Verse 1 — Surah Qaf 50:1
Kaf. Pasha Kur’anin e madhërishëm
Verse 2 — Surah Qaf 50:2
Ata u habitën që u erdhi një qortues nga mesi i tyre t’u tërheë vërejtjen, prandaj mosbesimtarët thonë: “Kjo është diçka shumë e çuditshme
Verse 3 — Surah Qaf 50:3
A thua kur të vdesim e të bëhemi dhé? Ai është kthim i largët”
Verse 4 — Surah Qaf 50:4
Ne e dimë se tokës nuk i mbet gjë mangut për ata. Te Ne është Libri në të cilin ruhet çdo gjë
Verse 5 — Surah Qaf 50:5
Mirëpo ata mohojnë të vërtetën ë u ka ardhur dhe në këtë çështje janë të habitur
Verse 6 — Surah Qaf 50:6
A nuk e shohin qiellin përmbi vete! Se e kemi ngritur dhe stolisur, dhe aty nuk ka asnjë plasaritje
Verse 7 — Surah Qaf 50:7
Kurse tokën e kemi shtruar dhe nëpër të kemi shpërndarë kodrat, dhe bëmë që në të të mbijnë çifte bimësh të bukura
Verse 8 — Surah Qaf 50:8
Për t’i parë me sy dhe të mendojë secili që i drejtohet Zotit të vet
Verse 9 — Surah Qaf 50:9
Ne lëshojmë ujë nga qielli si bekim dhe me të bëjmë të kultivohen kopshte dhe drithëra për të korrur
Verse 10 — Surah Qaf 50:10
Edhe lisa të lartë me fryte të grumbulluara njërin mbi tjetrin
Verse 11 — Surah Qaf 50:11
Për ushqim njerëzve dhe Ne me të ngjallim truallin e vdekur; ashtu do të jetë edhe (ri) ngjallja
Verse 12 — Surah Qaf 50:12
Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhit dhe banroët e Resit e Themudit
Verse 13 — Surah Qaf 50:13
Edhe A, edhe Faraoni, edhe njerëzit e Lutit
Verse 14 — Surah Qaf 50:14
Edhe banorët e Ejkes dhe populli Tubba; të gjithë ata përgënjeshtruan profetët dhe merituan dënimin tim
Verse 15 — Surah Qaf 50:15
Vallë, a u lodhëm me rastin e krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë (pa arsye) në krijimin e sërishëm
Verse 16 — Surah Qaf 50:16
Ne e krijuam njeriun dhe e dimë se çka i dëshiron shpirti i tij, sepse Ne te ai jemi më i afërt se damari i qafës
Verse 17 — Surah Qaf 50:17
Kur takohen dy palë dhe ulen njëri nga e djathta e tjetri nga e majta
Verse 18 — Surah Qaf 50:18
Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm
Verse 19 — Surah Qaf 50:19
Dhe vjen tronditja e vdekjes, me të vërtetë, ajo është diç që nuk mund t’i ikësh
Verse 20 — Surah Qaf 50:20
Dhe i fryhet surit – ajo është ditë kërcënimi
Verse 21 — Surah Qaf 50:21
Dhe secili do të vijë e bashkë me të edhe dëshmitari dhe ai që i sjell (çobani)
Verse 22 — Surah Qaf 50:22
Ti nuk i vure vesh kësaj, prandaj ta hoqëm mbulesën, e sot e ke shikimin të shtangur
Verse 23 — Surah Qaf 50:23
Kurse shoku i tij do të thotë: “Ky që është pranë meje, është gati”
Verse 24 — Surah Qaf 50:24
Ju të dy hudhni në xhehennem, çdo bukëshkelë e kokëfortë
Verse 25 — Surah Qaf 50:25
I cili ka penguar të bëhen vepra të mira dhe që ka qenë mizor dhe i dyshimtë
Verse 26 — Surah Qaf 50:26
I cili përveç All-llahut ka pranuar tjetër zot – andaj hudhne në mundimin më të rëndë!”
Verse 27 — Surah Qaf 50:27
Shoku i tij do të thotë: “Zoti ynë, unë nuk e kam tërhequr me dhunë, por vetë ka pas humbur keq”
Verse 28 — Surah Qaf 50:28
“Mos ngrindeni para Meje”! – do t’u thotë Ai, - “u jam kërcënuar më herët
Verse 29 — Surah Qaf 50:29
Tek unë nuk ndërrohet fjala dhe Unë nuk jam mizor ndaj krijesave të mia”
Verse 30 — Surah Qaf 50:30
Atë ditë kur ta pyesim xhehennemin, “A je mbushur?”, ai do të përgjigjet: “A ka akoma?”
Verse 31 — Surah Qaf 50:31
Kurse xhenneti u afrohet të devotshmëve, shumë afër
Verse 32 — Surah Qaf 50:32
Kjo është ajo që i është premtuar secilit që është penduar dhe është ruajtur (prej mëkatesh)
Verse 33 — Surah Qaf 50:33
I cili i është frikësuar të Mëshirshmit në mosprezencë (pa e parë) dhe ka ardhur zemërbardhë
Verse 34 — Surah Qaf 50:34
Hyni në të të qetë! Kjo është Dita e amshueshme
Verse 35 — Surah Qaf 50:35
Aty do të kenë çka dëshirojnë – se tek Ne ka edhe më tepër
Verse 36 — Surah Qaf 50:36
Sa brezni para tyre kemi shfarosur, dhe ata kanë qenë më të fortë se këta, andaj kërkuan strehim nëpër botë, por a ka tjetër rrugëdalje
Verse 37 — Surah Qaf 50:37
këtu ka, njëmend, argumente për ata që kanë zemër dhe ia kap veshi (kupton) edhe është dëshmitar
Verse 38 — Surah Qaf 50:38
Ne kemi krijuar qiejt dhe tokën edhe gjithçka ka ndërmjet tyre, për gjashtë ditë, dhe as që na preku lodhja
Verse 39 — Surah Qaf 50:39
Prandaj, përballoi me durim asaj që flasin ata dhe madhëro Zotin tënd, dhe falënderoju para se të lind dielli edhe para se të perëndojë
Verse 40 — Surah Qaf 50:40
Madhëroje natën edhe pas namazit
Verse 41 — Surah Qaf 50:41
Dhe hap veshët e dëgjo! Atëherë kur thirrësi të thërrasë nga vendi i afërt
Verse 42 — Surah Qaf 50:42
Ditën kur ata do të dëgjojnë me arsye këlithitjen – ajo do të jetë Dita e ringjalljes
Verse 43 — Surah Qaf 50:43
Ne, me të vërtetë, i ngjallim dhe i vdesim, por edhe te Ne do të kthehen
Verse 44 — Surah Qaf 50:44
Atë ditë kur të plasë toka prej tyre me shpejtësi, ai tubim për Ne është krejt i lehtë
Verse 45 — Surah Qaf 50:45
Ne e dimë më mirë se ç’flasin ata; Ti ata nuk mund t’i detyrosh, por përkujtoje me Kur’an atë që i frikësohet (dhe i ruhet) kërcënimit