Verse 1 — Surah Ad-Dukhan 44:1
Verse 2 — Surah Ad-Dukhan 44:2
Pasha Librin e qartë
Verse 3 — Surah Ad-Dukhan 44:3
Ne atë e zbritëm në një natë të bekuar. Ne me siguri tërheqim vërejtjen
Verse 4 — Surah Ad-Dukhan 44:4
Kur zgjidhet çdo çështje e urtë
Verse 5 — Surah Ad-Dukhan 44:5
Sipas urdhëit Tonë! Ne me të vërtetë kemi dërguar profetë
Verse 6 — Surah Ad-Dukhan 44:6
Nga mëshira e Zotit tënd, Ai me të vërtetë dëgjon dhe i di të gjitha
Verse 7 — Surah Ad-Dukhan 44:7
Zotit të qiejve dhe të tokës dhe asaj që është ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur
Verse 8 — Surah Ad-Dukhan 44:8
Nuk ka tjetër Zot përveç Atij, ngjall dhe vdes. Zot i juaj dhe Zot i të parëve tuaj të hershëm
Verse 9 — Surah Ad-Dukhan 44:9
Por ata dyshojnë dhe luajnë
Verse 10 — Surah Ad-Dukhan 44:10
prandaj prite ditën kur t’iu sjellë qielli një tym haptazi
Verse 11 — Surah Ad-Dukhan 44:11
Që do t’i mbulojë njerëzit. “Ky është dënim i dhembshëm
Verse 12 — Surah Ad-Dukhan 44:12
O Zoti ynë, hiqna dënimin, ne me siguri jemi besimtarë!”
Verse 13 — Surah Ad-Dukhan 44:13
Ku e gjetën ata këshillën! Atyre u ka ardhur profet haptazi
Verse 14 — Surah Ad-Dukhan 44:14
E prap se prapë ia kthejnë shpinën dhe thonë: “I mësuar, i prishur mendësh”
Verse 15 — Surah Ad-Dukhan 44:15
Ne do t’iu largojmë pak dënimin e ju me siguri dot ë ktheheni prap
Verse 16 — Surah Ad-Dukhan 44:16
Por atë ditë kur do t’i rrëmbejmë me tërë forcën, njëmend do t’u hakmerremi
Verse 17 — Surah Ad-Dukhan 44:17
Përpara tyre Ne e kemi vënë në sprovë popullin e Faraonit. Atyre u erdh Profet fisnik
Verse 18 — Surah Ad-Dukhan 44:18
“Përgjigjuni o robërit e All-llahut, sepse unë jam për ju Profet i sigurt
Verse 19 — Surah Ad-Dukhan 44:19
Dhe mos bëheni më të lartë se All-llahu, unë ju sjell argument të qartë
Verse 20 — Surah Ad-Dukhan 44:20
Dhe unë kërkoj mbështetje te Zoti im dhe Zoti juaj që të mos më vritni me gur
Verse 21 — Surah Ad-Dukhan 44:21
Por nëse nuk më besoni, atëherë hiquni prej meje
Verse 22 — Surah Ad-Dukhan 44:22
Dhe e thirri Zotin e vt, sepse ata janë, me të vërtetë, popull mizor”
Verse 23 — Surah Ad-Dukhan 44:23
Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur
Verse 24 — Surah Ad-Dukhan 44:24
Dhe lëre detin të qetë! Ata janë një ushtir e përmbytur
Verse 25 — Surah Ad-Dukhan 44:25
Sa kopshte e burime kanë lënë
Verse 26 — Surah Ad-Dukhan 44:26
Edhe sa ara të mbjellura e vende fisnike
Verse 27 — Surah Ad-Dukhan 44:27
dhe dhuntitë që i kanë gëzuar
Verse 28 — Surah Ad-Dukhan 44:28
Dhe ashtu, ia lëmë atë në trashëgim një populli tjetër
Verse 29 — Surah Ad-Dukhan 44:29
Për ata nuk qanë as qielli as toka dhe nuk iu dha afat
Verse 30 — Surah Ad-Dukhan 44:30
Kurse izraelitët i patën shpëtuar nga vuajtja e poshtëruar
Verse 31 — Surah Ad-Dukhan 44:31
Nga Faraoni. Ai ishte, me të vërtetë, një teprues i madh
Verse 32 — Surah Ad-Dukhan 44:32
Dhe i patëm zgjedhur me dije ndër bashkëkohësit
Verse 33 — Surah Ad-Dukhan 44:33
Dhe u dhamë argumentet përplot përvoja të qarta
Verse 34 — Surah Ad-Dukhan 44:34
Ata me siguri do të thonë
Verse 35 — Surah Ad-Dukhan 44:35
“Ajo është vetëm se vdekja jonë e parë, ne nuk do të ringjallemi
Verse 36 — Surah Ad-Dukhan 44:36
Sillna baballarët, nëse jeni të sinqertë!”
Verse 37 — Surah Ad-Dukhan 44:37
A janë ata më të mirë apo populli Tubba dhe ata përpara atyre? Ata i zhdukëm. Ishin me të vërtetë mizorë
Verse 38 — Surah Ad-Dukhan 44:38
Nuk i kemi krijuar qiejt dhe tokën dhe ç’ka ndërmjet tyre për të luajtur
Verse 39 — Surah Ad-Dukhan 44:39
Ne ata dy i kemi krijuar me urtësi por shumcia prej tyre nuk e dinë
Verse 40 — Surah Ad-Dukhan 44:40
Dita e Kijametit për të gjithë është caktuar
Verse 41 — Surah Ad-Dukhan 44:41
Dita kur miku mikut aspak nuk i bën dobi dhe as do t’u ndihmohet
Verse 42 — Surah Ad-Dukhan 44:42
Përveç atyre që i mëshiron All-llahu. Ai është me të vërtetë i fortë dhe mëshirëplotë
Verse 43 — Surah Ad-Dukhan 44:43
Druri zekkum
Verse 44 — Surah Ad-Dukhan 44:44
Do të jetë ushqim përmëkatarin
Verse 45 — Surah Ad-Dukhan 44:45
Do të vlojë në barqe si rrëshirë
Verse 46 — Surah Ad-Dukhan 44:46
Si vlon uji valë
Verse 47 — Surah Ad-Dukhan 44:47
Rrëmbene dhe futne në mes të zjarrit
Verse 48 — Surah Ad-Dukhan 44:48
E pastaj, si dënim, derdhnju mbi krye ujin e valë
Verse 49 — Surah Ad-Dukhan 44:49
Shijoe! Ti je fisnik i fortë
Verse 50 — Surah Ad-Dukhan 44:50
Ky është në të cilin jy dyshonit
Verse 51 — Surah Ad-Dukhan 44:51
Të devotshmit, pa mëdyshje, kanë vend të sigurt
Verse 52 — Surah Ad-Dukhan 44:52
Në kopshte me burime
Verse 53 — Surah Ad-Dukhan 44:53
Të veshur në mëndafsh e kadife, përballë njëri-tjetrit
Verse 54 — Surah Ad-Dukhan 44:54
Gjithashtu do t’i kurorëzojmë me hyri symëdha
Verse 55 — Surah Ad-Dukhan 44:55
Aty mund të kërkojnë, të sigurt, çfarëdo lloj pemësh që të dëshirojnë
Verse 56 — Surah Ad-Dukhan 44:56
Aty nuk do të shijojnë vdekjen përveç vdekjes së parë dhe Ai do t’i ruajë nga dënimi me zjarr
Verse 57 — Surah Ad-Dukhan 44:57
Mirësi nga Zoti yt, ai është sukses i madh
Verse 58 — Surah Ad-Dukhan 44:58
Dhe Ne e kemi bërë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim
Verse 59 — Surah Ad-Dukhan 44:59
Prandaj prit, edhe ata presin