Back to Languages

Albanian - Chapter 63 - Al-Munafiqun

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Munafiqun 63:1

Kur të vijnë hipokritët të thonë: “Ne dëshmojmë se ti je, me të vërtetë, Profet i All-llahut” edhe All-llahu e di se ti je njëmend Profet i Tij, porse All-llahu dëshmon se hipokritët janë me siguri rrenacak

Verse 2 — Surah Al-Munafiqun 63:2

Ata betimin e tyre e shfrytëzojnë si mbrojtje dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Është shumë keq, njëmend, çka bëjnë ata

Verse 3 — Surah Al-Munafiqun 63:3

Ajo është nga se ata besuan e pastaj mohuan, prandaj u vulosën zemrat e tyre dhe ata më nuk kuptojnë

Verse 4 — Surah Al-Munafiqun 63:4

Kur i shikon ata, pamja e tyre të mahnit, por kur flasin, ti i dëgjon fjalët e tyre, mirëpo ata janë sikur shtylla të zbrazëta dhe mendojnë se çdo thirrje është kundër tyre. Ata janë armiq, andaj ruaju prej tyre! Ku po shkojnë, All-llahu i vraftë

Verse 5 — Surah Al-Munafiqun 63:5

Dhe kur u thuhet: “Ejani, Profeti i All-llahut do të kërkojë falje për ju”, ata luajnë kokat e tyre dhe ti i sheh se largohen, se ata janë arrogantë

Verse 6 — Surah Al-Munafiqun 63:6

Për ata është një lloj, u lute ti për ata apo nuk u lute, All-llahu me siguri nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin e mbrapshtë

Verse 7 — Surah Al-Munafiqun 63:7

Ata janë që thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me Profetin e All-llahut, derisa të largohen”. Pasuria e qiejve dhe e tokës janë të All-llahut, por hipokritët nuk e marrin vesh

Verse 8 — Surah Al-Munafiqun 63:8

Ata thonë: “Nëse kthehemi në medine gjithsesi të fortit kanë për t’i përzënë prej aty më të dobëtit!” Por forca është e All-llahut dhe Profetit të tij dhe e besimtarëve, por hipokritët s’e dinë

Verse 9 — Surah Al-Munafiqun 63:9

O besimtarë, le të mos u largojë pasuria dhe fëmijët tuaj vëmendjen nga All-llahu. Kush bën ashtu, hej, ata janë të humbur

Verse 10 — Surah Al-Munafiqun 63:10

Dhe shpërndani prej asaj që Ne ju furnizojmë para se t’i vijë vdekja ndonjërit prej jush, e të thotë: “O Zot, sikur të më presësh edhe pak do të jap lëmoshë dhe të bëhem nga të mirët”

Verse 11 — Surah Al-Munafiqun 63:11

All-llahu, me siguri, nuk do t’ia vonojë askujt kur t’i vijë momenti i vet, dhe All-llahu e di mirë se çka punoni