Back to Languages

    Albanian - Chapter 18

    Translation by Feti Mehdiu

    Verse 1

    Falënderimi qoftë për All-llahun i cili i shpalli Librin robit të vet, dhe nuk e ka bërë të shtrembëruar

    Verse 2

    Të drejtë e stabil, që të tërheq vërejtjen për dënim të rëndë nga ana e tij, kurse besimtarët të cilët bëjnë vepra të mira, t’i përgëzojë se i pret dhuratë e bukur

    Verse 3

    Ku do të kënaqen përgjithmonë

    Verse 4

    Dhe t’i qortojë ata që thonë se All-llahu ka fëmijë

    Verse 5

    Ata nuk dinë asgjë për këtë, e as baballarët e tyre. Sa fjalë e madhe po del nga gojët e tyre! Nuk flasin gjë tjetër përveç të pavërtetës

    Verse 6

    Epo, ti mos do të pëlcasish nga brengosja, nëse ata nuk i besojnë kësaj fjale

    Verse 7

    Gjithë çka ka në tokë Ne e kemi krijuar si zbukurim për të, që t’i sprovojmë cili prej tyre bën vepra mëtë mira

    Verse 8

    Dhe Ne do ta bëjmë edhe atë çka gjendet aty, të zhveshur

    Verse 9

    A ke menduar ti se banorët e shpellës edhe “rekimi” (emrat e të cilëve janë të shkruar në pllakë) kanë qenë nga mrekullitë tona të rralla

    Verse 10

    Kur djelmoshat u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na dhuro mëshirën tënde dhe afrona në këtë veprim tonin në përudhje”

    Verse 11

    Prandaj, ne ua mbyllëm veshët (i vumënë gjumë të gjatë) në shpellë për shumë vite

    Verse 12

    Pastaj i zgjuam për të mësuar cili nga dy grupet do ta vlerësojë më mirë sa kohë

    Verse 13

    Ty po ta rrëfejmë historinë e tyre besnikërisht. Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre, dhe Ne ua shtuam edhe më tepër bindjen

    Verse 14

    I patëm forcuar zemrat e tyre kur u ngritën dhe i thanë: “Zoti ynë është Zot i qiejve dhe i tokës, ne nuk i lutemi asnjë zoti tjetër përveç Atij, sepse atëherë do të flisnim gjepura

    Verse 15

    Ky populli ynë në vend të Atij, ka pranuar zot tjetër, përse nuk u solli argument të qartë atyre. A ka më kriminel se ai i cili shpif të pavërteta për All-llahun?”

    Verse 16

    Kur i patët lënën ata edhe ato, të cilëve u falen ata, në vend të All-llahut, strehonu pra në shpellë. Zoti juaj do t’iu mbulojë me mëshirën e vet dhe do t’iu përgatisë atë çka është e dobishme për ju

    Verse 17

    Dhe ke mund ta shohësh se si dielli, kur lind, i kalon shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndon, i kalon kah ana e majtë, ndërsa ata kanë qëndruar në mjedis të saj. Ai është nga argumentet e All-llahut! Atë që e përudhë All-llahu, ai është i përudhur, e cilin e lë në humbje, ti nuk mund t’i gjeshë mbrojtës që dirigjon

    Verse 18

    Dhe do të mendojë se janë të zgjuar, por ata janë në gjumë dhe ne i rrotullojmë në të djathtë dhe në atë të majtë, ndërsa qeni i tyre qëndronte i shtrirë, si në pritë me këmbët e para të shtrira përpara. Sikur t’i kishe parë do të kishe ikur prej tyre e do të kish kapluar frika

    Verse 19

    Dhe ashtu ne i zgjuam që ta pyesin njëri-tjetrin: “Sa keni ndejur këtu?” pyeti njëri prej tyre. – “Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës”, u përgjigjën. Zoti juaj e di më së miri sa keni ndejur, thanë, por dërgone njërin nga ju me këta metelikë tuaj deri në qytet, e le të shoh ku është ushqimi më i pastër dhe prej aty le t’iu sjellë ushqim dhe le të ketë mirësinë, dhe kurrsesi le të mos i flas askujt për ju

    Verse 20

    Sepse, nëse ata marrin vesh për ju, do të ju vrasin me gur ose me dhunë do të ju kthejnë në fenë e tyre; e atëherë kurrë nuk do të shpëtoni

    Verse 21

    Ne, gjithashtu, bëmë që ata të marrin vesh për këta, për të marrë vesh se premtimi i All-llahut është i vërtetë dhe se për momentin e ringjalljes nuk ka aspak dyshim, kur ata diskutonin ndërmjet veti për ta, dhe thonin: “Ndërtonu atyre përpara një ndërtesë, Zoti i tyre i di më së miri ata”. E pastaj ata, fjala e të cilëve ishte më me ndikim, thanë: “Do të ëjmë në hyrje të saj një xhami!”

    Verse 22

    Disa do të thonë: “Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre” e disa do të thonë: “Kanë qenë pesë, i gjashti ishte qeni i tyre”, duke u përzie kështu në fshehtësi; kurse disa do të thonë: “Kanë qenë shtatë, kurse qeni ishte i teti”. Thuaju: “Zoti im e di më së miri numrin e tyre, pak kush e di këtë. Prandaj, mos polemizo për këto, përveç se sipërfaqësisht, dhe mos pyet për këtë askë prej tyre”

    Verse 23

    Dhe kurrsesi, përçkado qoftë mos thuaj: “Do ta bëjë këtë nesër!”

    Verse 24

    E të mos shtosh, “Nëse do All-llahu!” Dhe kur të harrosh, përkujtoje Zotin tënd dhe thuaj: “Zoti im do të më udhëzojë kah ajo që është më mirë dhe më e dobishme nga kjo”

    Verse 25

    E ata kanë mbetur në shpellën e vet treqind e nëntë vjet

    Verse 26

    Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejtur. Atij i takojnë fshehtësitë e qiejve dhe të tokës. Sa mirë i sheh Ai dhe i dëgjon të gjitha! Ata nuk kanë tjetër mbrojtës përveç Atij, dhe Ai nuk ka nevojë për asnjë bashkëpunëtor për vendimet e veta

    Verse 27

    Lexo nga Libri i Zotit tënd atë çka të shpallet. Askush nukmundet t’i zëvendësojë fjalët e Tij, e as ti, nk do të gjesh strehim tjetër përveç se tek Ai

    Verse 28

    Jij vendosmërisht në anën e tyre të cilët i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe në mbrëmje, me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij, dhe mos hiq sytë tuaj prej atyre, duke dëshiruar bukurinë e jetës së kësaj bote, dhe mos iu nënshtro atij zemrën e të cilit e kemi lënë të papërgatitur ndaj nesh, dhe pason epshin e vet, sepse puna e tij ka mbaruar

    Verse 29

    Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, prandaj, kush të dojë – le të besojë, kush të dojë le të mos besojë”. Ne kemi përgatitur përmosbesimtarët një zjarr, tymi i të cilit do t’i përfshijë nga të gjitha anët; nëse luten për ndihmë do t’u jepet ndihmë me një farë uji sikur lënd rrëshire që ua djeg fytyrën. Sa pije dhe vendbanim i tmerrshëm që është

    Verse 30

    Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne me të vërtetë nuk lejojmë t’i shkatërrohet shpërblimi atij që bënë vepra të mira

    Verse 31

    Ata i presin, pa dyshim, kopshte të Adënit ku do të rrjedhin lumenj, aty do të stolisen me rradhë të artë dore dhe do të vishen me rrobe të gjelbërta nga mëndafshi i llojllojshëm, mbështetur në kanape. Sa vendbanim dhe shpërblim i bukur është

    Verse 32

    Dhe sillu si atë shembullin e dy njerëzve, njërit prej të cilëve i dhamë dy kopshte të mbjellur me hardhi dhe të veshura me lisa e ndërmjet tyre bëmë ara

    Verse 33

    Të dy kopshtet dhanë frutin e vet, kurrfarë dëmi nuk iu bë dhe përmes tyre shpiem një lum

    Verse 34

    Ai kishte edhe tjetër pasuri. Dhe i tha shokut të vet, derisa po bisedonte me të, “Kam më shumë pasuri se ti, a edhe fis më të fortë!”

    Verse 35

    Dhe hyri në kopshtin e vet, i rrëmbyer nga mendjemadhësia, duke thënë: “Nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë”

    Verse 36

    dhe nuk ma merr mendja se ka për të ardhur ndonjëherë dita e kijametit, por edhe nëse kthehem te Zoti, me siguri për kompensim do të gjejë diçka më mirë se kjo”

    Verse 37

    shoku i tij, deri sa po flisnin, i tha: “A e mohon atë i cili të ka krijuar nga dheu, e pastaj nga pika e farës, e më në fund të bëri njeri të plotë?”

    Verse 38

    Sa për mua, Ai është All-llahu, Zoti im dhe unë nuk i bëj shok askë Zotit tim

    Verse 39

    E pse nuk the, kur hyre në kopshtin tënd, “MashAll-llah”! Nuk ka forcë përveç asaj të All-llahut? Nëse më shikon mua, unë kam më pak pasuri dhe fëmijë

    Verse 40

    Por – Zoti im, ndoshta më jep kopsht më të mirë se yti, e në atë (tëndin) të dërgojë rrëmujë nga qielli, e të gëdhijë krejt rrafsh, pa asgjë

    Verse 41

    Ose t’i thahet uji e të mos mundesh ta lypish kurrë

    Verse 42

    Dhe u shkatërruan frutet e tij dhe ai filloi t’i thyej duart duke rënkuar se ç’kishte shpenzuar në të – dhe hardhia ishte shtruar për drunj të vet – dhe thoshte: “Ku është ai fat të mos i kisha bërë shok Zotit tim”

    Verse 43

    Dhe nuk pati kush t’i ndihmojë, përveç All-llahut; dhe nuk ishte aspak fitimtar

    Verse 44

    Aty mund t’i ndihmojë vetëm All-llahu, i vërteti, Ai jep shpërblimin më të mirë dhe çdo send e përfundon si është më mirë

    Verse 45

    Sillja si shembull jetën e kësaj bote që është sikur uji që e lëshojmë ne nga qielli, me të cilin ushqehen bimët në tokë, e përsëri thahet e teret dhe e derdhin erërat. E All-llahu ka mundësi për çdo send

    Verse 46

    Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira të vazhdueshme janë më të mira si shpërblim nga Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë

    Verse 47

    Kurse atë ditë kur t’i lëvizim malet, dhe të shohësh tokën e zhveshur, e ata do t’i kemi tubuar, askë prej tyre nuk e kemi lënë anash

    Verse 48

    Para Zotit tënd do të ekspozohen të radhitur. “Na keni ardhur ashtu siç ju kemi krijuar herën e parë, kurse ju keni deklaruar se nuk do t’ua caktojmë ditën e ringjalljes”

    Verse 49

    Edhe libri u hapet dhe do të shohësh mëkatarët të frikësuar për shkak të asaj që gjenden në të. Dhe do të thonë: “Të mjerët ne, çfarë është ky libër? Nuk i ka shpëtuar as mëkati i madh as mëkati i vogël, të tëra janë evidentuar”, dhe do ta gjejnë të shkruar atë çka e kanë bërë. Zoti yt askujt nuk do t’i bëjë padrejtësi

    Verse 50

    Dhe kur u thamë engjujve “Përuluni Ademit!” Të gjithë iu përulën, përveç Iblisit, ai ishte nga xhindët, andaj i ra ndesh urdhërit të Zotit të vet. Po ju atë dhe kotillën e tij, duke qenë Unë, do ta merrni si mik e ata janë armiq tuaja? Çfarë këmbimi i keq është për mosbesimtarët

    Verse 51

    Unë nuk i kam marrë ata për dëshmitarë me rastin e krijimit të qiejve dhe të tokës e as për krijimin e vet atyre dhe nuk kam pasur nevojë për mbëshytetje në mbrapshtanë

    Verse 52

    Dhe në ditën kur Ai u thotë: “Thirrni ata për të cilët keni pas deklaruar se janë bashkëpunëtorët e mij!”, dhe ata i thirrën, por ata nuk iu përgjigjën sepse Ne ua shkatërruam lidhjet ndërmjet veti

    Verse 53

    Dhe mëkatarët e shohin zjarrin dhe do të binden se kanë për të rënë në te, dhe prej aty nuk kanë shpërblim

    Verse 54

    Në këtë Kur’an ne ua sqarojmë në mënyrë të ndryshme njerëzve shembujt e llojllojshëm, porse njeriu, për shumë sende, kundërvihet

    Verse 55

    Ndërsa, njerëzit, kur u vjen udhëzimi, nuk i pengon tjetër send nga besimi dhe që nga Zoti i tyre të kërkojnë falje, përveçse ajo që ata presin fatin e popujve të lashtë ose t’i godasë dënimi në sy të tërë botës

    Verse 56

    Ne nuk i dërgojmë profetët për tjetër send, përveç se si përgëzues dhe qortues. Ndërsa mosbesimtarët polemizojnë, duke u shërbyer me të pavërteta, për ta mposhtur me të, të vërtetën, dhe tallen me argumentet e mia dhe qortimet e mia

    Verse 57

    Po a ka më kriminel se ai, i cili, kur i tërhiqet vërejtja me argumente të Zotit të vet, ia kthen shpinën dhe harron atë çka e ka bërë vetë? Ne në zemrat e tyre vejmë perde që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin), dhe i bëjmë të shurdhër. Dhe nëse ti i thërret në rrugë të drejtë, ata kurrë nuk do të nisen rrugës së drejtë

    Verse 58

    Zoti yt fal shumë dhe ka shumë mëshirë. Sikur Ai t’i dënonte për atë çka e meritojnë, do t’ua shpejtonte dënimin. Por, ata i pret momenti i caktuar, prej të cilit nuk kanë ku të shtrehohen

    Verse 59

    Kurse ato fshatra që i kemi shkatërruar për shkak se kanë bërë krime dhe e kemi caktuar afatin për shkatërrimin e tyre

    Verse 60

    Dhe kur i tha Musa djaloshit të vet: “Do të shkoj deri sa të arij aty ku bashkohen dy dete, ose do të ec dhe vetëm do të ec

    Verse 61

    Dhe kur ata dy arritën deri në vendin ku ata dy duhet të bashkohen, e harruan peshkun e tyre, e ai u nis rrugës së vet nëpër det

    Verse 62

    Po kur u largua, (Musa) i tha djaloshit të vet: “Na jep të hamë mëngjesin sepse, nga kjo rrugë e jona jemi lodhur

    Verse 63

    A e sheh? i tha ky. Kur u patëm ndalur në atë breg e unë e harrova peshkun, këtë s’e ka bërë tjetër kush përpos vetë djallit, që ta përmendi atë. Ai pa tjetër do të jetë zhytur në det, për çudi

    Verse 64

    Tha: “Kjo është ajo që na duhet”, dhe u kthyen të dy rrugës prej nga kishin ardhur

    Verse 65

    Dhe e gjetën një njeri nga robërit tanë, të cilit i patëm dhënë mëshirë nga ana jonë dhe i mësuam atë që e dimë vetëm Ne

    Verse 66

    “A mundem të të bëj shoqëri?” – i tha Musa. “Por të ma mësosh tërë atë drejtësi që e ke mësuar ti”

    Verse 67

    “Ti me siguri nuk do të mund të durosh me mua”, i tha ai

    Verse 68

    “Si do të durosh atë për çka nuk je i informuar?”

    Verse 69

    “Ke me parë se do të jem, në dashtë All-llahu, i durueshëm, - i tha, - dhe nuk do të kundërshtoj për asgjë”

    Verse 70

    “Po nëse më bën shoqëri, pra, tha ai, atëherë të mos më pyesish për kurrgjë derisa unë vetë të rrëfej për atë”

    Verse 71

    Dhe ata dy u nisën, mirëpo kur hipën në anije, ai e zhbiroi atë. “A e zhbirove t’i mbysish ata që po lundrojnë me të? Ke bërë, njëmend, diçka për çudi!”

    Verse 72

    “A nuk të thash unë – iu drejtua ai – se për njëmend nuk mund të durosh të ecësh me mua?”

    Verse 73

    “Mos merr masa kundër meje për këtë që harrova, - tha, - dhe mos më bën pengesë në këtë punë timen!”

    Verse 74

    dhe ata të dy vazhduan. Kur e takuan një djalosh, ky atë e mbyti, e (Musa), i tha: “A e mbyte këtë djalë të pafajshëm më kot? Përnjëmend ke bërë diçka shumë të keqe”

    Verse 75

    “A nuk të thash unë ty –i tha ai, - se ti njëmend nuk mundesh të durosh me mua?”

    Verse 76

    “Nëse të pyes edhe pas kësaj për diçka, i tha ky, atëherë mos u shoqëro me mua. Qe, pranoma arsyetimin”

    Verse 77

    Dhe të dy shkuan deri kur hasën në disa fshatarë dhe i lutën banorët e këtij fshati që t’u japin ushqim, por ata refuzuan t’i pranojnë si musafirë. Aty gjetën një mur i cili ishte gati të rrëzohet, por ai e rindërtoi. Sikur të doje – i tha – (Musa) pate me marrë shpërblim për këtë

    Verse 78

    “Tash unë dhe ti po ndahemi! –tha ai – por të ta sqaroj përse nuk munde të më durosh

    Verse 79

    Sa i përket asaj anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punojnë në det, dhe unë atë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre ishte një mbret i cili grabiste çdo anije të re

    Verse 80

    Sa i përket atij djaloshit, prindërit e tij janë besimtarë, prandaj kishim frikë mos me dhunë po i kthen në mosbesim

    Verse 81

    Dhe ne dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të tij, t’u japë një më të mirë dhe më afër mëshirës

    Verse 82

    E sa i përket këtij muri, ai është i dy fëmijëve bonjakë nga qyteti, e nën të është thesari i atyre të dyve. Babai i tyre ka qenë njeri i mirë dhe Zoti yt dëshiron, nga mëshira e vet, që ata të rriten dhe ta nxjerrin pasurinë vet. Të tëra këto nuk ka kam bërë sipas mendjes sime. Ja, ky është shpjegimi për mosdurimin tënd!”

    Verse 83

    Dhe të pyesin për Dhulkarnejnin, thuaj: “Për këtë do t’iu rrëfej disa lajme”

    Verse 84

    ne e kemi vendosur atë në tokë dhe i kemi dhënë shkase për çdo send

    Verse 85

    Dhe ai i shfrytëzoi këto

    Verse 86

    Derisa ariti në vendin ku perëndon dielli, kur iu duk se po perëndon në një burim të turbullt dhe aty gjeti një popull. O Dhulkarnejn, - i thamë Ne, - ose do t’i dënosh ose do të sillesh mirë me ata?”

    Verse 87

    “Ai që bën krim – tha – do ta dënojmë, e pastaj do t’i këthehet Zotit të vet, andaj edhe ai do ta dënojë me dënim të rëndë

    Verse 88

    Kurse ai i cili beson dhe bën vepra të mira – ka shpërblimin e mirësisë, dhe atij do t’i afrojmë lehtësi”

    Verse 89

    Dhe ai prapë shkoi

    Verse 90

    Derisa arriti atje ku lind dielli, dhe e pa se po lindte te një popull, të cilit ne nuk i kemi dhënë mundësi të mbulohet prej tij (diellit)

    Verse 91

    dhe ai u soll me ata ashtu siç u pat sjellë me ata përpara

    Verse 92

    Dhe ai prapë vazhdoi

    Verse 93

    Derisa arriti ndërmjet dy pendave, e ndërmjet atyre gjeti një popull, i cili gati nuk kuptonte asnjë fjalë

    Verse 94

    “O Dhulkarnejn – i thanë ata, - Jexhuxh e maxhuxhët bëjnë turbullira në tokë, prandaj a po ngreh një mur ndërmjet nesh dhe atyre, apo, do të të shpërblejmë?”

    Verse 95

    “Më mirë është ajo çka më ka dhënë Zoti im – tha ai. Por, ju ndihmomëni mua sa më tepër, që të bëj një mur ndërmjet jush dhe atyre

    Verse 96

    Më sillni copa të hekurit! Dhe kur ai i nivelizoi dy anët e malit u tha: “Ndizni”, dhe kur ia bënë zjarrin tha: “Më sillni bakër të shkrirë ta lyej!”

    Verse 97

    Dhe ata nuk mundën as t’i afrohen e lëre më ta kapërcejnë

    Verse 98

    “Kjo është mëshirë e Zotit tim, - tha ai, - dhe kur erdhi premtimi i Zotit tim, do ta rrafshojë me tokë, premtimi i Zotit tim është i vërtetë”

    Verse 99

    Dhe atëherë do t’i lëshojmë që ata sikur valët të përzihen njëri me tjetrin. Dhe do t’i fryhet surit dhe të gjithë ata do t’i tubojmë

    Verse 100

    Dhe atëherë do t’ua shfaqim haptazi mosbesimtarëve xhehennemin

    Verse 101

    Atyre, sytë e të cilëve kanë qenë të mbuluar me perde, të mendojnë për argumentet e mia, dhe që nuk kanë mund të dëgjojnë asgjë

    Verse 102

    A mendojnë mosbesimtarët se munden të marrin për zotër, në vend timin, robërit e mi? ne u kemi përgatitur, me siguri, mosbesimtarëve xhehennemin si vendbanim

    Verse 103

    Thuaj: “A t’iu tregojmë se veprat e kujt janë të shkatërruara

    Verse 104

    Mundim i kujt është i dështuar, në këtë botë e ata mendojnë se është mirë ajo se çka punojnë

    Verse 105

    Këta janë, ata të cilët nuk besojnë në argumentet e Zotit të vet dhe se do të dalin para Tij, prandaj mundi i tyre do të jetë i kotë dhe në ditën e kijametit nuk do t’u japim kurrfarë rëndësie

    Verse 106

    Ata janë shpërblim i të cilëve, për shkak të mosbesimit, është xhehennemi, deh janë tallur me argumentet dhe me profetët e mij”

    Verse 107

    Ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendbanim do të kenë parajsën Firdevs

    Verse 108

    Aty do të qëndrojnë përgjithmonë dhe nuk lypin ta ndërrojnë me asgjë tjetër

    Verse 109

    Thuaj: “Edhe sikur deti të ishte ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, më parë do të shterrej deti se sa fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të sillnim edhe një det tjetër sikur ai”

    Verse 110

    Thuaj: “Unë jam një njeri sikur ju, që po më shpallet se Zoti juaj është – Një Zot. Kush mban shpresë në takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira, pa i bërë në adhurim asnjë shok Zotit të vet!”