Back to Languages

Albanian - Chapter 62 - Al-Jumuah

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Jumuah 62:1

Cka ka ne qiej dhe cka ka ne toke ben tesbih All-llahun, Sunduesin, te Pasterin nga cdo e mete, te Fuqishmin e te Urtin

Verse 2 — Surah Al-Jumuah 62:2

Ai eshte qe arabeve te pashkolluar u dergoi Pejgamberin nga mesi i tyre qe t´ua lexoje ajetet e Tij, t´i pastroje ata, t´ua mesoje librin dhe sheriatin, edhe pse me pare ata ishin ne nje humbje te dukshme

Verse 3 — Surah Al-Jumuah 62:3

(U dergoi) edhe te tjereve qe nuk i arriten ata, Ai eshte ngadhenjyesi, i urti

Verse 4 — Surah Al-Jumuah 62:4

Kjo eshte miresi e All-llahut, qe ia jep atij qe do, e All-llahu eshte i zoti i dhuntise se persosur

Verse 5 — Surah Al-Jumuah 62:5

Shembulli i atyre qe jane obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojne ate, eshte si shembulli i ndonje gomari qe bart libra. Shembull i keq eshte shembulli i popullit qe i pergenjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhezon ne rruge te drejte popullin

Verse 6 — Surah Al-Jumuah 62:6

Thuaj: "O ju qe i permbaheni jehudizmit, nese pretendoni se jeni me te afermit e All-llahut e jo njerezit e tjere, atehere kerkojeni vdekjen, po qe se jeni te sinqerte (ne ate qe thoni)

Verse 7 — Surah Al-Jumuah 62:7

Po, ata nuk e deshirojne kurre ate, per shkak te asaj qe e punuan me duart e veta, e All-llahu e di shume mire se kush jane mizoret

Verse 8 — Surah Al-Jumuah 62:8

Thuaj: "S´ka dyshim se vdekja prej se ciles po ikni, ka per t´ju zene, e mandej do te silleni te Ai qe e di te padukshmen dhe te dukshmen, dhe atehere Ai do t´ju njoftoje me ate qe keni punuar

Verse 9 — Surah Al-Jumuah 62:9

O ju qe besuat, kur behet thirrja per namaz, diten e xhumase, ecni shpejte per aty ku permendet All-llahu (degjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo eshte shume me e dobishme per ju nese jeni qe e dini

Verse 10 — Surah Al-Jumuah 62:10

E kur te kryhet namazi, atehere shperndahuni ne toke dhe kerkoni begatite e All-llahut, por edhe permendeni shpeshhere All-llahun, ashtu qe te gjeni shpetim

Verse 11 — Surah Al-Jumuah 62:11

Po, kur ata shohin ndonje tregti ose ndonje aheng mesyhen atje, kurse ty te lene ne kembe. Thuaju: "Ajo qe eshte tek All-llahu eshte shume me e mire se defrimi dhe tregtia, e All-llahu eshte furnizuesi me i mire