Verse 1 — Surah Ar-Rad 13:1
Alif Lam Mim Ra. Keto jane fakte te Librit! Edhe ajo qe te shpallet nga Zoti yt eshte e vertete, por shumica e njerezve nuk besojne
Verse 2 — Surah Ar-Rad 13:2
All-llahu eshte ai i cili ka ngritur qiejt pa asnje shtylle, i shihni, pastaj, mbisundoi me gjithesine. Edhe Diellin edhe Henen ua ka nenshtruar; secili leviz deri ne afat te caktuar, Ai rregullon tera ceshtjet dhe ne hollesi shpalon argumentet, ndoshta bindeni se keni per te dale para Zotit tuaj
Verse 3 — Surah Ar-Rad 13:3
Dhe Ai ka bere token te rrafshet dhe ne te ka bere male edhe lumenj, dhe nga secili fryt ka krijuar dy cifte (te gjinise se kundert). Naten e mbulon me diten. Ne kete, pa dyshim, ka argumente per njerezit qe mendojne
Verse 4 — Surah Ar-Rad 13:4
Ne toke ka vende qe kufizohen njeri me tjetrin dhe ka kopshte me hardhi, edhe ara, peme me shume filiza, ujiten nga i njejti uje, por frutin e disave e pelqejme me shume per te ngrene se te disa tjerave. Ne kete ka, me te vertete, argumente per njerezit qe kane mend
Verse 5 — Surah Ar-Rad 13:5
Dhe nese cuditesh, ani, jane per cudi fjalet e tyre: “A thua, njemend kur te behemi toke, do te jemi serish te krijuar”? Ata jane, te cilet nuk besojne Zotin e tyre, dhe ata jane ne qafat e te cileve do te kete zinxhire dhe jane banore te xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone
Verse 6 — Surah Ar-Rad 13:6
Ata prej teje me pare kerkojne te keqen se sa te mire, por asi shembujsh ka pasur edhe perpara atyre. Zoti yt ua fale njerezve, perkunder mizorive te tyre, por Zoti yt, njemend, edhe denon ashper
Verse 7 — Surah Ar-Rad 13:7
Dhe ata qe nuk besojne, thone: “Pse nuk i dergohet nga Zoti i tij nje mrekulli”? Ti je vetem qortues dhe cdo popull ka nje udherrefyes
Verse 8 — Surah Ar-Rad 13:8
All-llahu e di se cka barte cdo femer dhe se cka zvogelohet e cka shtohet ne mitrat e tyre, te Ai cdo send ka mase
Verse 9 — Surah Ar-Rad 13:9
Ai di boten e padukshme dhe te dukshmen, i madhi, i lartemadherishmi
Verse 10 — Surah Ar-Rad 13:10
Te Ai jeni njelloj: si ai qe flet ngadale si ai qe flet me ze; edhe kush fshihet naten dhe kush ec diten
Verse 11 — Surah Ar-Rad 13:11
Ai (njeriu) ka percjellje, perpara atij dhe pas, ate e ruajne me urdher te All-llahut. All-llahu nuk e nderron nje popull deri sa ata vetveten nuk e nderrojne. Dhe kur All-llahu do, ta denoje nje popull, ate s’ka kush qe e zmbraps; nuk kane ata asnje mbrojtes pervec Atij
Verse 12 — Surah Ar-Rad 13:12
Ai eshte i cili ju shfaq vetetimen per frikesim dhe kersheri dhe krijon vranesira te medha (te dentura)
Verse 13 — Surah Ar-Rad 13:13
Edhe murmurima e larteson me lavdaten e vet Ate, edhe engjujt nga frika ndaj atij. Dhe dergon rrufete dhe me te godit ke te doje, e ata prape diskutojne per All-llahun, por Ai eshte i forte per cdo send
Verse 14 — Surah Ar-Rad 13:14
Vetem Ai eshte i denje per lutje! Kurse atyre, qe ne vend te Tij, u luten tjeterkujt, nuk do t’u pergjigjen fare, ashtu sic nuk do t’u arrije as uji ne gojen e tyre, te cilet vetem shtrijne duarte. Lutja e mosbesimtareve eshte vetem humbje
Verse 15 — Surah Ar-Rad 13:15
All-llahut i bejne sexhde te gjithe qe jane ne qiej dhene toke, dashte e pa dashte, madje edhe hijet e tyre, ne mengjez dhe ne mbremje
Verse 16 — Surah Ar-Rad 13:16
Thuaj: “Kush eshte Zot i qiejve dhe i tokes?” Thuaj: “All-llahu!” Thuaj: “Apo merrni, pra, ne vend te Atij tjeter mbrojtes qe nuk munden t’i bejne vetvetes dobi e as dem?” Thuaj: “A jane njelloj i verberi dhe ai qe sheh, ose: a jane njelloj terri dhe drita, apo i kane bereAll-llahut shoke ato qe i krijojne si krijesa te tij dhe krijimi u perngjan”. Thuaj: “All-llahu eshte krijues i cdo sendi dhe Ai eshte i vetmi ngadhnjimtar”
Verse 17 — Surah Ar-Rad 13:17
Ai leshon shiun nga qielli dhe lumenjte me mase qe rrjedhin shtreterve te tyre, kurse vershimi barte nje shkume qe noton mbi siperfaqe. Edhe ne ato cka shkrijne ata ne zjarr, per te perfituar stoli ose mjete pune, ka gjithashtu shume te ngjashme. Ashtu All-llahu i ballafaqon te verteten me te paverteten: shkuma hidhet, ndersa ajo qe eshte e dobishme per njerezit mbetet ne toke. Ja, ashtu All-llahu u sjell shembujt
Verse 18 — Surah Ar-Rad 13:18
Per ata qe i pergjigjen Zotit te vet, ka shperblim te mire, kurse ata qe nuk i pergjigjen – sikur te ishte e tyre gjithe cka ka ne toke, edhe aq me teper, paten me e dhene per kompensim. Ata i pret llogari e rende; vendbanim i tyre eshte xhehennemi, sa shtroje e tmerrshme eshte
Verse 19 — Surah Ar-Rad 13:19
A mos eshte njelloj ai qe e di se ajo qe te shpallet nga Zoti yt eshte e vertete sikur ai qe eshte i verber? Nderkaq keshillen e pranojne vetem te mencurit
Verse 20 — Surah Ar-Rad 13:20
Ata te cilet e zbatojne besen e All-llahut dhe nuk e thejne marreveshjen
Verse 21 — Surah Ar-Rad 13:21
Edhe ata te cilet respektojne ate cka ka urdheruar All-llahu, qe te respektohet edhe i drojne Zotit te tyre dhe i frikesohen llogarise se rende
Verse 22 — Surah Ar-Rad 13:22
Edhe ata te cilet durojne per te arritur simpatine e Zotit te tyre, dhe qe kryejne faljen, edhe nga ajo qe u japim, shperndajne fshehtazi dhe haptazi, dhe te cilet te keqen e kthejne me te mire – ata do t’i prese perfundim i mire
Verse 23 — Surah Ar-Rad 13:23
Kopshte te Adenit ku do tehyjne ata edhe kush ka bere mire nga prinderit e tyre, edhe grate e tyre, edhe farefisi i tyre; kurse nga te jgitha dyerte engjujt do te hyjne te ata
Verse 24 — Surah Ar-Rad 13:24
“Paqa qofte me ju, per ate qe keni duruar! Po sa vendbanim i bukur!”
Verse 25 — Surah Ar-Rad 13:25
kurse ate te cilet e thejne besen e All-llahut, edhe pasi qe seriozisht e kane dhene fjalen, dhe ate qe ka urdheruar All-llahu te respektohet e menjanojne dhe bejne trubullira ne toke; ata jane qe i pret mallkimi dhe vendbanimi me i keq
Verse 26 — Surah Ar-Rad 13:26
All-llahu ke te doje e furnizon me shumice ose ia shkurton. Atai gezohen jetes ne kete bote, kurse jeta ne kete bote, krahasuar me boten tjeter, eshte vetem nje kenaqesi kalimtare
Verse 27 — Surah Ar-Rad 13:27
Mosbesimtaret thone: “Perse atij nuk i ka ardhur nga Zoti i tij ndonje mrekulli?” Thuaj: “All-llahu e len te humbur ke te doje dhe e perudhe ne te drejte ate qe vazhdimisht i drejtohet”
Verse 28 — Surah Ar-Rad 13:28
Ata te cilet besojne dhe zemrat e te cileve, me permendjen e All-llahut, qetesohen – kur permendet All-llahu i qetesohen zemrat, apo jo
Verse 29 — Surah Ar-Rad 13:29
Ata qe besojne dh bejne vepra te mira, te lumte ata, se i pret perfundim i bukur
Verse 30 — Surah Ar-Rad 13:30
Dhe ashtu te kemi derguar te nje popull para te cilit ka pase edhe tjere popuj, t’ua lexosh se cka te shpallim, kurse ata mohojne te gjithmeshirshmin. Thuaj, Ai eshte Zoti im, nuk ka Zot tjeter, pervec atij, te ti jam mbeshtetur dhe atij i drejtohem!”
Verse 31 — Surah Ar-Rad 13:31
Sikur te ishte nje Kur’an me te cilin malet do te ishin dundur ose toka te ishte coptuar, ose te flisnin te vdekurit?! Jo, se te gjitha ceshtjet i takojne All-llahut. A nuk e dine besimtaret se All-llahu, sikur te kisht dashur, te gjithe njerezit do t’i drejtonte ne rruge te drejte. Kurse mosbesimtaret vazhdimisht do t’i godase sulmi, fatkeqesia, ose do te ndodhe ne afersi te shtepise se tyre, per ate cka kane bere, deri sa te mberrije premtimi i All-llahut. All-llahu, me siguri, nuk e mohon premtimin
Verse 32 — Surah Ar-Rad 13:32
Edhe perpara teje profetet i kane tallur, prandaj une atyre qe nuk kane besuar u kam lene kohe, pastaj i gjykova me denim, ani cfare denime se
Verse 33 — Surah Ar-Rad 13:33
Po kush eshte ai i cili vigjilon mbi secilin, se c’ben? All-llahut i bejne shok: “Thuaj, “emertoni ata!” A ju po e lajmeroni Ate, per ate cka nuk e di se c’ka ka ne toke, apo vetem flisni sa per sy e faqe? Atyre qe nuk besojne dredhite e veta, u duken te mira, andaj e kane devijuar rrugen. Dhe ate qe All-llahu e le ne humbje, ate nuk e drejton dot kush
Verse 34 — Surah Ar-Rad 13:34
Ata ne jeten e kesaj bote kane denim, por denimi ne boten tjeter, me siguri, eshte edhe me i rende. Ata nuk ka kush i mbron nga All-llahu
Verse 35 — Surah Ar-Rad 13:35
Atyre qe frikesohen (nga All-llahu) u eshte premtuar asi parajsi me fryte dhe hije te perhershme ku do te rrjedhin edhe lumenj. Ai eshte shperblim i atyre qe frikesohen, ndersa perfundim i mosbesimtareve eshte zjarri
Verse 36 — Surah Ar-Rad 13:36
Dhe ata te cileve u kemi dhene Librin, gezohen per ate qe te shpallet ty, por ka disa nga aleatet qe pjeserisht e mohojne. Thuaj, “Une jam i urdheruar qe te adhuroj All-llahun dhe mos t’i bej shok, une tek Ai ju therras dhe tek Ai do te kthehem”
Verse 37 — Surah Ar-Rad 13:37
Dhe ne ashtu e kemi shpallur ate (Kur’anin) urtesi ne gjuhen arabe. Por nese ti pason deshirat e tyre, pasi qe te ket ardhur dijenia (informata) nuk do te kesh mbrojtes e as ndihmes nga All-llahu
Verse 38 — Surah Ar-Rad 13:38
Edhe perpara teje kemi derguar profete dhe u kemi dhene gra edhe familje. Dhe asnje profet nuk ka sjelle ndonje mrekulli pa lejen e All-llahut. Cdo brez ka nje liber
Verse 39 — Surah Ar-Rad 13:39
All-llahu fshine cka te doje dhe ngulit (perforcon) cka te doje, te Ai eshte Libri ame (ameza)
Verse 40 — Surah Ar-Rad 13:40
Qofte te te tregojme ty dicka nga ajo qe po u premtojme qofte te te marrim jeten, detyrajote eshte te kumtosh, kurse jona te kerkojme llogari
Verse 41 — Surah Ar-Rad 13:41
A nuk shohin ata se ne e ngushtojme token nga te gjitha anet? All-llahu gjykon! Askush nuk mund t’ia theje gjykimin, dhe ai eshte llogarishpejte
Verse 42 — Surah Ar-Rad 13:42
Kane thurrur kurtha edhe ata para tyre, porse te tera kurthat jane ne doret te All-llahut; Ai e di se cka meriton secili. Edhe mosbesimtaret do ta dine se vendbanimi i kujt eshte me i mire
Verse 43 — Surah Ar-Rad 13:43
Ata qe nuk besojne thone: “Ti nuk je Profet!” Thuaj: “Per deshmitaret ndermjet nesh mjafton All-llahu dhe ai te i cili eshte dija e librit – kush ka liber”