Back to Languages

Albanian - Chapter 53 - An-Najm

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah An-Najm 53:1

Pasha yllin kur ai bie (prej se larti poshte)

Verse 2 — Surah An-Najm 53:2

Shoku juaj (Muhammedi qe ju e njihni) as nuk eshte njeri qe ka humbur, as qe ka devijuar (nga e verteta)

Verse 3 — Surah An-Najm 53:3

Dhe ai nuk flet nga mendja e tij

Verse 4 — Surah An-Najm 53:4

Ai (Kur´ani) nuk eshte tjeter pos shpallje qe i shpallet

Verse 5 — Surah An-Najm 53:5

Ate ia mesoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)

Verse 6 — Surah An-Najm 53:6

Qe ka mendje precize dhe qe u perqendrua ne formen e vet (reale)

Verse 7 — Surah An-Najm 53:7

Dhe ai (Xhibrili) ishte ne horizontin e larte (nga lindja)

Verse 8 — Surah An-Najm 53:8

Pastaj u leshua dhe iu afrua

Verse 9 — Surah An-Najm 53:9

E ishte afer sa dy harqe (dy kute) apo edhe me afer

Verse 10 — Surah An-Najm 53:10

Dhe i shpalli robit te Tij ate qe ia shpalli

Verse 11 — Surah An-Najm 53:11

Zemra nuk mohoi ate qe pa (me sy)

Verse 12 — Surah An-Najm 53:12

A po i beni polemike atij per ate qe ka pare

Verse 13 — Surah An-Najm 53:13

Ate (Xhibrilin) e ka pare edhe heren tjeter

Verse 14 — Surah An-Najm 53:14

(E ka pare) tek Sidretul Munteha

Verse 15 — Surah An-Najm 53:15

Qe prane saj eshte xhennetul Me´va (kopsht strehimi i)

Verse 16 — Surah An-Najm 53:16

Atehere kur Sidren e mbuloi cka e mbuloi

Verse 17 — Surah An-Najm 53:17

Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi

Verse 18 — Surah An-Najm 53:18

Ai (Muhammedi) vertet, pa disa nga shenjat me te medha te Zotit te vet

Verse 19 — Surah An-Najm 53:19

E ju, a i shihni Latin dhe Uzane

Verse 20 — Surah An-Najm 53:20

Dhe ate te tretin e te fundin, Menatin (a kane fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)

Verse 21 — Surah An-Najm 53:21

A mendoni se meshkujt jane tuajet, e te Atij femrat

Verse 22 — Surah An-Najm 53:22

Atehere ajo eshte nje ndarje e padrejte

Verse 23 — Surah An-Najm 53:23

Ata (qe i adhuroni ju) nuk jane tjeter, vetem se emra qe ju dhe prinderit tuaj i emertuat; All-llahu nuk zbriti per ta ndonje fakt. Po ata (idhujtaret), nuk ndjekin tjeter vetem se paragjykime dhe cka duan vete, megjithqe prej Zotit te tyre u pat ardhur u

Verse 24 — Surah An-Najm 53:24

A mos do t´i takoje njeriut ajo qe ai e deshiron (Jo)

Verse 25 — Surah An-Najm 53:25

E dihet se vetem All-llahut i takon (sundimi) bota tjeter dhe kjo bote

Verse 26 — Surah An-Najm 53:26

E sa engjej ka qe jane ne qiej, e qe ndermjetesimi i tyre nuk ben dobi asgje, vetem pasi qe All-llahu te jape leje per ate qe deshiron dhe qe eshte i kenaqur per te

Verse 27 — Surah An-Najm 53:27

Ata qe nuk e besojne jeten tjeter, ata engjejt i emertojne me emra femrash

Verse 28 — Surah An-Najm 53:28

Ata nuk dine asgje per ate (emertim), ata nuk ndjekin tjeter vetem paragjykime, e paragjykimi nuk eshte asgje ndaj se vertetes

Verse 29 — Surah An-Najm 53:29

Andaj, ti largohu prej atij qe ia ka kthyer shpinen Kur´anit dhe qe nuk do tjeter vetem jeten e Dunjase

Verse 30 — Surah An-Najm 53:30

Ajo eshte e tere dituria qe kane arritur ata, e Zoti yt eshte ai qe di me se miri per ate qe eshte larguar nga rruga e Tij dhe Ai eshte qe e di me se miri per ate qe eshte ne rrugen e drejte

Verse 31 — Surah An-Najm 53:31

Dhe vetem te All-llahut jane c´ka ne qiej dhe ne toke - per t´i shperblyer ata qe bene keq me te keqen e tyre dhe per t´i shperblyer ata qe bene mire me te miren e tyre

Verse 32 — Surah An-Najm 53:32

Ata qe largohen prej mekateve te medha dhe prej puneve te ndyta, perpos ndonje pune te imet, s´ka dyshim se Zoti yt eshte qe gjeresisht perfshin me falje, se Ai di me se miri per ju edhe para se t´ju krijoje edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe

Verse 33 — Surah An-Najm 53:33

A e ke pare ate qe u zbrap (prej fese)

Verse 34 — Surah An-Najm 53:34

qe dha pak e pastaj e nderpreu

Verse 35 — Surah An-Najm 53:35

A mos eshte qe tek ai ka njohuri per te fshehten (ceshtjen e denimit ne Ahiret) dhe ai po e ditka

Verse 36 — Surah An-Najm 53:36

Apo nuk eshte informuar me ate qe eshte ne fletushkat e Musait

Verse 37 — Surah An-Najm 53:37

Dhe te Ibrahimit, qe gjithnje i plotesoi obligimet

Verse 38 — Surah An-Najm 53:38

(Qe ne to shkruan) Se askush nuk e barte barren e (mekatit) tjetrit

Verse 39 — Surah An-Najm 53:39

Dhe se njeriut nuk i takon tjeter vetem se ajo qe ka punuar

Verse 40 — Surah An-Najm 53:40

Dhe se mundi i tij me vone (diten e gjykimit) do te shihet

Verse 41 — Surah An-Najm 53:41

Pastaj ai shperblehet me shperblimin me te plote

Verse 42 — Surah An-Najm 53:42

Dhe se kthimi i fundit do te jete te Zoti yt

Verse 43 — Surah An-Najm 53:43

Dhe se Ai ben per te qeshe dhe ben per te qare

Verse 44 — Surah An-Najm 53:44

Dhe se Ai eshte qe jep vdekje dhe jep jete (gjalleri)

Verse 45 — Surah An-Najm 53:45

Dhe Ai eshte qe krijoi llojet - mashkullin dhe femren

Verse 46 — Surah An-Najm 53:46

Nga pika e fares qe hidhet

Verse 47 — Surah An-Najm 53:47

Dhe se Atij i takon ngjallja tjeter (ringjallja ne Ahiret)

Verse 48 — Surah An-Najm 53:48

Dhe se Ai eshte qe pasuron dhe varferon

Verse 49 — Surah An-Najm 53:49

Dhe se Ai eshte Zoti i Shi´rase (ylli polar qe e adhuronin)

Verse 50 — Surah An-Najm 53:50

Dhe Ai e shkaterroi Adin e lashte

Verse 51 — Surah An-Najm 53:51

Edhe Themudin, qe prej tyre nuk mbeti me

Verse 52 — Surah An-Najm 53:52

Edhe popullin e Nuhut me heret, vertet ata ishin edhe me zullumqare dhe me renegate

Verse 53 — Surah An-Najm 53:53

Edhe Mu´tefiken (venbanimin e popullit Lut) e leshoi prej se larti

Verse 54 — Surah An-Najm 53:54

E i perfshiu ata ajo qe i perfshiu

Verse 55 — Surah An-Najm 53:55

Pra ciles se mire te Zotit tend i ke dyshim

Verse 56 — Surah An-Najm 53:56

Ky (Muhammedi) eshte nje qortues i llojit te qortuesve te pare

Verse 57 — Surah An-Najm 53:57

E aferta eshte afruar (kijameti)

Verse 58 — Surah An-Najm 53:58

Pos All-llahut nuk ka kush qe mund ta largoje ate (ta pengoje)

Verse 59 — Surah An-Najm 53:59

A prej ketij ligjerimi (Kur´ani) po cuditeni

Verse 60 — Surah An-Najm 53:60

E po qeshni dhe nuk po qani

Verse 61 — Surah An-Najm 53:61

Madje edhe e zeni ne asgje

Verse 62 — Surah An-Najm 53:62

Pra, bini ne sexhde per All-llahun dhe adhurojeni