Back to Languages

    Albanian - Chapter 61

    Translation by Feti Mehdiu

    Verse 1

    All-llahun e lartëson çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, Ai është i fortë, i urtë

    Verse 2

    O besimtarë, përse flisni atë çka nuk e punoni

    Verse 3

    Sa e urrejtur është tek All-llahu të flisni atë çka s’e bëni

    Verse 4

    All-llahu me siguri i do ata të cilët luftojnë për hir të tij në radhë si mure të fortifikuara

    Verse 5

    Kur i tha Musa popullit të vet: “O populli im, përse më mundoni kur e dini mirë se unë jam Profeti i All-llahut te ju!” Dhe kur ata ia kthyen shpinën All-llahu i largoi edhe zemrat e tyre se All-llahu nuk drejton në rrugë të drejtë popullin e lig

    Verse 6

    Dhe kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O izraelitë, unëjam te ju i dërguar i All-llahut për të vërtetuar Tevratin e shpallur përpara meje dhe t’iu përgëzojë për Profetin, i cili do të vijë pas meje emrin e ka Ahmed, dhe kur u solli argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e qartë!”

    Verse 7

    E kush është më kriminel se ai i cili për All-llahun shfaq gënjeshtra, kurse ai i thërret në fenë islame. Hej! All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin që bën padrejtësi

    Verse 8

    Ata dëshirojnë që dritën e All-llahut ta fikin me gojët e tyre, kurse All-llahu e përsos dritën e tij, edhe pse mosbesimtarët e urrejnë

    Verse 9

    Ai është i cili dërgon Profetin e vet me udhëzime dhe fe të vërtetë për ta shquar mbi të gjitha fetë, anipse politeistëve nuk u pëlqen

    Verse 10

    O besimtarë, a doni t’ju udhëzoj në një tregti që do t’iu shpëtojë nga vuajtja e dhembshme

    Verse 11

    Besoni në All-llahun dhe Profetin e tij dhe luftoni në rrugë të All-llahut me pasurinë tuaj dhe jetën tuaj, kjo është më mirë për ju, nëse e dini

    Verse 12

    Ai do t’ua falë mëkatet tuaja dhe do t’iu shpjerë në xhennete, ku rrjedhin lumenj, dhe në pallate të bukura, në kopshte të bukura të Adnit; ai është sukses i madh

    Verse 13

    Edhe të tjera ndihma që ju i dëshironi nga All-llahu dhe fitore të afërt! Prandaj, përgëzoni besimtarët

    Verse 14

    O besimtarë, jini ndihmëtarë të All-llahut, siç u pat thënë Isai i biri Merjemes dishepujve: “Kush po më ndihmon për hirë të All-llahut”? “Ne do të ndihmojmë fenë e All-llahut” – i thanë dishepujt. Dhe një grup nga izraelitët e besuan, e një grup tjetër mohuan. Ndërsa ne i përkrahëm ata që besuan kundër armiqëve të tyre dhe dolën ngadhnjimtarë