Verse 1 — Surah Al-Insan 76:1
A mos i ka kaluar njeriut ndonjë pjesë e kohës kur nuk i është shpallur kurrgjë
Verse 2 — Surah Al-Insan 76:2
Ne e kemi krijuar njeriun nga përzirja e farës për ta sprovuar dhe e kemi bërë që ai të dëgjojë dhe të shohë
Verse 3 — Surah Al-Insan 76:3
Ne e kemi udhëzuar njeriun në rrugë të drejtë, qoftë ai mirënjohës apo mohues
Verse 4 — Surah Al-Insan 76:4
Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur pranga dhe zingjirë e zjarr të këndellur
Verse 5 — Surah Al-Insan 76:5
Me të vërtetë të sinqertit do të pijnë nga gota që është e bërë prej kafuri
Verse 6 — Surah Al-Insan 76:6
Nga burimi, ku do të pijnë robërit e All-llahut, të cilin do ta shpërndajmë shumë lehtë
Verse 7 — Surah Al-Insan 76:7
Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen ditës, dëmi i së cilës është gjithpërfshirës
Verse 8 — Surah Al-Insan 76:8
Dhe ushqejnë me bukë për hirë të Tij të varfërit, bonjakun dhe të robëruarin
Verse 9 — Surah Al-Insan 76:9
“Ne ju ushqejmë vetëm për hirë të All-llahut, nuk dëshirojmë prej jush shpërblim as falenderim
Verse 10 — Surah Al-Insan 76:10
Ne frikësohemi nga zoti ynë, atë ditë kur do të ngrysen dhe të errësohen fytyrat”
Verse 11 — Surah Al-Insan 76:11
Dhe ata All-llahu i ruan nga e keqja e asaj dite dhe u lëshon atyre butësi e gëzim
Verse 12 — Surah Al-Insan 76:12
Dhe për atë që kanë duruar i shpërblen me xhennet e rrobe të mëndafshta
Verse 13 — Surah Al-Insan 76:13
Mbështetur në kanape, ku nuk do të ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë
Verse 14 — Surah Al-Insan 76:14
Dhe afër kanë hijen e tyre me fryte që do t’i mbërrin me dorë
Verse 15 — Surah Al-Insan 76:15
Do të jenë të shërbyer me enë të argjenta dhe gota të kristalta
Verse 16 — Surah Al-Insan 76:16
Kristale nga argjendi, me madhësi sipas dëshirës
Verse 17 — Surah Al-Insan 76:17
Ku do të pinë, nga gotat plot me pije me zengjebilë
Verse 18 — Surah Al-Insan 76:18
Aty ka një burim që quhet selsebil
Verse 19 — Surah Al-Insan 76:19
Dhe do t’i shërbejë rini e përjetshme që kur e shikon, mendon se janë xhevahirë të derdhur
Verse 20 — Surah Al-Insan 76:20
Dhe kur të shikosh atje, do të shohësh dhunti e mbretëri të mëdha
Verse 21 — Surah Al-Insan 76:21
Mbuluar me rrobe nga mëndafshi i hollë, i gjelbërt, dhe nga mëndafshi i rëndë, stolisurme rrathë të argjendët, dhe Zoti i tyre do t’ju japë të pijnë pije të pastër
Verse 22 — Surah Al-Insan 76:22
“Ky është, me të vërtetë, shpërblim i juaj. Mundi juaj është për mirënjohje!”
Verse 23 — Surah Al-Insan 76:23
Ne ty, kohë pas kohe, ta shpallim Kur’anin
Verse 24 — Surah Al-Insan 76:24
Prandaj qëndro deri në gjykimin e Zotit tënd dhe mos përfill as mëkatarin e as mosbesimtarët
Verse 25 — Surah Al-Insan 76:25
Dhe përmende emrin e Zotit tënd në agim dhe pas dreke
Verse 26 — Surah Al-Insan 76:26
Dhe në një kohë të natës bëni sexhde për Atë dhe lartësoje tërë natën
Verse 27 — Surah Al-Insan 76:27
Kurse, ja, ata e duan jetën e kësaj bote dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret
Verse 28 — Surah Al-Insan 76:28
Ata ne i kemi krijuar dhe e kemi forcuar lidhjen e tyre, nëse duam i zëvendësojmë me tjerë të ngjashëm si ata
Verse 29 — Surah Al-Insan 76:29
Ky është mësim, andaj kush do merr të mbajë rrugën e mbarë që çon te Zoti i tij
Verse 30 — Surah Al-Insan 76:30
Dhe ju nuk doni tjetër përveçse çka do All-llahu. All-llahu njëmend është shumë i dijshëm e i urtë
Verse 31 — Surah Al-Insan 76:31
Ai kë të dojë e shtje në mëshirë të veten, kurse për kriminelët ka dënim të dhembshëm