Back to Languages
Albanian - Chapter 51
Translation by Feti Mehdiu
Verse 1
Pasha erërat që ngrejnë shumë pluhur
Verse 2
Dhe ata që bartin peshë
Verse 3
Dhe ata të cilët notojnë lehtë
Verse 4
Dhe përndajnë urdhëra
Verse 5
Ajo që u premtohet, njëmend është e vërtetë
Verse 6
Shpërblimi e dënimi do të ndodhin me siguri
Verse 7
pasha qiellin me rrugë yjesh
Verse 8
Ju nuk i keni fjalët më një
Verse 9
Nga ai (besimi) është larguar kush është larguar
Verse 10
U shkatërrofshin (lakmuesit)
Verse 11
Të cilët janë mbytur në injorancë
Verse 12
Pyesin: “Kur do të vijë dita e gjykimit?”
Verse 13
Atë ditë kur do të digjen në zjarr
Verse 14
Shijone dëniminnnn tuaj – kjo është ajo që e keni kërkuar më shpejt
Verse 15
Të devotshmit, me siguri, do të vendosen në kopshte dhe burime
Verse 16
Do të marrin atë çka do t’u dhurojë Zoti i tyre, sepse ata më parë kanë qenë mirëbërës
Verse 17
Vetëm pak, natën, kanë fjetur
Verse 18
Kurse në agim janë lutur për falje të mëkateve
Verse 19
Kurse në pasurinë e tyre kanë pjesë edhe ata që lypin edhe ata që nuk lypin
Verse 20
Argumentet në tokë janë për të bindurit
Verse 21
Si edhe në vet ju, a nuk e shihni
Verse 22
Kurse në qiell keni furnizimin dhe atë që u premtohet
Verse 23
Pasha Zotin e qiellit dhe të tokës, kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni
Verse 24
A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibrahimit
Verse 25
Kur hynë dhe thanë: “Paqe!” Dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!”
Verse 26
Dhe ai shkoi, pa u hutuar, te familja e vet dhe solli një viç të majmë
Verse 27
Ua afroi dhe u tha: “A nuk hani?”
Verse 28
Dhe u dridh nga frika prej tyre “Mos u frikëso!”, i thanë, dhe e përgëzuan me një djalosh të dijshëm
Verse 29
Kurse gruaja e tij u paraqit duke klithur e gërvishur fytyrën, “Vallë, a unë – tha një plakë shterpë!”
Verse 30
“Ashtu ka thënë Zoti yt, ithanë ata, Ai është i urtë dhe i gjithëdijshëm”
Verse 31
“Po çka thuani ju o të deleguar?” – u tha (Ibrahimi)
Verse 32
“Ne jemi dërguar te një popull mizor” i thanë ata
Verse 33
T’i mbulojmë ata me gurë – topa dheu
Verse 34
I shenjuar te Zoti yt si teprues në të këqia”
Verse 35
Dhe Ne, kush qe aty nga besimtarët, i nxorrëm
Verse 36
Por aty gjetëm vetëm një shtëpi muslimane
Verse 37
Dhe aty kemi lënë shenj për ata që frikësohen nga dënimi i padurueshëm
Verse 38
Edhe te Musa, kur e dërguam te Faraoni me argumente të qarta
Verse 39
E ai, duke shpresuar në forcën e vet, i ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i marrë”
Verse 40
Dhe e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe i hudhëm në det. Ai e pat merituar
Verse 41
Edhe te Ad-i, kur mbi ta lëshuam erën shkatërruese
Verse 42
Pranë çfarëdo sendi që kaloi, asgjë nuk kurseu, të gjithë i shndërroi në kalbësirë
Verse 43
Edhe te Themudi, kur iu tha: “kënaquni edhe një kohë!”
Verse 44
Dhe u treguan kryelartë ndaj urdhërit të Zotit të vet, prandaj i përfshiu vetëtima që e panë me sytë e tyre
Verse 45
Dhe nuk mundën as të ngrihen e as të mbrohen
Verse 46
Edhe populli i Nuhit, shumë kohë më parë, ai, njëmend ishte një popull i mbrapsht
Verse 47
Ne kemi ngritur qiellin me forcën tonë, por me të vërtetë mundemi edhe më tepër
Verse 48
Edhe tokën e kemi shtruar – çfarë shtruesi i mirë
Verse 49
Dhe prej çdo sendi kemi krijuar nga një çift, ndoshta do të mendoni
Verse 50
“Prandaj, shpejtoni te All-llahu, unë nga ai jam (i dërguar) t’iu tërheq vërejtjen haptazi
Verse 51
Dhe mos bëni tjetër Zot me All-llahun, unë jam nga ana e Tij t’iu tërheq vërejtjen haptazi!”
Verse 52
Dhe ashtu, as atyre më përpara nuk u ka ardhur asnjë profet e të mos thonë: “Është magjistar ose i marrë!”
Verse 53
Ose ia linin njëri-tjetrit me porosi. Jo, por ata janë njerëz që e kanë tepruar
Verse 54
Prandaj hiqu sish se nuk do të qortohesh
Verse 55
Dhe vazhdo e këshillo, se këshillimi, me të vërtetë, u bën dobi besimtarëve
Verse 56
Kurse exhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për tjetër vetëm se të më adhurojnë
Verse 57
Nuk kërkoj prej tyre furnizim as që dëshiroj të më ushqejnë
Verse 58
All-llahu është me të vërtetë furnizuesi më i madh, i fortë i pathyeshëm
Verse 59
Ata të cilët kanë bërë mizori e kanë dënimin siç u takon shokëve të tyre, andaj le të mos më ngutin
Verse 60
Të mjerët ata mosbesimtarë për atë ditë që u premtohet