Verse 1 — Surah Al-Qamar 54:1
Momenti afrohet e hëna po coptohet
Verse 2 — Surah Al-Qamar 54:2
E ata, kur shohin mrekulli, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Një magji në vazhdimësi!”
Verse 3 — Surah Al-Qamar 54:3
Dhe përgënjeshtrojnë e pasojnë dëshirat e tyre, por çdo send është e caktuar
Verse 4 — Surah Al-Qamar 54:4
U patën ardhur atyre lajme se çka është e ndaluar
Verse 5 — Surah Al-Qamar 54:5
Urtësi e përsosur, por qortim i padobishëm
Verse 6 — Surah Al-Qamar 54:6
Prandaj largohu prej tyre. Atë ditë kur lajmëtari i thërret në diçka të tmerrshme
Verse 7 — Surah Al-Qamar 54:7
Do të dalin prej varreve kryeulur sikur karkalecë të shpërndarë
Verse 8 — Surah Al-Qamar 54:8
Duke vrapuar drejtë lajmëtarit. Mosbesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e rëndë”
Verse 9 — Surah Al-Qamar 54:9
Populli i Nuhit, përpara tyre, pat përgënejshtruar edhe robin tonë e quajtën rrenacak duke i thënë: “I marrë”! dhe ka qenë i penguar
Verse 10 — Surah Al-Qamar 54:10
Dhe ai e luti Zotin e vet: “Unë jamë i munduar, andaj më ndihmo”
Verse 11 — Surah Al-Qamar 54:11
Dhe i hapëm dyert e qiellit krah më krah për ujin që rrodhi pa u ndalur
Verse 12 — Surah Al-Qamar 54:12
Dhe e çamë tokën, shpërthyen burimet dhe uji u bashkua, siç kishte qenë caktuar
Verse 13 — Surah Al-Qamar 54:13
Kurse atë e kemi bartu në atë (anije) prej dërrasash dhe hunjsh
Verse 14 — Surah Al-Qamar 54:14
Që notonte nën mbikqyrjen tonë – ajo ishte shpërblim i atij i cili qe mohuar
Verse 15 — Surah Al-Qamar 54:15
Dhe këtë e lamë si mësim, por a ka kush merr mësim
Verse 16 — Surah Al-Qamar 54:16
Dhe çfarë ishte dënimi dhe vuajtja ime se
Verse 17 — Surah Al-Qamar 54:17
Kurse Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, por a e pranon kush këshillën
Verse 18 — Surah Al-Qamar 54:18
Adi përgënjeshtroi, por çfarë ishte dënimi dhe vërejtja ime se
Verse 19 — Surah Al-Qamar 54:19
Ne atyre u dërguam, ditën e kobshme, një erë të ftohtë që fryente pa u ndalur
Verse 20 — Surah Al-Qamar 54:20
Dhe i ngriste njerëzit sikur trupa të shkulur hurmash
Verse 21 — Surah Al-Qamar 54:21
Dhe çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se
Verse 22 — Surah Al-Qamar 54:22
Kurse Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a është kush që ka marrë mend
Verse 23 — Surah Al-Qamar 54:23
I përgënjeshtroi edhe Themudi vërejtjet
Verse 24 — Surah Al-Qamar 54:24
“A të pasojmë dikë prej nesh?! – thoshte. Po ne atëherë, me siguri, do të ishim të humbur dhe të marrë
Verse 25 — Surah Al-Qamar 54:25
A mu atij, nga mesi ynë, i është dërguar shpallja? Jo, por ai është rrenacak arrogant”
Verse 26 — Surah Al-Qamar 54:26
“Nesër do të marrin vesh se kush është rrenacak arrogant
Verse 27 — Surah Al-Qamar 54:27
Ne ua dërguam deven që t’i provojmë, andaj shikoji dhe jij i durueshëm
Verse 28 — Surah Al-Qamar 54:28
Dhe lajmëroi se uji është i ndarë ndërmjet tyre për çdo kohë pije do të prezentojnë me rend”
Verse 29 — Surah Al-Qamar 54:29
Kurse ata thirrën shokun e tyre dhe ai u përgatit dhe e therri
Verse 30 — Surah Al-Qamar 54:30
Por çfarë ishte dënimi dhe qortimi im se
Verse 31 — Surah Al-Qamar 54:31
Ne u lëshuam atyre një ushtimë të vetme, dhe ata u bënë sikur gjethe të thara që i mbledh kostari
Verse 32 — Surah Al-Qamar 54:32
Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshilla, por a ka kush që merr këshillë
Verse 33 — Surah Al-Qamar 54:33
Edhe populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet
Verse 34 — Surah Al-Qamar 54:34
Atyre u lëshuam uraganin, përveç familjes së Lutit të cilin e shpëtuam në agim
Verse 35 — Surah Al-Qamar 54:35
Nga mëshira jonë. Ja, kështu Ne shpërblejmë ata që falenderojnë
Verse 36 — Surah Al-Qamar 54:36
Ai u tërhoqi vërejtjen në forcën tonë, por ata e refuzuan këtë
Verse 37 — Surah Al-Qamar 54:37
Ata ia kërkuan (për çnderim) musafirët e tij, por ne ua verbëruam sytë. Shijone dënimin tim dhe kërcënimet e mia
Verse 38 — Surah Al-Qamar 54:38
Dhe të nesërmen e gëdhiu një dënim i përhershëm
Verse 39 — Surah Al-Qamar 54:39
Shijone dënimin dhe qortimin tim
Verse 40 — Surah Al-Qamar 54:40
Ne Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillë, por a ka kush e merr këtë këshillë
Verse 41 — Surah Al-Qamar 54:41
Edhe familjes së Faraonit u kanë ardhur vërejtje
Verse 42 — Surah Al-Qamar 54:42
Ata i mohuan të gjitah argumentet tona, andaj ne i dënuam ashtu si dënon i Forti, i Fuqishmi
Verse 43 — Surah Al-Qamar 54:43
A janë mosbesimtarët tuaj më të fortë se ata apo ju keni ndonjë garancë në librat e qiellit
Verse 44 — Surah Al-Qamar 54:44
E këta të thonë: “Ne jemi grup ngadhnjimtarë”
Verse 45 — Surah Al-Qamar 54:45
Grupi së shpejti do të jetë i mundur dhe ata do të ikin
Verse 46 — Surah Al-Qamar 54:46
Ndërkaq afati i tyre është Dita e kijametit, por Dita e kijametit është e rëndë dhe e hidhur
Verse 47 — Surah Al-Qamar 54:47
Mizorët, pa dyshim, janë në humbje dhe në zjarr
Verse 48 — Surah Al-Qamar 54:48
Atë ditë kur të jenë futur në zjarr me fytyra teposhtë, “Shijone zjarrin e xhehenemit!”
Verse 49 — Surah Al-Qamar 54:49
Ne çdo send e kemi krijuar me masë
Verse 50 — Surah Al-Qamar 54:50
Dhe urdhëri ynë është vetëm një sa çelë e mbyll sytë
Verse 51 — Surah Al-Qamar 54:51
Ne ata që u ngjajnë juve i kemi shfarosur, por a ka kush merr këshillë
Verse 52 — Surah Al-Qamar 54:52
Dhe gjithë çka kanë punuar është në letra
Verse 53 — Surah Al-Qamar 54:53
Dhe çdo send, i madh e i vogël, është në radhë
Verse 54 — Surah Al-Qamar 54:54
Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në kopshte të xhennetit dhe lumenj
Verse 55 — Surah Al-Qamar 54:55
Në vendin e sigurt, te Sunduesi i Gjithfuqishëm