Back to Languages

Albanian - Chapter 67 - Al-Mulk

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Mulk 67:1

I madheruar eshte Ai, qe ne doren e fuqise se Tij eshte i tere sundimi dhe Ai ka fuqi mbi cdo send

Verse 2 — Surah Al-Mulk 67:2

Ai eshte qe krijoi vdekjen dhe jeten, per t´ju provuar se cili prej jush eshte me vepermire. Ai eshte ngadhenjyesi, mekatfalesi

Verse 3 — Surah Al-Mulk 67:3

Ai eshte qe krijoi shtate qiej pale mbi pale. Ne krijimin e Meshiruesit nuk mund te shohesh ndonje kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonje carje

Verse 4 — Surah Al-Mulk 67:4

Mandej, here pas here drejto shikimin, e shikimi do te kthehet te ti i perulur dhe i molisur

Verse 5 — Surah Al-Mulk 67:5

Ne qiellin me te afert e kemi zbukuruar me kandila (yje ndricues) dhe ata i kemi bere gjuajtes kunder djajve, te cileve u kemi pergatitur denim me zjarr shume te madh

Verse 6 — Surah Al-Mulk 67:6

Denimi ne xhehennem eshte edhe per ata qe nuk i besuan Zotit te tyre; sa vend i keq eshte ai

Verse 7 — Surah Al-Mulk 67:7

Kur te hidhen ne te, ata do t´ia degjojne atij ushtimen e ai vlon

Verse 8 — Surah Al-Mulk 67:8

Nga zemerimi, ai gati copetohet. Sa here qe hidhet ne te ndonje turme, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonje pejgamber (qortues)

Verse 9 — Surah Al-Mulk 67:9

Ata thone: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e pergenjeshtruam dhe ne u thame: "All-llahu nuk shpalli asgje, e ju nuk jeni tjeter vetem se ne nje humbje te madhe

Verse 10 — Surah Al-Mulk 67:10

Dhe thone: "Sikur te kishim degjuar dhe pasur mend, ne nuk do te ishim nder banuesit e zjarrit

Verse 11 — Surah Al-Mulk 67:11

Pra, i pranojne mekatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg meshires

Verse 12 — Surah Al-Mulk 67:12

Ata, qe pa e pare i frikesohen Zotit te vet, per ta ka falje dhe shperblim te madh

Verse 13 — Surah Al-Mulk 67:13

E ju, fshiheni ose thuajeni fjalen tuaj haptas; s´ka dyshim se Ai e di cka fshihni ne zemrat tuaja

Verse 14 — Surah Al-Mulk 67:14

A nuk e di Ai qe ka krijuar, kur dihet se Ai deperton ne thellesi te sekreteve, i njeh hollesite

Verse 15 — Surah Al-Mulk 67:15

Ai eshte qe juve token ua beri te pershtatshme, andaj ecni neper pjese te saj dhe shfrytezoni begatite e Tij, meqe vetem te Ai eshte e ardhmja

Verse 16 — Surah Al-Mulk 67:16

A u garantuat ju prej Atij qe eshte ne qiell, qe te mos ju shafit (te mos u leshoje) toka kur te dridhet

Verse 17 — Surah Al-Mulk 67:17

A u garantuat ju prej Atij qe eshte ne qiell, qe te mos leshoje kunder jush ndonje stuhi me rrebesh guresh. E pra, do ta kuptoni se si eshte ndeshkimi Im

Verse 18 — Surah Al-Mulk 67:18

Edhe ata qe ishin para tyre pergenjeshtruan, por cfare ishte denimi Im

Verse 19 — Surah Al-Mulk 67:19

A nuk i shikuan ata shpezet permbi ta krahehapur dhe kur krahet i palojne, ato nuk i mban kush ne ajer pos Fuqiplotit. Ai eshte qe cdo send e sheh dhe e di

Verse 20 — Surah Al-Mulk 67:20

Kush eshte ajo ushtri juaja qe do t´ju ndihmoje, pos Meshiruesit? Eshte e vertete se jobesimtaret gjenden ne nje mashtrim te madh

Verse 21 — Surah Al-Mulk 67:21

Kush eshte ai qe ju ushqen, po qe se Ai ua nderpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojne me arrogance e kundervenie

Verse 22 — Surah Al-Mulk 67:22

A eshte me i udhezuar ai qe ec i permbysur me fytyre ne toke, apo ai qe ec ne pozicion qendrues rruges se drejte

Verse 23 — Surah Al-Mulk 67:23

Thuaj: "Ai eshte qe ju krijoi, ua dhuroi te degjuarit, te parit dhe mendjen, kurse pak po e falenderoni

Verse 24 — Surah Al-Mulk 67:24

Thuaj: "Ai eshte qe ju krijoi e ju shumoi ne toke dhe vetem te Ai do te tuboheni

Verse 25 — Surah Al-Mulk 67:25

E ata po thone: "Kur do te sendertohet ky premtim, po qe se jeni te vertete

Verse 26 — Surah Al-Mulk 67:26

Thuaj: "Ate e di vetem All-llahu, e une jam vetem nje qortues qe ju bej me dije

Verse 27 — Surah Al-Mulk 67:27

Kur ta shohin ate (xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre qe nuk besuan u shemtohen dhe u thuhet: "Ky eshte ai qe ju e kerkonit sa me shpejte

Verse 28 — Surah Al-Mulk 67:28

Thuaj: "Me tregoni pra, nese All-llahu me merr shpirtin mua dhe atyre qe jane me mua, ose na meshiron, kush do t´i mbroje jobesimtaret prej nje denimi te mundimshem

Verse 29 — Surah Al-Mulk 67:29

Thuaj: "Ai eshte Meshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetem tek Ai jemi mbeshtetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njemend eshte ai i humburi

Verse 30 — Surah Al-Mulk 67:30

Thuaj: "Me tregoni, nese uji juaj humbet ne thellesi, kush do t´ju sjell uje mbitokesor (burimor)