Back to Languages

Albanian - Chapter 7 - Al-Araf

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Araf 7:1

Verse 2 — Surah Al-Araf 7:2

Ty të është shpallur një Libër dhe le të mos vijë rëndë në krahërorin tënd që të qortosh me të se ai është mësim për besimtarët

Verse 3 — Surah Al-Araf 7:3

Pasoni atë që ju shpallet nga Zoti juaj dhe mos pasoni, në vend të tij, ndonjë tjetër si mbrojtës! Fare pak merrni vesh

Verse 4 — Surah Al-Araf 7:4

Sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar dhe i ka zënë dënimi ynë natën (duke fjetur) ose ditën (duke pushuar)

Verse 5 — Surah Al-Araf 7:5

Dhe kur i godistë dënimi ynë, këlthitja e tyre ishte vetëm kjo: “ne me të vërtetë kemi qenë mizorë”

Verse 6 — Surah Al-Araf 7:6

Dhe gjithsesi do t’i pyesim ata të cilëve u janë dërguar profetë, por me siguri do t’i pyesim edhe profetët

Verse 7 — Surah Al-Araf 7:7

Dhe do t’ua rrëfejmë, hiq pa dyshim, me dije të sigurtë, sepse ne nuk kemi qenë jasht rrjedhës së ngjarjeve

Verse 8 — Surah Al-Araf 7:8

Atë ditë matja do të jetë e drejtë: Kujt i rëndon peshoja, ata janë të shpëtuar

Verse 9 — Surah Al-Araf 7:9

Dhe kush e ka të lehtë peshojën, ata janë të cilët kanë shkatërruar veten ngase ndaj argumenteve tona kanë qenë mosbesimtarë

Verse 10 — Surah Al-Araf 7:10

Ne ju kemi vendosur në tokë dhe aty ju kemi dhënë gjithçka është e nevojshme për jetë. Por ju farepak jeni mirënjohës

Verse 11 — Surah Al-Araf 7:11

Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën, e pastaj u thamë engjujve: “Përuluni Ademit”! dhe ata u përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që iu përulën

Verse 12 — Surah Al-Araf 7:12

Ç’të pengoi ty që nuk u përule kur të urdhërova? – i tha Ai. “Unë jam më i mirë se ai” – u përgjegj – “mua më krijove nga zjarri e atë nga balta”

Verse 13 — Surah Al-Araf 7:13

“Atëherë pra shporru prej atyhit”, - i tha Ai – Nuk të ka hije që këtu të tregosh mendjemadhësi; dil, ti je, me të vërtetë, nga të nënçmuarit!”

Verse 14 — Surah Al-Araf 7:14

“Më jep afat” – tha, - deri në ditën kur të ringjallen!”

Verse 15 — Surah Al-Araf 7:15

“Ani, po të jap afat”, - i tha Ai

Verse 16 — Surah Al-Araf 7:16

“Për atë që më ke bërë të humbur”, - tha, - “atyre do t’ua pres patjetër rrugën tënde të drejtë, do t’u jap teposhtzën

Verse 17 — Surah Al-Araf 7:17

Pastaj do t’u afrohem nga ana e përparme dhe sprapme, nga ana e djathtë dhe e majtë, dhe shumicën sish nuk do t’i kesh mirënjohës”

Verse 18 — Surah Al-Araf 7:18

“Dil prej atyhit” – i tha, - i poshtëruar dhe i urrejtur! Pamëdyshje do ta mbush xhehennemin me të tillë të cilët vijnë pas teje dhe me ju së bashku

Verse 19 — Surah Al-Araf 7:19

Kurse ti, o Adem, dhe gruaja jote banoni në xhennet dhe hani ku të doni, por këtij druri mos iu afroni e të bëheni mëkatarë”

Verse 20 — Surah Al-Araf 7:20

Dhe djalli filloi t’u bëjë lajka që t’ua zbulojë vendet e turpshme, që i kanë pasur të mbuluara, e u tha: “Nuk ua ka ndaluar Zoti juaj këtë për asgjë tjetër vetëm se që të mos bëheni ju të dy engjuj të pavdekshëm”

Verse 21 — Surah Al-Araf 7:21

Dhe iu përbetua: “Unë jam, me të vërtetë, këshilltari juaj”

Verse 22 — Surah Al-Araf 7:22

Dhe me tradhëti i mashtroi. Dhe kur ata e shijuan pemën, filloi t’u zbulohen vendet e turpshme të tyre, ndaj ata filluan të mbulohen me gjethe të xhennetit. Dhe Zoti i tyre ata i thirri: “A nuk ua kam ndaluar atë pemë? Madje ju pata thënë: “Ju të dy me të vërtetë djallin e keni armik të hapët”

Verse 23 — Surah Al-Araf 7:23

“O Zoti ynë – thanë ata dy – bëmë mëkat ndaj vetes, dhe nëse Ti nuk na e fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur”

Verse 24 — Surah Al-Araf 7:24

“Humbni”! – u tha Ai, - “do të jeni armik i njëri-tjetrit. Do të vendoseni në tokë dhe do të kënaqeni për një kohë”

Verse 25 — Surah Al-Araf 7:25

Aty, - u tha, - “do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej andej do të ringjalleni”

Verse 26 — Surah Al-Araf 7:26

O bijt e Ademit! Ju kemi dhënë rrobe që të mbuloni vendet tuaja të turpshme edhe veshje për zbukurim, mirëpo rrobet e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë disa argumente të All-llahut që ndoshta të mbledhni mend

Verse 27 — Surah Al-Araf 7:27

O bijt e Ademit! Të mos u mashtrojë assesi djalli siç i nxori nga xheneti prindërit tuaj, duke uz ahveshur atyre rrobet që t’u shihen vendet e turpshme! Ai ju sheh, ai dhe argatët e tij, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë miq të atyre që nuk besojnë

Verse 28 — Surah Al-Araf 7:28

Dhe kur bëjnë amoralitet thonë: “I kemi gjetur të parët tanë në këso veprash, por edhe All-llahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “All-llahu nuk urdhëron amoralitet. A po flisni për All-llahun atë që nuk dini?”

Verse 29 — Surah Al-Araf 7:29

Thuaj: “Zoti im urdhëron drejtësi. Drejtohuni vetëm Atij; në secilën xhami që jeni dhe lutjuni sinqerisht duke ia shfaqur fenë! Ashtu siç ju ka krijuar, ashtu edhe do të ktheheni tek Ai

Verse 30 — Surah Al-Araf 7:30

Një palë i drejton në rrugë të drejtë, kurse një palë tjetër meritojnë humbjen, sepse ata në vend të All-llahut i merrnin djajtë për mbrojtës dhe mendojnë se janë të udhëzuar në rrugë të drejtë

Verse 31 — Surah Al-Araf 7:31

O bijt e Ademit, kur të shkoni në xhami vishuni bukur dhe hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai, njëmend, nuk i do ata që e teprojnë

Verse 32 — Surah Al-Araf 7:32

Thuaj: “Kush i ka ndaluar stolitë e All-llahut dhe ushqimet e mira, të cilat Ai i ka bërë për robërit e vet?” Thuaj: Këto janë posaçërisht për besimtarët, të cilët në këtë botë e kanë besuar ditën e kijametit”. Ja, ashtu ne ua shpjegojmë argumentet njerëzve që dinë

Verse 33 — Surah Al-Araf 7:33

Thuaj: “Zoti im e ka ndaluar amoralitetin edhe haptazi edhe fshehurazi, edhe mëkatet, edhe shtypjen pa të drejtë, dhe që All-llahut t’i bëni shok, për të cilën gjë nuk ju ka shpallur kurrfarë argumenti, dhe që për All-llahun të flisni atë çka nuk e dini”

Verse 34 — Surah Al-Araf 7:34

Secili popull ka fundin e vet dhe kur i vjen fundi i tij, nuk do të shtyhet për asnjë moment e as nuk do të shpejtohet

Verse 35 — Surah Al-Araf 7:35

O bijt e Ademit! Do t’ju vijnë me siguri profetë nga mesi i juaj të cilët do t’ju rrëfejnë argumentet e mia, prandaj, për ata të cilët frikësohen dhe bëjnë vepra të mira nuk ka frikë e as pikëllim

Verse 36 — Surah Al-Araf 7:36

Kurse ata që përgënjeshtrojnë argumentet tona dhe sillen me arrogancë ndaj tyre, ata janë banorë të zjarrit; ata do të mbesin aty përgjithmonë

Verse 37 — Surah Al-Araf 7:37

Po kush është më mizor se ai i cili shpif gënjeshtra ndaj All-llahut ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Ata do të fitojnë krejt çka u takon, deri sa që kur u vijnë të deleguarit Tanë t’u marrin shpirtërat, u thonë: “Po ku janë ata të cilëve u jeni lutur në vend të All-llahut”? Do të thonë: “U zhdukën, ikën prej nesh”, dhe vetë kundër vetes dëshmojnë se njëmend kanë qenë mosbesimtarë

Verse 38 — Surah Al-Araf 7:38

Hyni, u thotë Ai, në xhehennem me popujt, me exhinët dhe njerëzit të cilët kanë qenë dhe kanë shkuar para jush! Sa herë që do të hyjë një popull do ta mallkojë atë tjetrin, derisa të mblidhen të gjithë aty, e atëherë do t’u thonë atyre të parëve të tyre: “O Zoti ynë! Këta neve na kanë shpjerë në humbje, prandaj jepu atyre dënim të shumfisht në zjarr”! Për të gjithë është i shumfishtë, - u thotë Ai, - “por ju nuk e dini”

Verse 39 — Surah Al-Araf 7:39

Kurse ata të parët do t’ju thonë atyre tjerëve: “Po ju nuk keni asnjë përparësi ndaj nesh!” Prandaj shijone dënimin siç e keni merituar

Verse 40 — Surah Al-Araf 7:40

Ata të cilët përgënjeshtrojnë argumentet tona dhe ndaj tyre sillen me arrogancë, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri sa të përshkohet deveja nëpër birë të gjilpërës. Ja, ashtu ne i shpërbljemë mëkatarët

Verse 41 — Surah Al-Araf 7:41

Ata do të kenë shtrojë dhe mbulojë të xhehennemit. Ja, ashtu ne i shpërblejmë mizorët

Verse 42 — Surah Al-Araf 7:42

Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne askë nuk e ngarkojmë më shumë se sa ka mundësi – ata janë banorë të xhennetit. Aty do të rrinë përgjithmonë

Verse 43 — Surah Al-Araf 7:43

Do t’ua heqim nga kraharorët e tyre çka kanë të keqe. Para atyre do të rrjedhin lumenj dhe do të thonë: “Qoftë lartësuar All-llahu, i cili na ka udhëzuar në këtë; ne nuk do të ishim të udhëzuar sikur All-llahu të mos na kishte udhëzuar. Profetët e Zotit tonë me të vërtetë kanë sjellë të vërtetën, “dhe atyre do t’u thërritet: Ai është xhenneti që e keni fituar me vepra që i keni bërë

Verse 44 — Surah Al-Araf 7:44

Dhe banorët e xhennetit do të thërrasin banorët e zjarrit: “Ne e gjetëm se është e vërtetë ajo që na ka premtuar Zoti ynë, a e keni zbuluar edhe ju se është e vërtetë ajo që ju ka premtuar Zoti juaj?” “Po!” – do të thonë. Por një lajmëtar ndërmjet tyre, do të thërrasë: “Mallkimi i All-llahut është mbi mizorët

Verse 45 — Surah Al-Araf 7:45

Të cilët janë larguar nga rruga e All-llahut dhe janë përpjekur ta shtrembërojnë, se ata nuk i besojnë botës tjetër”

Verse 46 — Surah Al-Araf 7:46

Ndërmjet atyre dy palëve ka një perde, kurse në fortifikatë njerëz të cilët do ta njohin secilin sipas shenjës së vet, dhe do t’u thërrasin banorëve të xhennetit “Selamun alejkum”, ndërsa ata akoma nuk kanë hyrë aty, dhe do të lakmojnë

Verse 47 — Surah Al-Araf 7:47

E kur ta kthejnë shikimin kah banorët e xhehennemit, do të thërrasin: “O Zoti ynë, mos na bën neve të jemi bashkë me njerëzit mizorë

Verse 48 — Surah Al-Araf 7:48

Banorët e Fortifikatës do t’i thërrasin njerëzit, të cilët do t’i njohin sipas karakteristikave të tyre, dhe do t’u thonë: “Nuk u bëri kurrfarë dobie tubimi juaj e as mendjemadhësia”

Verse 49 — Surah Al-Araf 7:49

A janë këta për të cilët keni bërë be se nuk do t’i mbërrijë mëshirë e All-llahut”? Hyni në xhenet, për ju nuk ka frikë dhe ju mos u brengosni fare!”

Verse 50 — Surah Al-Araf 7:50

Kurse banorët e zjarrit do të thërrasin banorët e xhenetit: “Derdhni edhe mbi ne pak ujë ose diçka prej asaj me çka ju ka dhuruar All-llahu!”, e ata do të thonë: “All-llahu i ka ndaluar këta për mosbesimtarët”

Verse 51 — Surah Al-Araf 7:51

Të cilët i pat mashtruar jeta në tokë dhe fenë e tyre e kanë pasur si lojë dhe zbavitje. Sot ne, për shkak se i kanë mohuar argumentet tona, do t’i harrojmë ata siç e kanë pasë harruar ata ballafaqimin me këtë ditë të tyre”

Verse 52 — Surah Al-Araf 7:52

Kurse Ne këtyre u kemi sjellë Libër të cilin e kemi sqaruar me mjeshtëri të madhe, që të jetë udhërrëfyes e mëshirë për popullin që beson

Verse 53 — Surah Al-Araf 7:53

A presin ata aplikimin e tij? Atë ditë kur të vihet në zbatim ai, ata të cilët më parë e patën mohuar do të thonë: “Të vërtetën e kanë sjellë profetët e Zotit tonë! A keni ndonjë nëdrmjetës të angazhohet për ne ose të kthehemi e të punojmë ndryshe nga ajo që kemi punuar”. Ata e kanë shkatërruar vetvetën dhe i kanë humbur edhe ata që i kanë trilluar

Verse 54 — Surah Al-Araf 7:54

Pa dyshim Zoti juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj ka mbizotëruar me gjithësinë. Ai me natën e mbulon ditën, që e përcjell hap për hap, edhe Dielli dhe Hëna, edhe yjtë i nënshtrohen urdhërit të Tij. Kujdes! Vetëm Ai krijon dhe urdhëron. Qoftë bekuar All-llahu, Zot i botërave

Verse 55 — Surah Al-Araf 7:55

Lutjuni Zotit tuaj me përulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata të cilët e teprojnë

Verse 56 — Surah Al-Araf 7:56

Dhe mos bëni turbullira në tokë, pasi që në të është vënë rregull, dhe Atij lutjuni me frikë dhe dëshirë të madhe. Mëshira e All-llahut është me të vërtetë afër mirëbërësve

Verse 57 — Surah Al-Araf 7:57

Ai është i cili dërgon erërat si përgëzues të mëshirë së vetë; kurse ata kur i nisin në lëvizje retë e rënda ne i shpiejmë kah ndonjë vend i vdekur dhe atje lëshojmë shiun, e me të bëjmë që të rriten frute të llojllojshme. Ashtu do të ngjallim edhe të vdekurit, mbase do të mblidhni mendjen

Verse 58 — Surah Al-Araf 7:58

Në vende të mira rriten bimë me vullnetin e Zotit të vet, kurse në ato që s’janë të mira mezi rritet diçka. Ja, ashtu Ne u shpalojmë argumentet tona njerëzve që janë mirënjohës

Verse 59 — Surah Al-Araf 7:59

Ne e patëm dërguar Nuhin te populli i tij dhe u tha: “O populli im, adhurone All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Unë me të vërtetë i frikësohem dënimit tuaj të Ditës së madhe!”

Verse 60 — Surah Al-Araf 7:60

Por kryeparët e popullit të tij i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je në humbje të qartë”

Verse 61 — Surah Al-Araf 7:61

“O populli im!” – u tha ai, - “unë nuk jamë në humbje, por unë jam Profet i Zotit të botërave

Verse 62 — Surah Al-Araf 7:62

Ju komunikoj suhufet e Zotit tim dhe ju këshilloj, dhe unë nga All-llahu di atë që ju nuk e dini

Verse 63 — Surah Al-Araf 7:63

A ju vjen çudi që këshilla nga Zoti juaj ju vjen me anë të një njeriu nga mesi juaj që t’ju tërheqë vërejtjen në mënyrë që të ruheni dhe ndoshta do të jeni të mëshiruar?”

Verse 64 — Surah Al-Araf 7:64

Por, ata e përgënjeshtruan, prandaj e shpëtuan atë edhe ata të cilët ishin me te në anije, kurse ata të cilët i përgënjeshtruan argumentet tona, i përmbytëm. Ata njëmend kanë qenë popull i verbër

Verse 65 — Surah Al-Araf 7:65

Kurse Adit – vëllaun e tyre Hudin, “O populli im”, - u tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk keni frikë?”

Verse 66 — Surah Al-Araf 7:66

Kryeparët e popullit të tij të cilët nuk besuan i thanë: “Ne konsiderojmë se ti je me të vërtetë i marrë dhe mendojmë se ti je përnjëmend rrenacak”

Verse 67 — Surah Al-Araf 7:67

“O populli im!” – tha ai, - nuk jam unë i marrë, por jam profet i Zotit të botërave

Verse 68 — Surah Al-Araf 7:68

Ju komunikoj traktatet e Zotit tim dhe unë për ju jam këshilltar besnik

Verse 69 — Surah Al-Araf 7:69

A ju vjen çudi që këshilla nga Zoti juaj ju vjen me anë të një njeriu nga mesi juaj që t’iu tërheqë vërejtjen? Kujtohuni se ai juve ju bëri mëkëmbës pas popullit të Nuhit dhe ju shtoi forcën fizike. Kujtoni, pra dhuntitë e All-llahut për të arritur shpëtimin

Verse 70 — Surah Al-Araf 7:70

Ata i thanë: “A na ke ardhur që t’i falemi vetëm All-llahut, e t’i lëmë ata të cilëve u janë falur të parët tanë?” Hajde le të na godasi ajo me çka po na kërcënohesh, nëse je i sinqertë!”

Verse 71 — Surah Al-Araf 7:71

“Juve ju ka gjetur dënimi dhe hidhërimi i Zotit tuaj” – u tha ai. “A me mua po polemizoni me dofarë emrash me të cilët i keni emëruar ju vetë dhe të parët tuaj, për të cilët All-llahu kurrfarë argumenti nuk ka shpallur? Pritni pra, se edhe unë po pres me ju!”

Verse 72 — Surah Al-Araf 7:72

Dhe ne me mëshirën tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me te, kurse i shfarosëm, deri te i fundit, ata të cilët nuk ishin besimtarë dhe i përgënjeshtruan argumentet tona

Verse 73 — Surah Al-Araf 7:73

Ndërsa Themudit – vëllaun e tyre Salihun. “O populli im!” – u tha ai, - Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Qe, ju ka ardhur fakti nga Zoti i juaj: kjo deve e All-llahut është argument për ju. Lëshone le të kullosë në tokë të All-llahut dhe mos e ngucni se do t’ju godas dënim i padurueshëm

Verse 74 — Surah Al-Araf 7:74

Dhe përkujtone se u ka bërë trashëgimtarë të Adit dhe Ai u ka vendosur në tokë, nëpër rrafshinat e së cilës bëni pallate kurse nëpër male keni kurdisur shtëpi. Mendoni, pra, dhuntitë e All-llahut dhe mos bëni keq në tokë duke bërë çrregullime!”

Verse 75 — Surah Al-Araf 7:75

Kryeparët e popullit të tij, ata që bënë mendjemadhësi, u thanë atyre të dobtëve nga mesi i tyre të cilët besuan: “A e pranoni ju se Salihu është i dërguar nga Zoti i vet?” Ata thanë: “Ne i besojmë me të vërtetë tërë asaj që është dërguar me anë të tij”

Verse 76 — Surah Al-Araf 7:76

E ata të cilët ishin mendjemëdhenj thanë: “Ne pra, e mohojmë vendosmërisht atë që besoni ju”

Verse 77 — Surah Al-Araf 7:77

Dhe e therrën deven duke mos e përfilluar urdhërin e Zotit të tyre, po thanë: “O Salih, bëre le të na godasë ajo me çka po na kërcënohesh, nëse je ti i dërguar!”

Verse 78 — Surah Al-Araf 7:78

I përfshiu dridhja e trishtueshme dhe ata në mëngjes u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre

Verse 79 — Surah Al-Araf 7:79

Kurse ai ishte larguar prej tyre dhe u tha: “O popull! Ju kam pas komunikuar traktatin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i doni këshilluesit”

Verse 80 — Surah Al-Araf 7:80

Edhe Lutin, që i tha popullit të vet: “Përse bëni amoralitet që nuk e ka bërë askush në botë para jush

Verse 81 — Surah Al-Araf 7:81

Ju i qaseni meshkujve me epsh, në vend të femrave. Po ju jeni popull që e teproni

Verse 82 — Surah Al-Araf 7:82

Kurse përgjegja e popullit të tij ishte: Përzini ata nga qyteti juaj! Ata janë njerëz që ruhen shumë

Verse 83 — Surah Al-Araf 7:83

Dhe ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata të humburit

Verse 84 — Surah Al-Araf 7:84

Dhe atyre u lëshuam një shi dhe vetëm shiko si përfunduan amoralistët mizorë

Verse 85 — Surah Al-Araf 7:85

Dhe në Medjen – vëllaun e tyre Shuajbin. “O populli im! Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Ju ka ardhur argument i qartë nga Zoti i juaj, prandaj matni drejt me litër dhe me terezi dhe mos ua lini mangut njerëzve sendet e tyre, dhe mos e çrregulloni rendin në tokë pasi që në të është vënë rendi. Ajo është më mirë për ju nëse besoni

Verse 86 — Surah Al-Araf 7:86

Dhe mos vëni prita në secilën rrugë, të kërcënoheni dhe të shmangni nga rruga e All-llahut, ata të cilët i besojnë Atij, dhe të përpiqeni ta shtrembëroni. Dhe përkujtone kur ishit pak dhe Ai ju bëri shumë dhe shikoni si kanë përfunduar ngatrrestarët

Verse 87 — Surah Al-Araf 7:87

Nëse disa prej jush besojnë në atë që është dërguar me anën time, kurse një grup tjetër nuk besuan, kini durim deri sa të na gjykojë All-llahu, sepse Ai është gjykatësi më i mirë

Verse 88 — Surah Al-Araf 7:88

Kryeparët e popullit të tij, të cilët ishin mendjemëdhenj, thanë: “O Shuajb! Ne gjithsesi do të përzëmë nga qyteti ynë ty edhe ata që besuan me ty, ose pa tjetër do të ktheheni në fenë tonë”, “A edhe përkundër dëshirës tonë?” – tha ai

Verse 89 — Surah Al-Araf 7:89

“Do të kishim shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut sikur të ktheheshim në fenë tuaj, pasi që na pat shpëtuar All-llahut prej asaj. Ne nuk mund të kthehemi në të, pa dashur All-llahu, Zoti ynë, sepse Zoti ynë ngërthen me dijeni të Tij çdo send, ne jemi mbështetur te All-llahu. O Zoti ynë! Ti vendos ndërmjet nesh dhe popullit tonë me drejtësi. Ti je gjyqtari më i drejtë!”

Verse 90 — Surah Al-Araf 7:90

Kurse kryeparët e popullit të tij, ata të cilët nuk kanë besuar, thanë: “Nëse shkoni pas Shuajbit, ju atëherë pa dyshim jeni të humbur”

Verse 91 — Surah Al-Araf 7:91

Dhe i goditi dridhje e fortë dhe në mëngjes u gjetën kërcuj në shtëpitë e veta

Verse 92 — Surah Al-Araf 7:92

Ata që e kanë konsideruar Shuajbin rrenacak, sikur asnjëherë nuk jetuan me të, - dhe ata që e përgënjeshtruan Shuajbin, ata kanë qenë të humbur

Verse 93 — Surah Al-Araf 7:93

Prandaj, ai u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Ju kam komunikuar traktatet e Zotit tim dhe ju kam këshilluar, e si të vuaj për popullin mosbesimtar?”

Verse 94 — Surah Al-Araf 7:94

Dhe asnjë ferrëfyes nuk e kemi dërguar në ndonjë qytet e banorët e tij të mos i kemi dënuar me skamje e sëmundje në mënyrë që të përulen

Verse 95 — Surah Al-Araf 7:95

Pastaj e zëvendësonim të keqen me mirësi derisa të përparojnë dhe të thonë: “Edhe baballarët tanë janë sprovuar me pikëllime edhe gëzime”, - e pastaj ata i grabitëm papritmas dhe aspak nuk e hetuan

Verse 96 — Surah Al-Araf 7:96

Dhe sikur të kishin besuar banorët e fshatrave dhe të ishin ruajtur, Ne atyre do t’u kishim dërguar bekime nga qielli edhe nga toka, por ata kanë përgënjeshtruar andaj i kemi goditur me diçka që e kanë merituar

Verse 97 — Surah Al-Araf 7:97

Ata janë banorët e fshatrave të sigurt se nuk do t’i goditë dënimi im deri sa ata flejnë natën

Verse 98 — Surah Al-Araf 7:98

Ose, a janë banorët e fshatrave të sigurt se nuk do t’i gjejë dënimi ynë në ditën deri sa ata luajnë

Verse 99 — Surah Al-Araf 7:99

A janë ata të sigurt në kurthën e All-llahut? Kurthën e All-llahut e kanë të siguruar vetëm njerëzit e humbur

Verse 100 — Surah Al-Araf 7:100

Ata të cilët trashëgojnë tokën e banorëve të saj të mëparshëm, a nuk i çon në rrugë të drejtë fakti se po të duam ata i godisim me gabimet e tyre dhe zemrat e tyre i vulosim, e ata nuk do të dëgjojnë

Verse 101 — Surah Al-Araf 7:101

Lidhur me ato fshatra po t’i rrëfejmë ty disa nga ato ngjarje. Atyre profetët e vet u kanë sjellë argumente të qarta, por ata nuk kanë dashur të besojnë në atë që e patën përgënjeshtruar më parë. Ashtu i ka vulosur All-llahu zemrat e mosbesimtarëve

Verse 102 — Surah Al-Araf 7:102

Kurse ne e kemi ditur se shumica e tyre nuk e mbajnë besën, dhe e kemi ditur se shumica, njëmend, janë gabimtarë

Verse 103 — Surah Al-Araf 7:103

Pastaj pas atyre, ia kemi dërguar Faraonit dhe parisë së tij, Musaun me argumentet tona, por ata këtij i bënë krime, e ti shikoi si kanë përfunduar ngatrrestarët

Verse 104 — Surah Al-Araf 7:104

Dhe Musa tha: “O Faraon, unë jam Profet i Zotit të botërave

Verse 105 — Surah Al-Araf 7:105

Kam detyrë të them vetëm të vërtetën për All-llahun. Ju kam sjell argumente të qarta nga Zoti juaj, lëri pra le të vijnë me mua izraelitët!”

Verse 106 — Surah Al-Araf 7:106

“Nëse ke sjellë argument”, - i tha (faraoni) – “tregoje nëse flet të vërtetën!”

Verse 107 — Surah Al-Araf 7:107

Dhe ai e lëshoi shkopin e vet – kur ai, ja, gjarpër i vërtetë

Verse 108 — Surah Al-Araf 7:108

dhe nxorri dorën e vet – e ajo krejt e bardhë për të pranishmit

Verse 109 — Surah Al-Araf 7:109

Kryeparia e popullit të Faraonit thanë: “Ky vërtetë është magjitar i zhdërvjelltë

Verse 110 — Surah Al-Araf 7:110

Dëshiron t’ju nxjerrë nga toka e juaj. Çka thuani ju

Verse 111 — Surah Al-Araf 7:111

“Vonoje atë dhe vëlaun e tij, - i thanë, - dhe dërgo në qytet ata që do t’i tubojnë

Verse 112 — Surah Al-Araf 7:112

Dhe po t’i sjellin ty tërë magjistarët e zhdërvjelltë”

Verse 113 — Surah Al-Araf 7:113

dhe i erdhën Faraonit magjistarët dhe i thanë: “Nëse dalim ngadhnjimtarë a do të kemi njëmend shpërblim

Verse 114 — Surah Al-Araf 7:114

“Po”, - u tha ai, - “dhe me të vërtetë do t’u kemë të afërt”

Verse 115 — Surah Al-Araf 7:115

“O Musa”, - i thanë, - a do t’i lëshosh ti apo t’i lëshojmë ne?”

Verse 116 — Surah Al-Araf 7:116

“Lëshoni ju!” – u tha ai. Dhe kur i lëshuan i magjepsën sytë e njerëzve dhe shumë i frikësuan, sepse u shfaqën magji të mëdha

Verse 117 — Surah Al-Araf 7:117

Kurse ne i komunikuam Musaut: “Lëshoje shkopin tënd!” dhe ai menjëherë i përbiu të gjitha ato gënjeshtra

Verse 118 — Surah Al-Araf 7:118

Dhe doli në shesh e vërteta kurse ajo që kishin bërë ata u prish

Verse 119 — Surah Al-Araf 7:119

Dhe ata u mundën aty dhe mbetën të poshtëruar

Verse 120 — Surah Al-Araf 7:120

Kurse magjistarët ranë në sexhde

Verse 121 — Surah Al-Araf 7:121

“Ne i besojmë Zotit të botërave, thanë

Verse 122 — Surah Al-Araf 7:122

Zotit të Musaut dhe Harunit!”

Verse 123 — Surah Al-Araf 7:123

“A t’i besoni para se t’u jap unë leje”, u tha Faraoni. “Kjo është me të vërtetë kurthë që keni kurdisur në qytet për të përzënë prej andej banorët e tij, por do ta shihni

Verse 124 — Surah Al-Araf 7:124

Do t’ua këpus, pa dyshim, duart dhe këmbët tërthorazi, e pastaj do t’iu gozhdoj të tërëve”

Verse 125 — Surah Al-Araf 7:125

Ata i thanë: “Ne me të vërtetë i drejtohemi Zotit tonë

Verse 126 — Surah Al-Araf 7:126

E ti neve na hakmirresh vetëm pse i besuam argumenteve të Zotit tonë, që na erdhën. O Zoti ynë, na bën të fortë dhe të vdesim me durim e si besimtarë!”

Verse 127 — Surah Al-Araf 7:127

Kurse kryeparët e popullit të Faraonit thanë: “A do ta lësh Musaun dhe popullin e tij të bëjnë turbullira në tokë dhe të lënë ty dhe zotërat tuaj?” Ai tha: “Do t’ua mbysim djemtë e tyre, kurse femrat do t’ua lëmë të jetojnë. Ne me të vërtetë jemi sundues të atyre”

Verse 128 — Surah Al-Araf 7:128

Musa i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe jini të durueshëm! Toka është me siguri e All-llahut. Ai ua lë në trashigim kujt të dojë nga robërit e vet; kurse e ardhmja është e atyre që ruhen”

Verse 129 — Surah Al-Araf 7:129

“Kemi qenë të maltretuar, - thanë ata, - para se të vije ti, por edhe aps ardhjes tënde”. Ndërsa ai u tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta shkatërroj armikun tuaj, kurse juve do t’ju lërë mëkëmbës të tyre në tokë, për të parë se si do të veproni”

Verse 130 — Surah Al-Araf 7:130

Dhe familjen e Faraonit ne e dënuam me vite urie dhe joplleshmërie. Ndoshta po mbledhin mend

Verse 131 — Surah Al-Araf 7:131

Dhe kur u vjen mirë atyre thonë: “Këtë e kemi merituar”, por kur i godit ndonjë e keqe, fajsonin Musaun dhe ata që ishin me te. Por jo! E keqja e tyre është nga All-llahu, por shumica e tyre nuk e dinë

Verse 132 — Surah Al-Araf 7:132

Dhe thonë: “Çfarëdo argumenti që të na sjellësh për të na magjepsur me të, ne ty nuk do të besojmë!”

Verse 133 — Surah Al-Araf 7:133

Prandaj ne atyre u lëshuam përmbytjen, edhe karkalecat, edhe rriçnën, edhe bretkosat, edhe gja; argumente të qarta, por ata bënë mendjemadhësi; kanë qenë popull mëkatarë

Verse 134 — Surah Al-Araf 7:134

Dhe kur i goditi i papritura, thanë: “O Musa, lute për ne Zotin tënd – ashtu siç ta ka dhënë besën ty. Nëse na liron nga kjo e keqe, ne patjetër do të besojmë ty dhe padyshim do t’i dërgojmë me ty izraelitët”

Verse 135 — Surah Al-Araf 7:135

Por kur i çliruam nga ajo e keqe – për një afat të caktuar që do të arrijnë – ata nuk e mbajtën fjalën

Verse 136 — Surah Al-Araf 7:136

Prandaj ne i dënuam dhe i përmbytëm në det, sepse i përgënjeshtruan ajetet tona dhe ishin indiferentë ndaj tyre

Verse 137 — Surah Al-Araf 7:137

Kurse popullin e shtypur e bëmë trashigimtar të anëve lindore dhe perëndimore, të tokës që e kemi bekuar, dhe u plotësua fjala e mirë e Zotit tënd ndaj izraelitëve, për shkak se patën durim, dhe e bëmë rrafsh me tokë atë çka e kishte ndërtuar dhe ishte kujdesur Faraoni dhe populli i tij

Verse 138 — Surah Al-Araf 7:138

Dhe ne i transferuam izraelitët përtej detit, dhe erdhën te një popull që adhuronte idolet e veta. “O Musa, - i thanë, - na e bën edhe ti neve një Zot siç kanë edhe ata zotër!” Ai, u tha: “Ju njëmend jeni popull injorant”

Verse 139 — Surah Al-Araf 7:139

Pamëdyshje kjo që adhurojnë këta do të shkatërrohet dhe çka po bëjnë ata nuk ka kurrfarë vlere

Verse 140 — Surah Al-Araf 7:140

A në vend të All-llahut t’u gjej tjetër Zot, e Ai ju ka dalluar nga të tjerët

Verse 141 — Surah Al-Araf 7:141

Dhe pasi që u shpëtuam nga familja e Faraonit, të cilët ju venin në mundime të rënda: ua mbysnin djemtë tuaj dhe femrat ua linin në jetë. Në këtë ka qenë një sprovë e rëndë nga ana e Zotit tuaj të madhërishëm

Verse 142 — Surah Al-Araf 7:142

Ne i kemi caktuar Musaut tridhjetë netë dhe këtë e plotësuam edhe me dhjetë, andaj koha që caktoi Zoti i tij (për takim që t’i japë Tevratin) u plotësua, dyzet netë. Dhe Musau i pat thënë vëllaut të vet Harunit: “Më zëvendëso te populli im, dhe mbaj rend e mos paso rrugët e ngatrrestarëve!”

Verse 143 — Surah Al-Araf 7:143

Dhe kur na erdh Musa në kohën e caktuar, dhe i foli Zoti i tij, ai i tha: “O Zoti im, shfaqmu të të shoh!” “Nuk mundesh të më shohish”, - i tha, - por shikoje kodrën, e nëse ajo mbetet në vendin e vet, do të më shohësh”. Por kur Zoti i tij iu shfaq kodrës, e bëri rrafsh me tokë, ndërsa Musa ra pa mend. Dhe kur erdhi në vete tha: “Ty të lartësoj! Të pendohem. Unë jam besimtari i parë!”

Verse 144 — Surah Al-Araf 7:144

“O Musa, - i tha Ai, - unë ty të kam zgjedhur nga njerëzit tjerë me komunikimin tim dhe me fjalën time. Prandaj merre atë çka ta jap dhe jij mirënjohës!”

Verse 145 — Surah Al-Araf 7:145

Dhe ne atij ia shkruam këshillën për çdo send në pllaka edhe sqarime për çdo send. Pranoi ato bindshëm dhe urdhëroje popullin tënd të marrin atë që është më e mirë!” Do t’ua tregoj vendin e mbrapshtarëve

Verse 146 — Surah Al-Araf 7:146

Do t’i largoj nga argumentet e mia ata të cilët bëjnë mendjemadhësi në tokë pa kurrfarë arsyeje. Edhe pse i shohin tërë argumentet – nuk u besojnë, edhe pse e shohin rrugën e drejtë – nuk e pranojnë si rrugë të drejtë, po nëse shohin rrugë pa krye atë e marrin për rrugë. Kjo bëhet për shkak se kanë përgënjeshtruar argumentet tona dhe kanë qenë indiferentë ndaj atyre

Verse 147 — Surah Al-Araf 7:147

Kurse ata të cilët i përgënjeshtruan argumentet tona dhe ballafaqimin në botën tjetër, vepra e tyre janë shkatërruar. A po shpërblehen ndryshe, përveç se si kanë punuar

Verse 148 — Surah Al-Araf 7:148

dhe populli i Musaut, pasi shkoi ai, pranoi një viç (për idol) nga stolitë e tyre, një figurë që pëlliste. A nuk kanë parë se ai nuk u flet dhe se nuk i përudh në rrugë të drejtë? E pranuan atë dhe bënë gabim, mizori

Verse 149 — Surah Al-Araf 7:149

Dhe kur e kuptuan gabimin dhe e panë se kanë humbur, thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me të vërtetë do të jemi të humbur”

Verse 150 — Surah Al-Araf 7:150

Dhe kur u kthye Musa te populli i vet, i hidhëruar dhe i pikëlluar, tha: “Po shumë keq jeni sjellë pasi shkova unë! A deshët ta shpejtoni urdhërin e Zotit tuaj?” – dhe i hudhi pllakat, kurse vëllaun e vet e kapi për flokësh dhe e tërhoqi kah vetja. “O bir i nënës time!, - i tha, (harunit) populli më ka parë të dobët dhe përpak desh më mbytën; mos bën të më hakmirren armiqtë dhe mos më konsidero prej atyre që kanë bërë mizori”

Verse 151 — Surah Al-Araf 7:151

“O Zoti im!, - u lut Musa, - më fal mua dhe vëllaun tim dhe na prano në ëmshirën Tënde, Ti je më i mëshirshmi i të mëshirshmëve!”

Verse 152 — Surah Al-Araf 7:152

Ata të cilëtpatën pranuar viçin do t’i arrijë njëmend hidhërimi i Zotit të tyre edhe poshtërimi i kësaj bote. Ashtu ne i shpërblejmë shpifsat

Verse 153 — Surah Al-Araf 7:153

Kurse ata të cilët bëjnë vepra të këqia e pastaj janë penduar dhe besojnë, Zoti yt, pas kësaj, me siguri fal dhe është mëshirëplotë

Verse 154 — Surah Al-Araf 7:154

Dhe kur i kaloi Musaut hidhërimi, ai mori pllakat në tekstin e të cilave ishte udhëzimi dhe mëshira për ata të cilët i frikësohen hidhërimit të Zotit të tyre

Verse 155 — Surah Al-Araf 7:155

Dhe Musa i zgjodhi nga populli i vet shtatdhjetë vetë për vendtakimin me ne. por kur i goditi dridhja, ai tha: “O Zoti im, të kishe dashur ti ke mund t’i zhdukësh ata edhe mua qysh më parë. A të na zhdukësh për shkak të veprimit të disa t marrëve nga mesi ynë? Ajo është vetëm sprovë jotja me të cilën Ti cilindo e lë në humbje, e cilindo e udhëzon në rrugë të drejtë. Ti je Zoti ynë, andaj na fal dhe na mëshiro, sepse ti fal më së shumti

Verse 156 — Surah Al-Araf 7:156

Dhe na jep mirësi në këtë botë, edhe në botën tjetër, - ne, me të vërtetë jemi kthyer kah ti”. “Me dënimin tim unë dënoj cilin të dua, - tha ai – kurse mëshira ime ngërthen çdo send. Do t’ua jap atyre të cilët shmangen prej mëkatesh dhe japin zeqatë, dhe atyre të cilët besojnë në argumentet tona

Verse 157 — Surah Al-Araf 7:157

Ata që pasojnë Profetin, ferrëfyes analfabet, të cilin e gjejnë të paralajmëruar në librat e veta, në Tevrat dhe Inxhil, që prej atyre kërkon të bëjnë vepra të mira dhe i pengon nga të pamirat, i cili u lejon ushqime të mira dhe u ndalon të këqiat, dhe i çliron nga barrat e vështirësitë që kanë pasur. Prandaj ata që i besojnë atij, të cilët do ta përkrahin dhe ndihmojnë dhe pasojnë dritën e dërguar me anë të tij, ata, s’ka dyshim, janë të shpëtuar

Verse 158 — Surah Al-Araf 7:158

Thuaj: “O njerëz, unë për të gjithë ju, jam Profet i All-llahut. Pushteti i Tij është edhe në qiej edhe në tokë. Nuk ka tjetër Zot përveç Atij. Ai ju vdes dheju ngjallë, prandaj besoni në All-llahun dhe Profetin e tij, ferrëfyes analfabet, i cili beson në All-llahun dhe fjalët e tij; pasone atë që të jeni në rrugë të drejtë!”

Verse 159 — Surah Al-Araf 7:159

Nga populli i Musaut ka një grup njerëzish të cilët udhëzojnë në rrugë të drejtë dhe atë e zbatojnë me drejtësi

Verse 160 — Surah Al-Araf 7:160

Edhe ne i shpërndamë në dymbëdhjetë fise, dhe Musaut, kur i kërkoi populli i tij ujë, i kumtuam: “Mëshoi gurit me shkopin tënd!” dhe prej aty shpërthyen dymbëdhjetë burime, e secili fis e dinte se prej cilit burim do të pijë. Kurse ne i bëmë hije prej reve dhe u dhamë fëllënza dhe mena (lloj lëngu i ëmbël). Hani gjërat e mira me të cilat ju furnizojmë!” Ata nuk na kanë bërë neve padrejtësi, ata vetvetes i kanë bërë padrejtësi

Verse 161 — Surah Al-Araf 7:161

Dhe kur iu tha: “Vendosuni në këtë fshat dhe hani prej nga të duani dhe thuani: “Na fal?! Dhe në derë hyni me përulje, - do t’ua falim mëkatet tuaja. Edhe punëmirëve do t’ua shtojmë”

Verse 162 — Surah Al-Araf 7:162

Pastaj, ata të padrejtët, ndër ata, i ndërruan fjalët me tjera fjalë, nga ata që u ishin thënë. Edhe ne mbi ata kemi zbritur dënimin nga qielli për shkak se gjithmonë kanë qenë të padrejtë

Verse 163 — Surah Al-Araf 7:163

Dhe pyeti ata për fshatin që gjendej buzë detit kur e thyen dispozitën për të shtundën, kur peshqit, para syve të tyre, u vinin deri sa e festonin të shtundën, dhe kur nuk e festonin më, ata nuk u vinin më. Ja, ashtu i kemi vënë në sprovë për shkak se gjithmonë kanë gabuar

Verse 164 — Surah Al-Araf 7:164

Dhe kur një grup prej tyre i thanë: “Pse këshilloni një popull të cilin All-llahu do ta shkatërrojë ose do ta dënojë me mundime të rënda”? Ata u përgjigjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe ndoshta ata do të shmangen pak prej mëkateve”

Verse 165 — Surah Al-Araf 7:165

Dhe kur e harruan atë me çka ishn të qortuar, ne i shpëtuam ata të cilët pengonin nga veprat e këqia, kurse me dënim të rëndë i përfshimë mëkatarët, për shkak se gjithmonë kanë qenë mbrapshtanë

Verse 166 — Surah Al-Araf 7:166

Dhe pasi që ata me ngulm refuzuan të heqin dorë nga ajo që u ndalohet, Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar!”

Verse 167 — Surah Al-Araf 7:167

Dhe Zoti yt njoftoi se deri në ditën e kijametit do të lëshojmë pushtetin e dikujt, i cili do t’i shtyp në mënyrë më të keqe. Zoti yt është, me të vërtetë, i shpejtë në dënim, por Ai edhe fal shumë dhe është mëshirëplotë

Verse 168 — Surah Al-Araf 7:168

Dhe ne ata i kemi shpërndarë nëpër tokë si popuj: ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë; dhe ne i kemi sprovuar me të mira edhe me të këqia, ndoshta vijnë në veti

Verse 169 — Surah Al-Araf 7:169

dhe pas tyre kanë mbetur brezni që kanë trashëguar Librin. Blenin gjëra të pavlefshme të kësaj bote të ultë dhe thoshin: “Do të na falet!” Po në qoftë se prapë u vjenë n’doresh diçka e tillë, do ta bënin. A nuk është marrë prej tyre besa në Libër – se nuk do të thonë për All-llahun asgjë përveç të vërtetës dhe kanë lexuar se çka ka aty – mirëpo bota e ardhshme është më e mirë për ata që ruhen. A nuk mbledhin mendjen

Verse 170 — Surah Al-Araf 7:170

Ndërsa ata të cilët bindshëm i përmbahen Librit dhe që falin namazin, ne njëmend nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve

Verse 171 — Surah Al-Araf 7:171

Dhe kur e ngritëm kodrën sikur re mbi ta, dhe ata menduan se ajo do të bie mbi ta “Pranone me vendosmëri atë që ju kemi dhënë dhe kini ndërmend çka ka aty, që të jeni të devotshëm!”

Verse 172 — Surah Al-Araf 7:172

dhe kur Zoti yt nga kryqet e të bijve të Admeit nxorri pasardhësit e tyre dhe kërkoi prej tyre të dëshmojnë kundër vetes: “A nuk jam unë Zoti juaj?” “Po, si jo, - thanë ata, - ne dëshmojmë” që të mos thuani në ditën e kijametit “Ne kemi qenë indiferentë ndaj kësaj”

Verse 173 — Surah Al-Araf 7:173

Apo të thuani: “Me të vërtetë të parët tonë përpara nesh kanë qenë politeistë, kurse ne jemi brezi pas tyre. A do të na dënosh për atë që kanë bërë rrenacakët?”

Verse 174 — Surah Al-Araf 7:174

Dhe ashtu, ja, ne gjerësisht shpjegojmë argumentet, ndoshta vijnë në veti

Verse 175 — Surah Al-Araf 7:175

Dhe shpaloju atyre lajmin për atë që i dhamë argumentet tona, e ai u largua prej tyre, andaj e ndoqi djalli, sepse ai ishte i humbur

Verse 176 — Surah Al-Araf 7:176

Sikur të kishim dashur kemi mund ta ngrisim me ta, por ai iu mbështet kësaj bote dhe është nisur pas epshit të vet. Shembulli i tij i përngjet atij të qenit: nëse e përzen ai gjuhëqitur, dihatë, por edhe nëse e le ai prapë dihat. Ashtu janë njerëzit të cilët i përgënjeshtrojnë argumentet tona, prandaj rrëfe ndodhitë, ndoshta do të mendojnë

Verse 177 — Surah Al-Araf 7:177

Njerëzit të cilët nuk pranojnë argumentet tona janë shembull i keq, pra ata bëjnë krim ndaj vetvetes

Verse 178 — Surah Al-Araf 7:178

Kë përudhë All-llahu – ai është në rrugë të drejtë, e kë e lë të humbur – ata do të jenë të humbur

Verse 179 — Surah Al-Araf 7:179

Ne kemi krijuar shumë njerëz dhe exhin për ferr. Ata kanë zemër – por me to nuk kuptojnë, ata kanë sy – por me ta nuk shohin, ata kanë veshë – por me ta nuk dëgjojnë ata janë sikur kafshët, madje edhe më të humbur – ata janë indiferentë

Verse 180 — Surah Al-Araf 7:180

All-llahu ka emrat më të mirë. Prandaj thirrne me ata dhe hiqnu atyre të cilët keqpërdornin emrat e Tij – do të shpërblehen ashtu siç veprojnë

Verse 181 — Surah Al-Araf 7:181

Mirëpo, ndër ata që i krijojmë ka njerëz që udhëzojnë në të drejtë dhe ato i zbatojnë me drejtësi

Verse 182 — Surah Al-Araf 7:182

Kurse ata të cilët përgënjeshtruan ajetet tona, ne gradualisht do t’i shpiejmë në humbje prej nga nuk e dinë fare

Verse 183 — Surah Al-Araf 7:183

Atyre do t’u jap afat. E me të vërtetë mashtrimi im është i fortë

Verse 184 — Surah Al-Araf 7:184

A nuk kanë menduar ata se ai, shoku i tyre, nuk është i marrë; ai vetëm tërheq vërejtjen haptazi

Verse 185 — Surah Al-Araf 7:185

A nuk i kanë parë ata mbretëritë e qiejve dhe të tokës dhe tërë ata çka ka krijuar Ai, e ndoshta u është afruar fundi? Po cilave fjalë, përpos tij, (Kur’anit) do t’i besojnë

Verse 186 — Surah Al-Araf 7:186

Kë e lë All-llahu në humbje, për atë nuk ka përudhje. Ai do t’i lërë që në mosbesimin e vet të humbin

Verse 187 — Surah Al-Araf 7:187

Të pyesin për ditën e kijametit kur do të ndodhë. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, Ai do ta zbulojë kohën e tij, edhe do t’u vijë rëndë qiejve dhe tokës, do t’iu vijë pa e pritur fare”. Të pyesin sikur ti di ndonjë send për të. Thuaj: “Atë e di vetëm All-llahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk dinë”

Verse 188 — Surah Al-Araf 7:188

Thuaj: “Unë nuk kam mundësi për vete të siguroj ndonjë dobi, e as të largoj nga vetja ndonjë dëm. Bëhet vetëm ashtu si do All-llahu. Sikur të kisha ditur fshehtësitë, do të kisha fituar shumë të mira dhe nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë jam vetëm një qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”

Verse 189 — Surah Al-Araf 7:189

Ai është i cili ju krijoi vetëm prej një frymori, e prej atij krijoi shokun e tij (çiftin) që pranë tij të gjejë qetësi. Dhe kur ai e përvetësoi (pas aktit seksual) ajo mbeti me barrë të lehtë dhe e barti, por kur iu bë e rëndë ata dy iu drejtuan All-llahut, Zotit të tyre, “Të na kishe dhënë një pasardhës të mirë, me siguri do të ishim mirënjohës!”

Verse 190 — Surah Al-Araf 7:190

Dhe kur ai u dha pasardhës të mirë, atij i bënë shokë, shok të barabartë me atë çka u dha ai, por All-llahu është shumë lart mbi ata të cilët i konsiderojmë të barabartë

Verse 191 — Surah Al-Araf 7:191

A po i bëjnë shok diçka që nuk krijon asgjë, dhe vetë janë të krijuar

Verse 192 — Surah Al-Araf 7:192

Dhe nuk munden t’u ndihmojnë as atyre e as mund t’i ndihmojnë vetes

Verse 193 — Surah Al-Araf 7:193

Dhe nëse i thirrni në rrugë të drejtë, nuk do t’u përgjigjen. E keni njëlloj i thirrët apo heshtët

Verse 194 — Surah Al-Araf 7:194

Ata të cilët ju, në vend të All-llahut, i thirrni me të vërtetë janë njerëz sikur ju. E ju, pra, thirrni dhe ata le t’ju përgjegjen nëse flisni të vërtetën

Verse 195 — Surah Al-Araf 7:195

A kanë ata këmbë që të ecin me to, ose duar që me to të kapin; a kanë sy që të shohin me ta, ose veshë që të dëgjojnë? Thuaj: “Thirrni shokët tuaj dhe thurni kurtha kundër meje, madje mos pritni fare

Verse 196 — Surah Al-Araf 7:196

Mbrojtësi im është All-llahu, i cili shpalli Librin dhe ai merr në mbrojtje të mirët”

Verse 197 — Surah Al-Araf 7:197

Kurse ata të cilët ju në vend të All-llahut, i lutni, nuk munden t’ju ndihmojnë as juve as vetes

Verse 198 — Surah Al-Araf 7:198

Dhe kur i thirrni në rrugë të drejtë, nuk dëgjojnë, dhe i sheh si po të shikojnë, por ata nuk shohin

Verse 199 — Surah Al-Araf 7:199

Ti merri me të mirë; Urdhëro për vepra të mira dhe hiqu nga injorantët

Verse 200 — Surah Al-Araf 7:200

Por nëse djalli të shtyn në ndonjë të keqe, ti kërko strehim te All-llahu. Ai me siguri di dhe dëgjon shumë

Verse 201 — Surah Al-Araf 7:201

Me të vërtetë ata të cilët i frikësohen All-llahut, porsa i godet ndonjë ngatrresë e djallit, u kujtohet dhe atëherë shohin

Verse 202 — Surah Al-Araf 7:202

Kurse miqtë e tyre (djajtë) i përkrahin për në humbje dhe nuk i largojnë

Verse 203 — Surah Al-Araf 7:203

Kur nuk u sjell asnjë ajet ata thonë: “Pse nuk e bën vetë?” Thuaj: “Unë pasoj vetëm atë çka më shpallet nga Zoti im dhe Juaji. Këto janë gjëra të qarta dhe udhëzime e mëshirë për njerëzit që besojnë

Verse 204 — Surah Al-Araf 7:204

Dhe kur lexohet Kur’an, dëgjone atë dhe heshtni, ndoshta do të jeni të mëshiruar”

Verse 205 — Surah Al-Araf 7:205

Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe devotshmëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indiferentët

Verse 206 — Surah Al-Araf 7:206

Me siguri ata që janë të afërt te Zoti yt nuk i shmangen për mendjemadhësi adhurimit të tij; atë e lartësojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde