Verse 1 — Surah At-Taghabun 64:1
Vetem All-llahut i shprehin madherine e lartesimin cka ka ka ne qiej dhe cka ne toke, dhe se vetem i Tij eshte i tere pushteti dhe vetem Atij i takon falenderimi, e Ai eshte i gjithfuqishem per cdo send
Verse 2 — Surah At-Taghabun 64:2
Ai eshte qe u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtare. All-llahu e sheh shume mire ate qe e punoni
Verse 3 — Surah At-Taghabun 64:3
Ai krijoi qiejt dhe token me urtesi te persosur dhe Ai juve u dha formen, e formen tuaj e beri te bukur dhe vetem te Ai eshte e ardhmja
Verse 4 — Surah At-Taghabun 64:4
Ai e di c´ka ne qiej e ne toke, e di ate qe e fshihni dhe ate qe e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe ate qe mbajne ne zemrat
Verse 5 — Surah At-Taghabun 64:5
A nuk ju erdhi lajmi i atyre qe ishin me pare e nuk besuan, ndaj edhe perjetuan barren e rende te punes se vet dhe ata kane nje denim te idhet
Verse 6 — Surah At-Taghabun 64:6
Ate (denim e marrin) per shkak se atyre u vinin te derguarit e vet me argumente te qarta, e ata thoshin: "A njeriu i thjeshte do te na udhezoje neve?" Dhe ashtu nuk besuan dhe u zbrapsen, po All-llahu nuk ka nevoje per ta; All-llahu eshte i begatshem, i f
Verse 7 — Surah At-Taghabun 64:7
Ata qe nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do te ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, patjeter do te ringjalleni dhe do te njiheni me ate qe keni punuar, e ajo per All-llahun eshte lehte
Verse 8 — Surah At-Taghabun 64:8
Atehere pra, pranojeni All-llahun, te derguarin e Tij dhe driten qe e zbritem Ne. All-llahu eshte i njohur per ate qe veproni
Verse 9 — Surah At-Taghabun 64:9
Diten e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo eshte dite e mashtrimit (diten e kijametit duket se kush eshte mashtruar). Kush beson All-llahun dhe ben vepra te mira, Ai ia shlyen te keqijat e tij dhe ate e fut ne xhennete, neper te cilet rrjedhin lumenj; a
Verse 10 — Surah At-Taghabun 64:10
E ata qe nuk besuan dhe pergenjeshtruan argumentet Tona, te tillet jane banore te zjarrit; aty do te jene pergjithmone, e ai eshte perfundim i keq
Verse 11 — Surah At-Taghabun 64:11
Cfaredo e keqe qe ndodh (godet), nuk mund te jete ndryshe, vetem sipas caktimit te All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhezon zemren e tij; All-llahu eshte i gjithedijshem per cdo send
Verse 12 — Surah At-Taghabun 64:12
Pra, respektojeni All-llahun dhe respektojeni te derguarin, po nese nuk respektoni, atehere detyre e te derguarit tone eshte vetem kumtimi i qarte
Verse 13 — Surah At-Taghabun 64:13
All-llahu eshte Ai qe pos Tij nuk ka tjeter, prandaj vetem All-llahut le t´i mbeshteten besimtaret
Verse 14 — Surah At-Taghabun 64:14
O ju qe besuat, vertet, disa nga bashkeshortet tuaja dhe nga femijet tuaj jane armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nese nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu eshte mekatfales, meshirues
Verse 15 — Surah At-Taghabun 64:15
S´ka dyshim se pasuria juaj dhe femijet tuaj jane vetem sprove, ndersa ajo qe eshte tek All-llahu, eshte shperblim i madh
Verse 16 — Surah At-Taghabun 64:16
Andaj, sa te keni mundesi ruajuni prej denimit te All-llahut, degjoni, respektoni dhe jepni per te miren tuaj, e kush i ruhet lakmise se vetvetes, te tillet jane te shpetuarit
Verse 17 — Surah At-Taghabun 64:17
Nese All-llahut i huazoni dicka te mire, Ai juve ua shumefishon ate dhe ju fale; All-llahu eshte shume mirenjohes, i bute
Verse 18 — Surah At-Taghabun 64:18
Eshte i gjithedijshmi i te fshehtes e i te dukshmes, eshte ngadhenjyesi, i urti