Back to Languages

    Albanian - Chapter 12

    Translation by Feti Mehdiu

    Verse 1

    Alif Lam Ra. Ato jane ajete te librit te qarte

    Verse 2

    E shpallim Kur’an ne gjuhen arabe qe ta kuptoni

    Verse 3

    Ne ty te rrefejme, duke te shpallur kete Kur’an, me te bukurin rrefim, edhe pse perpara tij ke qene indiferent

    Verse 4

    Kur i tha Jusufi babes se vet: “O babai im, kam pare ne enderr njembedhjete yje, edhe Diellin edhe Henen e kam pare, si me benin sexhde mua”

    Verse 5

    Ai tha: “O biri im, mos ua rrefe endrren tende vellezerve tu, sepse do te bejne ndonje kurthe; djalli, s’ka dyshim, eshte armik i hapet i njeriut

    Verse 6

    Dhe ja, ashtu Zoti yt ty te zgjodh dhe po ta meson komentimin e enderrave, dhe ty edhe familjes se Jakubit u jep dhuntine e vet, sic ua ka dhene me pare te pareve te tu: Ibrahimit dhe Is-hakut. Zoti yt, njemend, eshte i dijshem, i urte”

    Verse 7

    Te Jusufi dhe vellezerit e tij ka argumente per ata qe pyesin

    Verse 8

    Kur ata thane: “Jusufi dhe vellau i tij jane me te dashur per baben tone se sa ne, kurse ne jemi grup i forte. Babai yne, me te vertete, po gabon haptazi

    Verse 9

    Mbyteni Jusufin ose shpjerne dikung larg e babai juaj do t’u kthehet juve, e pastaj ju do te beheni njerez te mire”

    Verse 10

    Njeri nga ata tha: “Nese keni vendosur qe ta beni kete, atehere mos e mbytni Jusufin, por leshojeni ne fund te ndonje bunari qe ta marre ndonje karavan”

    Verse 11

    “O baba yne, - thane ata, - c’eshte me ty qe nuk ke besim te ne per Jusufin? Ne me siguri e keshillojme

    Verse 12

    Dergoje neser le te vije me ne te zbavitet e te luaj, ne me siguri do ta ruajme”

    Verse 13

    Do te me vij, keq tha ai, nese e merrni, dhe frikesohem mos po e han ujku kur t’i shmanget kujdesit tuaj”

    Verse 14

    “Si behet ta haje ujku, shih ne se cfare grupi jemi?! – i thane ata, ne atehere me mire mos qofshim

    Verse 15

    Pasi qe e moren dhe e vendosen ta hudhin ne fund te bunarit, ne i shpallem: “Ti do t’i informosh per kete veper te tyre, e ata nuk do ta hetojne”

    Verse 16

    Dhe ne mbremje erdhe te babai i vet duke qare

    Verse 17

    “O baba yne, - thane, - patem shkuar te vrapojme ne gara dhe Jusufin e lam te rrobat tona, por ate e henger ujku. Ti nuk do te besosh, edhe pse ne te themi te verteten”

    Verse 18

    Dhe ia sollen kemishen e tij me gjak te rrejshem. “Jo, - tha ai, - ne kete pune u kane shtyre epshet tuaja. Une kam durim te mire. Prej All-llahut kerkohet ndihme ndaj asaj si po e pershkruani”

    Verse 19

    Dhe erdh nje karavan, dhe e derguan ujebartesin e tyre dhe e leshoi koven e vet. “Sihariq”, bertiti ai, “ky eshte nje djalosh!” dhe ata e fshehen ne rrobat e tyre, por All-llahu e dinte mire se cka benin

    Verse 20

    Dhe e shiten krejt lire, per disa grosh, mezi pritnin ta shmangin

    Verse 21

    Ai i cili e pat blere, ishte nga Egjipti, i tha gruas se vet: “Beni qendrim te kendshem ketu se ndoshta na behet i dobishem, ose do ta bejme si djale”. Dhe ja, ashtu ne e vendosem Jusufin mire ne toke, per t’ia mesuar komentimin e enderrave. All-llahu eshte ngadhnjimtar ne punen e vet, por shumica e njerezve nuk e dine

    Verse 22

    Dhe kur arriti pjekurine, ne e pajisem me urtesi e dituri, ashtu ne shperblejme ata te cilet bejne vepra te mira

    Verse 23

    Dhe ajo, ne shtepine e se ciles ishte, u mashtrua, prandaj ia mbylli dyert dhe i tha: “Eja!” “Ruaj o Zot”, - tha ai, “zoteriu im ka treguar kujdes ndaj meje dhe me siguri te padrejtet nuk do te shpetojne”

    Verse 24

    Ajo e pat deshiruar ate, edhe ai ate sikur te mos e kishte pare argumentin e Zotit te vet. Ashtu u be qe nga ai te largojme te keqen dhe amoralitetin, sepse ai me te vertete eshte nga roberit tane te sinqerte

    Verse 25

    Dhe ata te dy vrapuan kah dera, prandaj ajo ia grisi kemishen nga shpina – dhe afer deres e hasi burrin e vet: “Cfare denimi meriton ai i cili deshiron t’i beje keq familjes tende”, - tha ajo, - “ne mos burgosje a denim te dhembshem”

    Verse 26

    Ai tha: “Ajo provoi te me hedhe ne mekat”. Nje deshmitar nga te afermit e saj shtoi: “Nese kemisha e tij, eshte e shkyer prej anes se parme atehere ajo flet te verteten, kurse ai te paverteten

    Verse 27

    Po ne qofte se kemisha e tij eshte e shkyer nga prapa, atehere ajo genjen kurse ai eshte i drejte”

    Verse 28

    Dhe kur ai e pa se kemisha e tij eshte e shkyer nga prapa ai tha: “Kjo eshte nje dredhi e jotja, dredhia jote eshte me te vertete e madhe!”

    Verse 29

    “Ti, o Jusuf, lere kete, kurse ti, i tha asaj, kerko falje per mekatin tend se me te vertete ti ke qene gabimtare

    Verse 30

    Edhe grate e qytetit filluan te flasin: “Gruaja e atij funksionarit (Azizit) ka dashur ta mashtroje ate djaloshin sherbetor, eshte dashuruar marrezisht! Ne mendojme se ajo eshte ne humbje flagrante”

    Verse 31

    Dhe ajo kur degjoi pergojimet e tyre, dergoi e i thirri dhe u pergatiti nje gosti (ndeje) dhe seciles prej tyre i dha nga nje thike dhe tha: “Dil perpara tyre!” dhe kur ato e pane kete (Jusufin) u shashtrisen dhe i prene e coptuan duart e veta, dhe thane: “O Zot! O Zot! Ky nuk qenka njeri, ky qenka nje engjull fisnik!”

    Verse 32

    “Ja, kjo eshte per cka me keni qortuar – tha ajo. Pernjemend desha ta mashtroj, por ai kundershtoi. Nese nuk e bene ate cka i urdheroj une atij, pa dyshim, do te burgoset dhe do te jete i poshteruar”

    Verse 33

    “O Zoti im, - tha ai, - me teper e deshiroj burgun se sa ate ku me shpiejne ato! Dhe nese ti nuk me largon dredhine e tyre une mund te ndiej simpati ndaj tyre e te behem injorant”

    Verse 34

    Dhe Zoti i tij e pranoi lutjen e tij dhe e shpetoi nga kurthat e tyre. Ai, me te vertete, degjon dhe di shume

    Verse 35

    Pastaj u ra ndermjend, edhe pse i pane argumentet, qe per nje kohe te caktuar ta burgosin me cdo kusht

    Verse 36

    Bashke me te, ne burg rane edhe dy djelmosha. Njeri prej tyre dyve i tha: “Kam pare nje enderr sikur po shtrydhja rrushin”, kurse tjetri tha: “Une kam pare nje enderr se isha duke bartur mbi krye nje buke nga e cila hanin zogjte. Na e komento kete, ne e shohim se ti njemend je njeri i mire”

    Verse 37

    “Asnje shujte e ushqimit nuk do t’u sillet e une te mos di t’ju them, me pare, se cka do te merrni, u tha Jusufi. Kjo eshte vetem nje pjese nga ajo qe ma ka mesuar Zoti im, une e kam leshuar rrugen e nje populli, i cili nuk i beson All-llahut, ata edhe boten tjeter e mohojne

    Verse 38

    Dhe kam pasur fene e te pareve te mi, Ibrahimit dhe Is-hakut edhe Jakubit; neve nuk na ka hije t’i bejme shok All-llahut. Cka do qofte ajo, shte miresi e All-llahut ndaj nesh dhe njerezve te tjere, por shumica e njerezve nuk jane mirenjohes

    Verse 39

    O shoket e mi te burgut! A jane zoterat e llojllojshem me te mire apo All-llahu, i vetmi ngadhnjimtar

    Verse 40

    Ata qe i adhuroni ne vend te All-llahut jane vetem emra me cka i keni emertuar ju dhe baballaret tuaj, All-llahu nuk u ka shpallur kurrfare argumenti. Gjykimi i takon vetem Alllahut, Ai ka urdheruar te mos adhuroni aske pervec Atij. Ajo eshte e vetmja fe e qendrueshme, por shumica e njerezve nuk e dine

    Verse 41

    O shoket e mi te burgut! Njeri prej jush do t’i jape te pije vere zoteriut te vet, kurse tjetri do te jete i gozhduar dhe shpendet do te hane nga koka e tij. Tani eshte e qarte ceshtja per te cilen ju te dy kerkuat interpretim”

    Verse 42

    Dhe atij nga ata te dy, per te cilin mendonte se do te shpetoje, i tha, lajmeroje zoteriun tend per mua. Mirepo djalli ia mori mendjen dhe ky harroi ta permend tek zoteriu i vet dhe ai (Jusufi) mbeti ne burg disa vjet

    Verse 43

    Dhe kur mbreti i tha: “Kam pare enderr se shtate lope te dobeta i hanin shtate lope te majme, dhe shtate kallinj te njome dhe po aq te tjere te thare (te pjekur); “O pari, nese dini te komentoni enderrat, ma komentoni enderren time!”

    Verse 44

    Endrra te nderlikuara, i thane ata. Ne nuk dime te komentojme endrra

    Verse 45

    dhe atehere, pas aq vjetesh, njeri qe shpetoi nga ata dy, u kujtua dhe tha: “Une do t’u komentoj endrren, vetem se te me lejoni te shkoj (te Jusufi)”

    Verse 46

    “O miku Jusuf, shpjegona c’do te thote shtate lope te dobeta i hanin shtate te majme; dhe shtate kallinj te njome dhe shtate te tjere te thare, - dhe te kthehem te njerezit qe edhe ata ta dine kete”

    Verse 47

    Ai i tha: “Do te mbillni shtate vjet me radhe, dhe ate cka e korrni e lini ne kallinj (ne depo), pervec asaj pakice qe e hani

    Verse 48

    Sepse pas asaj do te vijne shtate vjet te veshtira qe do ta hane ate cka keni pergatitur per te, pervec asaj pakice qe do ta ruani

    Verse 49

    Pastaj, pas asaj, do te vijne vite kur njerezit do te jene te ngime me shi dhe do te marrin lengje”

    Verse 50

    Dhe mbreti tha: “Ma sillni ate”! Dhe kur i erdh ketij (Jusufit) i deleguari, ai i tha: “Kthehu te zotriu yt dhe pyete: cka u be me ato grate qe i paten pre duart e veta. Zoti im i di mire kurthat e atyre”

    Verse 51

    U tha: “Cka po thuani ju qe deshet ta shpjerni Jusufin ne mekat?” Ruana Zot, - thane ato – ne nuk dime kurrgje te keqe per te! “Tani do te dale ne shesh e verteta, - tha gruaja e funksionarit (Azizit). Une kam pas dashur ta mashtroj, kurse ai njemend eshte i sinqerte

    Verse 52

    Ashtu ai le ta dije se une nuk e kam tradhtuar, ne mosprezence, dhe All-llahu nuk u hap udhe kurthave te qellimkeqijve

    Verse 53

    Unenuk e arsyetoj veten sepse epshi anon ne te keqe, pervec asaj cka meshiron Zoti im. Zoti im njemend fal dhe eshte meshireplote”

    Verse 54

    Dhe sunduesi tha: “Ma sillni, do ta liroj e ta marr ne suiten time”, dhe pasi bisedoi me te i tha: “Prej sot ti do te jesh te ne njeri me pozite te besueshme”

    Verse 55

    “Me ben, - tha, - pergjegjes te depove ne vend, une jam me te vertete roje e stervitur”

    Verse 56

    Dhe ashtu ne i mundesuam Jusufit te qendroje ne vend, kudo qe te deshiroje. Me meshiren tone mbulojme ke duam dhe nuk lejojme te humbe shperblimi per bemiresit

    Verse 57

    Kurse shperblimi i botes tjeter eshte me i mire per ata qe kane besuar dhe ruhen e frikesohen

    Verse 58

    Dhe vellezerit e Jusufit erdhen dhe hyne tek ai, e ai i njofti, por ata nuk e njohen fare kete

    Verse 59

    Dhe pasi i furnizoi me ushqim te nevojshem, u tha: “Te ma sillni njerin prej vellezerve tuaj qe e keni prej babe! A nuk e shihni se ia jap tere shuajten dhe jam nikoqiri me i mire

    Verse 60

    Ne qofte se nuk ma sillni ate, te une nuk keni me shujte ushqimi dhe mos eni!”

    Verse 61

    “Do te bejme cmos, - thane ata, - qe ta largojme disi nga babai i tij dhe do ta bejme kete”

    Verse 62

    Kurse Jusufi u tha sherbetoreve te vet: “Ngarkoni barret e tyre ne kafshet e tyre, ata kur do te kthehen te familja e vet do t’i njohin dhe ndoshta do te kthehen perseri”

    Verse 63

    Dhe kur u kthyen te baba i vet thane, “O baba i yne, nuk na jep me ushqim, andaj dergoje me ne vellaun tone qe te marrim ushqim, dhe ne me siguri do ta ruajme”

    Verse 64

    “A t’u besoj, - tha ai, - sic ua besova me pare vellaun e tij? Dhe All-llahu eshte ruajtesi me i mire dhe Ai eshte me i meshirshmi i meshireploteve!”

    Verse 65

    Dhe kur i hapen barret e veta i gjeten sendet e tyre qe u ishin kthyer, thane: “O baba i yne c’te bejme? Ja, keto jane rrobet tona, na jane kthyer prapa. Edhe me ushqim do te furnizojme familjen tone edhe vellaun tone do ta ruajme, aq me mire do te shtojme me teper nje barre deveje ushqim, ajo eshte krejt lehte”

    Verse 66

    “Une, - tha, - nuk do ta dergoj me ju deri sa te me jepni besen e All-llahut seriozisht se me te vertete do te ma sillni prape, gjithsesi nese nuk pesoni ndonje te papritur. “dhe pasi qe ata iu besatuan, tha: “All-llahu eshte dorezane per kete cka themi!”

    Verse 67

    O bijte e mi, - u tha, - mos hyni vetem per nje dere, por hyni ne dyer te ndryshme! Une nuk mund t’ju shpetoj prej All-llahut aspak. Gjykimi i takon vetem All-llahut! Une jam mbeshtetur te Ai dhe te Ai le te mbeshteten ata qeduan te mbeshteten!”

    Verse 68

    Dher kur hyne ashtu sic u kishte urdheruar babai i tyre, ajo nuk u ndihmoi aspak nga ajo qe kishte caktuar All-llahu, pervec nevojes personale te Jakubit, qe e realizoi, sepse ai me te vertete ka qene dijetar i madh, ne ate cka e kemi mesuar, mirepo shumica e njerezve nuk e dine

    Verse 69

    Dhe kur hyne te Jusufi, ai e uli afer vetes vellaun e vet dhe i tha: “Une jam me te vertete vellau yt, dhe mos u pikello per ate cka kane bere!”

    Verse 70

    Dhe pasi qe i furnizoi me ushqim te nevojshem, ne barren e vellaut te vet futi nje gote e pastaj nje lajmetar filloi te bertiste: “O karavan, ju, njemend, paskeshit vjedhur!”

    Verse 71

    I thane, dhe iu qasen. “Cka keni humbur

    Verse 72

    Thane, “Kemi humbur goten e mbretit, dhe kush e sjell ate do te fitoje nje barre deveje me ushqim. Per kete une garantoj”

    Verse 73

    Per All-llahun! – thane ata, - ju e dini se ne nuk kemi ardhe te bejme turbullira ne vend, dhe ne nuk jemi vjedhes”

    Verse 74

    Ata u thane: “Po cfare denimi ka nese genjeni?”

    Verse 75

    “Denimi i atij ne barren e te cilit gjendet – u pergjigjen – eshte vete ai. Ja, ashtu i denojme mizoret!”

    Verse 76

    Dhe ua filloi thaseve te tyre, se pari thesin e vellaut te vet dhe e nxori goten nga thesii vellaut te vet. Keshtu ne e mesuam Jusufin te veproje. Ai sipas ligjit te mbretit te vet nuk mund ta ndalte vellaun e vet, pervec me deshire te All-llahut. Ne lartesojme ate qe duam dhe mbi cdo dijetar ka edhe nje dijetar (me te dijshem)

    Verse 77

    “Nese ka vjedhur, thane ata, po edhe vellau i tij, me heret, pat vjedhur!” Mirepo Jusufi edhe kete e fshehu, nuk e hetuan”. Ju, - u tha, - jeni ne pozite me te keqe, dhe All-llahu e di mire ate cka e shfaqni dhe pershkruani ju”

    Verse 78

    I thane: “O i nderuar (Aziz), ai ka nje babe shume plak, prandaj merre njerin nga ne ne vend te atij! Ne e shohim si ti je njeri bamires”

    Verse 79

    “Zoti na ruajte! – tha ai, - si te marrim tjeter ne vend te atij ku e gjetem goten tone?! Atehere ne jemi mizore!”

    Verse 80

    pasi qe i humben tera shpresat, u konsulltuan ne nje ane, dhe me i vjetri nder ata tha: “A nuk e dini se babes tuaj ia keni dhene besen e All-llahut, e me heret cka bete me Jusufin? Une nuk e leshoj dot kete vend derisa te ma lejoje kete babai im ose All-llahu te me gjykoje, dhe ai eshte me i miri gjykates”

    Verse 81

    Kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O baba i yne, yt bir ka vjedhur; dhe ne nuk deshmojme tjeter pervec asaj cka e dime dhe ne nuk kemi mundur t’i ruhemi te padukshmes

    Verse 82

    Pyete qytetin ku kemi qendruar dhe karavanin me te cilin kemi ardhur! Ne, pa dyshim, flasim te verteten”

    Verse 83

    “Jo, - tha (Jakubi), - po juve ne kete veper u ka shty epshi, andaj durim te mire! Ndoshta All-llahu te gjitha do te m’i ktheje. Me te vertete Ai eshte shume i dijshem, i urte!”

    Verse 84

    U kthye prej atyre dhe tha: “O mjeri une per Jusufin!” dhe syte iu paten zbardhur nga pikellimi, ka qene shume i pikelluar

    Verse 85

    “Per All-llahun! Thane ata, - ti aq e permend Jusufin sa qe eshte dro se do te semuresh rend dhe do te shkaterrohesh”

    Verse 86

    “Une, - tha ai, - dhembjen dhe pikellimin tim i shpreh te All-llahu dhe nga All-llahu di dicka qe ju nuk e dini”

    Verse 87

    “O bijt e mi, shkoni dhe interesohuni per Jusufin dhe vellaun e tij, dhe mos e humbni shpresen ne meshiren e All-llahut. Vetem mosbesimtaret e humbin shpresen ne meshiren e All-llahut”

    Verse 88

    Dhe kur hyne tek ai thane: “O i denji funksionar (Aziz), neve dhe familjen tone na ka goditur e keqja e madhe, kemi sjelle ca gjera, e ti na ploteson shujten tone dhe jepna lemoshe, sepse All-llahu, njemend, i shperblen ata qe japin lemoshe”

    Verse 89

    “A e dini, - u tha, - cka keni pas bere me Jusufin dhe vellaun e tij, kur ishit injorante?”

    Verse 90

    “A ti je, njemend, Jusufi?” – thirren ata. “Une jam Jusufi, - tha, - dhe ky eshte vellau im! Neve na ka meshiruar All-llahu. Kush i frikesohet All-llahut dhe duron, pa dyshim, All-llahu nuk lejon te humbe shperblimi i bemiresave”

    Verse 91

    “Per All-llahun! – thane ata, - All-llahu te ka lartesuar mbi ne, kurse ne me te vertete kemi gabuar”

    Verse 92

    “Une, - tha ai, - sot nuk kame qortim per ju, All-llahu do t’ju fale, Ai eshte i meshirshmi meshireplote

    Verse 93

    Cojeni kete kemishe timen dhe venia babes tim ne fytyre, atij do t’i vijne syte (i kthehet te pamurit), dhe ma sillni tere familjen tuaj!”

    Verse 94

    dhe kur karavani u largua (nga Egjipti), babai i tyre tha, “Une, njemend, po ndiej eren e Jusufit, ne mos me konsiderofshi tematufosur ose te rralluar (nga pleqeria).”

    Verse 95

    “Per All-llahun! – thane ata, - ti je njemend ne humbjen e vjeter”

    Verse 96

    Por kur arriti pergezuesi (sihariqdhenesi) ia vuri ate (kemishen) ne fytyren e tij dhe ai filloi te shohe. “A nuk ju thash – tha – se une e di nga All-llahu ate cka ju nuk e dini?”

    Verse 97

    “O baba i yne, - thane ata, - lutu te na falen mekatet tona, ne, me te vertete, jemi mekatare”

    Verse 98

    “Do ta lus, - tha, - Zotin tim t’jua fale. Ai fal dhe eshte meshireplote”

    Verse 99

    Dhe kur hyne te Jusufi, ai u hodh ne perqafim te prinderve te vet dhe tha: “Hyni ne Egjipt, ne dashte All-llahu, te sigurt, pa dro!”

    Verse 100

    Dhe ai i vendosi prinderit e vet ne rezidence dhe ata te gjithe iu perulen (bene sexhde) dhe ai tha: “O baba im, ky eshte komentimi i endrres time te dikurshme, qe Zoti im e beri realitet dhe me plot bamiresi kur me nxorri nga burgu dhe juve u ka sjelle ketu nga shkretetira, pasi qe djalli pat kurdisur kurtha ndermjet meje dhe vellezerve te mi; Zoti im eshte, me te vertete, mireberes ndaj atij qe do, Ai me siguri eshte i dijshem, i urte!”

    Verse 101

    “O Zoti im, ti me ke dhene pushtet dhe me ke mesuar te komentoj endrra. Krijues i qiejve dhe i tokes, ti jembrojtes imi edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter. Merrma shpirtin si musliman dhe me shoqero me punemiret!”

    Verse 102

    Ja, keto jane nga lajmet e panjohura qe ne po t’i shpalojme ty, dhe ti nuk ke qene me ata kur kane vendosur per punen e tyre, sepse ata benin kurtha

    Verse 103

    Kurse shumica e njerezve, edhe pse ti deshiron, nuk jane besimtare

    Verse 104

    Ti nuk kerkon prej ketyre shperblim per ate (Kur’anin) ai eshte keshille per te gjitha boterat

    Verse 105

    Po sa argumente ka ne qiej dhe ne toke prane te cileve kalojne, e ata u kthejne shpinen atyre

    Verse 106

    Shumica prej tyre nuk i besojne All-llahut, ata jane politeiste

    Verse 107

    A jane te sigurt se nuk do t’i mbuloje denimi i All-llahut ose se momenti i fundit nuk do t’iu vije papritur, e ata hiq nuk do te hetojne

    Verse 108

    Thuaj: “Kjo eshte rruga ime, une therras te All-llahu, haptazi, une dhe kush me pason mua. Pra, qofte lavderuar All-llahu, se une nuk jam politeist!”

    Verse 109

    Ne as perpara teje nuk kemi derguar tjeter, pervec njerez nga qytetaret, te cileve u kemi derguar shpallje. A nuk ecin ata neper bote e te shohin si kane perfunduar ata perpara tyre, ndersa ajo bote eshte njemend me e mire per ata, te cilet po i drojne (All-llahut), a nuk do te mblidhni mend

    Verse 110

    Derisa kur profetet gati e humbenin shpresen dhe mendonin se do t’i shpallnin rrenacake, u arrinte ndihma jone dhe shpetonim ke donim, dhe denimi yne nuk zmbrapset nga populli mekatar

    Verse 111

    Ne tregimet e tyre ka mesime per ata qe kane mendjen! Dhe nuk eshete bisede e trilluar (Kur’ani), por perforcim i asaj qe ishte para kesaj si edhe sqarim i cdo sendi, udherrefim e meshire per popullin qe beson