Back to Languages

Albanian - Chapter 43 - Az-Zukhruf

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Az-Zukhruf 43:1

Verse 2 — Surah Az-Zukhruf 43:2

Pasha Librin e qartë

Verse 3 — Surah Az-Zukhruf 43:3

Ne e kemi bërë atë Kur’an në gjuhën arabe, ndoshta e kuptoni

Verse 4 — Surah Az-Zukhruf 43:4

Dhe ai është te Ne, shumë i çmueshëm, plot urtësi në Librin kryesor

Verse 5 — Surah Az-Zukhruf 43:5

A thua të heqim dorë e të mos ua shpallim vetëm përse e teproni në vepra të këqija

Verse 6 — Surah Az-Zukhruf 43:6

Po sa profetër u kemi dërguar popujve të mëparshëm

Verse 7 — Surah Az-Zukhruf 43:7

Dhe asnjë profet nuk u ka ardhur e ata të mos jenë tallur

Verse 8 — Surah Az-Zukhruf 43:8

Prandaj, i kemi shfarorus ata që kanë qenë më të fortë se këta, e janë përmendur shembujt e popujve të mëparshëm

Verse 9 — Surah Az-Zukhruf 43:9

Në qoftë se i pyet kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata me siguri do të thonë: “Ata i ka krijuar i forti, i gjithëfuqishmi”

Verse 10 — Surah Az-Zukhruf 43:10

I cili ua ka bërë tokën djep dhe nëpër te u ka bërë rrugë, ndoshta do të merrni të mbarën

Verse 11 — Surah Az-Zukhruf 43:11

Ai, i cili lëshon nga qielli ujin me masë, dhe, me të kthejmë në jetë vendin e vdekur. Ashtu do të dilni edhe ju (nga varri)

Verse 12 — Surah Az-Zukhruf 43:12

I cili krijon çifte të çdo lloji dhe ju bën të mundshme të udhëtoni me lundra dhe kafshë

Verse 13 — Surah Az-Zukhruf 43:13

Që të vendoseni mbi ta dhe që të kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj e të thuani: “Qoftë lavdëruar ai i cili na i ka nënshtruar këta. Ne këtë nuk do të mund ta bënim

Verse 14 — Surah Az-Zukhruf 43:14

Dhe en me siguri do të kthehemi te Zoti ynë”

Verse 15 — Surah Az-Zukhruf 43:15

Kurse ata, nga robërit e Tij i shpifin Atij fëmijë. Njeriu është, njëmend, mohues i hapët

Verse 16 — Surah Az-Zukhruf 43:16

Vall, të marrë prej atyre që i krijon vetë vajza, kurse juve t’iu shpërblejë me djem

Verse 17 — Surah Az-Zukhruf 43:17

Dhe kur ndonjërit prej tyre i japin lajmin e gëzuar për atë (se i ka lindur vajzë) që ia ka shpifur të mëshirshmit, fytyra e tij mrrolet, nxihet dhe shtanget

Verse 18 — Surah Az-Zukhruf 43:18

A thua ata që rriten në stoli dhe që janë të pavendosur në kunëdrshtim (luftim)

Verse 19 — Surah Az-Zukhruf 43:19

Ata, engjujt, të cilët janë robër të gjithmëshirshmit, i trajtojnë si femra. A kanë prezentuar në krijimin e tyre? Dëshmitë e tyre do të shkruhen, kurse ata do të merren në pyetje

Verse 20 — Surah Az-Zukhruf 43:20

“Sikur të kish dashru i Mëshirshmi – thonë ata – ne nuk do t’i adhuronim!” Ata nuk dinë kurrgjë për këtë, vetëm gënjejnë

Verse 21 — Surah Az-Zukhruf 43:21

A mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër para tij (Kur’anit) dhe i përmbahen atij

Verse 22 — Surah Az-Zukhruf 43:22

Jo, por thonë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi drejtuar gjurmëve të tyre”

Verse 23 — Surah Az-Zukhruf 43:23

Dhe ja kështu, Ne përpara teje në asnjë vendbanim nuk kemi dërguar profet, e ata, të cilët kanë çuar jetë luksoze, të mos thonë: “Kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe ne ecim gjurmëve të tyre”

Verse 24 — Surah Az-Zukhruf 43:24

“A edhe atëherë – do të thotë ai – kur unë ju sjell diçka më të mirë se ajo ku i keni gjetur të parët tuaj?” “Ne, do të thonë ata, nuk besojmë në atë që dërgohet me anën tuaj”

Verse 25 — Surah Az-Zukhruf 43:25

Dhe ne ata i kemi dënuar, andaj shih si kanë përfunduar përgënjeshtarët

Verse 26 — Surah Az-Zukhruf 43:26

Por kur Ibrahimi i tha babait të vet, edhe popullit të vet: “Unë heq dorë prej atyre që i adhuroni ju

Verse 27 — Surah Az-Zukhruf 43:27

Përveç atij, i cili më krijoi, sepse Ai edhe do të më drejtojë në rrugë të drejtë”

Verse 28 — Surah Az-Zukhruf 43:28

Dhe ai e bën atë fjalë të përjetshme për pasardhës të vet. Ndoshta do të kthehen

Verse 29 — Surah Az-Zukhruf 43:29

Kurse unë u kam lejuar këtyre si edhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u ka ardhur haptas e vërteta dhe Profeti

Verse 30 — Surah Az-Zukhruf 43:30

Por kur u erdhi atyre e vërteta thanë: “Kjo është magji dhe ne këtë e mohojmë”

Verse 31 — Surah Az-Zukhruf 43:31

Madje edhe thonë: “Është dashur që ky Kur’an t’i shpallet ndonjë njeriu të madh nga këto dy qytete”

Verse 32 — Surah Az-Zukhruf 43:32

A mos e ndajnë ata mëshirën e Zotit tënd? Ne atyre u japim edhe mjete të nevojshme për jetë në këtë botë dhe Ne i ngrisim njëri ndaj tjetrit nga disa shkallë, që disa t’u shërbejnë të tjerëve. Porse mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që ata tubojnë

Verse 33 — Surah Az-Zukhruf 43:33

Po të mos ishin njerëzit një bashkësi, Ne do t’ua kishim bërë atyre, që nuk besojnë të Mëshirshmin, kulmet e shtëpive nga argjendi si edhe shkallët ku ngjiten

Verse 34 — Surah Az-Zukhruf 43:34

Edhe dyert e shtëpive të tyre edhe divanet ku pushojnë

Verse 35 — Surah Az-Zukhruf 43:35

Edhe stoli, sepse e tërë ajo është vetëm kënaqësi jetësore në këtë botë, kurse bota tjetër te Zoti yt është për të devotshmit

Verse 36 — Surah Az-Zukhruf 43:36

Kush bëhet sylesh ndaj qortimeve të mëshirshmit, atij ia caktojmë një djallë, e ai do të jetë shok i tij i afërt

Verse 37 — Surah Az-Zukhruf 43:37

Ai do t’i shmangë ata nga rruga e drejtë, kurse ata do të mendojnë se janë në rrugë të drejtë

Verse 38 — Surah Az-Zukhruf 43:38

Dhe kur vjen para nesh, do të thotë: “Ku është fati të kishim qenë larg ndërveti sa lindja e perëndimi! Sa shok i keq paske qenë!”

Verse 39 — Surah Az-Zukhruf 43:39

Sot nuk ju bënë dobi ajo që keni bërë krime së bashku, sepse ju jeni në dënim

Verse 40 — Surah Az-Zukhruf 43:40

Mos vallë ti të thërrasësh të shurdhërit e t’i udhëzosh të verbërit dhe ata që sheshazi janë në humbje

Verse 41 — Surah Az-Zukhruf 43:41

Edhe sikur të të kishim marrë ty, atyre do t’u hakmirreshin

Verse 42 — Surah Az-Zukhruf 43:42

Ose, sikur të tregojmë ty atë me çka u kërcënohemi, Ne kemi mundësi për atë

Verse 43 — Surah Az-Zukhruf 43:43

Prandaj mbaje fort atë që të shpallet se ti je, njëmend, në rrugë të drejtë

Verse 44 — Surah Az-Zukhruf 43:44

Ai, me të vërtetë, është qortim për ty dhe për popullin tënd dhe dot ë merreni në pyetje

Verse 45 — Surah Az-Zukhruf 43:45

Pyeti ata, të cilët, i kemi dërguar para teje nga profetët tanë, a kemi urdhëruar që në vend të Mëshirshmit të adhuroni ndonjë zot (tjetër)

Verse 46 — Surah Az-Zukhruf 43:46

Musain me argumentet tona ia kemi pas dërguar Faraonit dhe parisë së tij, por ai tha: “Unë jam Profet i Zotit të botërave”

Verse 47 — Surah Az-Zukhruf 43:47

Dhe kur ai u solli argumentet Tona, ata filluan të tallen

Verse 48 — Surah Az-Zukhruf 43:48

Dhe ne u treguam argumente, secilin më të fortë se tjetrin, dhe i përfshimë në dënim mos po kthehen

Verse 49 — Surah Az-Zukhruf 43:49

Ndërsa ata thonë: “O magjistar, lute Zotin tënd për ne sipas besatimit të tij me ty, ne me siguri do të nisemi rrugës së drejtë!”

Verse 50 — Surah Az-Zukhruf 43:50

E sapo t’i çlirojmë nga dënimi ata menjëherë e thejnë premtimin

Verse 51 — Surah Az-Zukhruf 43:51

Dhe Faraoni i thërret popullit të vet: “O populli im – u thotë – a nuk më takon mua pushteti i Egjiptit dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin para meje, a nuk i shihni?”

Verse 52 — Surah Az-Zukhruf 43:52

A nuk jamë unë më i mirë se ky i gjorë që mezi po flet

Verse 53 — Surah Az-Zukhruf 43:53

Përse nuk i janë vënë bylyzykat prej ari ose përse nuk kanë ardhur bashkë me të engjujt që të vërtetojnë?”

Verse 54 — Surah Az-Zukhruf 43:54

Dhe ai e frikësoi popullin e vet dhe iu përulën. Ai ishte me të vërtetë popull mëkatar

Verse 55 — Surah Az-Zukhruf 43:55

Por kur e nxiti zemërimin tonë, Ne iu hakmorëm dhe i përmbytëm që të gjithë

Verse 56 — Surah Az-Zukhruf 43:56

Dhe i bëmë shembull e mësim për të tjerët

Verse 57 — Surah Az-Zukhruf 43:57

Ndërsa popullit tënd, kur iu përmend si shembull biri i Merjemes, ata menjëherë bërtitën

Verse 58 — Surah Az-Zukhruf 43:58

Dhe thanë: “A janë më të mirë zotërat tanë apo ai?” E morën si shembull vetëm që të nxisin ngatrresa, sepse ata janë njerëz ngatrrestarë

Verse 59 — Surah Az-Zukhruf 43:59

Ai ka qenë vetëm rob në të cilin Ne e bëmë Profet dhe ne e bëmë shembull për izraelitët

Verse 60 — Surah Az-Zukhruf 43:60

Sikur të donim do të kishim bërë prej jush engjuj që ata t’ju trashëgojnë në tokë

Verse 61 — Surah Az-Zukhruf 43:61

Ajo është, me të vërtetë, parashenjë për momentin e fundit, prandaj assesi mos dyshoni në të dhe pasoni rrugën time. Kjo është rrugë e drjtë

Verse 62 — Surah Az-Zukhruf 43:62

Dhe kurrsesi të mos ju largojë djalli! Ai është për ju, njëmend, armik i hapët

Verse 63 — Surah Az-Zukhruf 43:63

Por kur Isa erdhi me argumente të qarta u tha: “Ju sjell urtësi dhe po vij që t’iu sqaroj atë gjë të cilën e kundërshtoni. Prandaj, friksohuni All-llahut dhe më respektoni mua”

Verse 64 — Surah Az-Zukhruf 43:64

All-llahu është, pamëdyshje, Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurone. Kjo është rrugë e drejtë

Verse 65 — Surah Az-Zukhruf 43:65

Ndërkaq, aleatët janë përçarë ndërmjet veti dhe mjerë ata që kanë bërë rime, nga dënimi i ditës së zezë

Verse 66 — Surah Az-Zukhruf 43:66

A e presin që t’i befasojë shkatërrimi i botës e ata mos të hetojnë

Verse 67 — Surah Az-Zukhruf 43:67

Atë ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve

Verse 68 — Surah Az-Zukhruf 43:68

“O njerëz të mi, ju sot mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni

Verse 69 — Surah Az-Zukhruf 43:69

Ata të cilët kanë besuar argumentet Tona dhe kanë qenë muslimanë

Verse 70 — Surah Az-Zukhruf 43:70

Hyni në xhennet, ju edhe bashkëshortet tuaja, të gëzuar!”

Verse 71 — Surah Az-Zukhruf 43:71

Ata do të jenë të shërbyer me enë e gota prej ari. Aty do të kenë gjithçka u dëshiron shpirti dhe çka ia kënda syri. Ju aty jeni përgjithmonë

Verse 72 — Surah Az-Zukhruf 43:72

Dhe ai është xhenneti që u jipet në trashëgim për ata që keni punuar

Verse 73 — Surah Az-Zukhruf 43:73

Aty do të keni shumë pemë prej të cilave do të hani

Verse 74 — Surah Az-Zukhruf 43:74

Kurse mizorët do të mbesin përgjithmonë në vuajtjet e xhehenemit

Verse 75 — Surah Az-Zukhruf 43:75

Nuk do t’u lehtësohet dhe do të mbesin shpresëhumbur

Verse 76 — Surah Az-Zukhruf 43:76

Ne nuk kemi bërë padrejtësi ndaj tyre, por ata vetë kanë qenë mizorë

Verse 77 — Surah Az-Zukhruf 43:77

Ata do të thërrasin: “O Malik, le të na vdes Zoti yt!” e Ai do të thotë: “Ju aty do të mbeteni përgjithmonë”

Verse 78 — Surah Az-Zukhruf 43:78

Ne ju kemi sjellë të vërtetën, por shumicës nga ju e vërteta nuk i pëlqen

Verse 79 — Surah Az-Zukhruf 43:79

Ose thurrin kurtha, por edhe ne bëjmë kurtha

Verse 80 — Surah Az-Zukhruf 43:80

Ose mendojnë se Ne nuk dëgjojmë fshehtësinë dhe përshpëritjet e tyre. Po, si jo! Kurse të deleguarit tanë që janë pranë tyre shkruajnë

Verse 81 — Surah Az-Zukhruf 43:81

thuaj: “Sikur i mëshirshmi të kishte fëmijë unë do të isha adhuruesi i parë”

Verse 82 — Surah Az-Zukhruf 43:82

Qoftë lavdëruar zoti i qiejve dhe i tokës, Zoti i gjithësisë, përmbi atë që ia përshkruajnë

Verse 83 — Surah Az-Zukhruf 43:83

Andej leri le të zhyten dhe të zbaviten deri sa të ballafaqohen me ditën e premtuar

Verse 84 — Surah Az-Zukhruf 43:84

Ai është i cili në qiell është Zot edhe në tokë është Zot. Dhe ai është i urtë dhe i gjithdijshëm

Verse 85 — Surah Az-Zukhruf 43:85

Qoftë bekuar ai të cilit i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, edhe çka ka ndërmjet tyre. Ai e di kur do të bëhet shkatërrimi i botës dhe te ai të gjithë do të riktheheni

Verse 86 — Surah Az-Zukhruf 43:86

Nuk mund të ndërmjetësojnë ata, të cilët i thërrasin në vend të Atij, me përjashtim të atyre të cilët dëshmojnë të vërtetën dhe atë që dinë

Verse 87 — Surah Az-Zukhruf 43:87

Por nëse i pyet kush i ka krijuar, me siguri do të thonë: “All-llahu”. Po ku shkojnë pra

Verse 88 — Surah Az-Zukhruf 43:88

Pasha fjalën e tij (Profetit) “O Zoti im, këta janë njëmend njerëz, të cilët nuk besojnë”

Verse 89 — Surah Az-Zukhruf 43:89

Ti përshëndetu prej tyre dhe thuaj: Paqë! (Mbeçi të mirë) Do ta marrin vesh ata