Back to Languages

Albanian - Chapter 63 - Al-Munafiqun

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Munafiqun 63:1

Kur te erdhen ty hipokritet, te thane: "Ne deshmojme se vertet ti je i derguar i All-llahut!" E, All-llahu e di se ti je i derguar i Tij, por All-llahu deshmon se hipokritet jane rrenacake (kur thone ashtu)

Verse 2 — Surah Al-Munafiqun 63:2

Ata betimin e tyre e bejne per t´u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi qe bene ata eshte shume i keq

Verse 3 — Surah Al-Munafiqun 63:3

Ngase ata besuan (me goje) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllen dhe ata nuk kuptojne

Verse 4 — Surah Al-Munafiqun 63:4

E kur t´i shohish ata, trupat e tyre te mahnisin, e kur te flasin, fjales se tyre i ve veshin. Po ata jane si trungujt e zgavruar e te mbeshtetur, e cdo ze e mendojne se eshte kunder tyre. Ata jane armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vrafte, si shmang

Verse 5 — Surah Al-Munafiqun 63:5

E kur u thuhet: "Ejani te i derguari i All-llahut qe ai te kerkoje prej Tij falje per ju", ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejne shpinen duke e mbajtur veten te madh

Verse 6 — Surah Al-Munafiqun 63:6

Sa u perket atyre, eshte krejt njesoj: si kerkove per ta falje, si nuk kerkove per ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t´i fale dhe eshte e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhezimin popullit arrogant

Verse 7 — Surah Al-Munafiqun 63:7

Ata jane qe u thone (vendasve te Medines): "Mos u jepni atyre qe jane me te derguarin e All-llahut (muhaxhireve), ashtu qe te shperndahen! Po, te All-llahut jane pasurite (depot) e qiejve e te tokes, por hipokritet nuk jane duke kuptuar

Verse 8 — Surah Al-Munafiqun 63:8

Ata thone: "Nese do te kthehemi (prej luftes me Beni Mustaliket) ne Medine, ai me i forti patjeter prej aty ka per ta perzene ate me te dobetin!" (ashtu thane) Ndersa e tere krenaria i takon All-llahut, te derguarit te Tij dhe besimtareve, por hipokritet

Verse 9 — Surah Al-Munafiqun 63:9

O ju qe besuat, as pasuria juaj e as femijet tuaj te mos u shmangin prej adhurimit te All-llahut, e kush ben ashtu te tillet jane mu ata te humburit

Verse 10 — Surah Al-Munafiqun 63:10

Dhe jepni nga ajo qe Ne u kemi dhene juve, para se ndonjerit prej jush t´i vije vdekja, e atehere te thote: "O Zoti im, perse nuk me shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), qe te jepja lemoshe e te behesha prej te mireve

Verse 11 — Surah Al-Munafiqun 63:11

Po, All-llahu kurrsesi aske nuk e shtyn per me vone, kur atij t´i vije afati i vet. All-llahu hollesisht eshte i njohur me ate qe ju punoni