Verse 1 — Surah As-Saffat 37:1
Pasha të radhiturat që në radhë qëndrojnë
Verse 2 — Surah As-Saffat 37:2
Edhe ato që me ngulm pengojnë
Verse 3 — Surah As-Saffat 37:3
Edhe ato që Kur’an lexojnë
Verse 4 — Surah As-Saffat 37:4
Zoti juaj është, me të vërtetë, vetëm Një
Verse 5 — Surah As-Saffat 37:5
Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i asaj që gjendet ndërmjet tyre, dhe Zoti i lindjeve
Verse 6 — Surah As-Saffat 37:6
Ne me të vërtetë e kemi stolisur qiellin më të afërt për ju me një qëndijes yjesh
Verse 7 — Surah As-Saffat 37:7
Duke e mbrojtur prej çfarëdo djalli prapshtan
Verse 8 — Surah As-Saffat 37:8
Nuk do t’i përgjojnë engjujt e bekuar dhe do të hidhen nga të gjitha anët
Verse 9 — Surah As-Saffat 37:9
Të përzënë, ata i pret dënim i pandërpreerë
Verse 10 — Surah As-Saffat 37:10
Përveç aij i cili rrëmben diçka dhe e përcjellë një yll i shkëlqyer
Verse 11 — Surah As-Saffat 37:11
Pyeti ata, a është më rëndë t’i krijosh ata apo atë që e kemi krijuar ne? ata i krijuam nga një baltë ngjitëse
Verse 12 — Surah As-Saffat 37:12
Dhe ti je mahnitur, kurse ata tallen
Verse 13 — Surah As-Saffat 37:13
Dhe kur u drejtohet këshilla, ata nuk kujtohen
Verse 14 — Surah As-Saffat 37:14
Edhe kur e shohin ndonjë argument, e nxisin njëri-tjetrin në përqeshje
Verse 15 — Surah As-Saffat 37:15
Dhe thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër përveç magjie hapët”
Verse 16 — Surah As-Saffat 37:16
A kur të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, a përnjëmend ne do të ngjallemi
Verse 17 — Surah As-Saffat 37:17
A edhe të parët tanë të lashtë
Verse 18 — Surah As-Saffat 37:18
Thuaj: “Po, dhe ju do të jeni të nënçmuar!”
Verse 19 — Surah As-Saffat 37:19
Ai do të jetë vetëm një zë trishtues, e ata do të përgjojnë
Verse 20 — Surah As-Saffat 37:20
dhe do të thonë: “Të mjerët ne, kjo është ditë e gjykimit!”
Verse 21 — Surah As-Saffat 37:21
Kjo është dita e ekzekutimit të cilën ju e keni përgënjeshtruar
Verse 22 — Surah As-Saffat 37:22
Mblidhni ata të cilët kanë bërë krime edhe ata që u janë bashkuar, edhe ata të cilët i adhuronin
Verse 23 — Surah As-Saffat 37:23
Në vend të All-llahut, dhe drejtoni rrugës së xhehennnnnemit
Verse 24 — Surah As-Saffat 37:24
Por ndalni se ata, me siguri, do të merren në pyetje
Verse 25 — Surah As-Saffat 37:25
Ç’keni që nuk ndihmoheni
Verse 26 — Surah As-Saffat 37:26
Sepse ata sot janë dorëzuar krejtësisht
Verse 27 — Surah As-Saffat 37:27
Dhe do të fillojnë t’i thonë njëri-tjetrit
Verse 28 — Surah As-Saffat 37:28
“Ju na mashtruat”; Na erdhët nga e djathta
Verse 29 — Surah As-Saffat 37:29
“Jo, por ju – do të përgjigjen ata – nuk ishit besimtarë
Verse 30 — Surah As-Saffat 37:30
Se ne nuk kemi pasur kurrfarë pushteti mbi ju, por ju keni qenë një popull i shfrenuar
Verse 31 — Surah As-Saffat 37:31
Dhe kundër nesh u realizua fjala e Zotit tonë. Ne, njëmend, do ta shijojmë
Verse 32 — Surah As-Saffat 37:32
Ju kemi ftuar në mashtrim, sepse edhe vetë kemi qenë të humbur”
Verse 33 — Surah As-Saffat 37:33
Dhe ata atë ditë do të jenë së bashku në mundim
Verse 34 — Surah As-Saffat 37:34
Sepse Ne ashtu veprojmë me mëkatarët
Verse 35 — Surah As-Saffat 37:35
Kur iu tha atyre se nuk ka tjetër Zot përveç All-llahut, ata bënin arrogancë
Verse 36 — Surah As-Saffat 37:36
Dhe thonin: “A t’i lëmë ne zotërat tonë për një poet të marrë”
Verse 37 — Surah As-Saffat 37:37
Por jo, ai u sjell të vërtetën dhe vërteton të dërguarit e tjerë
Verse 38 — Surah As-Saffat 37:38
E ju, me siguri, do të shijoni vuajtje të dhimbshme
Verse 39 — Surah As-Saffat 37:39
dhe nuk do të shpërbleheni, përpos siç keni punuar
Verse 40 — Surah As-Saffat 37:40
Kurse robërit e sinqertë të All-llahut
Verse 41 — Surah As-Saffat 37:41
Ata do të kenë furnizim të veçantë
Verse 42 — Surah As-Saffat 37:42
Pemë të ndryshme, do të jenë të nderuar
Verse 43 — Surah As-Saffat 37:43
Në xhenete të mrekullueshme
Verse 44 — Surah As-Saffat 37:44
Në shtretër njëri përball tjetrit
Verse 45 — Surah As-Saffat 37:45
Do të shërbehen me një gotë që nuk shterret kurrë
Verse 46 — Surah As-Saffat 37:46
Të bardhë dhe të shishëm për ata që e pinë
Verse 47 — Surah As-Saffat 37:47
Prej saj nuk dhemb kryet dhe nga ajo as mendja nuk të humb
Verse 48 — Surah As-Saffat 37:48
E pranë tyre symëdhatë e reja, me shikime të përulura
Verse 49 — Surah As-Saffat 37:49
Si vezë të mbuluara
Verse 50 — Surah As-Saffat 37:50
Dhe do t’i qasen njëri-tjetrit duke biseduar
Verse 51 — Surah As-Saffat 37:51
Njëri prej tyre i thotë: “Kam pasur një shok
Verse 52 — Surah As-Saffat 37:52
I cili thoshte: A edhe ti je prej atyre që besojnë
Verse 53 — Surah As-Saffat 37:53
Se, pasi të vdsim e të bëhemi eshtra e pluhur do të japim llogari!”
Verse 54 — Surah As-Saffat 37:54
“A doni të shihni?”
Verse 55 — Surah As-Saffat 37:55
Dhe ai do të shikojë, do të shohë atë në mes të xhehennemit
Verse 56 — Surah As-Saffat 37:56
“Pasha All-llahun” – do të thotë, - “përpak desh më shkatërrove”
Verse 57 — Surah As-Saffat 37:57
Po të mos ishte mëshira e Zotit tim, tani edhe unë do të isha aty
Verse 58 — Surah As-Saffat 37:58
Ne më nuk do të vdesim, apo jo
Verse 59 — Surah As-Saffat 37:59
Përveç vdekjes tonë të parë dhe s’do të dënohemi më
Verse 60 — Surah As-Saffat 37:60
Kjo do të jetë, me siguri, sukses i madh
Verse 61 — Surah As-Saffat 37:61
për diçka si kjo le të punojnë punëtorët
Verse 62 — Surah As-Saffat 37:62
A është ky vend më i mirë apo druri zekkum
Verse 63 — Surah As-Saffat 37:63
ne atë ua kemi bërë për dënim mosbesimtarëve
Verse 64 — Surah As-Saffat 37:64
Ai është një dru që do të dalë e rritet nga fundi i xhehennemit
Verse 65 — Surah As-Saffat 37:65
Fruti i tij është si koka djajsh
Verse 66 — Surah As-Saffat 37:66
Ata prej tij do të ushqehen dhe me të do t’i mbushin barqet
Verse 67 — Surah As-Saffat 37:67
E pastaj ai do të përzihet me ujë të nxehtë
Verse 68 — Surah As-Saffat 37:68
Pastaj, me siguri, përsëri do të kthehen në xhehenem
Verse 69 — Surah As-Saffat 37:69
Ata i gjetën prindërit e tyrenë mashtrim
Verse 70 — Surah As-Saffat 37:70
Prandaj edhe ata shkelën gjurmëve të tyre
Verse 71 — Surah As-Saffat 37:71
Por edhe përpara tyre shumica e popujve të lashtë kanë qenë të humbur
Verse 72 — Surah As-Saffat 37:72
Edhe pse ne u kemi dërguar atyre qortues
Verse 73 — Surah As-Saffat 37:73
Prandaj shih si e pësuan ata të cilëve u është tërhequr vërejtja
Verse 74 — Surah As-Saffat 37:74
Me përjashtim të robërve të sinqertë të All-llahut
Verse 75 — Surah As-Saffat 37:75
Por kur na thirri Nuhi, Ne iu përgjegjë
Verse 76 — Surah As-Saffat 37:76
Atë dhe familjën e tij e shpëtuam prej një mundimi të rëndë
Verse 77 — Surah As-Saffat 37:77
Dhe pasardhësit e tiji lamë të jetojnë
Verse 78 — Surah As-Saffat 37:78
Edhe kujtimin për të ua lamë breznive të ardhshme
Verse 79 — Surah As-Saffat 37:79
Paqa qoftë mbi Nuhin, në të tëra botërat
Verse 80 — Surah As-Saffat 37:80
Ja, kështu Ne i shpërblejmë bëmirësat
Verse 81 — Surah As-Saffat 37:81
Ai ishte nga robërit tanë besimtarë
Verse 82 — Surah As-Saffat 37:82
E pastaj të tjerët i përmbytëm
Verse 83 — Surah As-Saffat 37:83
I drejtimit të tij ishte edhe Ibrahimi
Verse 84 — Surah As-Saffat 37:84
Kur i erdh Zotit të vet me zemër të shëndoshë
Verse 85 — Surah As-Saffat 37:85
Kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: “Çka adhuroni
Verse 86 — Surah As-Saffat 37:86
A në vend të All-llahut doni zotër të rrejshëm
Verse 87 — Surah As-Saffat 37:87
E ç’mendoni për Zotin e përbotshëm?”
Verse 88 — Surah As-Saffat 37:88
U lëshoi një shikim yjeve
Verse 89 — Surah As-Saffat 37:89
Dhe tha: “Unë jam i sëmurë”
Verse 90 — Surah As-Saffat 37:90
Dhe ata iu larguan duke ikur
Verse 91 — Surah As-Saffat 37:91
Kurse ai iu qas fshehtazi zotërave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju
Verse 92 — Surah As-Saffat 37:92
Ç’është me ju që nuk flisni?”
Verse 93 — Surah As-Saffat 37:93
Dhe, si kalimthi, iu qas me një të rënë me të djathtën
Verse 94 — Surah As-Saffat 37:94
Dhe ata (populli) ia behën me të shpejtë
Verse 95 — Surah As-Saffat 37:95
“Apo i adhuroni ata që i gdhendni vetë, - i pyeti
Verse 96 — Surah As-Saffat 37:96
E All-llahu u krijon juve dhe atë çka bëni ju”
Verse 97 — Surah As-Saffat 37:97
“Përgatitne, - thanë, - një turrë dru dhe hudhne në zjarr!”
Verse 98 — Surah As-Saffat 37:98
Dhe deshtën ta dënojnë, por ne i bëmë ata më të poshtëruarit
Verse 99 — Surah As-Saffat 37:99
“Po shkoj, - tha, - atje te Zoti im. Do të më udhëzojë
Verse 100 — Surah As-Saffat 37:100
O Zot, më dhuro (pasardhës) prej të mirëve!”
Verse 101 — Surah As-Saffat 37:101
Dh ne e gëzuam me një djalosh të mirë
Verse 102 — Surah As-Saffat 37:102
Dhe kur ai u rrit aq sa filloi të eci me të në punë (Ibrahimi) i tha: “O biri im, kam parë në ëndërr se duhet të të therë! Pa shiko ç’mendon ti?” “O im at – i tha ai – ti vepro ashtu si të urdhërohet. Do të jem, në dashtë All-llahu, prej durimtarëve”
Verse 103 — Surah As-Saffat 37:103
Dhe kur ata të dy u dorëzuan edhe e shtriu atë me fytyrë për toke
Verse 104 — Surah As-Saffat 37:104
Ne e thirrëm: “O Ibrahim
Verse 105 — Surah As-Saffat 37:105
Ti e realizove ëndrën. Ne kështu i shpërblejmë ata që bëjnë vepra të mira
Verse 106 — Surah As-Saffat 37:106
Ajo ishte, njëmend, sprovë e vërtetë, e qartë”
Verse 107 — Surah As-Saffat 37:107
Dhe e këmbyem me një kurban të madh
Verse 108 — Surah As-Saffat 37:108
Kurse kujtimin e tij ua lam breznive të mëvonshme
Verse 109 — Surah As-Saffat 37:109
Shpëtimi qoftë me Ibrahimin
Verse 110 — Surah As-Saffat 37:110
Ja, kështu ne i shpërblyem bëmirësat
Verse 111 — Surah As-Saffat 37:111
Dhe ai me të vërtetë ishte rob yni besimtar
Verse 112 — Surah As-Saffat 37:112
Dhe e gëzuam me Is-hakun, si lajmëtar nga të mirët
Verse 113 — Surah As-Saffat 37:113
Dhe e bekuam atë edhe Is-hakun, kurse ndër pasardhësit e atyre të dyve ka bamirës, por edhekeqbërës haptazi kundër vetes
Verse 114 — Surah As-Saffat 37:114
Ne e shpërblyem mirë Musanë dhe Harunin
Verse 115 — Surah As-Saffat 37:115
Edhe ata të dy, edhe popujt e tyre, i shpëtuam nga një mundim i madh
Verse 116 — Surah As-Saffat 37:116
Dhe u ndihmuam, andaj edhe ata ngadhnjyen
Verse 117 — Surah As-Saffat 37:117
Dhe të dyve u dhamë Librin e qartë
Verse 118 — Surah As-Saffat 37:118
Dhe të dy i drejtuam në rrugë të drejtë
Verse 119 — Surah As-Saffat 37:119
dhe kujtimin e të dyve ua ruajtëm breznive të ardhshme
Verse 120 — Surah As-Saffat 37:120
Qofshin shpëtuar Musa dhe Haruni
Verse 121 — Surah As-Saffat 37:121
Ja, ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bëmirësit
Verse 122 — Surah As-Saffat 37:122
Ata dy njëmend ishin nga robërit tanë besimtarë
Verse 123 — Surah As-Saffat 37:123
Edhe Iljasi është, pa dyshim, nga profetët
Verse 124 — Surah As-Saffat 37:124
Kur i tha popullit të vet: “A nuk frikësoheni
Verse 125 — Surah As-Saffat 37:125
A Ba’lën e adhuroni, e krijuesin më të mirë e leni pas shpine
Verse 126 — Surah As-Saffat 37:126
All-llahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve të lashtë”
Verse 127 — Surah As-Saffat 37:127
Ata e përgënjeshtruan prandaj, me siguri, do të prezentojnë (në dënim)
Verse 128 — Surah As-Saffat 37:128
Përveç atyre robërve besnikë të All-llahut
Verse 129 — Surah As-Saffat 37:129
Dhe ia ruajtëm kumtimin në breznitë e mëvonshme
Verse 130 — Surah As-Saffat 37:130
pastë shpëtim Iljasi
Verse 131 — Surah As-Saffat 37:131
Ja, ne kështu i shpërblejmë bamirësit
Verse 132 — Surah As-Saffat 37:132
Edhe ai është, me siguri, nga robërit tanë besimtarë
Verse 133 — Surah As-Saffat 37:133
Edhe Luti është, pa mëdyshje, prej profetëve
Verse 134 — Surah As-Saffat 37:134
Prandaj ne atë dhe tërë familjen e tij e shpëtuam
Verse 135 — Surah As-Saffat 37:135
Përveç gruas, që mbet me të dënuarit
Verse 136 — Surah As-Saffat 37:136
Kurse të tjerët i shfarosëm
Verse 137 — Surah As-Saffat 37:137
Dhe ju me siguri në agim kaloni kah ata
Verse 138 — Surah As-Saffat 37:138
Edhe kur bie muzgu. A nuk do të mblidhni mendjen
Verse 139 — Surah As-Saffat 37:139
Edhe Junusi është, me siguri, profet
Verse 140 — Surah As-Saffat 37:140
Kur iku me një lundr të mbushur plot
Verse 141 — Surah As-Saffat 37:141
Tërhoqi shortin dhe shorti i ra atij
Verse 142 — Surah As-Saffat 37:142
Dhe e gëlltiti peshku, sepse ai e meritonte këtë
Verse 143 — Surah As-Saffat 37:143
Dhe sikur ai të mos ishte prej atyre që e lartësonte (All-llahun)
Verse 144 — Surah As-Saffat 37:144
Do të mbetej me siguri në barkun e tij deri në ditën kur do të ringjallen
Verse 145 — Surah As-Saffat 37:145
Por Ne e nxorrëm në një vend të shkretë, ndërsa ai ishte i sëmurë
Verse 146 — Surah As-Saffat 37:146
Dhe mbi të mbëltuam një lozë kungulli
Verse 147 — Surah As-Saffat 37:147
Dhe atë e dërguam për njëqind mijë e më tepër njerëz
Verse 148 — Surah As-Saffat 37:148
Dhe ata i besuan, ndërsa Ne ata i kënaqëm deri në një afat të caktuar
Verse 149 — Surah As-Saffat 37:149
Por ti pyeti! “A për Zotin tënd janë vajzat – e për ata – djemtë”
Verse 150 — Surah As-Saffat 37:150
Apo janë dëshmitarë se engjujt i kemi krijuar femra?”
Verse 151 — Surah As-Saffat 37:151
Ja, veni re se ç’thonë ata me shpifjet e tyre
Verse 152 — Surah As-Saffat 37:152
“All-llahu ka lind” dhe ata janë, pa fije dyshimi rrenacak
Verse 153 — Surah As-Saffat 37:153
Vallë, a vajzat i ka zgjedhur në vend të djemve
Verse 154 — Surah As-Saffat 37:154
Ç’është me ju, si gjykoni
Verse 155 — Surah As-Saffat 37:155
A nuk mendoni
Verse 156 — Surah As-Saffat 37:156
Apo keni ndonjë argument të qartë
Verse 157 — Surah As-Saffat 37:157
silleni librin tuaj, nëse flisni të vërtetën
Verse 158 — Surah As-Saffat 37:158
Marrin e vejnë lidhje familjare ndërmjet Atij dhe engjujve, porse exhinët e dinë kaherë se ata do të hudhen në zjarr
Verse 159 — Surah As-Saffat 37:159
Qoftë lartësuar All-llahu mbi atë që i përshkruajnë
Verse 160 — Surah As-Saffat 37:160
Prveç robërve të sinqertë të All-llahut
Verse 161 — Surah As-Saffat 37:161
As ju e as ata, të cilët i adhuroni
Verse 162 — Surah As-Saffat 37:162
Nuk mund të shtini askë kundër Atij
Verse 163 — Surah As-Saffat 37:163
Përveç atij i cili edhe ashtu është për një zjarr
Verse 164 — Surah As-Saffat 37:164
Nuk është askush prej nesh që nuk e ka vendin e caktuar
Verse 165 — Surah As-Saffat 37:165
Ne gjithsesi jemi të radhitur
Verse 166 — Surah As-Saffat 37:166
Dhe ne jemi ata që lavdërojmë
Verse 167 — Surah As-Saffat 37:167
Edhe në qoftë se ata thonë
Verse 168 — Surah As-Saffat 37:168
“Sikur të kishim një libër si ata të mëparmit
Verse 169 — Surah As-Saffat 37:169
M siguri do të ishim robër besnikë të All-llahut!”
Verse 170 — Surah As-Saffat 37:170
Papëseprapë e mohuan, por kanë për ta ditur
Verse 171 — Surah As-Saffat 37:171
Por fjalët tona, tani më u janë thënë robërve tanë të dërguarve
Verse 172 — Surah As-Saffat 37:172
Ata me të vërtetë do të jenë të ndihmuar
Verse 173 — Surah As-Saffat 37:173
Edhe ushtria jonë me siguri do të ngadhnjejë
Verse 174 — Surah As-Saffat 37:174
Prandaj për një kohë largohu prej tyre
Verse 175 — Surah As-Saffat 37:175
Dhe mundësojau të shohin e ata do të shikojnë
Verse 176 — Surah As-Saffat 37:176
A thua ata ta shpejtojnë dënimin tonë
Verse 177 — Surah As-Saffat 37:177
E kur t’u afrohet, ditë e zezë ka për të krisur për ata që kanë qenë të thirrur
Verse 178 — Surah As-Saffat 37:178
Prandaj, largohu prej tyre për një kohë
Verse 179 — Surah As-Saffat 37:179
Dhe mundësojau, e ata do të shohin
Verse 180 — Surah As-Saffat 37:180
I lartësuar është Zoti yt, Zoti i madhështisë prej asaj që i përshkruajnë ata
Verse 181 — Surah As-Saffat 37:181
Shpëtimi qoftë mbi të dërguarit
Verse 182 — Surah As-Saffat 37:182
Kurse falënderimi është për All-llahun, Zoti i të gjitha botërave