Back to Languages
Albanian - Chapter 75
Translation by Feti Mehdiu
Verse 1
Betohem, seriozisht, në Ditën e Kijametit
Verse 2
Dhe betohem, seriozisht, në shpirtin që veten e qorton
Verse 3
A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij
Verse 4
Po, si jo! Ne kemi mundësi të rikrijojmë eedhe majet e thonjve të gishtërinjve të tij
Verse 5
Por njeriu dëshiron të gabojë në jetë
Verse 6
Ai pyet: “Kur do të bëhet kijameti”
Verse 7
Por kur t’i shtanget shikimi
Verse 8
Edhe hëna të errësohet
Verse 9
Dhe Dielli me hënë të bashkohet
Verse 10
Atë ditë njeriu do të thotë: “Kah të iket?!”
Verse 11
Askund! Nuk ka strehim
Verse 12
Atë ditë cakur është te Zoti yt
Verse 13
Atë ditë njeriu do të informohet për atë që e ka shpejtuar ose e ka vonuar
Verse 14
Por njeriu është dëshmitarë kundër vetes
Verse 15
Edhe pse përpiqet të sjellë arsyetimet e tij
Verse 16
Atë (Kur’anin) mos e shqipto me gjuhë për ta shpejtuar
Verse 17
Ne kemi detyrë tubimin dhe leximin e tij
Verse 18
E kur e lexojmë, ti përcille leximin e tij
Verse 19
E pastaj, është detyrë e jona ta shkoqisim
Verse 20
Por ani! Ju e dashuroni këtë jetë të kalueshme
Verse 21
Dhe e leni pas shpine atë tjetrën
Verse 22
Atë ditë disa fytyra do të shkelqejnë
Verse 23
E disa fytyra atë ditë do të jenë të ngrysura
Verse 24
Zotin e vet do ta shikojnë
Verse 25
Duke menduar se do t’i godit fatkeqësi
Verse 26
Po, si jo! Kur (shpirti) depërton në eshtrat kyqe
Verse 27
dhe të thuhet, “Kush është shërues”
Verse 28
Dhe mendoi se është momenti i ndarjes
Verse 29
Dhe këmba me këmbë ndërlidhet
Verse 30
Te Zoti yt do të sillen atë ditë
Verse 31
“Dhe nuk ka besuar as e ka kryer faljen
Verse 32
por ka kthyer shpinën dhe ka përgënjeshtruar
Verse 33
E pastaj shkon tek të vetët, mendjemadh”
Verse 34
I mjeri ti! I mjeri ti
Verse 35
Dhe prapë, i mjeri ti! I mjeri ti
Verse 36
A mendon njeriu se do të lihet në vullnet të vetin, pa përgjegjësi
Verse 37
A nuk ka qenë një pikë fare që hudhet
Verse 38
Pastaj ka qenë gjak i trashur dhe e ka krijuar në formën e përsosur, të fundit
Verse 39
Dhe prej atij bëri dy qifte, mashkull dhe femër
Verse 40
Po a nuk ka Ai mundësi të ngjallë të vdekurin