Verse 1 — Surah Al-Qamar 54:1
Momenti (i katastrofes se pergjithshme) eshte afruar, e hena eshte care (ne dysh)
Verse 2 — Surah Al-Qamar 54:2
Po ata (idhujtaret) edhe nese shohin ndonje argument (mrekulli) zbrapsen e thone: "Kjo eshte magji e vazhdueshme
Verse 3 — Surah Al-Qamar 54:3
Dhe pergenjeshtruan e ndoqen deshirat e veta, por cdo ceshtje arrin cakun e fundit
Verse 4 — Surah Al-Qamar 54:4
Atyre u paten ardhur aso lajmesh (te popujve te lashte), ku ka mjaft qortime, (per ata qe kuptojne)
Verse 5 — Surah Al-Qamar 54:5
Urtesi e persosur (eshte Kur´ani)! Po sa bejne dobi qortimet
Verse 6 — Surah Al-Qamar 54:6
Pra, largohu prej tyre. Diten kur thirresi (Israfili) kumton nje send te tmerrshem
Verse 7 — Surah Al-Qamar 54:7
Dalin prej varreve, e si karkaleca te shperndare e me shikim te perulur
Verse 8 — Surah Al-Qamar 54:8
Duke shpejtuar drejt atij qe i therret, e jobesimtaret thone: "Kjo eshte dite e veshtire
Verse 9 — Surah Al-Qamar 54:9
Populli i Nuhut qe ishte para tyre pergenjeshtroi dhe robin Tone (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thane: "I marre!" dhe iu be kercenim
Verse 10 — Surah Al-Qamar 54:10
E ai iu drejtua Zotit te vet: "Une jam i mundur, prandaj me ndihmo
Verse 11 — Surah Al-Qamar 54:11
Atehere Ne me nje shi te vrullshem i hapem dyert e qiellit
Verse 12 — Surah Al-Qamar 54:12
Dhe Ne token e zberthyem ne burime uji, kurse uji u bashkua sic ishte caktuar
Verse 13 — Surah Al-Qamar 54:13
E ate (Nuhun) e bartem ne (anije) derrasash e shtyllash te gojezuara
Verse 14 — Surah Al-Qamar 54:14
Qe lundronte nen mbikeqyrjen Tone. (I fundosem) Si ndeshkim per ate (Nuhun) qe ishte mohuar (perbuzur)
Verse 15 — Surah Al-Qamar 54:15
Ate (ngjarje) Ne e lame per kujtim, po a ka ndokush qe merr mesim
Verse 16 — Surah Al-Qamar 54:16
E cfare ishte ndeshkimi Im dhe kercenimi Im
Verse 17 — Surah Al-Qamar 54:17
Ne Kur´anin e beme te lehte per mesim, po a ka ndokush qe merr mesim
Verse 18 — Surah Al-Qamar 54:18
Adi pergenjeshtroi, e cfare ishte ndeshkimi Im dhe kercenimi Im
Verse 19 — Surah Al-Qamar 54:19
Atyre Ne nje dite fatkeqe te perjetshme u leshuam nje ere te forte
Verse 20 — Surah Al-Qamar 54:20
I ngrente njerezit si te ishin trupa hurmash te shkulura
Verse 21 — Surah Al-Qamar 54:21
Dhe cfare ishte ndeshkimi Im dhe verejtja Ime
Verse 22 — Surah Al-Qamar 54:22
Ne Kur´anin e beme te lehte per te kuptuar, a ka ndokush qe merr keshille
Verse 23 — Surah Al-Qamar 54:23
Themudi pergenjeshtroi te derguarit
Verse 24 — Surah Al-Qamar 54:24
E thane: "A te shkojme pas nje te vetmit njeri qe doli nga mesi yne, po Ne atehere do te jemi te humbur ne nje marrezi
Verse 25 — Surah Al-Qamar 54:25
A, atij nga mesi jone iu dha shpallja? Jo, por ai eshte nje genjeshtar mendjemadh
Verse 26 — Surah Al-Qamar 54:26
Mirepo ata neser do te kuptojne se kush eshte genjeshtari, mendjemadhi
Verse 27 — Surah Al-Qamar 54:27
Ne atyre do t´ua dergojme deven si sprove e ti vetem veshtro dhe ben durim
Verse 28 — Surah Al-Qamar 54:28
Dhe lajmeroi ata se uji eshte i ndare per ta vec e vec, secili do te paraqitet per te pire uje ne rendin e vet
Verse 29 — Surah Al-Qamar 54:29
Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri ate
Verse 30 — Surah Al-Qamar 54:30
E cfare ishte ndeshkimi Im dhe kercenimi Im
Verse 31 — Surah Al-Qamar 54:31
Ne leshuam kunder tyre nje ushtime, e ata u bene si shtroje vathi. (Mbeturine e ushqimit te kafsheve qe u shtrohet)
Verse 32 — Surah Al-Qamar 54:32
Ne Kur´anin e beme te lehte per keshille, po a ka ndokush qe merr mesim
Verse 33 — Surah Al-Qamar 54:33
Populli i Lutit i pergenjeshtroi verejtjet e pejgamberit te vet
Verse 34 — Surah Al-Qamar 54:34
Ne atyre, pervec familjes se Lutit te cilen e shpetuam para se te agonte, u leshuam nje ere qe solli gure mbi ta
Verse 35 — Surah Al-Qamar 54:35
(Shpetimi ishte) Nje miresi nga ana Jone, ashtu Ne shperblejme ate qe falenderon
Verse 36 — Surah Al-Qamar 54:36
Ai (Luti) u pat terhequr verejtjen atyre per denimin Tone te rende, por ata dyshuan ne ato kercenime
Verse 37 — Surah Al-Qamar 54:37
Ata deshen t´u afrohen musafireve te tij. Ne ua verbuam syte atyre, pra perjetoni ndeshkimin Tim dhe qortimet e Mia
Verse 38 — Surah Al-Qamar 54:38
E, atyre ne nje mengjes te hershem u erdhi denimi i perhershem
Verse 39 — Surah Al-Qamar 54:39
Pra, vuajeni denimin Tim dhe qortimin Tim
Verse 40 — Surah Al-Qamar 54:40
Ne Kur´anin e beme te lehte per te studiuar, a ka ndokush qe merr pervoje nga ai
Verse 41 — Surah Al-Qamar 54:41
Edhe rrethit te faraonit i paten ardhur shume verejtje
Verse 42 — Surah Al-Qamar 54:42
Ata i pergenjeshtruan te gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i denuam ashtu sic eshte denimi i nje ngadhenjyesi, i nje fuqiploti
Verse 43 — Surah Al-Qamar 54:43
A jobesimtaret tuaj jane me te vlefshem se ata qe u permenden, apo ju keni ndonje kontrate ne librat e qiellit
Verse 44 — Surah Al-Qamar 54:44
A mos po thone: "Ne jemi nje grup ngadhenjyes tok te bashkuar
Verse 45 — Surah Al-Qamar 54:45
Grupi do te pesoje disfate dhe ata do te kthehen prapa
Verse 46 — Surah Al-Qamar 54:46
Por jo, afati i tyre eshte kijameti, e kijameti eshte edhe me i veshtire, edhe me i hidhur
Verse 47 — Surah Al-Qamar 54:47
S´ka dyshim se idhujtaret kriminele, jane edhe ne nje huti edhe ne zjarr te madh
Verse 48 — Surah Al-Qamar 54:48
Diten kur me fytyrat e tyre do te terhiqen zvarre ne zjarr. "Vuajeni denimin Sekar" (emer i nje xhehennemi)
Verse 49 — Surah Al-Qamar 54:49
Ne cdo send kemi krijuar me mase te caktuar
Verse 50 — Surah Al-Qamar 54:50
Puna Jone (ne krijim) eshte e shpejte sa cel e mshel syte
Verse 51 — Surah Al-Qamar 54:51
Ne, ata qe ishin si ju i shkaterruam, a ka ndokush qe merr mesim
Verse 52 — Surah Al-Qamar 54:52
Dhe cdo gje qe ata e punuan, gjendet (e shkruar) ne shenime
Verse 53 — Surah Al-Qamar 54:53
Dhe cdo veper, qofte e vogel dhe qofte e madhe, eshte radhitur (evidentuar ne Lehvi Mahfudh)
Verse 54 — Surah Al-Qamar 54:54
Eshte e vertete se te devotshmit do te jene ne xhennete e ne lumenj
Verse 55 — Surah Al-Qamar 54:55
Ne nje vend te kenaqshem, te Sunduesi i plotfuqishem (te All-llahu)