Back to Languages

    Albanian - Chapter 69

    Translation by Feti Mehdiu

    Verse 1

    Momenti i fundit

    Verse 2

    Ç’është momenti i fundit i (pashmangshëm)

    Verse 3

    Çka të tregon se ç’është momenti i fundi

    Verse 4

    Themud dhe Ad e përgënjeshtruan shkatërrimin e botës

    Verse 5

    Prandaj Themud u shfaros me ushtimë

    Verse 6

    Kurse Ad është shfarosur me furtunë vërshëlluese

    Verse 7

    Që e leshoi kundër atyre shtatë netë e tetë ditë pa ndërprerë dhe ke parë në te njerëz të lëvarur sikur trupa të trashë hurmash

    Verse 8

    A e sheh, ka mbetur kush prej tyre

    Verse 9

    Edhe Faraoni dhe ata para tij, mëkatarë, kanë gabuar

    Verse 10

    Dhe janë ngritur kundër Profetit të Zotit të vet, andaj Ai i dënoi me dënim të rëndë

    Verse 11

    Ne juve, kur u përmbyti uji, të tërëve u kemi bartë në anije

    Verse 12

    Për t’ua bërë atë si këshillë që do ta ruajë veshi që dëgjon

    Verse 13

    Dhe kur të fryhet në sur vetëm një herë

    Verse 14

    E toka me kodra të ngrihet edhe menjëherë të thërrmohen

    Verse 15

    Atë ditë do të ndodhë momenti i fundit (kijameti)

    Verse 16

    Edhe qielli do të çahet. Atëherë ai do të jetë i thyeshëm

    Verse 17

    Edhe engjujt, etë, atë ditë do të qëndrojnë në skaje të tij e përmbi vete do të bartin fronin e Zotit tënd

    Verse 18

    Atë ditë do të jeni të eksponuar dhe asnjë fshehtësi juaja nuk mbetet e fshehtë

    Verse 19

    Ai të cilit do t’i jipet libri në dorën e djathtë të tij, do të thotë: “Qe, lexomani librin tim

    Verse 20

    Unë kam menduar me kohë se do të jap llogari”

    Verse 21

    dhe ai do të jetë fatlum

    Verse 22

    Në një xhenet të lartë

    Verse 23

    Frytet e të cilit varen mbi krye

    Verse 24

    Hani dhe pini, u bëftë mirë, sepse ju në ditët e kaluara e keni fituar këtë

    Verse 25

    Kurse ai të cilit libri i jipet në dorë të majtë, do të thotë: “Ku shtë ai fat të mos m’ishte dhënë fare libri

    Verse 26

    Dhe të mos disha çfarë është llogaria ime

    Verse 27

    Ku është ai fat të isha shporrur

    Verse 28

    Pasuria ime kurrgjë nuk më ndihmon

    Verse 29

    E forca më ka humbur!”

    Verse 30

    Merrni dhe farkoni

    Verse 31

    Atë, pastaj digjne në zjarr

    Verse 32

    E pastaj lidhne me zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë

    Verse 33

    Sepse ai nuk besonte në All-llahun e madh

    Verse 34

    Dhe nuk ka kontribuar për t’u ushqyer varfnjaku

    Verse 35

    prandaj, ai sot këtu nuk ka mi

    Verse 36

    As ushqim tjetër përveç të lanave

    Verse 37

    Që nuk i han kush përveç mëkatarëve

    Verse 38

    Po betohem në atë që e shihni

    Verse 39

    Ai është, njëmend, fjalë e shpallur e Profetit fisnik

    Verse 40

    Dhe në atë që nuk i shihni

    Verse 41

    Dhe nuk është fjalë e ndonjë poeti, por ju pak kush besoni

    Verse 42

    Dhe as fjalë të ndonjë magjistari, por ju pak mendoni

    Verse 43

    Është shpallje nga Zoti i botërave

    Verse 44

    E sikur të shprehte lloj-lloj fjalësh për ne

    Verse 45

    Do ta kishim kapur për dorën e djathtë

    Verse 46

    E pastaj do t’i pritnim damarin e qafës

    Verse 47

    Dhe askush prej jush nuk do të mund t’i ndihmojë

    Verse 48

    Ai (Kur’ani) është mësim për të devotshmit

    Verse 49

    Ndërsa ne e dimë me siguri se në mesin tuaj ka përgënjeshtarë

    Verse 50

    Dhe ai është shkak i vuajtjes së mosbesimtarëve

    Verse 51

    Kurse ai është e vërtetë e fortë

    Verse 52

    Prandaj, ti lartëso emrin e Zotit tënd të madhërishëm