Verse 1 — Surah Al-Mutaffifin 83:1
Te mjeret ata qe mangu masin e peshojne
Verse 2 — Surah Al-Mutaffifin 83:2
Ata qe kur matin prej njerezve, per vete e plotesojne
Verse 3 — Surah Al-Mutaffifin 83:3
E kur u matin te tjereve ose u peshojne, u lene mangu
Verse 4 — Surah Al-Mutaffifin 83:4
A nuk e dine te tillet se kane per t´u ringjallur
Verse 5 — Surah Al-Mutaffifin 83:5
Ne nje dite te madhe
Verse 6 — Surah Al-Mutaffifin 83:6
Ne diten kur njerezit ngrihen (prej varrezave) per te dale para Zotit te boteve
Verse 7 — Surah Al-Mutaffifin 83:7
Jo, te mos rrini gafil! Se shenimet e veprave te mekatareve jane ne Sixhxhin (ne nje liber shenimesh te te keqijave me te demshme)
Verse 8 — Surah Al-Mutaffifin 83:8
E, ku e di ti se c´eshte Sixhxhin-i
Verse 9 — Surah Al-Mutaffifin 83:9
Ai eshte nje liber i qendisur (ne nje qeli ne fund te burgut)
Verse 10 — Surah Al-Mutaffifin 83:10
Ate dite eshte shkaterrimi per genjeshtaret
Verse 11 — Surah Al-Mutaffifin 83:11
Te cilet nuk e besojne diten e pergjegjesise
Verse 12 — Surah Al-Mutaffifin 83:12
E ate dite nuk e mohon kush, pervec atij qe ka sharruar teper ne mosbesim e ne pune te keqija
Verse 13 — Surah Al-Mutaffifin 83:13
E qe kur i lexohen atij argumentet Tona, thote: "Legjenda te te pareve
Verse 14 — Surah Al-Mutaffifin 83:14
Jo, nuk eshte ashtu! Por te keqijat qe i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan
Verse 15 — Surah Al-Mutaffifin 83:15
Jo dhe Jo! Ate dite do te jene te penguar prej (ta shohin) Zotit te tyre
Verse 16 — Surah Al-Mutaffifin 83:16
Pastaj ata do te hyjne ne xhehennem
Verse 17 — Surah Al-Mutaffifin 83:17
Dhe do t´u thuhet: "Ky eshte ai te cilin e keni pergenjeshtruar
Verse 18 — Surah Al-Mutaffifin 83:18
Jo, nuk jane te njejte! Se libri i te mirave gjendet ne Il-lijjine
Verse 19 — Surah Al-Mutaffifin 83:19
E ku e di ti se cka eshte Il-lijjuni
Verse 20 — Surah Al-Mutaffifin 83:20
Eshte nje liber i qendisur qarte
Verse 21 — Surah Al-Mutaffifin 83:21
Te cilin e deshmojne engjejt qe jane me te afermit
Verse 22 — Surah Al-Mutaffifin 83:22
E s´ka dyshim se vepermiret jane ne perjetime e kenaqesi (ne xhennet)
Verse 23 — Surah Al-Mutaffifin 83:23
Te mbeshtetur ne kolltuke veshtrojne
Verse 24 — Surah Al-Mutaffifin 83:24
Ne fytyrat e tyre mund te kuptosh kenaqesine e perjetimeve
Verse 25 — Surah Al-Mutaffifin 83:25
U jepet te pijne pije ne ene te mbyllura
Verse 26 — Surah Al-Mutaffifin 83:26
Pije qe ne fund asaj i vjen era misk! E per shperblim te tille le te garojne ata qe lakmojne te miren
Verse 27 — Surah Al-Mutaffifin 83:27
Dhe perzierja e asaj pije eshte me tesnim (uji me i mire)
Verse 28 — Surah Al-Mutaffifin 83:28
Krua nga i cili do te pijne me te afermit e Zotit
Verse 29 — Surah Al-Mutaffifin 83:29
Mekataret ishin ata te cilet i perqeshnin ata qe besuan
Verse 30 — Surah Al-Mutaffifin 83:30
Dhe kur kalonin (besimtaret) prane tyre (idhujtareve), ata ia benin me sy njeri-tjetrit
Verse 31 — Surah Al-Mutaffifin 83:31
E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin te kenaqur
Verse 32 — Surah Al-Mutaffifin 83:32
Dhe kur i shihnin ata (besimtaret), thoshnin: "S´ka dyshim se keta (besimtaret) jane te humbur
Verse 33 — Surah Al-Mutaffifin 83:33
Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtaret) si roje te atyre (besimtareve)
Verse 34 — Surah Al-Mutaffifin 83:34
E sot, (ne diten e gjykimit), ata qe besuan do te tallen me jobesimtaret
Verse 35 — Surah Al-Mutaffifin 83:35
Duke qendruar te mbeshtetur (besimtaret) ne kolltuke e duke shikuar
Verse 36 — Surah Al-Mutaffifin 83:36
A thua a u shperblyen jobesimtaret per ate qe punuan? (Po)