Verse 1 — Surah Al-Qiyamah 75:1
Betohem ne diten e kijametit
Verse 2 — Surah Al-Qiyamah 75:2
Betohem ne shpirtin qe eshte shume qortues
Verse 3 — Surah Al-Qiyamah 75:3
A mendon njeriu se nuk do t´i tubojme eshtrat e tij
Verse 4 — Surah Al-Qiyamah 75:4
Po, do t´ia tubojme! Duke qene se Ne jemi te zotet t´ia rikrijojme si kane qene edhe majat e gishtave te tij
Verse 5 — Surah Al-Qiyamah 75:5
Por, njeriu deshiron te vazhdoje edhe me tej ne mekate
Verse 6 — Surah Al-Qiyamah 75:6
Andaj edhe pyet: "Kur eshte dita e kijametit
Verse 7 — Surah Al-Qiyamah 75:7
E, kur te merren syte (te paret)
Verse 8 — Surah Al-Qiyamah 75:8
E te zehet hena (erresohet)
Verse 9 — Surah Al-Qiyamah 75:9
Dhe te bashkohen dielli e hena
Verse 10 — Surah Al-Qiyamah 75:10
Ate dite njeriu do te thote: "Nga te iket
Verse 11 — Surah Al-Qiyamah 75:11
Jo, nuk ka strehim
Verse 12 — Surah Al-Qiyamah 75:12
Ate dite vetem te Zoti yt eshte caku
Verse 13 — Surah Al-Qiyamah 75:13
Ate dite njeriu do te njihet me ate qe coi para dhe me ate qe la prapa
Verse 14 — Surah Al-Qiyamah 75:14
Po njeriu eshte deshmitar i vetvetes
Verse 15 — Surah Al-Qiyamah 75:15
Edhe nese i paraqet arsyetimet e veta
Verse 16 — Surah Al-Qiyamah 75:16
Ti (Muhammed) mos e shqipto ate (Kur´anin) me gjuhen tende per ta nxene ate me te shpejte
Verse 17 — Surah Al-Qiyamah 75:17
Sepse Ne e kemi per detyre tubimin dhe leximin e tij
Verse 18 — Surah Al-Qiyamah 75:18
E kur ta lexojne ate ty, ti percille me te degjuar leximin e tij
Verse 19 — Surah Al-Qiyamah 75:19
Dhe pastaj eshte obligim yni qe ta shkoqisim ate
Verse 20 — Surah Al-Qiyamah 75:20
Jo, nuk eshte ashtu! Por ju jeni qe e doni te ngutshmen (Dunjane)
Verse 21 — Surah Al-Qiyamah 75:21
Dhe e lini pas shpine ate te ardhmen (Ahiretin)
Verse 22 — Surah Al-Qiyamah 75:22
Ate dite do te kete fytyra te shkelqyera (te gezuara)
Verse 23 — Surah Al-Qiyamah 75:23
Qe Zotin e tyre e shikojne
Verse 24 — Surah Al-Qiyamah 75:24
Ate dite ka fytyra edhe te vrazhda
Verse 25 — Surah Al-Qiyamah 75:25
Qe presin t´u thyhet kurrizi (te shkaterrohen)
Verse 26 — Surah Al-Qiyamah 75:26
Jo dhe Jo! Po kur te arrije (shpirti) ne grope te fytit (te gjoksit)
Verse 27 — Surah Al-Qiyamah 75:27
Dhe thuhet (nga familja e te te afermit): "Kush do ta sheroje
Verse 28 — Surah Al-Qiyamah 75:28
Dhe ai bindet se ai po ndahet
Verse 29 — Surah Al-Qiyamah 75:29
E t´i puqet kofsha per kofshe (t´i veshtiresohet gjendja)
Verse 30 — Surah Al-Qiyamah 75:30
Ate dite vetem te Zoti yt shkohet
Verse 31 — Surah Al-Qiyamah 75:31
E ai as nuk vertetoi ate qe duhej, as nuk u fale
Verse 32 — Surah Al-Qiyamah 75:32
Por pergenjeshtroi dhe ktheu shpinen
Verse 33 — Surah Al-Qiyamah 75:33
Dhe shkonte te familja e tij me fodullek
Verse 34 — Surah Al-Qiyamah 75:34
Te eshte afruar ty e keqja e t´u afrofte (ose i mjeri ti i mjeri)
Verse 35 — Surah Al-Qiyamah 75:35
Edhe nje here t´u afrua ty e keqja; t´u afrofte
Verse 36 — Surah Al-Qiyamah 75:36
A mos mendon njeriu se do te lihet duke mos zene asgje (pa kurrfare pergjegjesie)
Verse 37 — Surah Al-Qiyamah 75:37
A nuk ka qene ai ne nje pike uji qe derdhet
Verse 38 — Surah Al-Qiyamah 75:38
E pastaj u be gjak i trashe, e Ai e krijoi dhe e persosi
Verse 39 — Surah Al-Qiyamah 75:39
Dhe prej tij Ai i beri dy lloje: mashkullin dhe femren
Verse 40 — Surah Al-Qiyamah 75:40
A nuk eshte Ai (Zot) i fuqishem qe i ngjall te vdekurit