Verse 1 — Surah Al-Jumuah 62:1
Çka ka në qiej dhe në tokë e lartëson All-llahun, sunduesin, të shenjtin, të fortin, të urtin
Verse 2 — Surah Al-Jumuah 62:2
Ai është i cili u dërgoi analfabetëve një Profet nga mesi i tyre, t’ua lexojë ajetet e tij, t’i pasurojë dhe t’ua mësojë librin dhe urtësinë, anipse më heët kanë qenë në humbje të hapët
Verse 3 — Surah Al-Jumuah 62:3
Edhe të tjerët nga mesi i tyre të cilët ende nuk kanë arritur, Ai është i fortë i urtë
Verse 4 — Surah Al-Jumuah 62:4
Ajo është mirësi e All-llahut që Ai ia jep kujt të dojë, dhe All-llahu ka mirësi të madhe
Verse 5 — Surah Al-Jumuah 62:5
Shembulli i atyre që janë ngarkuar të veprojnë me Tevrat dhe nuk kanë vepruar ashtu është si shembulli i gomarit që bart libra. Po sa shembull i keq është ai i popullit që mohon argumentet e All-llahut! All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin kriminel
Verse 6 — Surah Al-Jumuah 62:6
Thuaj: “O ebrej, nëse konstatoni se ju jeni të dashur të All-llahut nga tërë njerëzit tjerë, atëherë dëshironie vdekjen nëse jeni të sinqertë”
Verse 7 — Surah Al-Jumuah 62:7
Por nuk do ta dëshirojnë kurrë për shkak të asaj që kanë përgatitur duartë e tyre. All-llahu i di mirë mizorët
Verse 8 — Surah Al-Jumuah 62:8
thuaj: “Vdekja prej së cilës ikni, me të vërtetë do t’iu arrijë. Pastaj do të ktheheni tek Ai i cili e di të padukshmen edhe të dukshmen, dhe do t’iu informojë se çka keni punuar”
Verse 9 — Surah Al-Jumuah 62:9
O besimtarë, kur të thirret për namazin e ditës së xhumasë, lini shitblerjen dhe shpejtoni të falni namazin ajo është më mirë për ju, në qoftë se e dini
Verse 10 — Surah Al-Jumuah 62:10
Dhe kur të kryhet namazi atëherë shpërndahuni nëpër toka dhe kërkoni mirësinë e All-llahut dhe përmendne All-llahun shpesh, ndoshta do të shpëtoni
Verse 11 — Surah Al-Jumuah 62:11
Por kur ata shohin ndonjë tregti apo dëfrim vërsulen atje dhe ty të lënë të qëndrosh në këmbë. Thuaj: “Ajo çka është tek All-llahu është më e mirë se zbavitja dhe tregtia”, sepse All-llahu është furnizues më i mirë