O besimtarë, mos nxitoni (të vendosni) para All-llahut dhe Profetit të Tij, dhe frikësohuni All-llahut! All-llahu me të vërtetë dëgjon dhe është shumë i dijshëm
O besimtarë, mos ngritni zërin tuaj më lart se zëri i Profetit dhe me të mos bisedoni me zë të lartë, siç bisedoni, me zë, njëri me tjetrin, që të mos zhduken veprat tuaja e ju të mos e hetoni fare
Ata që ulin zërat e tyre para profetit të All-llahut – e ata janë, zemrat e të cilëve All-llahu i ka kalitur në devotshmëri – vërtet i pret falja dhe shpërblim i madh
O besimtarë, nëse ndonjë njeri i pandershëm u sjell ndonjë lajm, sqarone mirë, që të mos e goditni (dikë) nga padijenia e pastaj të pendoheni për shkak të asaj që keni bërë
Dhe ta dini se në mesin tuaj është Profeti i All-llahut. Po t’u dëgjonte juve, me të vërtetë, në shumë çka do t’ju rrezikonte; por All-llahu juve ju shtini simpati ndaj besimit dhe ua zbukuroi në zemrat tuaja, kurse mosbesimin, mosdëgjimin dhe mosmirënjohjen ua bëri të urrejtura. Të atillë janë në rrugë të drejtë
Nëse dy grupe besimtarësh bien në kundërshtim, pajtoni ata, e në qoftë se njëri nga ata, megjithatë i bën dëm tjetrit, atëherë luftone atë (grup) i cili ka bërë krime derisa t’u bindet normave të All-llahut. Nëse binden, atëherë pajtoni ata pa mbajtur anën e askujt, dhe jini të drejtë! All-llahu njëmend i do të drejtët
O besimtarë, mos të tallen burrat njëri me tjetrin, mbase ata janë më të mirë se këta; por as gratë njëra me tjetrën, ndoshta ato janë më të mira se këto. Mos shkagoni vetvetën dhe mos i ngjitni njëri-tjetrit llagape (të këqia)! Pas besimit është shumë keq vënia e lagapit të keq. Dhe ata që nuk pendohen, ata janë mizorë
O besimtarë, shmanguni një mori parashikimesh! Disa parashikime, me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin e as mos përgojoni njëri-tjetrinnnn! A do dikush prej jush të hajë mishin e vëllaut të vet të vdekur – ju atë e dini se është shumë keq – prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu, vërtetë, pranon pendimet dhe është shumë i mëshirshëm
O njerëz, Ne ju kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u kemi bërë popuj e fise që ta njihni njëri-tjetrin. Më fisniku tek All-llahu është ai i cili më së shumti i ruhet Atij; All-llahu, me të vërtetë, është shumë i dijshëm dhe i informuar mirë
Disa beduinë thonë: “Ne besojmë!” thuaj: “Ju nuk besoni, por thuani: “Ne dorëzohemi!” sepse akoma në zemrat tuaja nuk ka hyrë besimi. Por nëse e dëgjoni All-llahun dhe Profetin e tij, Ai aspak nuk do t’ua zvoglojë shpërblimet për veprat tuaja. All-llahu, vërtetë, fal dhe është shumë i mëshirshëm
Besimtarë janë vetëm ata të cilët i besojnë All-llahut dhe Profetit të Tij, e pastaj nuk dyshojnë dhe luftojnë për hirë të All-llahut edhe me pasurinë dhe me jetën e tyre. Ata janë të sinqertë
Ata që kanë pranuar fenë islame të shprehin mirësi ty. Thuaj: “Mos më shprehni mua falënderim që keni pranuar fenë islame, përkundrazi All-llahu juve ju ka shpërblyer me mirësi, që u ka udhëzuar në besim, nëse jeni të sinqertë”