Verse 1 — Surah An-Najm 53:1
Pasha yllin kur perëndon
Verse 2 — Surah An-Najm 53:2
Shoku juaj nuk është larguar nga rruga e drejtë dhe nuk është i humbur
Verse 3 — Surah An-Najm 53:3
Ai nuk flet me hamendje
Verse 4 — Surah An-Najm 53:4
Ajo nuk është tjetër vetëm se shpallje që shpallet
Verse 5 — Surah An-Najm 53:5
E mëson një engjull me forcë të madhe
Verse 6 — Surah An-Najm 53:6
Mendjelartë, që është paraqitur në forcën e vet
Verse 7 — Surah An-Najm 53:7
Në horizontin më të lartin
Verse 8 — Surah An-Najm 53:8
Pastaj iu afrua dhe iu afrua shumë
Verse 9 — Surah An-Najm 53:9
Afër sa dy harqe apo më afër
Verse 10 — Surah An-Najm 53:10
Dhe i shpalli çka i shpalli robit të vet
Verse 11 — Surah An-Najm 53:11
Zemra nuk e mohoi atë çka e ka parë
Verse 12 — Surah An-Najm 53:12
A po ziheni me të për ata që i ka para
Verse 13 — Surah An-Najm 53:13
Ai e ka parë edhe herën tjetër
Verse 14 — Surah An-Najm 53:14
Në Sidre-i Munteha
Verse 15 — Surah An-Najm 53:15
Aty është xhenneti Ma’va
Verse 16 — Surah An-Najm 53:16
Kur Sidren e mbuoi çka e mbuloi
Verse 17 — Surah An-Najm 53:17
Shikimin nuk ia ktheu e as e hutoi
Verse 18 — Surah An-Najm 53:18
Pa mrekullitë më madhështore të Zotit të vet
Verse 19 — Surah An-Najm 53:19
A i patë Laten dhe Uzzan
Verse 20 — Surah An-Najm 53:20
Edhe Menatin, të tretin, të fundit
Verse 21 — Surah An-Najm 53:21
A djemtë janë për ju e për Atë – vajzat
Verse 22 — Surah An-Najm 53:22
Ajo është, pra, ndarje e padrejtë
Verse 23 — Surah An-Najm 53:23
Këta janë vetëm emra me të cilat i keni emëruar ju dhe të parët tuaj. All-llahu për ata nuk u ka dërguar kurrfarë argumenti. Ata pasojnë vetëm paragjykimet dhe ç’dëshirojnë epshet e tyre, por nga Zoti i tyre u pat ardhur udhëzim
Verse 24 — Surah An-Najm 53:24
A i takon njeriut gjithçka dëshiron
Verse 25 — Surah An-Najm 53:25
All-llahut i takon kjo botë edhe bota tjetër
Verse 26 — Surah An-Najm 53:26
Sa e sa engjuj ka në qiej ndërmjetësimi i të cilëve nuk do t’iu bëjë dobi derisa All-llahu t’i lejojë atij që do Ai dhe që është i kënaqur
Verse 27 — Surah An-Najm 53:27
Ata që nuk besojnë në botën tjetër i emërtojnë engjujt me emra femrash
Verse 28 — Surah An-Najm 53:28
E për atë nuk dinë kurrgjë, pasojnë vetëm me hamendje, kurse hamendja aspak nuk e pasuron të vërtetën
Verse 29 — Surah An-Najm 53:29
Prandaj ti lragohu prej atyre që i kthejnë shpinën Kur’anit dhe që nuk dëshirojnë tjetër vetëm jetën në këtë botë
Verse 30 — Surah An-Najm 53:30
Ajo është kulminacioni i dijenisë së tyre. Zoti yt, pa dyshim, e di më së miri ata që janë larguar nga rruga e tij dhe ai e di mirë ata që janë në rrugë të drejtë
Verse 31 — Surah An-Najm 53:31
Të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe çka ka në tokë – për t’i shpërblyer ata që kanë punuar keq sipas asaj që kanë punuar, kurse ata që bëjnë mirë me shpërblim edhe më të mirë
Verse 32 — Surah An-Najm 53:32
Ata që largohen prej mëkateve të mëdha e posaçërisht prej amoralitetit, përveç të voglave. Zoti yt me të vërtetë shumë falë, Ai iu njeh shumë mirë juve prej se ju ka krijuar prej dheut dhe qysh kur ishit embrion në barqet e nënave tuaja. Prandaj mos mburreni fort me vetveten. Ai e di më mirë atë që ruhet
Verse 33 — Surah An-Najm 53:33
A e pe ti atë që ktheu shpinën
Verse 34 — Surah An-Najm 53:34
Dhe jep pak lëmoshë
Verse 35 — Surah An-Najm 53:35
A e di ai atë të padukshmen dhe e sheh
Verse 36 — Surah An-Najm 53:36
A nuk u njoftua me atë që është në suhufet e Musaut
Verse 37 — Surah An-Najm 53:37
Dhe të Ibrahimit, i cili zbatonte çdo detyrim
Verse 38 — Surah An-Najm 53:38
Se asnjë mëkatar nuk do t’i bartë mëkatet e tjetrit
Verse 39 — Surah An-Najm 53:39
Dhe se njeriu ka vetëm atë që e punon vetë
Verse 40 — Surah An-Najm 53:40
Dhe se mundi i tij do të shihet
Verse 41 — Surah An-Najm 53:41
Pastaj do të shpërblehet me shpërblim të merituar
Verse 42 — Surah An-Najm 53:42
Dhe se te Zoti yt do të kthehen
Verse 43 — Surah An-Najm 53:43
Dhe Ai është që të bën të qeshësh dhe të qashë
Verse 44 — Surah An-Najm 53:44
Dhe se Ai është që të vdes dhe të ngjallë
Verse 45 — Surah An-Najm 53:45
Dhe se Ai ka krijuar çift, mashkull e femër
Verse 46 — Surah An-Najm 53:46
Nga pika e farës së hedhur
Verse 47 — Surah An-Najm 53:47
Dhe ata përsëri do t’i ngjallë
Verse 48 — Surah An-Najm 53:48
Dhe se Ai i pasuon dhe zbukuron
Verse 49 — Surah An-Najm 53:49
Dhe se Ai është Zot i Sirijusit
Verse 50 — Surah An-Najm 53:50
Dhe se Ai e shkatërroi Ad-in e lashtë
Verse 51 — Surah An-Najm 53:51
Dhe Themudin, dhe nuk ka lënë askë
Verse 52 — Surah An-Najm 53:52
Kurse popullin e Nuhit, më herët, i cili ka qenë më mizori dhe më i humburi
Verse 53 — Surah An-Najm 53:53
Edhe vendbanimet e shkatërruara i përmbysi
Verse 54 — Surah An-Najm 53:54
Dhe i gjeti çka i gjeti
Verse 55 — Surah An-Najm 53:55
E në cilën dhunti të Zotit tënd ti po dyshon
Verse 56 — Surah An-Najm 53:56
Ky (Kur’an) është vërejtje si vërejtjet e mëparshme
Verse 57 — Surah An-Najm 53:57
Kijameti po afrohet
Verse 58 — Surah An-Najm 53:58
Përveç All-llahut atë nuk ka kush e zbulon
Verse 59 — Surah An-Najm 53:59
A këtij fjalimi i çuditen
Verse 60 — Surah An-Najm 53:60
Dhe qesheni e nuk qani (në vend se të qani)
Verse 61 — Surah An-Najm 53:61
Madje edhe me mendjemadhësi
Verse 62 — Surah An-Najm 53:62
Bini në sexhde për All-llahun dhe adhurone