Verse 1 — Surah Al-Haqqah 69:1
Momenti i katastrofes se pergjithshme (kijameti)
Verse 2 — Surah Al-Haqqah 69:2
C´eshte kijameti
Verse 3 — Surah Al-Haqqah 69:3
Cka te mesoi ty se c´eshte kijameti
Verse 4 — Surah Al-Haqqah 69:4
Themudi dhe Adi pergenjeshtruan tronditjen (kijametin)
Verse 5 — Surah Al-Haqqah 69:5
Sa i perket Themudit, ata u shkaterruan me krisme te tmerrshme
Verse 6 — Surah Al-Haqqah 69:6
Ndersa Adi eshte shkaterruar me nje ere te forte, te pakufishme
Verse 7 — Surah Al-Haqqah 69:7
Ate Ai e leshoi kunder tyre shtate net e tete dite rresht, kur i shihje njerezit ne to te rrezuar si te ishin trupa hurmash te zgaveruara
Verse 8 — Surah Al-Haqqah 69:8
A e sheh prej tyre ndonje qe ka mbetur
Verse 9 — Surah Al-Haqqah 69:9
Erdhi faraoni dhe ata qe ishin para tij si dhe te permbysurit (fshatrat e popullit te Lutit), me pune te gabuara
Verse 10 — Surah Al-Haqqah 69:10
Ata kundershtuan te derguarin e Zotit te tyre, e Ai i denoi ata me nje denim edhe me te madh (prej denimeve te meparshme)
Verse 11 — Surah Al-Haqqah 69:11
Pasi qe uji pat vershuar, Ne ju bartem ne anije
Verse 12 — Surah Al-Haqqah 69:12
Per ta bere ate (ngjarje) perkujtim per ju dhe per ta ruajtur ate veshet qe jane perkujtues
Verse 13 — Surah Al-Haqqah 69:13
E kur te fryhet ne sure nje e fryme
Verse 14 — Surah Al-Haqqah 69:14
Dhe te ngrihen toka e kodrat e t´i meshojne njera-tjetres me nje te goditur
Verse 15 — Surah Al-Haqqah 69:15
Ne ate kohe ndodh e verteta (kijameti)
Verse 16 — Surah Al-Haqqah 69:16
E qielli cahet, pse ai ate dite eshte i rraskapitur
Verse 17 — Surah Al-Haqqah 69:17
Dhe engjejt qendrojne ne skajet (anet) e tij, e ate dite tete (engjej) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tend
Verse 18 — Surah Al-Haqqah 69:18
Ate dite ju do te ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehte asnje sekret juaji
Verse 19 — Surah Al-Haqqah 69:19
Kujt t´i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do te thote: "O ju, qe, lexojeni librin tim
Verse 20 — Surah Al-Haqqah 69:20
Une kam qene i bindur se do te jap llogarine time
Verse 21 — Surah Al-Haqqah 69:21
Dhe ai atehere eshte ne nje jete te kenaqshme
Verse 22 — Surah Al-Haqqah 69:22
Ne nje xhennet te larte
Verse 23 — Surah Al-Haqqah 69:23
Pemet e tij i ka krejt afer
Verse 24 — Surah Al-Haqqah 69:24
(E thuhet) Hani e pini shijshem, ngase ne ditet e kaluara ju e pergatitet kete
Verse 25 — Surah Al-Haqqah 69:25
Nderkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thote: "O i mjeri une, te mos me jepej fare libri im
Verse 26 — Surah Al-Haqqah 69:26
Dhe te mos dijsha fare se cka eshte llogaria ime
Verse 27 — Surah Al-Haqqah 69:27
Ah, sikur te kishte qene ajo (vdekja e pare) mbarim i amshueshem per mua
Verse 28 — Surah Al-Haqqah 69:28
Pasuria ime nuk me beri fare dobi
Verse 29 — Surah Al-Haqqah 69:29
U hoq prej meje cdo kompetence imja
Verse 30 — Surah Al-Haqqah 69:30
U thuhet zebanive: Kapeni ate, vendojani prangat
Verse 31 — Surah Al-Haqqah 69:31
Pastaj ate futeni ne xhehennem
Verse 32 — Surah Al-Haqqah 69:32
Mandej lidheni ate me nje zinxhire te gjate shtatedhjete kute
Verse 33 — Surah Al-Haqqah 69:33
Se ai ka qene qe nuk besoi All-llahun e madheruar
Verse 34 — Surah Al-Haqqah 69:34
Ai nuk nxiste per t´i ushqyer te varferit
Verse 35 — Surah Al-Haqqah 69:35
Ai sot nuk ka ketu ndonje mik
Verse 36 — Surah Al-Haqqah 69:36
As ushqim tjeter pervec te te shplarave
Verse 37 — Surah Al-Haqqah 69:37
Qe ate nuk e ha kush, pos mekatareve
Verse 38 — Surah Al-Haqqah 69:38
Pra Une betohem ne ate qe e shihni
Verse 39 — Surah Al-Haqqah 69:39
Edhe ne ate qe nuk e shihni
Verse 40 — Surah Al-Haqqah 69:40
Se me te vertete ai (Kur´ani) eshte fjale (e Zotit) qe e lexon i derguari i ndershem
Verse 41 — Surah Al-Haqqah 69:41
Ai nuk eshte fjale e ndonje poeti, po ju nuk besoni
Verse 42 — Surah Al-Haqqah 69:42
Nuk eshte as fjale e ndonje falltori, po ju nuk perkujtoheni
Verse 43 — Surah Al-Haqqah 69:43
Eshte zbritje prej Zotit te boteve
Verse 44 — Surah Al-Haqqah 69:44
Sikur te trillonte ai (Muhammedi) per Ne ndonje fjale
Verse 45 — Surah Al-Haqqah 69:45
Ne do ta kapim ate me fuqine Tone
Verse 46 — Surah Al-Haqqah 69:46
E pastaj do t´ia keputnim atij arterien e zemres
Verse 47 — Surah Al-Haqqah 69:47
E askush prej jush nuk do te mund te nderhynte per mbrojtjen e tij
Verse 48 — Surah Al-Haqqah 69:48
Ai (Kur´ani) eshte keshille per te ruajturit
Verse 49 — Surah Al-Haqqah 69:49
S´ka dyshim se Ne dime qe prej jush ka qe e pergenjeshtrojne
Verse 50 — Surah Al-Haqqah 69:50
Ai (Kur´ani) njemend do te jete deshperim per jobesimtaret
Verse 51 — Surah Al-Haqqah 69:51
Ai eshte e verteta bindese
Verse 52 — Surah Al-Haqqah 69:52
Andaj, ti lartesoje nga te metat Zotin tend te madheruar