Back to Languages

    Albanian - Chapter 64

    Translation by Feti Mehdiu

    Verse 1

    All-llahun e lartësojnë çka ka në qiej dhe në tokë, të Atij janë sundimi dhe falënderimi. Ai ka mundësi për çdo send

    Verse 2

    Ai është i cili ju ka krijuar dhe nga ju ka besimtarë dhe mosbesimtarë. Kurse All-llahu sheh mirë se çka punoni

    Verse 3

    Ka kriuar qiejt dhe tokën me urtësi, u jep juve formën dhe ju bën me fizionomi të bukur, te Ai të gjithë do të kthehen

    Verse 4

    E di se çka ka në qiej dhe në tokë, dhe di çka fshihni edhe se çka shfaqni. All-llahu i di çka ka në krahëror

    Verse 5

    A nuk ju erdhi lajmërimi për ata që kishin mohuar më herët dhe shijuan pasojat e sjelljeve të veta, kurse i pret edhe dënimi i dhembshëm

    Verse 6

    Për shkak se kur profetët e tyre u sillnin fakte të qarta ata thonin: “A neve të na udhëzoj njeriu i thjeshtë”? Prandaj, mohuan dhe ia kthyen shpinën, por All-llahu s’ka nevojë për askë. All-llahu është i pasur dhe i denjë për lavdatë

    Verse 7

    Mosbesimtarët konstatojnë se nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, pa dyshim do të ringjallen, dhe për ate se çka keni punuar, gjithsesi do të informoheni!” Ajo është leht për All-llahun

    Verse 8

    Prandaj, besoni All-llahut dhe Profetit të tij dhe në dritën që e kemi zbritur. All-llahu është i informuar se çka bëni

    Verse 9

    Atë ditë kur Ai t’iu tubojë në ditën e tubimit, do të jetë ajo ditë e vetëmashtrimit. Ai do t’i mbulojë veprat e këqia të atyre që i kanë besuar All-llahut dhe kanë bërë vepra të mira; dhe do ta shpjer në kopshte ku do të rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. Ai është sukses i madh

    Verse 10

    Kurse ata që kanë mohuar dhe i kanë përgënjeshtruar argumentet Tona, ata janë banorë të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë – po vendbanim i tmerrshëm është ai

    Verse 11

    Asnjë fatkeqësi nuk ndodh pa lejen e All-llahut dhe kush i beson All-llahut, Ai do ta udhëzojë zemrën e atij, All-llahu e di mirë çdo send

    Verse 12

    Dhe përuluni All-llahut edhe nderoni Profetin, por nëse ia ktheni shpinën, ani, detyrë e Profetit tonë është vetëm shpallja haptazi

    Verse 13

    All-llahu është që nuk ka Zot tjetër veç atij, dhe besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut

    Verse 14

    O besimtarë, s’ka dyshim se edhe në mesin e grave tuaja dhe fëmijëve tuaj keni armiq, prandaj ruajuni prej tyre! Po nëse ju i arsyetoni ua mbuloni dhe i falni ani edhe All-llahu fal dhe është mëshirëplotë

    Verse 15

    Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë kurse tek All-llahu ka shpërblim të madh

    Verse 16

    Prandaj, shprehni devotshmëri All-llahut sa të mundeni; dëgjoni dhe përkuluni edhe shpërndani lëmoshë për të mirën tuaj. Kush i ruhet lakmisë (grykësisë) së vet, ata janë që po shpëtojnë

    Verse 17

    Nëse i jepni hua All-llahut, hua të mirë, Ai do t’ua kthejë shumfish dhe do t’iu falë, se All-llahu është mirënjohës dhe i butë

    Verse 18

    Ai di të padukshmen dhe të dukshmen. I forti dhe i urti