Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 74 - Al-Muddaththir
Translation by Feti Mehdiu — Permalink
Verse 1 — Surah Al-Muddaththir 74:1
O i mbuluar
Verse 2 — Surah Al-Muddaththir 74:2
Ngritu dhe qorto (thirr)
Verse 3 — Surah Al-Muddaththir 74:3
dhe Zotin tënd madhëro
Verse 4 — Surah Al-Muddaththir 74:4
Dhe rrobet tua pastro
Verse 5 — Surah Al-Muddaththir 74:5
Dhe nga të këqiat u largo
Verse 6 — Surah Al-Muddaththir 74:6
Dhe mos u kënaq as me shumë, por këshillo
Verse 7 — Surah Al-Muddaththir 74:7
Dhe për hirë të Zotit tënd duro
Verse 8 — Surah Al-Muddaththir 74:8
E kur të fryhet në sure
Verse 9 — Surah Al-Muddaththir 74:9
Ajo atëherë do të jetë ditë e rëndë
Verse 10 — Surah Al-Muddaththir 74:10
Për mosbesimtarët, pa lehtësi
Verse 11 — Surah Al-Muddaththir 74:11
M’i lë mua dhe atë që i kam krijuar vetë
Verse 12 — Surah Al-Muddaththir 74:12
Dhe i kam dhënë pasuri të madhe
Verse 13 — Surah Al-Muddaththir 74:13
Edhe djem që janë me ta
Verse 14 — Surah Al-Muddaththir 74:14
Edhe shumë të mira kam dhuruar
Verse 15 — Surah Al-Muddaththir 74:15
Pastaj lakmon t’ia shtojë edhe më tepër
Verse 16 — Surah Al-Muddaththir 74:16
Kurrsesi! Ai, me të vërtetë, u kundëdrvihet fakteve tona
Verse 17 — Surah Al-Muddaththir 74:17
Do ta ngarkoj shumë rëndë
Verse 18 — Surah Al-Muddaththir 74:18
Sepse ai ka menduar dhe planifikuar
Verse 19 — Surah Al-Muddaththir 74:19
Qoftë i mallkuar si e ka planifikuar
Verse 20 — Surah Al-Muddaththir 74:20
Prapë qoftë i mallkuar si e ka planifikuar
Verse 21 — Surah Al-Muddaththir 74:21
Pastaj ka shikuar
Verse 22 — Surah Al-Muddaththir 74:22
E mandej u ngrys e u mrrol
Verse 23 — Surah Al-Muddaththir 74:23
E pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi
Verse 24 — Surah Al-Muddaththir 74:24
Dhe tha: “Kjo nuk është kurrgjë përveç një magji q transmetohet
Verse 25 — Surah Al-Muddaththir 74:25
Këto janë vetëm fjalë njeriu”
Verse 26 — Surah Al-Muddaththir 74:26
Atë do ta hudhë në Sekar
Verse 27 — Surah Al-Muddaththir 74:27
A e di ç’është Sekar
Verse 28 — Surah Al-Muddaththir 74:28
Aio asgjë nuk kursen
Verse 29 — Surah Al-Muddaththir 74:29
Lëkurët njerëzve ua nxinë
Verse 30 — Surah Al-Muddaththir 74:30
Mbi të vigjëlon nëntëmbëdhjetë
Verse 31 — Surah Al-Muddaththir 74:31
Dhe nuk kemi bërë rojtar të zjarrit tjetër kënd, veç engjujve dhe numrin e tyre e kemi caktuar si sprovë për ata që nuk besojnë, për t’i bindur ata që u është dhënë Libri, kurse ata që besojnë t’u forcohet besimi, ndërsa ata të cilëve u është dhënë Libri dhe besimtarët, të mos dyshojnë, dhe që ata zemrat e të cilëve janë të sëmura, dhe ata që janë mosbesimtarë të thonë: “Çka ka dashur All-llahu me këtë shembull?” Ashtu All-llahu e lë të humbur kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë, dhe askush nuk i di ushtritë e Zotit tënd përveç Atij. Kurse ai (Sekari) është vetëm qortim për njerëzimin
Verse 32 — Surah Al-Muddaththir 74:32
Po, si jo! Pasha Hënën
Verse 33 — Surah Al-Muddaththir 74:33
Edhenatën kur kalon
Verse 34 — Surah Al-Muddaththir 74:34
E agimi kur agon
Verse 35 — Surah Al-Muddaththir 74:35
Ajo është, njëmend, një nga (fatkeqësi) të mëdhatë
Verse 36 — Surah Al-Muddaththir 74:36
Qortim për njerëzit
Verse 37 — Surah Al-Muddaththir 74:37
Për atë nga mesi juaj i cili do të shpëtojë ose të vonojë
Verse 38 — Surah Al-Muddaththir 74:38
Secili është përgjegjës për atë çka ka fituar (ç’ka bërë)
Verse 39 — Surah Al-Muddaththir 74:39
Përveç të djathtëve
Verse 40 — Surah Al-Muddaththir 74:40
Ata në xhennete do të bisedojnë
Verse 41 — Surah Al-Muddaththir 74:41
Për mizorët – mëkatarët
Verse 42 — Surah Al-Muddaththir 74:42
“Çka ju solli në Sekar”
Verse 43 — Surah Al-Muddaththir 74:43
Do të thonë: “Nuk kemi pas kryer namazin
Verse 44 — Surah Al-Muddaththir 74:44
Dhe të varfërit nuk i kemi ushqyer
Verse 45 — Surah Al-Muddaththir 74:45
Dhe kemi llomotitur me llomotitësit
Verse 46 — Surah Al-Muddaththir 74:46
Edhe e kemi pas mohuar ditën e kijametit
Verse 47 — Surah Al-Muddaththir 74:47
Derisa nuk na erdhi vdekja”
Verse 48 — Surah Al-Muddaththir 74:48
Atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve
Verse 49 — Surah Al-Muddaththir 74:49
E pse ata largohen nga këshilla
Verse 50 — Surah Al-Muddaththir 74:50
Sikur gomarë të tërhuzur
Verse 51 — Surah Al-Muddaththir 74:51
Që ikin nga ndjekësi
Verse 52 — Surah Al-Muddaththir 74:52
Po! Secili njeri prej tyre dëshiron t’i jepen broshura të shpallura qartë
Verse 53 — Surah Al-Muddaththir 74:53
Kurrë! Sepse ata nuk i frikësohen asaj bote
Verse 54 — Surah Al-Muddaththir 74:54
S’ka dyshim, ai është këshillë
Verse 55 — Surah Al-Muddaththir 74:55
Dhe kush do të mund, ta ketë në mend
Verse 56 — Surah Al-Muddaththir 74:56
Por në mend mund ta ketë vetëm nëse do All-llahu. Ai është i denjë për t’iu friëksuar dhe kompetentë për të falur