Verse 1 — Surah Al-Layl 92:1
Pasha naten qe me erresire mbulon gjithesine
Verse 2 — Surah Al-Layl 92:2
Pasha diten kur ajo shkrepetin
Verse 3 — Surah Al-Layl 92:3
Pasha Ate qe krijoi mashkullin e femren
Verse 4 — Surah Al-Layl 92:4
Vertet, veprimi juaj eshte i llojllojte
Verse 5 — Surah Al-Layl 92:5
E, sa i perket atij qe jep dhe ruhet
Verse 6 — Surah Al-Layl 92:6
Dhe verteton bindshem per me te miren
Verse 7 — Surah Al-Layl 92:7
Ne do ta pergatitim ate per me te lehten
Verse 8 — Surah Al-Layl 92:8
E sa i perket atij qe ben koprraci dhe ndien veten te pavarur (nga Zoti)
Verse 9 — Surah Al-Layl 92:9
Dhe qe pergenjeshtron ate me te miren
Verse 10 — Surah Al-Layl 92:10
Ne do ta pergatisim per me te veshtiren
Verse 11 — Surah Al-Layl 92:11
E pasuria e tij nuk do t´i beje dobi, kur ai te zhduket
Verse 12 — Surah Al-Layl 92:12
Detyre e jona eshte vetem te udhezojme
Verse 13 — Surah Al-Layl 92:13
Dhe vetem Jona eshte bota tjeter si dhe kjo
Verse 14 — Surah Al-Layl 92:14
Une u kam terhequr verejtjen per zjarrin te ndezur fort
Verse 15 — Surah Al-Layl 92:15
Qe aty nuk hyn tjeter, pos atij qe eshte me i prishuri
Verse 16 — Surah Al-Layl 92:16
I cili pergenjeshtroi dhe u zbraps
Verse 17 — Surah Al-Layl 92:17
Ndersa ai qe eshte me i devotshem do te jete larg tij
Verse 18 — Surah Al-Layl 92:18
Ai qe e jep pasurine e vet e pastrohet
Verse 19 — Surah Al-Layl 92:19
E jo per ta shperblyer ndoke qe i ka bere mire me pare
Verse 20 — Surah Al-Layl 92:20
Por vetem per te fituar kenaqesine e Zotit te vet, me te lartit
Verse 21 — Surah Al-Layl 92:21
Per Zotin, ai do ta gezoje ate kenaqesi