Verse 1 — Surah Al-Jathiyah 45:1
Verse 2 — Surah Al-Jathiyah 45:2
Zbritja e librit eshte prej All-llahut, te gjithefuqishmit, te urtit
Verse 3 — Surah Al-Jathiyah 45:3
Per besimtaret ekzistojne argumentet ne qiej dhe ne toke
Verse 4 — Surah Al-Jathiyah 45:4
Per nje popull qe sinqerisht eshte bindur, ka argumente edhe ne krijimin tuaj edhe ne krijimin e shtazeve te perhapura
Verse 5 — Surah Al-Jathiyah 45:5
Edhe ne nderrimin e nates e te dites, ne ate furnizim qe All-llahu e leshon prej qiellit dhe me te, pasi te kete vdekur e ngjall token; edhe ne qarkullimin e ererave per nje popull qe logjikon ka argumente
Verse 6 — Surah Al-Jathiyah 45:6
Keto jane fakte te All-llahut qe po t´i lexojme ty ne menyre te sakte; ciles fjale pra, pos fjales se All-llahut dhe argumenteve te Tij, ata i besojne
Verse 7 — Surah Al-Jathiyah 45:7
Cdo genjeshtar e shume mekatar eshte i shkaterruar
Verse 8 — Surah Al-Jathiyah 45:8
Qe i degjon ajetet e All-llahut, te cilat lexohen, e pastaj vazhdon prape si mendjemadh, sikur nuk i ka degjuar ato. Ate lajmeroje per nje vuajtje te dhembshme
Verse 9 — Surah Al-Jathiyah 45:9
Edhe kur te mesojne dicka prej ajeteve Tona, ai i merr ato per tallje. Per te tillet pason nje denim shtypes
Verse 10 — Surah Al-Jathiyah 45:10
Perpara tyre e kane xhehennemin (qe i pret) dhe nuk do t´u beje dobi asgje ajo qe kane fituar, e as ndihmesit qe i adhuruan, pos All-llahut. Ata do te perjetojne nje denim te madh
Verse 11 — Surah Al-Jathiyah 45:11
Ky (Kur´ani) eshte nje udherrefyese i plote, e ata qe nuk i pranuan ajetet e Zotit te tyre, i pret nje denim me i mundimshem
Verse 12 — Surah Al-Jathiyah 45:12
All-llahu eshte Ai, qe per ju e nenshtroi detin qe me lejen e Tij te lundrojne anijet neper te, qe te kerkoni begatite e tij; ndaj, falenderone
Verse 13 — Surah Al-Jathiyah 45:13
Dhe per ju nenshtroi gjithe c´ka ne qie dhe c´ka ne toke, njemend per njerezit qe mendojne thelle, ne to ekzistojne argumente
Verse 14 — Surah Al-Jathiyah 45:14
Thuaju atyre qe besuan: Le t´ua falin atyre qe nuk presin ndeshkimet e All-llahut (pse nuk besojne), ashtu qe Ai vete ta denoje nje popull per shkak te veprave qe bejne
Verse 15 — Surah Al-Jathiyah 45:15
Kush ben vepra te mira, ben per vete, e kush ben keq, ben kunder vetes, pastaj do te ktheheni te Zoti juaj
Verse 16 — Surah Al-Jathiyah 45:16
Ne u patem dhene beni israileve librin dhe pejgamberllekun dhe aftesi per te gjykuar midis njerezve, i patem furnizuar ata me te mira dhe i patem dalluar nga njerezit e tjere
Verse 17 — Surah Al-Jathiyah 45:17
U patem dhene edhe fakte te qarta per ceshtjen e fese. Mirepo, per shkak te zilise qe kishin ndermjet vete, ata u percane vetem atehere kur u erdhi dija qe ta kuptojne, e s´ka dyshim se Zoti yt ne diten e kijametit do te gjykoje ne mes tyre per shkaqet e
Verse 18 — Surah Al-Jathiyah 45:18
Pastaj, Ne te vume ty ne nje rruge te drejte te fese, pra ti ndiqe ate e mos ndiq deshirat e atyre qe nuk dine
Verse 19 — Surah Al-Jathiyah 45:19
Ata nuk mund te mbrojne ty per asgje te All-llahu. Zullumqaret jane miq te njeri-tjetrit, kurse All-llahu eshte mbrojtes i besimtareve te devotshem
Verse 20 — Surah Al-Jathiyah 45:20
Ky (Kur´ani) eshte drite e dijes per njerez, eshte udhezues e meshire per nje popull qe beson bindshem
Verse 21 — Surah Al-Jathiyah 45:21
A menduan ata, te cilet vepruan ne te keqija, se ne jeten e tyre dhe ne vdekjen e tyre do t´i bejme te barabarte me ata qe besuan dhe bene vepra te mira? Sa i shemtuar eshte gjykimi i tyre
Verse 22 — Surah Al-Jathiyah 45:22
All-llahu krijoi edhe qiejt edhe token me nje drejtesi precize, e per t´u shperblyer secili njeri me veprat e veta, atyre nuk u behet e padrejte
Verse 23 — Surah Al-Jathiyah 45:23
A e ke pare ti (Muhammed) ate qe duke e ditur, deshiren e vet e respekton si zot te vetin, ate All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur te degjuarit dhe zemren e tij, i ka vene perde mbi te parit e tij, me thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhezoje ate? A n
Verse 24 — Surah Al-Jathiyah 45:24
Ata edhe thane: "Nuk ka tjeter, vetem se kjo jete jona ne kete bote, po vdesim dhe po lindemi dhe asgje nuk na shkaterron tjeter pos kohes. Ata per kete nuk dine asgje, ata vetem fantazojne
Verse 25 — Surah Al-Jathiyah 45:25
E kur atyre u lexohen ajetet Tona te qarta, ata nuk kane fakt tjeter, pos te thone: "Nese jeni te sakte, na sillni te gjalle prinderit tane
Verse 26 — Surah Al-Jathiyah 45:26
Thuaj: "All-llahu juve ju jep jeten dhe ju ben te vdisni (e jo koha); mandej, do t´ju tuboje ne diten e gjykimit per te cilen nuk ka dyshim, por shumica e njerezve nuk dine (per fuqine e Zotit)
Verse 27 — Surah Al-Jathiyah 45:27
Sundimi i qiejve e i tokes eshte vetem i All-llahut, e diten kur ndodh kijameti, ate dite mohuesit deshperohen
Verse 28 — Surah Al-Jathiyah 45:28
Dhe (ate dite) e sheh secilin popull te gjunjezuar, secili popull thirret te libri i vet (shenimet e veprave). (U thuhet): "Sot shperbleheni me ate qe e keni vepruar
Verse 29 — Surah Al-Jathiyah 45:29
Ky eshte libri yne (shenimet e veprave tuaja) qe deshmon te verteten (te sakten), Ne kemi kerkuar te shkruhet se c´vepronit
Verse 30 — Surah Al-Jathiyah 45:30
Sa u perket atyre qe besuan dhe bene vepra te mira, Zoti i tyre i merr ata ne meshiren e vet (ne xhennet), e ai eshte shpetim i madh
Verse 31 — Surah Al-Jathiyah 45:31
E, sa u perket atyre qe nuk besuan (u thuhet): "A nuk ju paten lexuar argumentet e Mia; e ju bete mendjemadhesi dhe ishit popull i zhytur ne mekate
Verse 32 — Surah Al-Jathiyah 45:32
Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut eshte i sakte dhe se do te vije kijameti per te cilin s´ka dyshim, ju thate: "Ne nuk dime se c´eshte kijameti, ne me dyshim menduam per te dhe ne nuk jemi te bindur
Verse 33 — Surah Al-Jathiyah 45:33
Dhe u dalin ne shesh te keqijat qe i kane punuar, dhe i perfshire ajo me te cilen talleshin
Verse 34 — Surah Al-Jathiyah 45:34
E u thuhet: "Sot po u leme te harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kesaj dite, vendi juaj eshte zjarri, per ju nuk ka ndihmetare
Verse 35 — Surah Al-Jathiyah 45:35
Kete (denim) per shkak, se ju u tallet me ajetet e All-llahut, juve ju mashtroi jeta e Dunjase. Sot pra, nuk do te nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kerkohet qe ata t´i kthehen pendimit dhe respektit te All-llahut
Verse 36 — Surah Al-Jathiyah 45:36
Pra, falenderimi i qofte vetem All-llahut, Zotit te qiejve, Zotit te tokes, Zotit te gjithesise
Verse 37 — Surah Al-Jathiyah 45:37
Vetem Atij i takon lartmadheria ne qiej e ne toke dhe Ai eshte ngadhenjyesi, me i urti