Për shkak se kur profetët e tyre u sillnin fakte të qarta ata thonin: “A neve të na udhëzoj njeriu i thjeshtë”? Prandaj, mohuan dhe ia kthyen shpinën, por All-llahu s’ka nevojë për askë. All-llahu është i pasur dhe i denjë për lavdatë
Mosbesimtarët konstatojnë se nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, pa dyshim do të ringjallen, dhe për ate se çka keni punuar, gjithsesi do të informoheni!” Ajo është leht për All-llahun
Atë ditë kur Ai t’iu tubojë në ditën e tubimit, do të jetë ajo ditë e vetëmashtrimit. Ai do t’i mbulojë veprat e këqia të atyre që i kanë besuar All-llahut dhe kanë bërë vepra të mira; dhe do ta shpjer në kopshte ku do të rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. Ai është sukses i madh
Kurse ata që kanë mohuar dhe i kanë përgënjeshtruar argumentet Tona, ata janë banorë të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë – po vendbanim i tmerrshëm është ai
O besimtarë, s’ka dyshim se edhe në mesin e grave tuaja dhe fëmijëve tuaj keni armiq, prandaj ruajuni prej tyre! Po nëse ju i arsyetoni ua mbuloni dhe i falni ani edhe All-llahu fal dhe është mëshirëplotë
Prandaj, shprehni devotshmëri All-llahut sa të mundeni; dëgjoni dhe përkuluni edhe shpërndani lëmoshë për të mirën tuaj. Kush i ruhet lakmisë (grykësisë) së vet, ata janë që po shpëtojnë