. Ashtu qe ju

Verse 13 — Surah Fatir 35:13

Ai eshte qe zgjat naten ne pjese te dites dhe e zgjat diten ne pjese te nates, i nenshtroi diellin dhe henen qe secili leviz (udheton) deri ne afatin e caktuar. Ky eshte All-llahu, Zoti juaj, i tere sundimin eshte i Tij, e ata qe i lutni ne vend te Tij, n

Verse 14 — Surah Fatir 35:14

Nese ata i therritni, ata nuk degjojne thirrjen tuaj, po te zeme se degjojne, nuk mund t´ju pergjigjen juve ne diten e kijametit, ata do ta mohojne adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk te informon ty si i Dijshmi (All-llahu)

Verse 15 — Surah Fatir 35:15

O ju njerez, ju keni nevoje per All-llahun e All-llahu nuk ka nevoje per ju; Ai eshte i falenderuari

Verse 16 — Surah Fatir 35:16

Po te doje Ai, juve ju zhduk e sjell krijese te re

Verse 17 — Surah Fatir 35:17

E per All-llahun ajo nuk eshte e veshtire

Verse 18 — Surah Fatir 35:18

Dhe asnje mekatar nuk do ta barte mekatin e tjetrit, po edhe nese mekatari therret ndonje per t´ia bartur ate, ajo nuk do t´i bartet atij, edhe nese (ai qe therret) eshte i afert i tij. Ti mund t´ua terheqesh verejtjen vetem atyre qe i kane friken Zotit t

Verse 19 — Surah Fatir 35:19

Nuk jane te barabarte i verberi dhe ai qe sheh

Verse 20 — Surah Fatir 35:20

Dhe as erresirat e drita

Verse 21 — Surah Fatir 35:21

Verse 22 — Surah Fatir 35:22

E nuk jane te njejte as te gjallit e te vdekurit, All-llahu ben te degjoje ate qe do, e ti nuk mund ta besh te degjoje ai qe eshte ne varr

Verse 23 — Surah Fatir 35:23

Ti nuk je tjeter vetem i derguar qe terheq verejtjen

Verse 24 — Surah Fatir 35:24

Ne te derguam ty me ate qe eshte e vertete, lajmgezues e qortues, e nuk pati asnje nga popujt qe nuk pati te derguar

Verse 25 — Surah Fatir 35:25

Edhe nese te pergenjeshtrojne ty, pergenjeshtruan edhe ata qe ishin para tyre, qe atyre u paten ardhur te derguar me argumente te qarta, me broshura dhe me Liber te ndritshem

Verse 26 — Surah Fatir 35:26

Pastaj (pasi refuzuan) i shkaterrova ata qe nuk besuan, e sa i tmerrshem ishte ndeshkimi Im

Verse 27 — Surah Fatir 35:27

A nuk e sheh se All-llahu leshon nga qielli uje, e Ne nxjerrim me te fruta, ngjyra e te cileve eshte e ndryshme, e edhe neper kodra ka vija te bardha e te kuqe ngjyrash te ndryshme, e ka edhe shume te zeza

Verse 28 — Surah Fatir 35:28

Edhe nga njerezit, nga gjallesat, nga kafshet po ashtu ka te ngjyrave te ndryshme. Po All-llahut ia kane friken nga roberit e Tij vetem dijetaret, All-llahu eshte mbi gjithcka, eshte mekatfales

Verse 29 — Surah Fatir 35:29

Ata qe lexojne librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatite qe Ne u kemi dhene japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojne ne nje fitim qe kurre nuk humbet

Verse 30 — Surah Fatir 35:30

Qe Ai (All-llahu) do t´ju plotesoje shperblimin e tyre, e edhe do t´ju shtoje nga miresia e Tij, vertet Ai eshte mekatfales dhe shume mirenjohes

Verse 31 — Surah Fatir 35:31

Dhe ajo qe Ne te shpallem ty nga libri, eshte e vertete e sakte, qe verteton edhe per ata qe ishin para tij. Vertet, All-llahu eshte hollesisht i njohur ndaj roberve te vet, i sheh te gjitha

Verse 32 — Surah Fatir 35:32

Pastaj Ne u lame ne trashegim librin roberve Tane qe Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka qe jane demtues te vetvetes, ka qe jane mesatare, e ka prej tyre qe jane me ndihmen e All-llahut, te paret ne pune te mira, e kjo eshte ajo miresia e madhe

Verse 33 — Surah Fatir 35:33

Xhennetet e Adnit jane qe do te hyjne ne to, aty do te stolisen me rrethoreza nga ari e margaritari, e petkat e tyre jane te mendafshta

Verse 34 — Surah Fatir 35:34

E ata thone: "Falenderuar qofte All-llahu qe largoi prej nesh brengat; vertet, Zoti yne eshte qe fale shume dhe eshte bamires

Verse 35 — Surah Fatir 35:35

I cili nga miresia e Tij na vendosi ne vendin e perjetshem, ku nuk do te na preke ndonje mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonje molisje

Verse 36 — Surah Fatir 35:36

Po per ata qe nuk besuan eshte zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen qe te vdesin (te rehatohen), e as nuk u lehtesohe ndeshkimi. Keshtu e ndeshkojme secilin qe eshte shume i pabesim

Verse 37 — Surah Fatir 35:37

Dhe ata do te klithin aty: "O Zoti yne, nxirrna e te bejme vepra te mira, e jo si ato qe i benim!" Po a nuk u dhame juve jete aq saqe ai qe ka dashur te mendoje, ka mundur te mendoje gjate asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijon

Verse 38 — Surah Fatir 35:38

Nuk ka dyshim, All-llahu e di te fshehten e qiejve e te tokes dhe Ai eshte qe e di se cka mbajne gjoksat

Verse 39 — Surah Fatir 35:39

Ai eshte qe juve ju beri zevendesues ne Toke, e kush nuk besoi, te keqen e mosbesimit e ka kunder vetes; dhe mosbesimi i jobesimtareve nuk u shton tjeter te Zoti i tyre vetem se urrejtje te forte dhe jobesimtareve nuk u shton tjeter, mosbesimi i tyre vete

Verse 40 — Surah Fatir 35:40

Thuaj: "Me tregoni per zotat tuaj qe i adhuroni pos All-llahut, me beni te shohe se c´krijuan ata ne toke; a mos kane pjese ata ne qiej, a mos u kemi dhene atyre ndonje liber, e ata kane argument ne te?" Jo, por mizoret nuk i premtojne njeri-tjetrit dicka

Verse 41 — Surah Fatir 35:41

All-llahu i mban qiejt dhe token qe te mos zhduken, e nese zhduken, s´ka askush pos Tij qe mund t´i mbaje; Ai eshte qe nuk ngutet, eshte qe fale

Verse 42 — Surah Fatir 35:42

Ata me betimin me te forte te tyre jane betuar ne All-llahun se, nese u vjen atyre ndonje pejgamber, do te jene me te udhezuarit (me besimtaret) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishtere), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjeter v

Verse 43 — Surah Fatir 35:43

(Largim) Per shkak te mendjemadhesise dhe dredhise se keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjeter vetem ata qe kurdisen. Pra ata nuk jane duke pritur tjeter vetem gjurmet e te pareve, e ne ligjin e All-llahut kurre nuk do te hasesh devijim

Verse 44 — Surah Fatir 35:44

A nuk udhetuan ata neper toke e te shohin se si ishte perfundimi i atyre qe ishin para tyre, ndonese ata ishin edhe me te fuqishem. All-llahu nuk eshte i tille qe ndonje send ne qiej e as ne toke te mund ta beje te paafte Ate; Ai eshte i dijshem, i fuqish

Verse 45 — Surah Fatir 35:45

E sikur All-llahu t´i kapte njerezit sipas veprave (te keqija) te tyre, nuk do te linte mbi faqen e dheut asnje gjallese, por Ai i afatizon deri ne momentin e caktuar, e kur te vije afati i tyre, s´ka dyshim se All-llahu i ka parasysh roberit e vet