Verse 1 — Surah Az-Zukhruf 43:1
Verse 2 — Surah Az-Zukhruf 43:2
Pasha librin (Kur´anin) sqarues
Verse 3 — Surah Az-Zukhruf 43:3
S´ka dyshim se Ne e beme ate Kur´an arabisht, ne menyre qe ju ta kuptoni
Verse 4 — Surah Az-Zukhruf 43:4
Dhe se ne librin amze (Levhi Mahfudh) te Ne, gezon fame te larte dhe eshte plot urtesi
Verse 5 — Surah Az-Zukhruf 43:5
A thua Ne ta leme keshillimin ndaj ju e t´ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar
Verse 6 — Surah Az-Zukhruf 43:6
E sa pejgambere kemi derguar te popujt e lashte
Verse 7 — Surah Az-Zukhruf 43:7
Dhe nuk u erdhi atyre asnje pejgamber, e te mos tallen me te
Verse 8 — Surah Az-Zukhruf 43:8
Andaj, Ne i zhdukem ata qe ishin me te fuqishem se keta dhe shembulli i atyre te meparshmeve eshte permendur me pare (ne Kur´an)
Verse 9 — Surah Az-Zukhruf 43:9
Nese ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e token?" Me siguri do te thone: "Ato i krijoi i gjithefuqishmi, i dijshmi
Verse 10 — Surah Az-Zukhruf 43:10
Ai qe token e beri djep per ju dhe mundesoi te keni rruge neper te, e te mund te orientoheni (per qellimet tuaja)
Verse 11 — Surah Az-Zukhruf 43:11
Dhe Ai qe leshon nga qielli uje (shi) me mase. Ne i japim me te jete nje vendi te vdekur. Ja, keshtu edhe ju do te nxirreni (te gjalle nga varrezat)
Verse 12 — Surah Az-Zukhruf 43:12
Dhe Ai qe krijoi te gjitha llojet (ciftet) dhe ju mundesoi te udhetoni hipur ne anije ose ne kafshe
Verse 13 — Surah Az-Zukhruf 43:13
Te uleni mbi to dhe atehere, pasi te jeni vendosur mbi to, ta perkujtoni te miren qe ua dha Zoti juaj e te thoni: "Falenderuar qofte Ai qe i nenshtroi keto per ne, sepse ne nuk do te kishim mundesi ta benim kete
Verse 14 — Surah Az-Zukhruf 43:14
Dhe ne me siguri do te kthehemi te Zoti yne
Verse 15 — Surah Az-Zukhruf 43:15
Megjithese (pranuan se Zoti eshte i vetmi krijues), ata i pershkruan Atij pjese (femije) nga roberit e Tij. Njeriu i tille njemend eshte mohues i hapet
Verse 16 — Surah Az-Zukhruf 43:16
A mos Ai nga ato qe krijoi, per vete percaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem
Verse 17 — Surah Az-Zukhruf 43:17
E kur ndonjeri prej jush lajmerohet me (lindje te vajzes) ate qe ia pat pershkruar Zotit shembull, fytyra e tij nxihet dhe i zihet fryma
Verse 18 — Surah Az-Zukhruf 43:18
A, ate qe rritet me stoli e ne dialog eshte i paqarte (ia pershkruajne Zotit)
Verse 19 — Surah Az-Zukhruf 43:19
Edhe engjejt qe jane adhurues te Zotit i quajne femra? A prezentuan ata ne krijimin e tyre (melekeve)? Deshmia e tyre do te regjistrohet dhe ata do te merren ne pyetje
Verse 20 — Surah Az-Zukhruf 43:20
Ata pastaj thane: "Sikur te kishte dashur All-llahu, ne nuk do t´i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kane per kete (qe thone) ndonje fakt, ata vetem genjejne
Verse 21 — Surah Az-Zukhruf 43:21
A mos u kemi dhene ndonje liber para tij (para Kur´anit), e ata i permbahen atij
Verse 22 — Surah Az-Zukhruf 43:22
Jo, por ata thane: "Ne i kemi gjetur te paret tane ne kete fe dhe vazhdojme gjurmeve te tyre
Verse 23 — Surah Az-Zukhruf 43:23
Ja pra, Ne nuk kemi derguar para teje pejgamber ne ndonje vendbanim, qe te mos i kete thene paria e begatshme e tij: "Ne i gjetem te paret tane ne kete fe dhe ne jemi te orientuar gjurmeve te tyre
Verse 24 — Surah Az-Zukhruf 43:24
Ai tha: "A edhe nese u kam sjelle rruge me te mire nga ajo qe i gjetet te paret tuaj?" Ata thane: "Ne nuk i besojme asaj me cka ju jeni derguar
Verse 25 — Surah Az-Zukhruf 43:25
Atehere Ne ndermorem ndeshkime kunder tyre, e shih si ishte perfundimi i genjeshtareve
Verse 26 — Surah Az-Zukhruf 43:26
(Perkujto, o i derguar) Kur Ibrahimi babait te vet dhe popullit te tij i tha: "Une jam i larguar prej asaj qe adhuroni ju
Verse 27 — Surah Az-Zukhruf 43:27
pervec Atij qe me krijoi, dhe qe Ai do te me drejtoje
Verse 28 — Surah Az-Zukhruf 43:28
Dhe ai (Ibrahimi) e la te perjetshme ate fjale (besimin ne nje Zot) nder pasardhesit e vet, me shprese qe ata te kthehen prej rruges se gabuar ne rrugen e drejte
Verse 29 — Surah Az-Zukhruf 43:29
Por, Une u dhashe mundesi ketyre dhe te pareve te tyre te kenaqen derisa nuk u erdhi e verteta dhe i derguari me fakte
Verse 30 — Surah Az-Zukhruf 43:30
Po, kur u erdhi atyre e verteta, ata thane: "Kjo eshte magji dhe se ne kesaj nuk i besojme
Verse 31 — Surah Az-Zukhruf 43:31
Pastaj thane: "Perse te mos i kete zbritur ky Kur´an nje njeriu te madh nga dy qytete
Verse 32 — Surah Az-Zukhruf 43:32
A thua ata e percaktojne meshiren (pejgamberllekun) e Zotit tend? Ne kemi percaktuar nder ta gjendjen e jetes ne kete bote; Ne kemi dalluar disa ne shkalle me te larte se te tjeret, qe te shfrytezojne njeri-tjetrin per sherbime. E meshira (caktimi per pej)
Verse 33 — Surah Az-Zukhruf 43:33
E sikur te mos ishte qe njerezit (do te lakmonin) te jene te nje feje (jobesimtare), Ne atyre qe nuk e besojne Zotin do t´ua benim pullazet e shtepive te tyre nga argjendi si dhe shkallet nga argjendi, mbi te cilat ata do te ngriheshin
Verse 34 — Surah Az-Zukhruf 43:34
E edhe dyert e shtepive te tyre nga argjendi edhe kolltuket, mbi te cilet do te mbeshteteshin
Verse 35 — Surah Az-Zukhruf 43:35
Edhe stoli te ndryshme (ari etj.). E, te gjitha keto nuk jane gje tjeter pos kenaqesi e jetes se kesaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti eshte per besimtaret e ruajtur
Verse 36 — Surah Az-Zukhruf 43:36
Kush mbyll syte para keshillave te Zotit, atij ia shoqerojme nje djall qe nuk i ndahet kurre
Verse 37 — Surah Az-Zukhruf 43:37
E ata (djajt) do t´i shmangin nga rruga e drejte, kurse (jobesimtaret) mendojne se jane duke i udhezuar
Verse 38 — Surah Az-Zukhruf 43:38
E kur te vije ai (jobesimtari) para Nesh, do te thote: "Ah, te kishim qene larg mes vete sa Lindja me Perendimin; sa shok i keq je ti
Verse 39 — Surah Az-Zukhruf 43:39
Dhe sot, per shkak se ishit zullumqare, shoqerimi juaj nuk do t´ju beje dobi ne vuajtjet tuaja
Verse 40 — Surah Az-Zukhruf 43:40
A mos ti do te besh te degjoje i shurdheti, ose ta drejtosh te verberin, apo ate qe eshte zhytur ne humbje te thelle
Verse 41 — Surah Az-Zukhruf 43:41
E, nese te terheqim ty (ta marrim jeten ose te shperngulim), Ne patjeter do t´u hakmirremi atyre
Verse 42 — Surah Az-Zukhruf 43:42
Ose, mund te bejme qe ti ta shohesh ate qe ne u premtuam (denimin), ngase Ne kemi fuqi kunder tyre
Verse 43 — Surah Az-Zukhruf 43:43
Andaj, ti permbaju asaj qe po te shpallet, e s´ka dyshim se ti je ne rruge te drejte
Verse 44 — Surah Az-Zukhruf 43:44
Dhe se ajo (shpallja) eshte levdate e madhe per ty dhe per popullin tend, dhe per kete (levdate) me vone do te pergjigjeni
Verse 45 — Surah Az-Zukhruf 43:45
E ti pra, pyeti ata te derguarit qe i derguam para teje, a kemi lejuar qe ne vend te All-llahut te adhurohen zota te tjere
Verse 46 — Surah Az-Zukhruf 43:46
Ne e patem derguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: "Une jam i derguari i Zotit te gjithesise
Verse 47 — Surah Az-Zukhruf 43:47
E kur ua solli ai argumentet Tona, ata u tallen me to
Verse 48 — Surah Az-Zukhruf 43:48
Dhe Ne nuk u treguam asnje mrekulli (ndeshkuese) qe nuk ishin me te medha se njera-tjetra dhe ashtu i ndeshkuam ne menyre qe te terhiqeshin nga rruga qe praktikonin
Verse 49 — Surah Az-Zukhruf 43:49
Dhe ata thane: "O ti magjistar, lute per ne Zotin tend sipas beses qe ta ka dhene (te na e largoje denimin), se ne po besojme
Verse 50 — Surah Az-Zukhruf 43:50
E kur ua hoqem atyre denimin, qe, ata e thyen besen
Verse 51 — Surah Az-Zukhruf 43:51
Ndersa, faraoni thirri popullin e vet e tha: "O popull imi, a nuk eshte imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i ketyre lumenjve qe rrjedhin nen pallatin tim, a nuk po shihni
Verse 52 — Surah Az-Zukhruf 43:52
Pra, une jam me i mire se ky qyqar qe mezi flet
Verse 53 — Surah Az-Zukhruf 43:53
Perse nuk i jane vene atij bylyzyke nga ari, ose te kene ardhur bashke me te engjejt shoqerues
Verse 54 — Surah Az-Zukhruf 43:54
Dhe ashtu ai e frikesoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vertet popull i shkaterruar
Verse 55 — Surah Az-Zukhruf 43:55
Kur ata nxiten hidherimin Tone, Ne iu hakmorem atyre dhe i permbytem te gjithe
Verse 56 — Surah Az-Zukhruf 43:56
Dhe i beme ata shembull e pervoje per te tjeret
Verse 57 — Surah Az-Zukhruf 43:57
Kur iu permend popullit tend si shembull biri i Merjemes, ata brohoriten
Verse 58 — Surah Az-Zukhruf 43:58
Dhe thane: "A jane me te mire zotat tane apo ai?" Ata nuk te thane ate, vetem si polemike, por ata jane njerez ngaterrestare
Verse 59 — Surah Az-Zukhruf 43:59
Ai (Isai) ka qene vetem nje rob, te cilin e beme pejgamber dhe e beme shembull te jashtezakonshem si pervoje per beni israilet
Verse 60 — Surah Az-Zukhruf 43:60
Po sikur te duam Ne, do te benim prej jush engjej qe do t´ju zevendesonin ne toke
Verse 61 — Surah Az-Zukhruf 43:61
E ai (Isai) eshte parashenje e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni ne te (ne katastrofe) dhe eni pas meje, kjo eshte rruga e drejte
Verse 62 — Surah Az-Zukhruf 43:62
E te mos u pengoje djalli, se ai per ju eshte armik i hapet
Verse 63 — Surah Az-Zukhruf 43:63
Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju me pejgamberllek dhe erdha t´ua sqaroj ate pjese qe e kundershtonit, pra kini frike All-llahun dhe me respektoni mua
Verse 64 — Surah Az-Zukhruf 43:64
S´ka dyshim, All-llahu eshte Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Ate adhurojeni! Kjo eshte rruga e drejte
Verse 65 — Surah Az-Zukhruf 43:65
Dhe grupet u percane mes vete, e te mjeret ata qe jane zullumqare nga denimi i dites se dhembshme
Verse 66 — Surah Az-Zukhruf 43:66
Nuk presin tjeter ato (grupe) pervec katastrofes, t´u vije befas duke mos e hetuar fare
Verse 67 — Surah Az-Zukhruf 43:67
Ate dite shoket e ngushte do te jene armiq te njeri-tjetrit, pervec atyre qe ishin te sinqerte ne miqesi
Verse 68 — Surah Az-Zukhruf 43:68
(Atyre besimtareve, qe ishin shoqeruar per hir te Zotit, u thuhet): "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frike per ju, e as qe do te jeni te pikelluar
Verse 69 — Surah Az-Zukhruf 43:69
(Roberit e Mi) te cilet besuan argumentet Tona dhe ishin muslimane
Verse 70 — Surah Az-Zukhruf 43:70
Hyni ne xhennet, ju dhe grate tuaja, te gezuar
Verse 71 — Surah Az-Zukhruf 43:71
Atyre u sherbejne me ene e gastare nga ari, aty do te kene cka t´u deshiroje shpirti dhe t´u kenaqet syri. Ju do te jeni aty pergjithmone
Verse 72 — Surah Az-Zukhruf 43:72
E ky eshte xhenneti qe u eshte dhene per ate qe keni punuar
Verse 73 — Surah Az-Zukhruf 43:73
Aty keni shume peme prej te cilave do te hani
Verse 74 — Surah Az-Zukhruf 43:74
Nderkaq, kriminelet jane ne vuajtje te perjetshme te xhehennemit
Verse 75 — Surah Az-Zukhruf 43:75
Atyre as nuk u lehtesohet (vuajtja) dhe aty jane te deshperuar
Verse 76 — Surah Az-Zukhruf 43:76
Ne nuk u beme atyre padrejtesi, por ata vete kane qene horra
Verse 77 — Surah Az-Zukhruf 43:77
Dhe ata therrasin: "O Malik, le te na e marre shpirtin Zoti yt!". Ai thote: "Ju do te jeni aty pergjithmone
Verse 78 — Surah Az-Zukhruf 43:78
Ne u patem sjelle te verteten, por shumica prej jush ishit urrejtes te se vertetes
Verse 79 — Surah Az-Zukhruf 43:79
A mos vendoset per ndonje ceshtje (gracke kunder Muhammedit), por edhe Ne kemi vendosur (ta ndihmojme)
Verse 80 — Surah Az-Zukhruf 43:80
A mendojne se Ne nuk degjojme ndjenjen e fshehte te tyre dhe biseden midis tyre? Po, e degjojme dhe te derguarit tane (engjejt percjelles) qe jane prane tyre, shkruajne
Verse 81 — Surah Az-Zukhruf 43:81
Thuaj: "Sikur Meshiruesi (All-llahu) te kishte femije, une do te jem i pari adhurues (pse une e di me se miri se ajo eshte genjeshter)
Verse 82 — Surah Az-Zukhruf 43:82
Larg asaj eshte Zoti i qiejve e i tokes, Zoti i Arshit, nga ajo qe ata i pershkruajne
Verse 83 — Surah Az-Zukhruf 43:83
Po ti leri ata te zhyten edhe me thelle dhe te argetohen derisa te arrijne ne diten qe u eshte percaktuar
Verse 84 — Surah Az-Zukhruf 43:84
Ai eshte qe ne qiell eshte All-llah dhe ne toke All-llah, Ai eshte i urti, i dijshmi
Verse 85 — Surah Az-Zukhruf 43:85
I lartesuar qofte Ai, qe vetem i Tij eshte sundimi i qiejve e i tokes dhe cka ka ndermjet tyre dhe vetem Ai di per momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni
Verse 86 — Surah Az-Zukhruf 43:86
Ata qe i adhuruan pos Tij, nuk mund te ndermjetesojne (te bejne shefaat), pervec kush deshmoi te verteten, e ata e dine
Verse 87 — Surah Az-Zukhruf 43:87
Po nese ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do te thone: "All-llahu!" E si pra, i kthejne shpinen
Verse 88 — Surah Az-Zukhruf 43:88
(Zoti e di) Edhe thenien e tij (te Muhammedit): "O Zoti im, keta jane nje popull qe nuk beson
Verse 89 — Surah Az-Zukhruf 43:89
(E, Zoti iu pergjegj): Hiqju tyre pra, dhe thuaj: "Qofshi braktisur, e me vone do ta kuptojne