Back to Languages

Albanian - Chapter 36 - Ya-Sin

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Ya-Sin 36:1

Verse 2 — Surah Ya-Sin 36:2

Pasha Kur´anin e pacenueshem ne urtesine e tij te larte

Verse 3 — Surah Ya-Sin 36:3

S´ka dyshim se ti (Muhammed) je prej te derguarve

Verse 4 — Surah Ya-Sin 36:4

Je ne nje rruge te drejte

Verse 5 — Surah Ya-Sin 36:5

(Kur´ani eshte) Zbritje e Plotfuqishmit, e Meshiruesit

Verse 6 — Surah Ya-Sin 36:6

Per t´ia terhequr verejtjen nje populli, qe te pareve te tyre nuk u eshte terhequr, e per ate shkak ata jane te hutuar

Verse 7 — Surah Ya-Sin 36:7

Per Zotin tashme ka marre fund vendimi (thenia) kunder shumices se tyre, andaj ata edhe nuk besojne

Verse 8 — Surah Ya-Sin 36:8

Ne u kemi vare ne qafat e tyre pranga e ato u arrijne deri ne nofulla, andaj ata mbesin me koka lart

Verse 9 — Surah Ya-Sin 36:9

Ne u kemi vene edhe para tyre pende edhe mbrapa tyre pende dhe ua kemi mbuluar syte, prandaj ata nuk shohin

Verse 10 — Surah Ya-Sin 36:10

Dhe per ata eshte e njejte, a ua terhoqe verejtjen a nuk ua terhoqe, ata nuk besojne

Verse 11 — Surah Ya-Sin 36:11

Ti ia terheq verejtjen vetem atij qe e perveteson Kur´anin dhe i frikesohet Meshiruesit edhe kur eshte vetem (i papashem prej njerezve), pra jepi myzhde atij per falje dhe shperblim te mire

Verse 12 — Surah Ya-Sin 36:12

Vertet, Ne i ngjallim te vdekurit dhe i shkruajme veprat; gjurmet e tyre dhe cdo gje kemi regjistruar ne librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh)

Verse 13 — Surah Ya-Sin 36:13

Permendju atyre nje shembull te banoreve te fshatit, kur atyre u paten ardhur te derguarit

Verse 14 — Surah Ya-Sin 36:14

Kur Ne derguam te ata dy, e ata i pergenjeshtruan qe te dy, atehere i perforcuam me nje te trete dhe u thane: "Ne jemi te derguar te ju

Verse 15 — Surah Ya-Sin 36:15

Ata (fshataret) thane: "Ju nuk jeni tjeter, vetem se njerez sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgje; ju nuk jeni tjeter vetem se rrenacake

Verse 16 — Surah Ya-Sin 36:16

Ata thane: "Zoti yne e di se me te vertete ne jemi te derguar te ju

Verse 17 — Surah Ya-Sin 36:17

Dhe ne nuk jemi te obliguar per tjeter, pervec t´ju kumtojme ashtu qarte

Verse 18 — Surah Ya-Sin 36:18

Ata (fshataret) thane: "Ne parandiejme kob me ju dhe nese nuk terhiqeni, ne do t´ju gurezojme dhe do te perjetoni ndeshkim te idhet prej nesh

Verse 19 — Surah Ya-Sin 36:19

Ata (te derguarit) thane: "Fati i keq eshte i juaji, a pse u keshilluat, a (na kercenoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar

Verse 20 — Surah Ya-Sin 36:20

Dhe prej skajit me te larget te qytetit erdhi nje njeri qe ngutej e tha: "O populli im, degjoni te derguarit

Verse 21 — Surah Ya-Sin 36:21

Degjoni ate qe nuk kerkon prej jush ndonje shperblim dhe jane udherrefyes

Verse 22 — Surah Ya-Sin 36:22

E, c´kam une qe te mos e adhuroj ate qe me krijoi dhe te Ai ktheheni

Verse 23 — Surah Ya-Sin 36:23

A do te pranoj zota te tjere pos Atij, e nese do Meshiruesi te me godase me ndonje te keqe, ndermjetesimi i tyre nuk do te me vleje asgje, e as qe do te me shpetojne

Verse 24 — Surah Ya-Sin 36:24

Une do te jem atehere ne nje humbje te hapet

Verse 25 — Surah Ya-Sin 36:25

Une i kam besuar Zotit tuaj, pra me degjoni

Verse 26 — Surah Ya-Sin 36:26

Atij i eshte thene: "Hyn ne xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im

Verse 27 — Surah Ya-Sin 36:27

per cka me fali Zoti im dhe me beri prej te nderuarve

Verse 28 — Surah Ya-Sin 36:28

Pas tij, Ne nuk zbritem ndonje ushtri nga qielli kunder popullit te tij, e as qe ishte vendimi yne te zbresim tjeter

Verse 29 — Surah Ya-Sin 36:29

pervec nje britme te tmerrshme, kur qe, ata te ftohur (te vdekur)

Verse 30 — Surah Ya-Sin 36:30

O sa deshperim i madh per roberit qe nuk u erdhi ndonje i derguar, vetem se ata u tallen me te

Verse 31 — Surah Ya-Sin 36:31

A nuk e pane ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen

Verse 32 — Surah Ya-Sin 36:32

Dhe te gjithe, te tubuar, do te paraqiten prane Nesh

Verse 33 — Surah Ya-Sin 36:33

Dhe per ata eshte argument (per fuqine e Zotit) toka e vdekur, te cilen Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hane

Verse 34 — Surah Ya-Sin 36:34

Dhe ne te Ne u kemi bere kopshte hurmash e rrushi dhe ne te u kemi dhene burime (uji)

Verse 35 — Surah Ya-Sin 36:35

Ashtu qe ata te hane nga ata fruta dhe nga cka prodhojne vete duart e tyre. A i gezojne keto dhe nuk falenderojne

Verse 36 — Surah Ya-Sin 36:36

I paster nga te metat eshte Ai qe krijoi te gjitha llojet (ciftet) nga cka mban toka, nga vete ata dhe nga cka ata nuk dine

Verse 37 — Surah Ya-Sin 36:37

Per ata eshte argument edhe nata, prej te ciles largojme diten, kurse ata mbesin ne terr

Verse 38 — Surah Ya-Sin 36:38

Edhe Dielli udheton per ne kufirin e vet (ne cakun perfundimtar). Ai eshte (udhetim) percaktim i ngadhenjyesit, te dijshmit

Verse 39 — Surah Ya-Sin 36:39

Edhe Henes i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa te kthehet ne trajten e harkut (rrem i hurmes se thare)

Verse 40 — Surah Ya-Sin 36:40

As dielli nuk mund ta arrije henen, e as nata paraditen po secili noton ne nje galaktike

Verse 41 — Surah Ya-Sin 36:41

Argument per ta eshte edhe ajo se Ne pasardhesit e tyre (te Ademit) i bartem ne anije te mbushur perplot

Verse 42 — Surah Ya-Sin 36:42

Dhe ngjashem me te, u krijuam atyre dicka qe t´i hipin

Verse 43 — Surah Ya-Sin 36:43

E sikur te duam Ne, i permbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as qe do te shpetonin

Verse 44 — Surah Ya-Sin 36:44

Pervec nga meshira Jone ndaj tyre, dhe qe te perjetojne te mirat deri ne nje kohe te caktuar

Verse 45 — Surah Ya-Sin 36:45

E kur u thuhet atyre: "Kini frike asaj qe ngjau para jush dhe asaj cka do t´ju ngjaje me vone, e qe te meshiroheni (ata nuk degjojne)

Verse 46 — Surah Ya-Sin 36:46

Nuk ka asnje argument qe u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e qe ata nuk ia kthyen shpinen

Verse 47 — Surah Ya-Sin 36:47

Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo qe All-llahu u begatoi, ata qe nuk besuan besimtareve u thane: "A ta ushqejme ate qe sikur te donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjeter vetem se te humbur qarte

Verse 48 — Surah Ya-Sin 36:48

Dhe thoshin: "Po qe se jeni te vertete, kur do te jete ai premtim

Verse 49 — Surah Ya-Sin 36:49

(All-llahu u pergjigjet) Nuk jane duke pritur tjeter vetem se nje britme qe i rremben ata kur jane duke u zene mes vete

Verse 50 — Surah Ya-Sin 36:50

E nuk do te mund te lene as porosi (vasijet-testament) as te kthehen ne familjet e tyre

Verse 51 — Surah Ya-Sin 36:51

Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre

Verse 52 — Surah Ya-Sin 36:52

E thone: "Te mjeret ne! Po kush na ngriti prej ku ishim te shtrire ne varre?" E, kjo eshte ajo qe premtoi Zoti dhe vertetuan te derguarit

Verse 53 — Surah Ya-Sin 36:53

Ajo nuk eshte tjeter, pervec nje ze i fuqishem dhe ata te gjithe te paraqitur para Nesh

Verse 54 — Surah Ya-Sin 36:54

Sot pra, askujt nuk i behet e padrejte dicka dhe nuk shperbleheni me tjeter vetem per ate qe vepruat

Verse 55 — Surah Ya-Sin 36:55

Ata te xhennetit tash jane te angazhuar me kenaqesi

Verse 56 — Surah Ya-Sin 36:56

Ata dhe shoqet e tyre jane nen hije te mbeshtetur ne kolltuke

Verse 57 — Surah Ya-Sin 36:57

Aty ata kane peme dhe cka te duan

Verse 58 — Surah Ya-Sin 36:58

Kane "Selam", thenie e Zotit meshirues

Verse 59 — Surah Ya-Sin 36:59

E tash, o ju kriminele, ndahuni

Verse 60 — Surah Ya-Sin 36:60

O bijte e Ademit (kriminele), po a nuk ua dergova porosine qe te mos e degjoni djallin, se me te vertete ai eshte armiku juaj i hapet

Verse 61 — Surah Ya-Sin 36:61

(Ju porosita) Te me adhuroni Mua, se kjo eshte rruga e sigurt

Verse 62 — Surah Ya-Sin 36:62

Vertet, ai ka humbur shume njerez prej jush, a nuk mblodhet mend

Verse 63 — Surah Ya-Sin 36:63

Ky eshte xhehennemi qe juve u premtohej

Verse 64 — Surah Ya-Sin 36:64

Hyni tash ne te, per shkak se mohuat cdo te vertete

Verse 65 — Surah Ya-Sin 36:65

Sot Ne ua mbyllim gojet atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse kembet e tyre deshmojne per ate qe punuan

Verse 66 — Surah Ya-Sin 36:66

E sikur te duam Ne do t´ua verbonim syte e tyre, se ata do ta mesynin rrugen, po si do te shihnin

Verse 67 — Surah Ya-Sin 36:67

Dhe sikur te duam, do t´i kishim gjymtuar ata ne vend, e nuk do te mund te shkonin as para as prapa

Verse 68 — Surah Ya-Sin 36:68

E atij qe i japim te jetoje gjate, e kthejme prapa ne krijimin e tij. A nuk jane duke menduar

Verse 69 — Surah Ya-Sin 36:69

Ne as nuk ia mesuam atij (Muhammedit) poezine, e as qe i takon ajo atij, ai (Kur´ani) nuk eshte tjeter vetem se keshille dhe Kur´an i qarte

Verse 70 — Surah Ya-Sin 36:70

Per t´ia terhequr verejtjen atij qe eshte i gjalle (me mend e zemer) dhe denimi te behet merite per jobesimtaret

Verse 71 — Surah Ya-Sin 36:71

A nuk e shohin ata se nga ajo qe Ne vete e shpikem, u krijuam atyre kafshet qe ata i kane

Verse 72 — Surah Ya-Sin 36:72

Dhe ua beme ato qe t´u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndersa prej disave ushqehen

Verse 73 — Surah Ya-Sin 36:73

Ata kane edhe dobi te tjera ne to, e edhe pine (qumesht) prej tyre. A nuk duhet te falenderojne

Verse 74 — Surah Ya-Sin 36:74

Po, shkojne e ne vend te All-llahut adhurojne zota te tjere, me shprese se do te ndihmohen prej tyre

Verse 75 — Surah Ya-Sin 36:75

Ata nuk mund t´u ndihmojne atyre, por keta (idhujtaret) u jane bere ushtri e gatshme e tyre

Verse 76 — Surah Ya-Sin 36:76

E ty mos te brengosin theniet e tyre, Ne dime cka mbajne ata fshehte dhe cka publikojne

Verse 77 — Surah Ya-Sin 36:77

A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam ate prej nje pike uji (fare), kur qe, ai kundershtar i rrepte

Verse 78 — Surah Ya-Sin 36:78

Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qene ata te kalbur

Verse 79 — Surah Ya-Sin 36:79

Thuaj: "I ngjall Ai qe i krijoi per here te pare, e Ai eshte shume i dijshem per cdo krijim

Verse 80 — Surah Ya-Sin 36:80

Ai qe prej drurit te gjelber ju beri zjarrin, e ju prej tij ndezni

Verse 81 — Surah Ya-Sin 36:81

A nuk eshte i fuqishem Ai, qe krijoi qiejt e token, te krijoje njerez sikunder qe i krijoi ata? Po, Ai eshte krijuesi, i dijshmi

Verse 82 — Surah Ya-Sin 36:82

Kur Ai deshiron ndonje send, urdhri i Tij eshte vetem t´i thote: "Behu!" Ai menjehere behet

Verse 83 — Surah Ya-Sin 36:83

I larte eshte Ai qe ne doren e Tij eshte pushteti mbi cdo send dhe vetem te Ai ktheheni