Verse 1 — Surah Al-Furqan 25:1
Qoftë lartësuar Ai i cili i shpalli robit të vet Furkanin që të jetë qortim (vërejtje) për botërat
Verse 2 — Surah Al-Furqan 25:2
Ai të cilit i takon pushteti i qiejve dhe i tokës dhe nuk ka fare fëmijë as bashkëpunëtorë në pushtet, ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet
Verse 3 — Surah Al-Furqan 25:3
Disa marrin, përveç Atij, ndonjë hyjni që nuk krijon asgjë, por vetë janë të krijuar dhe nuk janë në gjendje t’i bëjnë vetes ndonjë dëm e as dobi; dhe as kanë mundësi t’ia marrin jetën, t’i japin jetë apo të ngjallin
Verse 4 — Surah Al-Furqan 25:4
Ata të cilët nuk kanë besuar, thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër pos gënjeshtër e madhe që e shpif ai, madje i ndihmojnë edhe njerëz të tjerë” dhe bëjnë padrejtësi dhe shpifje
Verse 5 — Surah Al-Furqan 25:5
Dhe thonë: “Ato janë legjenda të popujve të lashtë, ai kërkon që të përshkruhen dhe t’i lexohen në mëngjes dhe në mbrëmje”
Verse 6 — Surah Al-Furqan 25:6
Thuaj: “Atë e shpall Ai i cili i di fshehtësitë e qiejve dhe të tokës; Ai është shumë i mëshirshëm dhe fal shumë”
Verse 7 — Surah Al-Furqan 25:7
E ata thonë: “Ç’është me këtë Profet, ai ha ushqim dhe ec nëpër tregje; është dashur t’i dërgohet një engjull që të jetë bashkë me të qortues (t’i tërheq vërejtjen popullit)
Verse 8 — Surah Al-Furqan 25:8
Ose t’i lëshohet ndonjë farë depoje apo të ketë kopsht prej ku do të ushqehej”. Dhe mizorët, madje thonë: “Ju pasoni vetëm një njeri të magjepsur”
Verse 9 — Surah Al-Furqan 25:9
Shih se çka flasin për ty, andaj bredhin e nuk mund ta gjejnë rrugën (e drejtë)
Verse 10 — Surah Al-Furqan 25:10
Qoftë i madhëruar Ai i cili, nëse do, mund të të japë edhe më mirë se këta, xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj e të bën edhe pallate
Verse 11 — Surah Al-Furqan 25:11
Mirëpo ata e mohojnë edhe momentin e ringjalljes, e Ne, për ata që e përgënjeshtrojnë Ditën e ringjalljes, kemi përgatitur zjarr të këndellur
Verse 12 — Surah Al-Furqan 25:12
Që kur t’u tregohet prej së largu, do ta dëgjojnë si ushton dhe tërbueshëm vlon
Verse 13 — Surah Al-Furqan 25:13
E kur të hidhen në të, në grykë, duarlidhur, atje do të thërrasin “shkatërrim, ku je!”
Verse 14 — Surah Al-Furqan 25:14
Sot mos kërkoni një shkatërrim por kërkoni shumë shkatërrime
Verse 15 — Surah Al-Furqan 25:15
Thuaj: “A është më mirë ajo apo xhenneti i përjetshëm i cili u është premtuar atyre që i frikësohen All-llahut”. Për ata ka (xhennet) shpërblim dhe vendqëndrim
Verse 16 — Surah Al-Furqan 25:16
Aty do të kenë gjithnjë gjithçka dëshirojnë; ajo është premtim i dëshiruar (i kërkuar) nga Zoti yt
Verse 17 — Surah Al-Furqan 25:17
Kurse në ditën kur ata t’i tubojë Ai, si edhe ata të cilët kanë adhuruar (tjetërkend) përveç All-llahut, dhe t’u thohtë: “A ju i keni mashtruar robërit e mi, ata, apo ata e kanë humbur vetë rrugën e drejtë?”
Verse 18 — Surah Al-Furqan 25:18
Ata do të thonë: “Ti qofsh lavdëruar, për ne nuk është e nevojshme të marrim, përpos Teje, farë prijësisht tjerë, por ti i ke lëshuar ata dhe të parët e tyre të kënaqen deri sa e harruan vërejtjen dhe u bënë një popull i shkatërruar!”
Verse 19 — Surah Al-Furqan 25:19
Ata e kanë përgënjeshtruar atë që thuani ju, kurse ju nuk do të keni mundësi as të ndërroni diçka e as të ndihmoni. Ndërsa secilin prej jush që është mizor do ta bëjmë të shijojë dënim të madh
Verse 20 — Surah Al-Furqan 25:20
Ne nuk kemi dërguar para teje asnjë profet i cili nuk ka ngrënë e nuk ka ecur nëpër tregje. Ne bëjmë që njëri-tjetrin ta vëni në sprovë, a po qëndroni? Kurse Zoti yt sheh shumë
Verse 21 — Surah Al-Furqan 25:21
Ata që nuk shpresojnë se do të takohen me ne, thonë: “Pse nuk na dërgohen engjujt ose ta shihnim Zotin tonë”? Ata, me të vërtetë, janë në shpirtë arrogantë dhe tepër mendjemëdhenj
Verse 22 — Surah Al-Furqan 25:22
Kur t’i shohin engjujt nuk ka gëzim atë ditë, për mëkatarët, dhe do të thonë (kategorikisht) është ndaluar
Verse 23 — Surah Al-Furqan 25:23
Dhe Ne do t’i prezentojmë veprat e tyre që ata i kanë bërë dhe do ti bëjmë hi e pluhur
Verse 24 — Surah Al-Furqan 25:24
Atë ditë banorët e xhennetit do të kenë pushimoren dhe fjalët më të mira
Verse 25 — Surah Al-Furqan 25:25
Kurse ditën kur të çahet qielli dhe të paraqitet vetëm një re e hollë edhe engjujt do të lëshohen, me siguri, poshtë
Verse 26 — Surah Al-Furqan 25:26
Atëherë sundimi i vërtetë dot ë jetë vetëm te i Gjithmëshirshmi; Do të jetë një ditë e mundimshme për mosbesimtarët
Verse 27 — Surah Al-Furqan 25:27
Atë ditë kur keqbërësi do të hajë gishtërinjt duke thënë: “Ku është ai fat të kisha mbajtur rrugën e drejtë pranë Profetit
Verse 28 — Surah Al-Furqan 25:28
Ku është fati, i mjeri unë, të mos kisha pasur shok filan fistekun
Verse 29 — Surah Al-Furqan 25:29
Ai më ka larguar nga Kur’ani, pasi që më ishte kumtuar, e djalli gjithmonë e lë njeriun në kurthë
Verse 30 — Surah Al-Furqan 25:30
Profeti ka thënë: “Zoti im, populli im, vërtet, e ka marrë këtë Kur’an për tallje”
Verse 31 — Surah Al-Furqan 25:31
Gjithashtu Ne i kemi bërë çdo lajmëtari të fesë nga një armik prej mëkatarëve. Por ty të mjafton Zoti yt për udhërrëfyes dhe ndihmës
Verse 32 — Surah Al-Furqan 25:32
Ata që nuk besojnë thonë: “Pse nuk iu shpall Kur’ani përnjëherë, me një rast”? Ashtu shpallet për ta forcuar zemrën tënde me të, dhe ne atë e shpallim ajet pas ajeti
Verse 33 — Surah Al-Furqan 25:33
Ata nuk do të sjellin ty asnjë shembull (vërejtje) e Ne të mos sjellim të vërtetën dhe shpjegimin më të bukur
Verse 34 — Surah Al-Furqan 25:34
Ata të cilët do të tubohen në ferr e të ecin mbi fytyra, ata janë në vendin më të keq dhe në rrugën më të gabuar
Verse 35 — Surah Al-Furqan 25:35
Ne Musaut i dhamë Libër, kurse vllaun e tij Harunin ia bëmë ndihmës
Verse 36 — Surah Al-Furqan 25:36
Dhe u thamë: “Shikoni ju të dy te populli i cili përgënjeshtron argumentet tona”, pastaj atë e shfarosëm krejtësisht
Verse 37 — Surah Al-Furqan 25:37
Edhe popullin e Nuhit, që i trajtonte profetët si gënjeshtarë, e kemi mbytur në ujë dhe me këtë u kemi dhënë njerëzve shembull, kurse tiranëve u kemi përgatitur dënim të dhembshëm
Verse 38 — Surah Al-Furqan 25:38
Edhe Ad-it edhe Themud-it, dhe banorëve të Res-it, dhe shumë gjeneratave ndërmjet tyre
Verse 39 — Surah Al-Furqan 25:39
të gjithëve u kemi sjellë shembuj për mësim, e (pastaj) të gjithë i kemi shfarosur krejtësisht
Verse 40 — Surah Al-Furqan 25:40
Dhe kalojnë, me siguri, pranë qytetit që e vërshoi shiu i kobshëm – vallë a nuk e shohin? Por ata nuk shpresojnë për ringjallje
Verse 41 — Surah Al-Furqan 25:41
Dhe ur të shohin ty të marrin vetëm për tallje: “A ky është ai të cilin All-llahu e ka dërguar Profet
Verse 42 — Surah Al-Furqan 25:42
Përpak të na kthejë nga hyjnitë tona, por të mos kishim qëndruar”. E kur të përjetojnë dënimin do ta dinë (marrin vesh) se kush është shmangur më tepër nga rruga e drejtë
Verse 43 — Surah Al-Furqan 25:43
E sheh kush e merr epshin e vet për zot të vetin? A ti do të bëhesh përfaqësues i tij
Verse 44 — Surah Al-Furqan 25:44
A mendon ti se shumica prej tyre të dëgjojnë ose përpiqen të kuptojnë? Ata janë sikur kafshët, madje nga rruga e drejtë kanë humbur edhe më larg
Verse 45 — Surah Al-Furqan 25:45
Vallë a nuk e sheh Zotin tënd se si zgjeron hijen, sikur të donte do ta linte në në vend; kurse Diellin ia kemi bërë faktor udhërrëfyes
Verse 46 — Surah Al-Furqan 25:46
Pastaj pak nga pak e tërheqin nga vetja
Verse 47 — Surah Al-Furqan 25:47
Ai është i cili natën ua ka bërë mbulesë, gjumin pushim, kurse ditën e ka bërë për gjallërim (të punoni)
Verse 48 — Surah Al-Furqan 25:48
dhe Ai është i cili dërgon erërat si lajm i gëzueshëm para mëshirës së vet, dhe Ne lëshojmë nga qielli ujë të pastër
Verse 49 — Surah Al-Furqan 25:49
Për të ngjallur me të truallin e vdekur dhe i ngopim me ujë shumë kafshë dhe njerëz të cilët i kemi krijuar
Verse 50 — Surah Al-Furqan 25:50
Ne u kemi shpjeguar shpeshherë për këto, në mënyrë që të mendojnë mirë; por shumica e njerëzve refuzuan e mbetën në mosbesim
Verse 51 — Surah Al-Furqan 25:51
Të kish dashur, në çdo qytet do të kishim dërguar nga një qortues
Verse 52 — Surah Al-Furqan 25:52
Prandaj mos iu përul mosbesimtarëve por lufto kundër tyre me të gjitha forcat
Verse 53 — Surah Al-Furqan 25:53
Ai është i cili ka bashkuar dy dete njërin pranë tjetrit – njëri nga ata është i pijshëm dhe i shijshëm, kurse tjetri i njelmët dhe i hidhët, e ndërmjet tyre ka vënë pendë, pengesë
Verse 54 — Surah Al-Furqan 25:54
Ai është i cili ka krijuar njeriun nga uji dhe e ka bërë të ketë fis nga gjaku dhe nga ana e gruas. Zoti yt është i fuqishëm
Verse 55 — Surah Al-Furqan 25:55
Në vend të All-llahut adhurojnë ata që nuk janë në gjendje t’u bëjnë atyre asnjë dobi e as dëm. Mosbesimtari është haptazi kundër Zotit të vet
Verse 56 — Surah Al-Furqan 25:56
Kurse Ne ty të kemi dërguar vetëm të sjellësh lajme të gëzueshme dhe si qortues
Verse 57 — Surah Al-Furqan 25:57
Thuaj: “Për këtë nuk kërkoj nga ju shpërblime tjera përveç se kush do le të marrë rrugën e cila çon kah Zoti i tij”
Verse 58 — Surah Al-Furqan 25:58
Ti kij bindje në atë që është i gjallë, i cili nuk vdes, dhe madhëroje me lëvdata! Mjafton që Ai është i informuar për mëkatet e njerëzve të vet
Verse 59 — Surah Al-Furqan 25:59
I cili për gjashtë ditë krijoi qiejt, tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre, e pastaj vuri nën sundim tërë gjithësinë; Ai është i Gjithmëshirshmi, për këtë pyete atë që di
Verse 60 — Surah Al-Furqan 25:60
E kur iu tha atyre: “bini në sexhde për të Mëshirshmin!”, ata pyetën; përse, kush është i Gjithmëshirshmi? A të biem në xeshde vetëm pse na urdhëron ti?” Edhe më tepër e shtuan refuzimin
Verse 61 — Surah Al-Furqan 25:61
Qoftë lavdëruar ai i cili krijoi në qiell sisteme yjesh që shkëlqejnë dhe Hënën që shndërit
Verse 62 — Surah Al-Furqan 25:62
Ai është i cili bëri natën dhe ditën shembull për atë që do të marrë mend ose dëshiron të falënderoj (të jetë mirënjohës)
Verse 63 — Surah Al-Furqan 25:63
Kurse robërit e të Mëshirshmit janë ata të cilët nëpër tokë ecin qetë, ndërsa kur u drejtohen injorantët, thonë: “Paqë e qetësi!”
Verse 64 — Surah Al-Furqan 25:64
Dhe ata që kalojnë netët duke rënë në sexhde dhe duke qëndruar në këmbë, për hirë të Zotit të tyre
Verse 65 — Surah Al-Furqan 25:65
Edhe ata të cilëtthonë: “Zoti ynë, kursena nga mundimet e xhehennemit, sepse mundimi në të është – me të vërtetë – i tmerrshëm
Verse 66 — Surah Al-Furqan 25:66
Ai është çerdhe shumë e keqe”
Verse 67 — Surah Al-Furqan 25:67
Edhe ata të cilët, kur shpenzojnë nuk shpërderdhin e as nuk janë tepër dorështrënguar, por në këtë mbajnë mesataren
Verse 68 — Surah Al-Furqan 25:68
Ata të cilët nuk i luten tjetër Zoti, përveç All-llahut, dhe që nuk mbysin atë që e ka ndaluar All-llahu, vetëm në rast se e kërkon drejtësia, dhe që nuk bëjnë amoralitet, se kush e bën këtë ballafaqohet me mëkate
Verse 69 — Surah Al-Furqan 25:69
I shumfishohet dënimi në ditën e kijametit dhe aty mbetet përgjithmonë i nënçmuar
Verse 70 — Surah Al-Furqan 25:70
Përveç atyre, të cilët janë penduar dhe kanë besuar edhe bëjnë vepra të ira, All-llahu do t’i zëvendësojë veprat e tyre të këqia me vepra të mira, se All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm
Verse 71 — Surah Al-Furqan 25:71
Dhe kush pendohet e bën vepra të mira, ai, vërtetë, është penduar sinqerisht tek All-llahu
Verse 72 — Surah Al-Furqan 25:72
Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm, të cilët edhe kur transmetojnë llomotitjen e transmetojnë me dinjitet e fisnikëri
Verse 73 — Surah Al-Furqan 25:73
Edhe ata të cilët pasi të kenë marrë në dijeni argumentet e Zotit të tyre, nuk vërsulen si të verbër e të shurdhër
Verse 74 — Surah Al-Furqan 25:74
Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, na dhuro gëzim në gratë dhe fëmijët tanë, dhe na bën neve shembull për të devotshmit
Verse 75 — Surah Al-Furqan 25:75
Ata do të jenë, për atë që kanë duruar, të shpërblyer me dhomë (shkallë të xhennetit) dhe aty do të priten me përshëndetje dhe selam
Verse 76 — Surah Al-Furqan 25:76
Në të do të jenë përgjithmonë, sa vendbanime e çerdhe të bukura janë
Verse 77 — Surah Al-Furqan 25:77
Thuaj: “Çka të bëj me ju, nëse ju nuk i luteni Zotit tim; ju keni përgënjeshtruar, dhe me siguri ju pret dënimi”