Back to Languages

    Albanian - Chapter 80

    Translation by Feti Mehdiu

    Verse 1

    U vrenjt dhe ktheu shpinën

    Verse 2

    Se i pat ardhur i verbëri

    Verse 3

    Ku e di ti, ndoshta do të pastrohet

    Verse 4

    Ose të këshillohet dhe këshilla të jetë me dobi

    Verse 5

    E kush është i pasur

    Verse 6

    Ti atë e pranon

    Verse 7

    Dhe nëse ai nuk pastrohet, ç’ke ti

    Verse 8

    Kurse ai që të vjen me vrap

    Verse 9

    Ngase ai frikësohet

    Verse 10

    E ti nuk ia vë veshin atij

    Verse 11

    Kurrsesi! (ashtu mos bën) Ajo është mësim

    Verse 12

    Andaj kush do e merr atë mësim (Kur’anin)

    Verse 13

    Është në fletë të respektuara

    Verse 14

    Të lartësuara, të pastruara

    Verse 15

    Në duar të ambasadorëve (engjujve)

    Verse 16

    Fisnikë e të pagabueshëm

    Verse 17

    Qoftë shkatërruar njeriu! Po sa mohues i madh është

    Verse 18

    Prej çka e ka krijuar Ai

    Verse 19

    Nga pika e farës e ka krijuar dhe e ka aftësuar

    Verse 20

    Pastaj rrugën ia ka lehtësuar

    Verse 21

    Pastaj e vdes dhe e varros

    Verse 22

    Dhe kur do e ringjallë

    Verse 23

    Jo! Ende nuk e ka zbatuar çkai ka urdhëruar Ai

    Verse 24

    Le të shikojë njeriu ushqimin e vet

    Verse 25

    Ne e kemi njomë me shi të mjaftueshëm

    Verse 26

    Pastaj e plasarisim tokën dhe e çajmë

    Verse 27

    Dhe në të rrisim drith

    Verse 28

    Edhe rrush e tërfojë

    Verse 29

    Edhe ullinj dhe pemë

    Verse 30

    Edhe kopshte të dendura

    Verse 31

    Edhe pemë dhe kullosa

    Verse 32

    Për nevoja tuaja dhe kafshëve tuaja

    Verse 33

    E kur të vijë ushtima shurdhuese

    Verse 34

    Atë ditë kur njeriu ik nga vëllai i vet

    Verse 35

    Edhe nga nëna edhe nga babai i vet

    Verse 36

    Edhe nga shoqja e vet dhe djemt e vet

    Verse 37

    Atë ditë secilit njeri do t’i mjaftojë çështja e vet

    Verse 38

    Atë ditë disa fytyra do të jenë të ndritura

    Verse 39

    Të qeshura, të gëzuara

    Verse 40

    Kurse disa fytyra atë ditë do të jenë të pluhrosura

    Verse 41

    Do t’i mbulojë terri i fortë

    Verse 42

    E ata janë mosbesimtarët e mbrapshtë