Back to Languages

Albanian - Chapter 41 - Fussilat

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Fussilat 41:1

Verse 2 — Surah Fussilat 41:2

Zbritje prej Meshiruesit, Meshireberesit

Verse 3 — Surah Fussilat 41:3

Liber qe ajetet e tij jane te shkoqitura, duke qene Kur´an arabisht per nje popull qe di ta kuptoje

Verse 4 — Surah Fussilat 41:4

Eshte pergezues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinen, andaj ata nuk e degjojne

Verse 5 — Surah Fussilat 41:5

Ata thane: "Zemrat tona jane te mbyllura nga ajo qe ti na therret dhe ne veshet tane kemi shurdhim te rende, keshtu qe ndermjet nesh dhe ndermjet teje ekziston nje perde, prandaj ti vepro sipas tendes e ne vazhdojme tonen

Verse 6 — Surah Fussilat 41:6

Thuaj: "Une jam vetem njeri sikurse edhe ju, mua me shpallet se Zoti juaj eshte vetem Zoti Nje, pra drejtonju Atij dhe kerkoni falje prej Tij. Per idhujtaret eshte mjerim i madh

Verse 7 — Surah Fussilat 41:7

te cilet nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojne boten tjeter

Verse 8 — Surah Fussilat 41:8

Nuk ka dyshim se ata qe besuan dhe bene vepra te mira, kane shperblim te perhershem

Verse 9 — Surah Fussilat 41:9

Thuaj: "A ju jeni ata qe nuk i besoni Atij qe e krijoi token per dy dite dhe Atij i pershkruani shok, e Ai eshte Zoti i boteve

Verse 10 — Surah Fussilat 41:10

Ai qe ne te vuri kodra te forta, ia shtoi te mirat asaj dhe brenda kater diteve te plota caktoi te gjitha kushtet per te jetuar ne te. Pra, per ata qe pyesin (per kohen e krijimit te saj)

Verse 11 — Surah Fussilat 41:11

Mandej e mesyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegulline qe ishte si materie e pare) dhe atij e edhe te tokes i tha: "Qasuni urdherit Tim me deshire ose me dhune!" Ato te dyja thane: "Po i qasemi me deshire

Verse 12 — Surah Fussilat 41:12

Dhe ata i krijoi shtate qiej brenda dy diteve dhe secilit qiell i caktoi ate qe i nevojitej. Qiellin me te afert (te Dunjase) Ne e stolisem me yje ndricuese dhe e beme te mbrojtur. Ky eshte caktim i plotfuqishmit, te dijshmit

Verse 13 — Surah Fussilat 41:13

Ne qofte se ata nuk pergjigjen, ti thuaj: "Une terhoqa verejtjen e nje rrufeje (denimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit

Verse 14 — Surah Fussilat 41:14

Kur atyre u erdhen te derguarit nga te gjitha anet, i keshilluan: "Te mos adhuroni tjeter po vetem All-llahun", ata thane: "Sikur Zoti yne te kishte deshiruar (ta degjonim) do te dergonte engjell, e kesaj me cka jeni derguar ju, ne nuk i besojme

Verse 15 — Surah Fussilat 41:15

Sa i perket Adit, ata pa pasur kurrfare te drejte u treguan mendjemedhenj ndaj banoreve ne toke dhe thane: "Kush ka fuqi me te forte se ne?" A nuk e diten ata se All-llahu, i cili i krijoi, ka fuqi me te forte se ata?! Ata i mohuan argumentet tona

Verse 16 — Surah Fussilat 41:16

Andaj Ne kunder tyre leshuam nje ere shume te ftohte gjate disa diteve fatzeza, per t´u dhene ta perjetojne denimin nencmues ne jeten e kesaj bote, ndersa denimi ne boten tjeter do te jete edhe me i shemtuar dhe ata nuk do te ndihmohen

Verse 17 — Surah Fussilat 41:17

Sa i perket Themudit, Ne atyre u patem treguar rrugen e drejte por ata megjithate me shume e deshen verberine, andaj ata i kapi tmerri i denimit te turpshem per shkak te asaj qe vepruan

Verse 18 — Surah Fussilat 41:18

Nderkaq, Ne i shpetuam ata qe kishin besuar dhe qe ishin te ruajtur

Verse 19 — Surah Fussilat 41:19

E diten kur armiqte e All-llahut tubohen per ne zjarr dhe ata jane te rrethuar

Verse 20 — Surah Fussilat 41:20

E derisa afrohen atij, kunder tyre deshmojne: te degjuarit e tyre, te parit e tyre dhe lekurat e tyre per cdo gje qe ata kane punuar

Verse 21 — Surah Fussilat 41:21

Ata lekurave te tyre u thone: "Perse deshmuat kunder nesh?" Ato thone: "All-llahu qe cdo sendi ia ka dhene te folurit na dha edhe neve, e Ai eshte qe ju krijoi juve heren e pare dhe vetem te Ai ktheheni

Verse 22 — Surah Fussilat 41:22

Ju nuk fshiheshit (kur benit mekate) se do te deshmojne kunder jush te degjuarit tuaj, te pamurit tuaj dhe lekurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di per shume gjera qe ju i benit

Verse 23 — Surah Fussilat 41:23

Mendimi juaj i gabuar, te cilin e patet ndaj Zotit tuaj, eshte ai qe ju shkaterroi dhe tani jeni me te deshperuarit

Verse 24 — Surah Fussilat 41:24

Nese bejne durim, zjarri eshte vend i tyre, e nese kerkojne te kthehen ne ate qe e deshirojne (ne kenaqesine e Zotit), ate nuk do ta arrijne

Verse 25 — Surah Fussilat 41:25

Ne u patem mundesuar atyre te kene asi shokesh qe ua hijeshojne ate qe e benin ne ate kohe (ne Dunja) dhe ate qe do t´u vije me vone dhe ashtu denimi ndaj tyre u be me vend, si ndaj popujve qe ishin para tyre nga xhinet dhe njerezit, se vertet ata ishin t

Verse 26 — Surah Fussilat 41:26

Ata qe nuk besuan thane: "Mos e degjoni kete Kur´an dhe kur te lexohet ai, ju beni zhurme (bertitni) ashtu qe ta pengoni

Verse 27 — Surah Fussilat 41:27

E, Ne atyre qe nuk besuan patjeter do t´u japim te perjetojne denim te ashper dhe do t´i shperblejme me me te keqen e asaj qe punuan

Verse 28 — Surah Fussilat 41:28

Dhe ai ndeshkim i armiqve te All-llahut eshte zjarri, aty eshte vendi i tyre i perhershem, si shperblim per shkak se ata refuzuan argumentet tona

Verse 29 — Surah Fussilat 41:29

Ata qe nuk besuan thone: "O Zoti yne, na i trego ata te dy nga xhinet dhe njerezit, te cilet na bene te jemi te humbur, e t´i shkelim me kembet tona dhe le te jene prej me te poshterve

Verse 30 — Surah Fussilat 41:30

E, s´ka dyshim se ata qe thane: "All-llahu eshte Zoti yne", dhe ishin te paluhatshem, atyre u vijne engjejt (ne prag te vdekjes dhe u thone): te mos u frikesoheni, te mos pikelloheni, keni myzhde xhennetin qe u premtohej

Verse 31 — Surah Fussilat 41:31

(u thone) Ne kujdesemi per ju, si ne jeten e kesaj bote, ashtu edhe ne boten tjeter, kudo te keni ate qe deshironi dhe gjithcka kerkoni

Verse 32 — Surah Fussilat 41:32

Pritje e nderuar prej Atij qe fale mekatet dhe qe eshte meshirues

Verse 33 — Surah Fussilat 41:33

E kush eshte ne rruge me te mire se ai qe therret ne rrugen e All-llahut, qe ben vepra te mira dhe qe thote: "Une jam prej muslimaneve

Verse 34 — Surah Fussilat 41:34

Nuk eshte e barabarte e mira dhe e keqja. Andaj, (te keqen) ktheje ne menyren me te mire, se atehere ai, me te cilin kishit njefare armiqesie, do te behet mik i afert

Verse 35 — Surah Fussilat 41:35

Mirepo kete nuk mund ta arrije kush, pos atyre qe jane te durueshem, dhe nuk mund ta arrije kush, pos atyre qe kane virtyt te larte

Verse 36 — Surah Fussilat 41:36

E nese ty te ngacmon ndonje ngacmim prej djallit, ti kerko mbrojtje prej All-llahut, se vertet Ai eshte degjuesi, i dijshmi

Verse 37 — Surah Fussilat 41:37

Nga faktet e madheshtise se Tij jane nata, dita, dielli e hena. Mos i beni sexhde as diellit, as henes! Sexhde beni vetem All-llahut, i cili i krijoi ato, nese adhuroni vetem Ate

Verse 38 — Surah Fussilat 41:38

Po nese ata (kufaret) jane kryenec (e nuk bejne sexhde), atehere ata qe jane prane Zotit tend (engjejt me te larte), Atij i bejne tesbih naten e diten dhe ata nuk merziten prej adhurimit

Verse 39 — Surah Fussilat 41:39

Nga argumentet e Tij eshte edhe toka qe ti e sheh ate te thate (shkretetire), e kur Ne i leshojme asaj shiun, ajo gjallerohet e shtohet. E s´ka dyshim se Ai qe e ngjalli ate, do t´i ngjalle te vdekurit, pse Ai ka mundesi per cdo gje

Verse 40 — Surah Fussilat 41:40

Ata qe i sulmojne argumentet Tona, nuk mund te na fshihen. Pra, a me mire i ka punet ai qe do te hidhet ne zjarr, apo ai qe ne diten e kijametit vjen i sigurt? E ju pra veproni si te deshironi, e ta dini se Ai sheh ate qe punoni

Verse 41 — Surah Fussilat 41:41

Ata qe e mohuan Kur´anin kur u erdhi jane te marre; ai eshte nje liber ngadhenjyes (i pashoq)

Verse 42 — Surah Fussilat 41:42

Atij nuk mund t´i mvishet e paverteta nga asnje ane; eshte i zbritur prej te Urtit, te Lavdishmit

Verse 43 — Surah Fussilat 41:43

Ty nuk po te thuhet tjeter pervec asaj qe u eshte thene te derguarve para teje. Vertet, Zoti yt eshte ai qe fale, po eshte edhe Ai qe ndeshkon rende

Verse 44 — Surah Fussilat 41:44

Sikur Ne ta benim Kur´anin ne gjuhe te huaj, ata do te thoshin: "Perse nuk jane ajetet e tij te kuptueshme (te shkoqitura), a eshte ai (Kur´ani) ne gjuhe te huaj, kurse ai (pejgamberi) eshte arab?" Thuaj: "Ai eshte per besimtaret udhezues e sherues. E ata

Verse 45 — Surah Fussilat 41:45

Ne edhe Musait ia patem dhene librin, lidhur me te cilin pati kundershtime. Sikur te mos ishte vendimi me pare prej Zotit tend (te shtyhet ndeshkimi), puna mes tyre do te kryhej, pse ata jane ne nje dyshim ndaj tij

Verse 46 — Surah Fussilat 41:46

Kush ben mire, ai e ka per vete, e kush ben keq, ai vepron kunder vetes, e Zoti yt nuk ben padrejte ndaj roberve

Verse 47 — Surah Fussilat 41:47

Vetem Ai e di per katastrofen (per kijametin). Asnje frut nuk del prej levozhges se vet dhe asnje femer nuk bart e as nuk lind pa dijen e Tij. E diten kur Ai i therret ata se ku jane ata qe m´i benit shoke? Ata thone: "Ne te kemi njohur Ty, nuk ka ndonje

Verse 48 — Surah Fussilat 41:48

Dhe humb prej tyre ajo qe me pare adhuronin, e binden se ata nuk kane shpetim

Verse 49 — Surah Fussilat 41:49

Njeriu nuk lodhet prej kerkeses per mire, e kur ate e godet e keqja, ai keqesohet shume dhe humb e shpresen

Verse 50 — Surah Fussilat 41:50

E nese pas te keqijave qe e goditen Ne i japim te mira nga ana Jone, ai me kembengulje do te thote: "Kete e kam arritur vet (kete do ta kem gjithnje), e nuk mendoj se do te behet kijameti, po, edhe nese do te kthehem te Zoti im, une te Ai do ta kem edhe m

Verse 51 — Surah Fussilat 41:51

Ne kur e begatojme njeriun, ai nuk falenderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai perulet dhe lutet shume

Verse 52 — Surah Fussilat 41:52

Thuaj: "Me tregoni, nese ai (Kur´ani) eshte prej All-llahut, e ju e mohuat ate, kush eshte me i humbur se ai qe eshte ne kundershtim te forte

Verse 53 — Surah Fussilat 41:53

Ne do t´ua bejme atyre te mundshme qe t´i shohin argumentet Tona ne horizonte dhe ne veten e tyre deri qe t´u behet e qarte se ai (Kur´ani) eshte i vertete. A nuk mjafton qe Zoti yt eshte deshmitar per cdo gje

Verse 54 — Surah Fussilat 41:54

Vini re! Ata jane ne dyshim per takimin me Zotin e tyre (me boten tjeter), e ta dini se Ai ka perfshire me dijen e vet cdo send