Verse 1 — Surah Ar-Rahman 55:1
Rrahmani - (Meshiruesi - Zoti yne)
Verse 2 — Surah Ar-Rahman 55:2
Ai ia mesoi Kur´anin
Verse 3 — Surah Ar-Rahman 55:3
E krijoi njeriun
Verse 4 — Surah Ar-Rahman 55:4
Ia mesoi atij te folurit (te shprehurit, te shqiptuarit)
Verse 5 — Surah Ar-Rahman 55:5
Dielli dhe hena udhetojne sipas nje percaktimi te sakte
Verse 6 — Surah Ar-Rahman 55:6
Edhe yjet edhe bimet i bejne perulje (deshires se Rrahmanit)
Verse 7 — Surah Ar-Rahman 55:7
Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtesine
Verse 8 — Surah Ar-Rahman 55:8
Qe te mos kaloni kufirin ne drejtesi
Verse 9 — Surah Ar-Rahman 55:9
Edhe ju mbani me drejtesi peshojen, e mos leni mangu ne peshoje
Verse 10 — Surah Ar-Rahman 55:10
Ai edhe token e beri te shtrire per krijesat
Verse 11 — Surah Ar-Rahman 55:11
Ne te ka peme te llojllojta, ka edhe hurma me shporta te mbeshtjella
Verse 12 — Surah Ar-Rahman 55:12
Edhe drithi me kashten e tij edhe bimet aromatike (ose ushqyese)
Verse 13 — Surah Ar-Rahman 55:13
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerez dhe ju o xhine)
Verse 14 — Surah Ar-Rahman 55:14
Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (ene balte) e pjekur
Verse 15 — Surah Ar-Rahman 55:15
Dhe Ai krijoi xhinet nga flaka (pa tym) e zjarrit
Verse 16 — Surah Ar-Rahman 55:16
E, cilen begati te Zotit tuaj e mohoni
Verse 17 — Surah Ar-Rahman 55:17
Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perendimeve
Verse 18 — Surah Ar-Rahman 55:18
E, cilen te mire te Zotit tuaj e mohoni
Verse 19 — Surah Ar-Rahman 55:19
Ai i lejoi dy detet te puqen ndermjet vete
Verse 20 — Surah Ar-Rahman 55:20
Ndermjet atyre te dyve eshte nje pengues qe ata te dy nuk e kapercejne
Verse 21 — Surah Ar-Rahman 55:21
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 22 — Surah Ar-Rahman 55:22
Prej atyre te dyve nxirren margaritare e diamante
Verse 23 — Surah Ar-Rahman 55:23
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 24 — Surah Ar-Rahman 55:24
Dhe te Atij jane anijet lundruese te ngritura lart si kodra ne det
Verse 25 — Surah Ar-Rahman 55:25
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 26 — Surah Ar-Rahman 55:26
Cdo gje qe eshte ne te (ne toke) eshte zhdukur
Verse 27 — Surah Ar-Rahman 55:27
E do te mbetet vetem Zoti yt qe eshte i madheruar e i nderuar
Verse 28 — Surah Ar-Rahman 55:28
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 29 — Surah Ar-Rahman 55:29
(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush eshte ne qiej e ne toke dhe Ai ne cdo moment eshte i angazhuar ne ceshtje te reja (fale mekate, largon brengosje, jep jete, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk te tjera etj)
Verse 30 — Surah Ar-Rahman 55:30
E, cilen te mire te Zotit tuaj ju po e mohoni
Verse 31 — Surah Ar-Rahman 55:31
Ne do te merremi me (llogarine per) ju, o ju dy te rendesishmit (njerez dhe xhine)
Verse 32 — Surah Ar-Rahman 55:32
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni ju
Verse 33 — Surah Ar-Rahman 55:33
O turme e xhineve dhe e njerezve, nese keni mundesi te dilni pertej kufijve te qiejve e te tokes, depertoni pra, po nuk mundeni vetem me ndonje fuqi te forte (por ju nuk e keni ate)
Verse 34 — Surah Ar-Rahman 55:34
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 35 — Surah Ar-Rahman 55:35
Juve dy grumbujve u derdhet permbi flake zjarri dhe do t´u derdhet rem i shkrire e nuk do te keni mundesi te mbroheni
Verse 36 — Surah Ar-Rahman 55:36
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 37 — Surah Ar-Rahman 55:37
E kur te cahet qielli e behet kuq si vaji i shkrire
Verse 38 — Surah Ar-Rahman 55:38
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 39 — Surah Ar-Rahman 55:39
Ate dite nuk pyetet per mekatin e tij, as njeriu as xhini
Verse 40 — Surah Ar-Rahman 55:40
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 41 — Surah Ar-Rahman 55:41
Kriminelet njihen me tiparet e tyre, andaj me rrembim kapen per floke dhe per kembet e tyre
Verse 42 — Surah Ar-Rahman 55:42
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 43 — Surah Ar-Rahman 55:43
Ja, ky eshte xhehennemi, te cilin kriminelet e mohonin
Verse 44 — Surah Ar-Rahman 55:44
Ata do te sillen verdalle ndermjet atij (zjarrit) dhe ujit te vluar deri ne kulminacion
Verse 45 — Surah Ar-Rahman 55:45
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 46 — Surah Ar-Rahman 55:46
E, per ate qe i pat frike paraqitjes para Zotit te vet, jane dy xhennete
Verse 47 — Surah Ar-Rahman 55:47
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 48 — Surah Ar-Rahman 55:48
(Xhennete) plot dege me gjethe e peme
Verse 49 — Surah Ar-Rahman 55:49
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 50 — Surah Ar-Rahman 55:50
Ne ata te dy jane dy kroje qe rrjedhin
Verse 51 — Surah Ar-Rahman 55:51
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 52 — Surah Ar-Rahman 55:52
Ne ata te dy, prej te gjitha pemeve ka nga dy lloje
Verse 53 — Surah Ar-Rahman 55:53
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 54 — Surah Ar-Rahman 55:54
Te mbeshtetur ne kolltuke qe i kane mbulesat e kadifes, dhe pemet e atyre dy xhenneteve jane krejt afer
Verse 55 — Surah Ar-Rahman 55:55
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 56 — Surah Ar-Rahman 55:56
Aty jane ato qe perqendrojne shikimet e tyre (vetem ne burrat e vet) e qe nuk i ka prekur kush para tyre, as njerez, as xhin
Verse 57 — Surah Ar-Rahman 55:57
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 58 — Surah Ar-Rahman 55:58
Ato jane si xhevahiri e diamanti (te kuqerremta ne te bardhe)
Verse 59 — Surah Ar-Rahman 55:59
E, cilen te mire nga te mirat e Zotit tuaj po e mohoni
Verse 60 — Surah Ar-Rahman 55:60
A mund te jete shperblimi i vepres se mire dic tjeter, pos te se mires
Verse 61 — Surah Ar-Rahman 55:61
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 62 — Surah Ar-Rahman 55:62
E nen ato dy (xhennete) jane edhe dy xhennete
Verse 63 — Surah Ar-Rahman 55:63
Po cilen te mire nga te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 64 — Surah Ar-Rahman 55:64
Nga gjelberimi i shumte duken te mbyllura ne te zi
Verse 65 — Surah Ar-Rahman 55:65
E, cilen nga te mirat e Zotit tuaj po e mohoni
Verse 66 — Surah Ar-Rahman 55:66
Aty jane dy burime qe gjithnje gurgullojne
Verse 67 — Surah Ar-Rahman 55:67
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 68 — Surah Ar-Rahman 55:68
Aty, ne ata te dy, ka hurma dhe shege
Verse 69 — Surah Ar-Rahman 55:69
E cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 70 — Surah Ar-Rahman 55:70
Aty jane ato (gra) te ndershme e te bukura
Verse 71 — Surah Ar-Rahman 55:71
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 72 — Surah Ar-Rahman 55:72
Ato jane hyri qe e kufizojne ndejen vetem ne shtepine (tende)
Verse 73 — Surah Ar-Rahman 55:73
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 74 — Surah Ar-Rahman 55:74
Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini
Verse 75 — Surah Ar-Rahman 55:75
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 76 — Surah Ar-Rahman 55:76
Aty rrine te mbeshtetura ne mbeshtetese te gjelbra e shtroja te bukura
Verse 77 — Surah Ar-Rahman 55:77
E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni
Verse 78 — Surah Ar-Rahman 55:78
I lartesuar eshte emri i Zotit tend, te madheruar e te nderuar