Back to Languages

    Albanian - Chapter 70

    Translation by Feti Mehdiu

    Verse 1

    Dikush ka pyetur për dënimin që zbatohet

    Verse 2

    Ndaj mosbesimtarëve – atë s’e mbron dot kush

    Verse 3

    Nga All-llahu, Zoti i qiejve

    Verse 4

    Atje ngjiten engjujt dhe Ruhi (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet

    Verse 5

    Prandaj duro si ka hije, pa ankime

    Verse 6

    Atyre u duket se është larg

    Verse 7

    Kurse Ne e shohim se është afër

    Verse 8

    Atë ditë kur qielli të bëhet si fundrrinë rrëshire

    Verse 9

    Kurse malet të bëhen si lesh i lënuar

    Verse 10

    Dhe nuk pyet miku për mik

    Verse 11

    Do t’u mundësohet të shihen. Mëkatari dëshiron që atë ditë ta kompenzojë veten (lirojë) nga dënimi i asaj dite me fëmijët e vet

    Verse 12

    Edhe me bashkëshorten e vet, dhe vëlla të vet

    Verse 13

    Edhe me familje të vet që e ka strehuar

    Verse 14

    Dhe kush është në tokë, të gjithë së bashku, e ta shpëtojë

    Verse 15

    Kurrsesi! Ajo është këndellje

    Verse 16

    Që rrëmben çdo pjesë

    Verse 17

    E thërret atë që ka kthyer shpinën dhe ka ikur

    Verse 18

    Edhe ka tubuar e ka fshehur

    Verse 19

    Njeriu, me të vërtetë, është krijuar i pangopur

    Verse 20

    Kur e godit e keqja – është i pikëlluar –

    Verse 21

    E kur e godit e mira – është refuzues

    Verse 22

    Me përjashtim të atyre që falen

    Verse 23

    Të cilët në namazet e tyre janë korrektë

    Verse 24

    Edhe ata që në pasurinë e tyre kanë një pjesë të caktuar

    Verse 25

    për lypsin dhe për (nevojtarin) që nuk lyp

    Verse 26

    Edhe ata që e vërtetojnë Ditën e kijametit

    Verse 27

    Dhe ata të cilët frikësohen nga dëhimi i Zotit të tyre

    Verse 28

    Se nga dënimi i Zotit të vet, njëmend, askush nuk është i sigurt

    Verse 29

    Edhe ata të cilët ruajnë vendet e turpshme –

    Verse 30

    Vetëm për gratë e veta ose për ata që i kanë pasur nën mbikqyrjen e tyre. Ata, me të vërtetë, nuk qortohen

    Verse 31

    Dhe kush kërkon përtej kësaj, ata janë njëmend ligjshkelës

    Verse 32

    Dhe ata të cilët i ruajnë e kujdesen për gjërat që u janë besuar dhe marrëveshjet e tyre

    Verse 33

    Dhe ata të cilët qëndrojnë pas dëshmive të veta

    Verse 34

    Edhe ata të cilët në namazin e tyre janë pedantë

    Verse 35

    Ata do të jenë tënderuar në xhennet

    Verse 36

    Ç\’është me mosbesimtarët që po të vërsulen ty

    Verse 37

    Nga e djathta dhe e majta, në grupe

    Verse 38

    A lakmon secili prejt yre për të hyrë në xhenet të dhuntive

    Verse 39

    Kurrë! Ne ata i kemi krijuar prej asaj që e dinë

    Verse 40

    Dhe unë betohem në Zotin e lindjes dhe të perëndimit se Ne kemi mundësi

    Verse 41

    T’i zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe askush nuk mund të na konkurojë në këtë

    Verse 42

    Prandaj leri ata le të llafosen e të zbaviten deri sa të ballafaqohen me ditën që u premtohet atyre

    Verse 43

    Ditën në të cilën do të dalin nga varret me të shpejtë sikur vrapojnë kah idolet

    Verse 44

    Me shikime të frikësuara me poshtërsi mbuluar, ajo është dita e cila u premtohej