Back to Languages

    Albanian - Chapter 55

    Translation by Feti Mehdiu

    Verse 1

    I Gjithmëshirshmi

    Verse 2

    Të mëson Kur’anin

    Verse 3

    E krijon insanin

    Verse 4

    E mëson të flasë

    Verse 5

    Dielli dhe hëna lëvizin sipas një llogarie

    Verse 6

    Edhe bari e lisat përulen

    Verse 7

    Kurse qiellin atë e ka ngritur dhe në të ka vendosur peshojën

    Verse 8

    Që të mos e kaloni kufirin në peshim

    Verse 9

    Andaj matni drejt dhe mos e lini mangut në peshojë

    Verse 10

    Kurse tokën e ka shtuar për krijesat

    Verse 11

    E në të ka pemë, hurma në frute dhe lule

    Verse 12

    Edhe drith me kallinj me lule erëmira

    Verse 13

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 14

    Ai e ka krijuar njeriun nga balta e tharë sikur vorbën

    Verse 15

    Kurse exhinët nga flaka e zjarrit

    Verse 16

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 17

    Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve

    Verse 18

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 19

    Dy dete i ka lënë të përpiqen

    Verse 20

    Ndërmjet atyre dyve ka një rrymë që nuk e kapërcejnë

    Verse 21

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 22

    Prej atyre dyve nxirret xhevahir e diamant

    Verse 23

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 24

    Të atij janë edhe anijet që sikur kodra ngrihen lart në det

    Verse 25

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 26

    Çdo send që është në të është e kalueshme

    Verse 27

    dhe mbetet vetëm Zoti yt, i madhërishmi dhe i Nderuari

    Verse 28

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 29

    Atij i luten ata që janë në qiej dhe në tokë, në çdo kohë Ai është i angazhuar me diçka

    Verse 30

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 31

    Do të kemi punë me ju për llogari, o të rëndë

    Verse 32

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 33

    O grupe të exhinëve dhe njerëzve, nëse mundeni të depërtoni nëpër kufijt e qiejve dhe të tokës, depërtoni, por nuk mundeni, vetëm se me forcë të madhe

    Verse 34

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 35

    mbi ju do të derdhet flakë e zjarrit dhe bakër i shkrirë, dhe nuk do të mund të mbroheni

    Verse 36

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 37

    Po kur të çahet qielli e kur të bëhet si ngjyrë vjollce

    Verse 38

    Cilën dhunti të Zotit e mohoni

    Verse 39

    Atë ditë nuk merren në pyetje për mëkatet e veta njerëz as xhind

    Verse 40

    Cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni

    Verse 41

    Mëkatarët do të njihen sipas karakteristikave të tyre andaj do të rrëmbehen për flokësh e për këmbësh

    Verse 42

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 43

    Ja, ky është xhehennemi të cilin mëkatarët e mohuan

    Verse 44

    Dhe do të sillen vërdallë ndërmjet zjarrit e ujit valë

    Verse 45

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 46

    Kurse ai i cili është frikësuar forcës së Zotit të vet, do të ketë dy kopshte

    Verse 47

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 48

    Të dy plot me lisa me degë

    Verse 49

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 50

    Ku do të rrjedhin dy burime

    Verse 51

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 52

    Aty nga secila pemë do të ketë çifte

    Verse 53

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 54

    Të mbështetur në një shtrojë me mbulesa kadifeje, kurse frytet në të dy kopshtet mund të kapen me dorë

    Verse 55

    E cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni

    Verse 56

    Aty ka kryeulura të cilat përpara atyre nuk i ka prekur as njeri as exhin

    Verse 57

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 58

    Do të jenë si xhevahirë e dijamantë

    Verse 59

    E ju cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni

    Verse 60

    A ka tjetër shpërblim mirësia, përveç mirësisë

    Verse 61

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 62

    E nën ata dy (xhenete) ka edhe dy xhennete

    Verse 63

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 64

    Të dy shumë të gjelbërt

    Verse 65

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 66

    Aty janë dy burime që gulojnë pa ia da

    Verse 67

    E cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni

    Verse 68

    Aty ka pemë, hurma e kaça

    Verse 69

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 70

    Aty ka të mira fantastike

    Verse 71

    Cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni

    Verse 72

    Hyri sybukura në shatore mbuluar

    Verse 73

    Cilën dhunti të Zotit tuaj e mohoni

    Verse 74

    Të cilat nuk i ka prekur para tyre as njeri as exhin

    Verse 75

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 76

    Mbështetur në shtroje të gjelbërta dhe mbulesa fantastike

    Verse 77

    Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni

    Verse 78

    Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, të Madhërishmit dhe Fisnikut