Verse 1 — Surah Al-Anfal 8:1
Te pyesin ty (Muhammed) per placken (e fituar ne lufte), thuaju: "Placka, (menyra e ndarjes se saj) eshte ceshtje e All-llahut dhe te derguarit, prandaj kini frike All-llahun, permiresoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nese jeni besimtare, respektojeni All
Verse 2 — Surah Al-Anfal 8:2
E, besimtare te vertete jane vetem ata, te te cileve kur permendet All-llahu u rreqethen zemrat e tyre, te cileve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qe jane te mbeshtetur vetem te Zoti i tyre
Verse 3 — Surah Al-Anfal 8:3
Dhe, te cilet falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me cka Ne i furnizuam, ata japin
Verse 4 — Surah Al-Anfal 8:4
Te tillet jane besimtare te vertete dhe per kete kane vende te larta te Zoti i tyre, kane falje dhe kane furnizim ne menyre te ndershme
Verse 5 — Surah Al-Anfal 8:5
(Mospajtimi i tyre per placke eshte) Ashtu si ai kur te nxori Zoti yt nga shtepia jote per te verteten, e nje grup nga besimtaret nuk ishte i kenaqur
Verse 6 — Surah Al-Anfal 8:6
Bejne polemike me ty per te verteten pasi qe e kishin te qarte (se ti vepron me lejen e Zotit) sikur meqenese shtyheshin ne vdekje te sigurt
Verse 7 — Surah Al-Anfal 8:7
Perkujtoni kur All-llahu ua premtoi njerin prej dy grupeve se eshte i juaji, e ju deshironit t´ju takoje ai (grup) i paarmatosur, ndersa All-llahu deshiroi qe me premtimet e Tij ta vendose te verteten e ta zhduke ne themel mbeturinen e mohuesve
Verse 8 — Surah Al-Anfal 8:8
Ta forcoje te verteten e ta crrenjose te koten, edhe pse kete e urrejne kriminelet
Verse 9 — Surah Al-Anfal 8:9
Perkujtoni kur kerkuat ndihme prej Zotit tuaj, e Ai u eshte pergjigjur: "Une do t´ju ndihmoj me nje mije engjej qe vijne nje pas nje (grup pas grupi)
Verse 10 — Surah Al-Anfal 8:10
All-llahu nuk e beri ate (ndihmen) per tjeter, vetem t´ju gezoje (t´u jape myzhde) dhe per t´i forcuar (qetesuar) me te zemrat tuaja, pse ndihma ne realitet eshte vetem prej All-llahut. All-llahu eshte mbizoterues dhe i urte
Verse 11 — Surah Al-Anfal 8:11
Dhe kur Ai ju kaploi me nje kotje (gjume) qe ishte siguri per ju nga ana e Tij, ju leshoi shi nga qielli per t´ju pastruar me te, largoi prej jush te shtimet e shejtanit, e qe te fuqizoje bindjen ne zemrat tuaja dhe t´ju perforcoje me te (me shi) kembet t
Verse 12 — Surah Al-Anfal 8:12
Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjejve se: "Une jam me ju, pra, inkurajoni ata qe besuan! Une do te hedh frike ne zemrat e atyre qe nuk besuan, e ju goditni ne qafe e larte, meshonju atyre ne cdo gjymtyre (gishterinj)
Verse 13 — Surah Al-Anfal 8:13
Kete (ndeshkim per ta) ngase kundershtuan All-llahun dhe te derguarin e Tij, e kush kundershton All-llahun dhe te derguarin e Tij, nuk ka dyshim se All-llahu eshte ndeshkimforte
Verse 14 — Surah Al-Anfal 8:14
Keshtu e keni (denimin), pra shijone, e per mohuesit eshte edhe denimi i zjarrit
Verse 15 — Surah Al-Anfal 8:15
O ju qe besuat! Kur te ndesheni ne turmen (qe leviz ngadale) e atyre qe mohuan, mos ua ktheni shpinen
Verse 16 — Surah Al-Anfal 8:16
Kush ua kthen atyre shpinen, ne ate moment vec atij qe kthehet per te luftuar ose per t´iu bashkangjitur nje grupi tjeter, ai ka terhequr kunder vetes hidherimin e All-llahut dhe vendi i tij eshte xhehennemi. E ai eshte perfundim i keq
Verse 17 — Surah Al-Anfal 8:17
Ju nuk i mbytet (ne te vertete) ata, por All-llahu (me ndihmen qe ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (ne te vertete) kur i gjuajte ata, por All-llahu (te ndihmoi) i gjuajti, e (beri kete) per t´i shperblyer besimtaret me nje dhunti te mire nga ana
Verse 18 — Surah Al-Anfal 8:18
Ja, kjo eshte e verteta. All-llahu dobeson dredhite e qafireve (kufareve)
Verse 19 — Surah Al-Anfal 8:19
Nese ju (idhujtare) kerkuat fitore, ja ku e keni fitoren, (kjo eshte ironi per ta), po nese hiqni dore (nga lufta kunder Pejgamberit), ajo do te jete ne dobine tuaj, e nese ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t´ju vleje asgje edhe n
Verse 20 — Surah Al-Anfal 8:20
O ju qe besuat, respektojeni All-llahun dhe te derguarin e Tij, e mos e braktisni ate se ju po e degjoni (Kur´anin)
Verse 21 — Surah Al-Anfal 8:21
Dhe mos u beni si ata qe thane: "Degjuam", e ne te vertete ata nuk degjojne
Verse 22 — Surah Al-Anfal 8:22
Krijesat (gjallesat) me te demshme te All-llahu jane ata te shurdhetit (qe nuk degjojne te verteten) memecet (qe nuk e thone te drejten) te cilet nuk logjikojne
Verse 23 — Surah Al-Anfal 8:23
All-llahu do t´i bente te degjojne ata (shurdhmemecet) po te dinte (te pritej prej tyre) se do te arrinin ndonje te mire, po edhe sikur t´i bente te degjojne, ata do te zbrapseshin dhe do te refuzonin
Verse 24 — Surah Al-Anfal 8:24
O ju qe besuat, pergjigjjuni (thirrjes se) All-llahut dhe te te derguarit kur ai (i derguari) ju fton per ate qe ju jep jete, (per fene e drejte) dhe ta dini se All-llahu nderhyn ndermjet njeriut dhe zemres se tij, dhe se ju do te tuboheni te Ai
Verse 25 — Surah Al-Anfal 8:25
Ruajuni nga e keqja (nga denimi) qe nuk i godet vetem ata qe bene mizori prej jush, (por edhe te miret), dhe ta dini se All-llahu eshte ndeshkues i rrepte
Verse 26 — Surah Al-Anfal 8:26
Perkujtoni kur ishit pakice e dobet ne toke (Meke) dhe frikesoheshit se do t´ju rrembejne njerezit (idhujtaret), e Ai ju mundesoi vend te sigurt (ne Medine) dhe ju perkrahu me ndihmen e Tij, ju furnizoi me te mira ne menyre, qe te jeni mirenjohes
Verse 27 — Surah Al-Anfal 8:27
O ju qe besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe te derguarin, e ashtu te tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe eshte kjo
Verse 28 — Surah Al-Anfal 8:28
Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe femijet tuaj jane vetem nje sprove, dhe se te All-llahu eshte shperblimi i madh
Verse 29 — Surah Al-Anfal 8:29
O ju qe besuat, nese keni frike All-llahun, Ai do te vere udhezim (ne zemrat tuaja) per ju, do t´ua mbuloje te keqijat, do t´ua fale mekatet. All-llahu eshte dhurues i madh
Verse 30 — Surah Al-Anfal 8:30
Perkujto (o i derguar) kur ata qe nuk besuan thurnin kunder teje; te ngujojne, te mbysin ose te debojne. Ata benin plane, e All-llahu i asgjesonte, se All-llahu eshte me i miri qe asgjeson (dredhite)
Verse 31 — Surah Al-Anfal 8:31
E kur atyre u lexohen ajetet Tona (Kur´ani), thonin: "Kemi degjuar (keso fjalesh) dhe sikur te donim edhe ne do te thonim dicka te ngjashme me kete dhe se ky nuk eshte gje tjeter pos mit i lashte
Verse 32 — Surah Al-Anfal 8:32
Dhe (perkujto) kur thane: "O All-llah! Nese eshte ky (Kur´ani) vertet prej Teje, lesho gure nga qielli kunder nesh, ose sillna ndonje denim te idhet
Verse 33 — Surah Al-Anfal 8:33
Po All-llahu nuk do t´i denoje ata, derisa ti (Muhammed) je ne mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t´i denoje, derisa ata kerkojne falje (istigfare)
Verse 34 — Surah Al-Anfal 8:34
Cka kane ata qe te mos i denoje All-llahu, kur ata jane qe pengojne (te tjeret) nga xhamia e shenjte (Qabja), e edhepse nuk jane mbikeqyres te saj. Kujdestare te saj jane vetem ata qe ruhen (te devotshmit), por shumica e tyre nuk eshte qe di
Verse 35 — Surah Al-Anfal 8:35
Lutja e tyre prane shtepise (Qabes) nuk ishte tjeter vetem se britme dhe duartrokitje, prandaj vuajeni denimin per shkak se mohonit
Verse 36 — Surah Al-Anfal 8:36
Ata qe nuk besuan, shpenzojne pasurine e tyre per te penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojne ate dhe ajo do te behet deshperim i tyre, madje ata do te mposhten. E ata qe mohuan, do te permblidhen vetem ne xhehennem
Verse 37 — Surah Al-Anfal 8:37
(Kjo mase) Qe ta dalloje All-llahu te keqin nga i miri, dhe qe te ve te keqinjte njerin mbi tjetrin, t´i beje grumbull te gjithe e t´i hedhe ne xhehennem. E te tillet jane me te deshperuarit
Verse 38 — Surah Al-Anfal 8:38
Thuaju atyre qe nuk besuan, nese heqin dore (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojne) do t´u falet e kaluara, po nese vazhdojne, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj te pareve eshte i ditur (edhe juve do t´ju ze)
Verse 39 — Surah Al-Anfal 8:39
Luftoni ata derisa te mos mbetet idhujtari (besimi i kote), e i tere adhurimi te behet vetem per All-llahun. Po nese ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu eshte mbikeqyres per ate qe veprojne
Verse 40 — Surah Al-Anfal 8:40
Po nese refuzojne, ta dini se All-llahu eshte mbrojtes i juaji. E, sa mbikeqyres e ndihmes i mire eshte Ai
Verse 41 — Surah Al-Anfal 8:41
Ju (besimtare) ta dini se nje e pesta e asaj qe e fituat, nga ndonje send, i takon (perkujtuesve te) All-llahut, te derguarit te Tij, te afermve te tij (te derguarit), jetimave, nevojtareve dhe atyre ne mergim, (ky eshte percaktimi i Zotit), nese keni bes
Verse 42 — Surah Al-Anfal 8:42
Kur ju ishit ne bregun e afert te lugines, e ata ne bregun e larget te saj (ju kah Medina e ata kah Meka), ndersa karvani ishte me poshte prej jush (kah deti). Dhe, sikur te ishit ju ata qe njeri-tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por
Verse 43 — Surah Al-Anfal 8:43
Dhe (perkujto) kur All-llahu t´i deftoi ty ata ne enderr, te pakte ne numer, e sikur t´i deftonte shume, ju do te dobesoheshit e do te grindeshit per ceshtjen (e luftes), por All-llahu ju shpetoi. All-llahu vertet e di shume mire se c´mbajne kraharoret (z)
Verse 44 — Surah Al-Anfal 8:44
Perkujtoni kur u takuat (ne sheshin e luftes), e Ai beri qe ata ne syte tuaj te duken pak, e po ashtu edhe ju te dukeni ne syte e tyre pak; e beri kete per ta zbatuar All-llahu nje ceshtje qe ishte e vendosur. Vetem te All-llahu eshte perfundimi i ceshtje
Verse 45 — Surah Al-Anfal 8:45
O ju qe besuat, kur te konfrontoheni me ndonje grup, perqendrohuni dhe permendni cdo here All-llahun, qe ta arrini fitoren e deshiruar
Verse 46 — Surah Al-Anfal 8:46
Dhe respektojeni All-llahun e te derguarin e Tij, e mos u percani mes vete, e te dobesoheni e ta humbni fuqine (luftarake). Te jeni te durueshem se All-llahu eshte me te durueshmit
Verse 47 — Surah Al-Anfal 8:47
Mos u beni si ata qe dolen prej shtepive te tyre sa per krenari e per t´i pare bota, e qe pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t´i shpetojne me ate veprim te tyre
Verse 48 — Surah Al-Anfal 8:48
Perkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim per veprat e tyre dhe u tha: "S´ka kush qe mund t´iu mposhte sot ju, une jam mbrojtes juaji!" E kur u ballafaquan te dy grupet, ai u terhoq prapa e tha: "Une terhiqem prej jush, une shoh cka nuk shihni ju, une
Verse 49 — Surah Al-Anfal 8:49
Kur hipokritet dhe ata qe ne zemrat e tyre kishte semundje (dyshim) thane: "Keta (muslimanet) i ka mashtruar feja e tyre (s´kane fuqi te luftojne). Po kush mbeshtetet ne All-llahun, s´ka dyshim se All-llahu eshte ngadhenjyes i urte
Verse 50 — Surah Al-Anfal 8:50
Sikur t´i kishe pare engjejt kur ua marrin shpirtin atyre qe mohuan (do te shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave te tyre (para, prapa): "Shijoni denimin e djegies
Verse 51 — Surah Al-Anfal 8:51
Kete (denim e moret) per shkakun e asaj qe fituat. All-llahu nuk eshte i padrejte per robte e Tij
Verse 52 — Surah Al-Anfal 8:52
Edhe idhujtaret, sic e kishte tradite populli i faraonit, e dhe ata qe ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e per shkak te mekateve All-llahu i shkaterroi. All-llahu eshte i plotfuqishem, ndeshkues i ashper
Verse 53 — Surah Al-Anfal 8:53
Kete (mase ndeshkuese) e beri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i nje begatie, te cilen ia ka dhuruar nje populli, derisa te ndryshoje ai vete ne vetvete (te behet perbuzes i se mires) dhe ngase All-llahu degjon (cka thone) dhe di (cka punojne)
Verse 54 — Surah Al-Anfal 8:54
Ashtu sic ishte tradite e popullit te faraonit dhe atyre qe kishin qene me pare, qe i konsideronin te rreme faktet e Zotit te tyre, e Ne per keto te keqija te tyre i shkaterruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosem, por te gjithe keta ishin d
Verse 55 — Surah Al-Anfal 8:55
Krijesat me te demshme te All-llahu jane ata qe mohuan, nuk pritet qe ata te besojne
Verse 56 — Surah Al-Anfal 8:56
Keta jane ata prej te cileve ti pate marre premtimin (se nuk do t´i ndihmojne idhujtaret), e te cilin ata nuk e ruajten por si cdo here e thyejne premtimin e tyre
Verse 57 — Surah Al-Anfal 8:57
Po nese i ndesh (i ze) ata ne lufte, atehere ti me ta (me shkaterrimin e tyre) shpartallo ata qe te marrin mesim
Verse 58 — Surah Al-Anfal 8:58
Nese ti e heton tradhtine e nje populli (ndaj marreveshjes), atehere edhe ti ua hidh atyre (marreveshjen) ne menyre te njejte, sepse All-llahu nuk i do ata qe tradhtojne (fshehurazi)
Verse 59 — Surah Al-Anfal 8:59
Dhe ata qe mohuan, mos te mendojne kurrsesi se shpetuan, (se na iken). Ata nuk mund ta bejne te paafte Ate (Zotin) qe i ndjek
Verse 60 — Surah Al-Anfal 8:60
E ju pergatituni sa te keni mundesi force, (mjete luftarake), e kuaj te caktuar per beteje kunder atyre (qe tradhtojne) e me te, (me pergatitje), ta frikesoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe te tjeret, te cilet ju nuk i dini (se kush jane), e All-l
Verse 61 — Surah Al-Anfal 8:61
Ne qofte se ata anojne kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbeshtetu ne All-llahun. Ai eshte qe degjon dhe di
Verse 62 — Surah Al-Anfal 8:62
Po nese duan te mashtrojne me te (me paqen), ty te mjafton All-llahu. Ai eshte qe te fuqizoji ty me ndihmen e vet dhe me besimtaret
Verse 63 — Surah Al-Anfal 8:63
Dhe Ai eshte qe bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithe ate qe eshte ne toke, nuk do te mund t´i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu beri bashkimin e tyre, pse Ai eshte i gjithefuqishem, i urte
Verse 64 — Surah Al-Anfal 8:64
O Pejgamber! All-llahu te mjafton ty dhe besimtareve qe jane me ty
Verse 65 — Surah Al-Anfal 8:65
O Pejgamber! Nxiti besimtaret per lufte. Nese prej jush jane njezet te durueshem, (trima te fuqishem), do t´i mundni dyqind, e nese jane njeqind, do t´i mundni nje mije sish qe nuk besuan, per shkak se ata jane njerez qe nuk kuptojne (pse luftojne)
Verse 66 — Surah Al-Anfal 8:66
All-llahu ju beri lehtesim tash duke e ditur se jeni dobesuar. Nese prej jush jane jane njeqind te durueshem, do ti mundni dyqinnd, e nese prej jush jane nje mije, me ndimen e Zotit do t´i mundni dy mije. All-llahu eshte me ata qe jane te durueshem
Verse 67 — Surah Al-Anfal 8:67
Per asnje pejgamber nuk qe me vend te kete rober derisa ta kete derrmuar me lufte (armikun) ne toke. Ju keni per qellim perjetimet e kesaj bote, ndersa All-llahu deshiron per ju Ahiretin. All-llahu mbizoteron cdo gje, di cka eshte e mire per robte
Verse 68 — Surah Al-Anfal 8:68
Po te mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (qe te mos denohet ai qe perpiqet, po nuk e qellon), juve do t´ju kishte goditur nje denim i madh per ate qe e moret
Verse 69 — Surah Al-Anfal 8:69
Pra, (eshte lejuar preja e luftes) hani ate qe e fituat me lufte, si te lejuar dhe te mire, permbajuni dispozitave te All-llahut se All-llahu eshte Ai qe fale dhe qe meshiron
Verse 70 — Surah Al-Anfal 8:70
O Pejgamber! Thuaju atyre roberve qe i keni ne duart tuaja, se posa te vereje All-llahu ndonje te mire (besim te drejte e te sinqerte) ne zemrat tuaja, Ai ju jep edhe me shume te mira nga ajo cka eshte marre nga ju, ua fale gabimet, se All-llahu fale pa m
Verse 71 — Surah Al-Anfal 8:71
E nese (roberit) duan te tradhetojne ty, ata me pare tradhtuan All-llahun, (nuk besuan), e Ai (te ndihmoje), te mundesoje te ngadhenjesh ndaj tyre. All-llahu i di te gjitha ndodhite, vepron me urtesine e Tij
Verse 72 — Surah Al-Anfal 8:72
Eshte e vertete se ata qe besuan, u shperngulen dhe luftuan me pasurine e shpirtin e tyre ne rrugen e All-llahut, dhe ata qe strehuan (te shperngulurit) dhe u ndihmuan, te tillet jane miq te njeri-tjetrit (ne ndihme dhe ne trashegim). Ata qe besuan por nu
Verse 73 — Surah Al-Anfal 8:73
Ata qe e mohuan te verteten jane miq te njeri-tjetrit. E nese nuk e beni ate (te ndihmoni e te kujdeseni per njeri-tjetrin), behet trazire dhe rremuje e madhe ne toke
Verse 74 — Surah Al-Anfal 8:74
Po, ata qe besuan, migruan dhe luftuan per rrugen e All-llahut, dhe ata qe strehuan dhe ndimuan, jane besimtare te vertete. Atyre u takon falja (e mekateve) dhe furnizimi ne menyre te ndershme
Verse 75 — Surah Al-Anfal 8:75
Ndersa edhe ata qe besuan me vone, e qe u shperngulen dhe luftuan se bashku me ju, jane te njejte me ju (ne te drejta). E, (sipas dispozitave te Zotit), farefisi ka me perparesi ndaj njeri-tjetrit (se sa ensaret e muhaxhirinet) mes All-llahu di ne hollesi