Kur të vijnë hipokritët të thonë: “Ne dëshmojmë se ti je, me të vërtetë, Profet i All-llahut” edhe All-llahu e di se ti je njëmend Profet i Tij, porse All-llahu dëshmon se hipokritët janë me siguri rrenacak
Kur i shikon ata, pamja e tyre të mahnit, por kur flasin, ti i dëgjon fjalët e tyre, mirëpo ata janë sikur shtylla të zbrazëta dhe mendojnë se çdo thirrje është kundër tyre. Ata janë armiq, andaj ruaju prej tyre! Ku po shkojnë, All-llahu i vraftë
Ata janë që thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me Profetin e All-llahut, derisa të largohen”. Pasuria e qiejve dhe e tokës janë të All-llahut, por hipokritët nuk e marrin vesh
Ata thonë: “Nëse kthehemi në medine gjithsesi të fortit kanë për t’i përzënë prej aty më të dobëtit!” Por forca është e All-llahut dhe Profetit të tij dhe e besimtarëve, por hipokritët s’e dinë
Dhe shpërndani prej asaj që Ne ju furnizojmë para se t’i vijë vdekja ndonjërit prej jush, e të thotë: “O Zot, sikur të më presësh edhe pak do të jap lëmoshë dhe të bëhem nga të mirët”