Verse 1 — Surah Al-Jinn 72:1
Thuaj: "Mua me eshte shpallur se nje grup i vogel nga xhinet i vuri veshin dhe degjoi (Kur´anin) dhe (kur u kthyen te te vetet) thane: "Ne kemi degjuar nje Kur´an qe mahnit
Verse 2 — Surah Al-Jinn 72:2
qe udhezon ne te verteten, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tone, kurrsesi nuk do t´ia shoqerojme me aske
Verse 3 — Surah Al-Jinn 72:3
Dhe se lartesia e madheruar e Zotit tone nuk eshte qe ka as grua, as femije
Verse 4 — Surah Al-Jinn 72:4
S´ka dyshim se ai mendjelehti jone fliste te paverteta ndaj All-llahut
Verse 5 — Surah Al-Jinn 72:5
Ndersa ne kemi pas menduar se as njerezit, as xhinet nuk flasin genjeshtra perkitazi me All-llahun
Verse 6 — Surah Al-Jinn 72:6
Dhe se ka pasur burra prej njerezve, qe kerkonin ndihme prej disa xhineve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe me shume arrogancen
Verse 7 — Surah Al-Jinn 72:7
Dhe se ata (njerezit) kane menduar, sic keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka per ta ringjallur aske
Verse 8 — Surah Al-Jinn 72:8
Dhe vertet, ne kemi hulumtuar ta arrijme qiellin, po ate e gjetem perplot roje te forta dhe me shkendija (zjarri qe djeg)
Verse 9 — Surah Al-Jinn 72:9
Dhe ne me pare hulumtonim ne vendveshtrimin per te degjuar, e kush perpiqet te degjoje tash, ai has ne pusine e shkendijes se zjarrte
Verse 10 — Surah Al-Jinn 72:10
Ne nuk e dime se me kete (pergatitje te qiellit) eshte per qellim ndonje e keqe per ata qe jane ne toke, apo Zoti i tyre deshiron qe ata t´i udhezoje
Verse 11 — Surah Al-Jinn 72:11
Eshte e vertete se prej nesh ka te mire, por ka edhe qe nuk jane aq te mire, sepse ne kemi qene ne drejtime te ndryshme
Verse 12 — Surah Al-Jinn 72:12
Dhe ne kemi qene te bindur se All-llahut nuk mund t´i shmangemi ne toke e as nuk mund t´i shpetojme Atij duke ikur
Verse 13 — Surah Al-Jinn 72:13
Dhe ne, sapo e degjuam udhezimin (Kur´anin), i besuam atij, e kush i beson Zotit te vet, ai nuk i frikesohet ndonje demtimi e as ndonje padrejtesie
Verse 14 — Surah Al-Jinn 72:14
Eshte e vertete se prej nesh ka besimtare (muslimane) dhe prej nesh ka qe jane jashte rruges (jobesimtare), e kush e pranoi islamin, te tillet mesyne rrugen e shpetimit
Verse 15 — Surah Al-Jinn 72:15
Ndersa, ata qe leshuan rrugen, ata u bene lende e xhehennemit
Verse 16 — Surah Al-Jinn 72:16
Sikur ata (idhujtaret) t´i permbaheshin rruges se drejte, Ne do t´iu leshonim atyre uje me bollek
Verse 17 — Surah Al-Jinn 72:17
per te sprovuar me te. E kush ia kthen shpinen adhurimit ndaj Zotit te vet, Ai e shpie ate ne vuajtje te padurueshme
Verse 18 — Surah Al-Jinn 72:18
Dhe (mua me shpallet) se vertet xhamite jane vecant per ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni ne to aske tjeter me All-llahun
Verse 19 — Surah Al-Jinn 72:19
Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhuroje Ate, ata (xhinet ose idhujtaret) gati hipnin njeri mbi tjetrin per ta degjuar
Verse 20 — Surah Al-Jinn 72:20
Thuaj: "Une e adhuroj vetem Zotin tim dhe Atij nuk i bej asnje shok
Verse 21 — Surah Al-Jinn 72:21
Thuaj: "Une nuk kam ne dore qe t´ua largoj denimin, as t´ju sjell dobi
Verse 22 — Surah Al-Jinn 72:22
Thuaj: "Eshte e vertete se mua nuk me mbron askush prej (denimit) te All-llahut dhe pervec Tij une nuk gjej mbeshtetje
Verse 23 — Surah Al-Jinn 72:23
(Nuk kam ne dore tjeter), pervec kumtimin prej All-llahut dhe pervec shpalljeve te Tij. Kush e kundershton All-llahun dhe te derguarin e Tij, i tij eshte zjarri i xhehennemit, aty do te jene pergjithmone, pa mbarim
Verse 24 — Surah Al-Jinn 72:24
Derisa kur ta shohin ate qe u premtohet, atehere do te kuptojne se kush eshte me i dobet ne ndihme dhe me i vogel ne numer
Verse 25 — Surah Al-Jinn 72:25
Thuaj: "Une nuk e di a do te jete afer ajo qe u premtohet, apo Zoti im do ta vonoje ate shume
Verse 26 — Surah Al-Jinn 72:26
Ai eshte qe e di te fshehten, por fshehtesine e vet nuk ia zbulon askujt
Verse 27 — Surah Al-Jinn 72:27
Me perjashtim te ndonje te derguari qe Ai do. Atebote Ai ve roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtesine)
Verse 28 — Surah Al-Jinn 72:28
Per ta ditur (per t´u dukur) se ata kane kumtuar shpalljet e Zotit te tyre, dhe se Ai e ka perfshi ate tek ata, Ai e di sasine e cdo gjeje qe ekziston